Kujtese: 22 maj lindi Rita Gjeka “Mjeshtër i Madh”, aktore e Teatrit “Migjeni”, Shkoder!
Lindi në Shkodër, me 22 Maj 1960. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesme e ka kryer në qytetin e lindjes. Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve per aktore ne vitin 1985. Me trupen e teatrit te Insitutit te Larte interpretoi edhe ne shfaqjen “Shtepia e Bernarda Albes”.
Që nga viti 1985 dhe deri tani është aktore dhe drejtoreshe në teatrin “Migjeni” ku ka realizuar mbi 50 role, kryesisht role dytesore por qe i ka mbuluar me profesionalizem, kjo per faktin qe institucioni teatror ne Shkoder kishte nje kaste aktoresh te pashoq. Megjithate ajo kishte nderin te ishte pjese e asaj organike te skenes se “Migjenit” deri ne vitin 1990-te.
U aktivizua ne dy filma artistike te Kinostudios , akoma studente ne “Rruga drejt lirise” (1982) ne rolin e Martes, malesores delegate per ne kongresin e femrave, si dhe ne “Shkelqim i perkoheshem” (1988) nje rol me te spikatur ne ate te Mozes. Gjithashtu mori pjese edhe ne disa filma shqiptar pas viteve 2000 nga ku mund te permendim “Burrnesha” edhe pse nje rol episodik.
Foto galeri e rolit te Mozes ne "Shkelqim i perkoheshem"!![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Kryesisht Rita eshte nje aktore ku u dallua për realizimin e karaktereve, gra malesore , nena burrnesha. Eshtë pjesmarrëse në disa Festivale Teatrore e vlersuar me çmime.
Në vitin 2017 Presidenti i Republikës e vlerson me titullin ” Mjeshtër i Madh”. Që nga viti 2016 është drejtuese e teatrit ” Migjeni”.
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 21 maj 2022
______________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw