Muaji janar eshte i vecante ne kalendarin e artit skenik sepse kane lindur disa nga korifejte e ketij arti.
Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” & “Nderi i Kombit”, njeri nga koloset e skenes dhe ekranit shqiptar.
Lindi më 10 janar të vitit 1942 në Tirane, nderkohe qe familja e tij eshte nga fshati Vuno i Himares. Pasi kryen shkollën 7-të vjeçare “11 Janari” ne Tirane dhe më pas gjimnazin “Qemal Stafa”, ndjek studimet e larta në Shkollën për Aktor “Aleksander Moisiu” pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar), dega “Aktrim”.
Diplomohet në vitin 1964. Karrierën profesioniste e fillon po në vitin 1964 kur emërohet si aktor pranë Teatrit “Skampa” të Elbasanit. Do të punojë në Elbasan deri në vitin 1971 për të kaluar më pas në “Teatrin e të Rinjve” të Institutit të Larte të Arteve (sot Akademia e Arteve) , ku vazhdon punën deri në vitin 1973.
Në vitin 1974 kalon si aktor në Teatrin Popullor. Për disa vite ka punuar si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike”, në degën e Aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve (sot Akademia e Arteve).
Në vitet 1991-1992 emërohet në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar . Nga viti 1992-1996, në zgjedhjet e para demokratike, zgjidhet deputet i Elbasanit në Kuvendin Popullor. Në vitin 1996 del në pension por vazhdon të luajë role të ndryshme si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
Gjatë jetës së tij artistike ka punuar jo vetëm me “Mjeshtrat e mëdhenj të regjisurës” si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi e Pirro Mani (Artist i Popullit) por edhe me regjisorë të tjerë të njohur si Esat Oktrova, Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit), Viktor Gjika (Artist i Popullit), Muharrem Fejzo, Piro Milkani (Artist i Popullit), Saimir Kumbaro, Gëzim Kames, Serafin Fankut (Artist i Popullit), Spiro Dunit.
Në jetën e tij artistike ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe rreth 30 në filma, role të cilat janë vlerësuar shumë si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjerë.
Në skenën e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) artëdashësit e kanë vlerësuar për interpretimin mjeshtëror në role të ndryshme. Këtu mund të përmendim rolin e prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti në komedinë “Prefekti” të Besim Lëvonjës (Artist i Merituar), rolin e xha Ramadanit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Koz Dynjasë në dramën “Lumi i vdekur” i Kudret Velçës, rolin e Thoma Çakshirit në komedinë “Shi në Plazh” e Teodor Laços etj. Në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, është nderuar me Kupën “Aktori me i Mirë” për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe” të De Filipos
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë roli i Gjergjit në filmin “Oshëtimë në bregdet” në vitin 1966. Më tej do të vazhdonin role të tjerë. Këtu mund të përmendim rolin e Xhemalit në filmin “I teti në bronx” në vitin 1970, rolin e Shabanit në filmin “Shtigje lufte” në vitin 1974, rolin e Nën Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936” rol për të cilin do të vlerësohet edhe me Kupën e festivalit në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 21 deri më 28 prill të vitit 1979 në Tiranë, rolin e Stefit, babait të Mirit në filmin “Në shtëpinë tonë” në vitin 1979, rolin e Kristoforit në filmin “Nxënësit e klasës sime” në vitin 1984, rolin e Vangjelit në filmin “Përrallë nga e kaluara”, roli i Lleshit në filmin “Parullat” në vitin 2001 etj.
Për të nderuar veprimtarinë e tij artistike Robert Ndrenika është vlerësuar në vitin 1979 me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titullin e lartë “Artist i Popullit”. Qe nga Korriku i v. 2012 mban titullin “Nderi i Kombit”.
KINEMATOGRAFI
1966 — Oshëtimë në bregdet…Gjergji
1968 — Horizonte të hapura…Azemi
1970 — I teti në bronz…Xhemali
1972 — Kapedani….Djali i kapedanit ,Oficer
1972 — Kryengritje në pallat…Babai
1972 — Odiseja e tifozave…
1974 — Shtigje lufte…Shabani
1974 — Duke kërkuar pesë-orëshin…Zequa
1974 — Rrugë të bardha..Ganiu
1977 — Shembja e idhujve….Kapteri
1978 — Koncert në vitin 1936…N/Prefekti
1979 — Emblema e dikurshme ( Film TV)…Hil Minga
1979 — Ditët që sollën pranverën (Film TV)….
1979 — Mësonjëtorja…“Kocka”
1979 — Në shtëpinë tonë…Stefi, babai i Mirit
1980 — Plumba Perandorit (Film TV)…Kozmai
1980 — Një shoqe nga fshati…..Agush Kalemi
1980 — Pas vdekjes……Zeneli
1980 — Vëllezër dhe shokë….Sokrati
1982 — Besa e kuqe….Gjoni
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV)…vellai i Arbenit
1982 — Nëntori i dytë…Hakiu, karrocieri i Ismail Qemalit
1983 — Kohë e largët…Anastas Grigori
1984 — Nxënësit e klasës sime…Kristofori
1984 — Vendimi….Rreshteri
1984 — Shirat e vjeshtës….
