Robert Qafzezi, Regjisor, piktor dhe skenarist i filmit te animuar!

0
112

Robert Qafzezi
Regjisor, piktor dhe skenarist i filmit te animuar.

Lindi ne Tirane me 26 tetor1956. Mbaron studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per pikture. Filloi punen ne Kinostudio “Shqiperia e re” me 1983 si piktor ne sektorin e filmit vizatimor.

Xhiroi si regjisor dhe piktor filmat “Jo keshtu Piku” (bashkeautor); “Kur te bien puplat” nderuar me Cmim inkurajues per regjine; “Enderra ne diell”’ “Burri eshte burre”; “Talenti i babit” (skenarist) ku u nderua me Kupen e Fetivalit te 8-te; “Une” si regjisor, piktor e skenarist dhe me tutje shkroi edhe skenarin e filmit “Enderra qe nuk vriten”. Ne vitin 1991 fitoi konkursin boteror te projekteve per filmin vizatimor profesional organizuar nga shkolla e animacionit “Gabelin”, projektin per film me metrazh te shkurter “Bibla” i cili ne fakt nuk u realizua per mungese financimi.

Qe atehere u vendos ne Paris dhe realizoi me vone filmin e pare “Dielli i zi” qe u financua nga televizioni “La Sept”.
Ky eshte filmi i pare qe hap nje seri filmash simbolik-filozofik sic jane projektet : “Pa koke”; “Drejtesia”; “Ideja”; “Paraja”; “Manekini” etj.
Eshte pjesemarres ne disa Festivale ne Salerno, Bourg-Enbres, Klermond-Ferrant, Ober Haissen, Tempera te Finlandes, Luka te Italise;
_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 324

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here