1985 — Gurët e shtëpisë sime…
1985 — Tre njerëz me guna….Rizai
1986 — Dhe vjen një ditë…..Zenuni
1987 — Përrallë nga e kaluara…Vangjeli
1987 — Vrasje në gjueti……Aleko
1987 — Botë e padukshme….Iliazi
1989 — Edhe ashtu edhe kështu….Sotiri
1997 — Bolero….Babai
2001 — Parullat/Slogans…Lleshi
2001 — Tirana, viti zero….Kujtimi
2004 — Ishte koha për dashuri….Babai i Florit
2004 — Tifozët…..
2009 — Ne dhe Lenini….Zenel Batha
2009 — Kronikë provinciale.
TEATER
12/11/1968 — “Fytyra e dytë” e Dritro Agollit
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit….
28/11/1973 — “Prefekti” e Besim Lëvonjës…..Prefekti
22/01/1974 — “Njeriu që pa vdekjen me sy” e Viktor Eftimiut
18/02/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
24/03/1974 — “Familja e peshkatarit” e S.Pitarkës (Artist i Popullit)
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës…Koz Dynjaja
28/11/1975 — “Zonja nga qyteti” e Ruzhdi Pulahës
13/04/1976 — “Karavidhet” e Shefqet Musarajit
17/10/1976 — “Shënomëni dhe mua” e Hilmi Minarollit
12/06/1978 — “Besa e madhe” e Mark Markajt
18/03/1979 — “Luiza Miler” e Shilerit
16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës….Xha Ramadani
17/09/1982 — “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit
31/03/1983 — “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e Andon esarit
21/03/1984 — “Prometeu” e Viktor Eftimiut
08/11/1984 — “Shtëpia me dy porta” e Ruzhdi Pulahës
— /– /1984 — “Shi në Plazh” e Teodor Laços…Thoma Çakshiri
26/10/1985 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i opullit)
25/05/1986 — “Vdekja e një komisioneri” e Artur Millerit
11/06/1988 — “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit
08/03/1990 — “Shkallët” e Ruzhdi Pulahës
29/03/1991 — “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit…Arturi
21/01/1992 — “Besa” e Sami Frashërit
17/03/1994 — “Magjia e madhe” e De Filipos…Di Spete
— /– /1996 — “Hekurat” e A.Ganz…Çamli,drejtori i spitalit
— /– /1997 — “Quo Vadis” e Serafin Fankut
10/03/1998 — “Muzeu” e Kasëm Trebeshinës
— /– /2003 — “Pulëbardha” e Çehovit
— /– /2003 — “Gomonet”
— /– /2004 — “Kopraci” e Molierit
— /– /2004 — “Cilindri” e De Filipos
2012 – “Doktor Shuster”
Teater te tjere:
“Ura” e Minella Jeros; Udha e largët” e Arbuzovit; “Stinë e mërzitshme në Olimp” e Ismail Kadaresë (Nder i Kombit); “Skënderbeu” e Lec Shllakut; “Shumë zhurmë për asgjë” e Shekspirit; “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit; “Magjia e verës së kuqe”; “I sëmuri për mend” e Molierit; “Histori zooparku” e Ollbit; “Dashuri e tillë” e Kohoutit; “Darka e të marrëve” e Veberit “Banja” e Majakovskit; “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit
*****************************
Çmime e Tituj
1988 – Artist i Popullit
1979 – Artist i Merituar
1994 – Kupa “Aktori më i Mire” për interpretimin e rolit të Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe” e De Filipos në Festivalin Kombëtar të Teatrit në vitin 1994.
1987 – Çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i Mire” për vitin 1987 për interpretimin e rolit të Zenunit në filmin “Dhe vjen një ditë”.
18 Prill 1987 – Medaljoni i Festivalit për interpretimin e rolit të Zenunit në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri më 18 Prill të vitit 1987.
26 Prill 1981 – Medaljoni i Festivalit për interpretimin e rolit të “Kockës” në filmin “Mësonjëtorja” në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill të vitit 1981.
28 Prill 1979 – Medaljoni i Festivalit për interpretimin e rolit të “Kockës” në filmin “Mësonjëtorja” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri më 28 prill të vitit 1979.
Referenca: Ne ndertimin e ketij Profili u perdoren material shkrimi nga forume dhe gazeta te ndryshme shqiptare online si edhe Libri Enciklopedik mbi Kinematografine Shqiptare te z. Abaz Hoxhes. Publikuar qe me janar 2014 ne faqen Facebook tek “Kinematografia Shqiptare” / Fotot jane kontribut i admininistratoreve te faqes “K.Sh”. Disa nga fotot e ketij Albumi jane marre edhe nga Teatri “Skampa” – Elbasan, ne kohen kur aktori filloj aktivitetin e tij.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw