Roberto Rohas dhe fishekzjarri i mistershëm që ndriçoi fushën e “Marakanas”!

0
314

Kjo eshte rubrika: “Ngjarje dhe deshmi te topit te futbollit. Histori te ndryshme te kampioneve ne sport pa ngjashmeri ne mes tyre”

Prolog!
Kjo qe do te tregojme si me poshte eshte njera nga netet me te erreta ne historine e futbollit te Kilit.

“Ne fillim degjova shperthimin dhe me pas dhimbje te tmerrshme , ku per fatin tim objekti i leshuar nga shkallet e stadiumit me kishte kaluar fare prane kokes terthorazi duke me shkaktuar goxha gervishje ne balle. Dhe me gjithe kete FIFA e mohon qe une te jem goditur nga fishekjzarri” – keshtu do te shprehet kapiteni dhe portieri i perfaqesueses kilene Roberto Rohas .

Ne nje konference shtypi dikush nga gazetaret i thote: “Roberto, nga fotot duket qarte qe objekti flakerues ka rene te pakten 1 m nga ty”.

Por Rohas, pergjigjet duke thene qe fotot jane shkrehur mbasi kam qene i goditur…

– Roberto, te lutem thuaje qe e gjitha kjo ka qene nje skenar i organizuar!
– Cfare po thoni zoteri? Shikoni certifikaten e mjekeve . Plagen ne balle nuk eshte se e kam shkaktuar vete. Pastaj fytyra dhe fanela e mbuluar me gjak gjithandej…cfare doni te deshmoi atehere?

Kishin mbetur edhe 20 minuta drejt perfundimit te ndeshjes ne mes Brazilit dhe Kilit kur fishekzjarri eshte hedhur me nje shfaqje dramatike, duke rene në tokë përpara portës së Kilit, e duke u shuar shpejt ne një shpërthim drite dhe tymi.
Papritur, zhurma e 140,000 tifozëve në stadiumin “Maracana” të Rios ra ne qetesi totale. Në mbarë botën, miliona njerëz që shikonin në televizor pyesnin veten se çfarë kishte ndodhur.
Në fushë sundonte kaosi. Nga tymi që dilte, kapiteni dhe portieri kilian, Roberto Rohas, mund të shihej duke u rrotulluar në tokë e duke mbuluar fytyrën me doreza. Shokët e tij të skuadrës i vijne prane e marin ne krah ashtu te gjakosur dhe e nxjerrin jashtë fushës. Fanella e tij sic edhe duket nga pamjet vizive por edhe nga fotot e shkrehura ishte mbytur në gjak. Njëzet minuta më vonë, kur Kilianët refuzuan me vendosmëri të dilnin sërish në fushë, ndeshja u ndërpre. Nje ndeshje qe do te mbetet gjithmone e pa perfunduar.

I
Kili po pergaditej per zgjedhjet e para te lira. Eshte viti 1989 dhe kishte kaluar vetem nje vit nga plebishiti i gjeneralit Augusto Pinocet qe kishte organizuar ashtu si i bindur qe ishte, planin per te qendruar edhe per 8 vite te tjera ne pushtet dhe diktature. Me konkretisht behet fjale per Plebishitin kombëtar kilian i vitit 1988 i cili ishte një zgjedhje presidenciale në formë, por jo në emër, pasi u referua zyrtarisht si një referendum kombëtar. I mbajtur më 5 tetor 1988, plebishiti synonte të përcaktonte nëse Augusto Pinochet, kreu i një diktature ushtarake, duhet të bëhej president për tetë vjet te tjera. Madje edhe opozites qe ishte rreshtuar per nje “Jo” kunder, i ishte garantuar edhe disa minuta fushate propagandistike ne televizion.

Per t`u shkruar ne listen e te zgjedhurve ishte e nevojshme te paguhej dhe nese nuk egziston sadopak shpresa askush nuk ve bast per “kalin” qe humbet perhere ne gare. Regjimi per te reklamuar veten kishte organizuar nje feste te bukur me “fishekzjarre”, por si per ironi fishekzjarri ne momentin me te bukur u kishte shperthyer ne duar. Kili i ri i vitit 1989, nuk pergadiste vetem rikthimin ne Pallatin Omeda te nje presidenti te zgjedhur nga qytetaret, Kili po “digjej” nga deshira e madhe dhe pasioni per t`u kthyer ne arenen nderkombetare dhe jo vetem ate te politikes por edhe ne arenen e futbollit.

Mbasi kishin munguar teresisht ne edicionin e Kupes se Botes ne vitin 1986, po shikonte drejt edicionit te boterorit Italia 90` si skena per demostruar me krenari vendin qe kishte rrezuar gjeneralet e diktatures me forcen e dobet te lapsave.

Rruga drejt boterorit megjithate ishte nje malore e veshtire, sepse ne grupin eliminator ku ndodhej edhe Brazili, ne fund vetem nje skuader do te kualifikohej per ne finale. Por te gjithe ne Kili mendonin se parashikimi mund te permbysej ne favorin e tyre.

Me 13 gusht 1989, Kili megjithate nuk shkon me tutje se 1-1 kunder Brazilit ne fushen e vet ne Santiago para nje tifozerie teper te zjarrte. Romario perjashtohet me karton te kuq menjehere pa kaluar nje minute nga startimi i sfides, mbasi qellon me grushte mbrojtesin kilen Alehandro Izis, duke u justifikuar se Izis kishte qelluar me perpara me shqelm Klaudio Brankon nga ana braziliane.

Ne vitin 1989 Roberto Rohas eshte kapiteni dhe portieri i shquar i perfaqesues Kilene, nje portier qe nuk njeh delikatesen, i bindur qe nje zgjidhje eshte gjithmone edhe atehere kur situata eshte e deshperuar.

Megjithate ne ndeshjen e pare ne Santiago, Kili nuk e mundi dot Brazilin edhe pse u shkaktuan shume faulla nga loja e rende e vendasve, biles edhe nga tifozeria u leshuan ne fushe sende dhe objekte te forta qe nga shishet e deri edhe kepuce, derisa u detyruan karabinieret te sillnin pak paqe dhe normalitet ne shpirtrat e trazuar te tifozerise kilene.

Në atë aferë të dhunshme, trajneri kilian, Orlando Aravena, u përjashtua nga loja dhe trajneri brazilian, Sebastiao Lazaroni, u drejtua jashte fushe i shoqeruar nga një kontigjent i madh policie me helmeta çeliku. Lazaroni e quajti Aravenën një “imbecil” dhe e akuzoi atë për nxitjen e skuadrës kiliane për të luajtur ashpër.

Deri tani, krenaria kombëtare ishte në rrezik. Brazilianët kërcënuan se do të poshtërojnë Kilin në fushëne tyre. Drejtuesit e Federatës Kiliane të Futbollit akuzuan brazilianët se kanë ndezur atmosferën tashmë armiqësore. Duke shprehur frikën se çfarë mund t’i ndodhte ekipit të tyre në Rio, ata shkuan për të parë gjeneralin Augusto Pinochet, presidentin e Kilit, i cili pranoi ta linte ekipin të fluturonte për në Brazil me një aeroplan ushtarak. Asgjë më luftarake se sa një breshëri shurdhuese e fishkëllimave dhe bilbilave i përshëndeti kilianët kur ata dolën në fushë. Por kilianët kishin “zbuluar” tashmë strategjinë e tyre. Tre ditë para ndeshjes, kapiteni Rohas, u tha gazetarëve kilianë: “Në shenjën e parë të ndonje incidenti te mundeshem, ne do dalim nga fusha”.

Keshtu cdo gje do te zgjidhej me ndeshjen e kthimit ne stadiumin mitik “Marakana” ne Rio De Zhaniero.

II
3 shtator 1989
Ja dhe dita e caktuar per ndeshjen e kthimit.
Gjithashtu edhe kilenet, si brazilianet ne ndeshjen e pare, nuk u priten me “lule”, apo “biskota”, “kafe” ose “caj”.

Per te gjykuar ndeshjen zgjidhet njeri nga arbitrat me te shquar ne qarkullim. Nga Argjentina mberrin zoti Huan Karlo Lustau, agjent tregtar dhe i shpallur si arbitri me i mire i vitit ne te tere Ameriken latine, por me gjithe respektin per z. Lustau, argjentinasi me i rendesishem do te figuroje nje tjeter. Emri i tij eshte Rikardo Alfieri Junior dhe ndodhet i ulur pas portes me aparatin e tij fotografik. Nder te tjera ai eshte djali i fotografit me te madh te futbollit argjentinas, Rikardo Alfieri Senjor.

Skuadrat zbresin ne fushe ne nje klime te ndezur tifozerie me keto lojtare:
Brazili: 1. Taffarel; 2 Jorginho, 3 Aldair, 4 Mauro Galvão, 5 Branco; 6 Ricardo Gomes (c), 7 Bebeto, 8 Dunga, 9 Careca, 10 Silas, 11 Valdo
Tranier: Sebastião Lazaroni

Kili: 1 Roberto Rojas (c); 2 Alejandro Hisis, 4 Héctor Puebla, 5 Hugo Gonzáles, 6 Jaime Pizarro, 7 Juan Carlos Letelier, 8 Jaime Vera, 10 Jorge Aravena, 11 Fernando Astengo, 14 Patricio Yáñez, 18 Óscar Reyes;
Tranier: Orlando Aravena

Menjehere sapo degjohet fershellima e gjyqtarit, brazilianet hidhen ne sulm. Ne fakt e tere pjesa e pare do te jete nje monolog i vendasve qe nuk reshtin pa sulmuar por ndalen ne dy –tre raste ne vecanti nga portieri i shquar dhe kapiteni kilen, protagonisti i kesaj ngjarje, Roberto Rohas. Te mos harrojme se Rohas ne fundin e viteve `80-te ishte njeri nga portieret top ne Ameriken latine.

Portieri dhe kapiteni i Kilit Roberto Rohas

Kilenet vetem mbrohen me perjashtim te nje kundersulmi sporadik andej nga fundi i kesaj pjese , tamam ne minutat kur edhe shfaqet per here te pare se kush eshte portieri i Brazilit! Kilenet megjithate mbrohen mire por kur e fitojne topin e dorezojne ate shpejt tek brazilianet. Pra jo mjaftueshem per nje skuader qe duhet te fitoje dhe te kualifikohet ne finalet e boterorit. Sidoqofte ndeshja eshte e bukur dhe me ritem, merite kjo e perfaqesueses se Brazilit.

      

       

Statistka qe tregon epersine e Brazilit ne pjesen e pare

Ne minuten e 10-te te pjeses se dyte, qendersulmuesi i mirenjohur Careca zbllokon rezultatin ne 1-0 per vendasit. Mbrojtesit kilene me kot mundohen t`a ndalojne gjarperimin e tij dhe gjuajtjen qe edhe pse devijohet paksa nga portieri perfundon ne rrjete. “Marakana” shperthen teksa shikon Brazilin qe sapo kalon ne avantazh duke u cliruar nga ankthi dhe frika e nje surprize te pakendeshme..

Goli i Karekes ne minuten e 10-te te pjeses se dyte.

Tani nga kjo minute do te jene edhe kilenet qe shohin me teper nga porta e brazilianeve. Sidoqofte pamvaresisht deshires dhe vullnetit te tyre, manovra sulmuese prap nuk duket kercenuese per skuadren qe pretendon te le jashte finaleve te boterorit Brazilin.

Dhe ja….

Në minutën e 67-të, në kuadratin e zones se Kilit hidhet një fishekzjarr. Kamerat televizive ishin perqendruar ne nje aksion kilen tek porta e brazilit dhe nuk arrijne te tregojne se cfare ne te vertete ndodhi. Asnje nga kamerat nuk arrine te filmoje “live” incidentin, momentin kur hidhet fishekzjarri.

     

Pas disa secondash kamerat tregojne se objekti flakerues kishte goditur portierin Roberto Rojas, i cili shikohet i shtrire në tokë duke u rrotulluar dhe duke mbuluar fytyren e tij. Rohas kishte gjakderdhje të madhe dhe dukej se ishte prekur nga objekti që i shkaktoi një plagë të rëndë në fytyrë. Cdo gje duket sikur i ka shperthyer ne koke sepse nga pamjet duket se eshte mbuluar i teri ne gjak, fytyra, fanelat dhe madje edhe dorezat paraqesin njolla gjaku.

       

Kili refuzon vazhdimin e ndeshjes…

     
Shoket e skuadres e rrethojne kapitenin e tyre, madje dikush kthehet nga publiku duke bere me xheste. Sidoqofte ne fytyrat e lojtareve kilen nuk shikohet zemerim, por me teper nje reagim clirues, tamam si nje person qe e ka thiken ne fyt dhe me pas e eviton momentin fatal..e ne fakt Kili duket se tani ia ka arritur qellimit per t`u kualifikuar. Pa pritur asnje minute me shume vendimin e gjyqtarit, ata e marin ne krah portierin e tyre dhe e nxjerrin jashte fushe.

Pjesa tjetër e skuadrës kilene larguhet nga fusha në shenjë proteste dhe arbitri iu desh të pezullonte lojën si pasojë pasi nuk arriti të bindte ato të vazhdonin.

Statistike per pjesen e dyte pa 20 minutat e fundit te zhvilluara

Sendet e forta, shishet dhe kepucet, te hedhura ne Santiago ne ndeshjen e pare ishin “perkedhelje” ne krahasim me skenen qe paraqitej tani ne “Marakana”.

Ndeshja nderpritet, ndofta e pezulluar. Asgje nuk eshte e qarte!!!

III

Braziliani dhe kapiteni Ricardo Gomez do te shprehet : “Ndodhesha ne mesin e fushes i lebetitur dhe i terrorizuar, tashme isha i bindur se ne finalet e Italia 90-te nuk do te ishim prezent. Nje skualifikim pas ketij incidenti te tille nuk t`a heq askush”

Tifozet vendas nga ana e portes se Kilit ku edhe ishte hedhur fishekzjarri ulerasin me sa fuqi dhe kerkojne te deshmojne dicka qe askush nuk e kupton. Po pra, ne futboll ka raste te shumta qe vetem tifozet nga shkallet e stadiumit mund ti shikojne . Tamam ajo qe tifozet po mundohen te spjegojne duke thirrur me ze te larte kapet me intuite nga fotografet qe jane prapa portes ne rrethin e pistes , zones se destinuar. Si gjithe te tjeret qe po ndiqnin sfiden ne momentin e hedhjes se fishekjarrit ata i kishin syte, vemendjen tek topi dhe aparati fotografik, qe do te thote ne kete rast ne anen tjeter te fushes, tek aksioni kilen …

Por te gjithe tifozet nga shkallet prapa portes se Rohas vazhdojne te bertasin duke spjeguar me gjeste se portieri nuk eshte goditur , fishekzjarri i ka rene 1m larg ne distance..

Po gjaku qe pikonte ne fytyre dhe ne fanelen e Rohasit? Si mund te sajohej ajo skene? Plaga ne koken e Rohas eshte fakt! Ishte nje e care e madhe qe ndofta duhej qepur .. Si mund te thuash atehere qe fishekzjarri as qe e ka prekur.

Hajde gjeje!

Sic e permendem edhe me lart, argjentinasi me i rendesishem nuk ishte arbitri Lustau qe ishte shpallur ate vit (1989) si gjyqtari me mire absolut ne tere Ameriken latine, por fotografi Rikardo Alfieri junior, qe do te jete i vetmi i cili do te fiksoje me aparatin e tij misterin. Fotografi me fame gjindet ne ate takim te rendesishem kualifikues per te fiksuar momentet e kesaj sfide tejet te tensionuar per llogari te nje reviste japoneze dhe ne kontraten qe ka te lidhur me kete reviste lexohet: “Bobinat e shiritit te fotove duhen te hapen dhe te zhvillohen vetem ne Tokio ne rezidencen e redaksise se revistes. Ndalohen rreptesisht zhvillimi i fotove para mberritjes ne destinacion”.

Rikardo Junior i konfirmon kolegut te tij brazilian Gomez Teheksera qe e ka pare, e ka te fotografuar dhe eshte e vertete qe “bengala” ka rene 1m larg portierit Rohas pa e goditur ate i cili sipas fotografit argjentinas i tere incidenti ishte skenim i vete kapitenit kilen.
Rikardo shton : “Bobinat jane te japonezeve dhe nuk mund te beje asnje shaka me japonezet nese i hap per t`i zhvilluar”.

Atehere kolegu brazilian G. Teheksera i thote “Meqe ti e ke faktin e konfirmuar ne ato bobina, une nuk do te lejoj kurrsesi qe negativet te dalin nga Brazili. Gjithashtu me kualifikimin e Brazilit nuk mund te behet shaka”

Gomez Teheksera ishte kembengules edhe pa i pare fotot kontakton nje mik te tij qe punonte ne radio duke i thene qe ka provat e mashtrimit te Rohas, por fotot nuk mund te zhvillohen per arsyen e mosmiratimit per t`i zhvilluar ato nga japonezet (ashtu sic edhe e theksuam me lart).

Rikardo Alfieri ishte deshmitari i vetem.

Kjo deshmi “plasi bomben” , “shpertheu ferri”!!!

Kontaktohen japonezet te cilet pranojne ne hapjen e bobinave dhe zhvillimin e fotove pa mberritur ne Tokio.

Dhe keshtu ne erresiren e laboratorit te fotografit, marrin forme kater shkrehje qe deshmojne fare paster te verteten qe fishekzjarri ka rene te pakten 1 m larg portierit Roberto Rohas pa e prekur fare ate.

“El Grafico”, botim i mirenjohur i publikuar ne Argjentine ka titullin: “Farsa qe njollos topin e futbollit” !!!

Mirepo me qe ra fjala tek njollosja e topit, po njollat e gjakut ne fytyren dhe fanelen e portierit si u bene?

Roberto Rohas, nuk pranon kurrsesi duke thene: “Cfare farse? Me kane mbajtur kater ore ne dhomat e zhveshjes . Mjeket braziliane me kane trajtuar si nje kavje ne laborator. Tani me akuzojne sikur fishekzjarrin e kam hedhur une dhe jo ajo gruaja qe kane arrestuar”

Gruaja? Cfare gruaje behet fjale?

Ja pra, gruaja qe e ka leshuar flakeruesen ne fushe dhe qe me pas eshte arrestuar quhet Rozmeri Melo. Eshte 24 vjece, shume seksi dhe ka nje bukuri qe te vret, me ato floket e saj si prej mendafshi te stilit te viteve `80-te. Eshte e pagezuar me nofken “A fugutuera du Marakana” , gruaja fishekzjarr e Marakana-se!
Menjehere sapo e intervistojne ne TV , bukuria e saj shperthen tamam si ai fishekzjarri ne fushe, e cila per t`i shpetuar kontrollit te rrepte ne hyrje te stadiumit, e kishte fshehur aty tek vendi ku nuk lejohet kontrolli.

Pak e besojne, por shume e pelqejne te imagjinojne momentin e fshehjes. Gjithsesi te tjera jane genjeshtrat e kesaj historie te koklavitur.

Pergenjeshtrimi i pare eshte bere nga fotot.
FIFA merr vendimin per nje 2-0 por….. ne favor te Brazilit!!!

Megjithate per t`u spjeguar eshte gjithmone fakti kokeforte i fytyres dhe faneles se gjakosur te portierit…..

Refuzimi i vazhdimit te lojes se mbetur nga perfaqesuesja e Kilit, pa lejen e arbitrit, ishte një gabim i madh; Vendimi i FIFA-s për t’ia dhënë ndeshjen Brazilit mesa duket nuk kishte nevojë për një diskutim të madh. Pra, Kili ishte jashtë Kupës së Botës dhe vendimi provokoi zemërim kombëtar.

Mediat kiliane të lajmeve u hodhën mbi faktin se presidenti i federatës ndërkombëtare (FIFA), Dr. Joao Havelange, duke qene brazilian, ka pretenduar një komplot kundër Kilit nga “mafia braziliane e futbollit”. Lojtarët, të cilët ishin pritur në shtëpi në orën 3 të mëngjesit nga brohoritjet, turmat valëvitëse te flamujeve, shiheshin si heronj. Dhe kreu i Marinës së Kilit, admirali Jose Toribio Merino, e përçmoi Brazilin si “një vend primitiv”.
Presidenti dhe sekretari i Federatës Kiliane të Futbollit dhanë dorëheqjen. Roberto Rojas, i mbeshtjellur me një fashë të madhe në anen e majte te ballit mbahej si martiri i tyre.

Edhe brazilianët kishin nxjerrë një martir 24-vjeçare, Rosemary Mello. Ajo kishte pranuar se kishte lëshuar flakën, gjatë asaj që tha se ishte vizita e saj e parë në Maracana.. Ajo u akuzua për një shkelje të rendit publik dhe më vonë u largua nga vendbanimi i saj pas kërcënimeve te fansave që besonin se ajo kishte vepruar në emër të kilianëve.

FIFA megjithate ishte ende duke e ndjekur këtë çështje. Guido Tognoni, zëdhënësi i FIFA-s, pati thene: ”Tani e kemi referuar çështjen nga komiteti disiplinor në komitetin e plotë ekzekutiv. Ne do të presim gjithashtu rezultatet e një hetimi të brendshëm që do të kryejë presidenti i ri i federatës së Kilit”.

IV

Kalon keshtu 1 muaj. Portieri kilen Roberto Rohas kthehet duke deshmuar ne “El Grafico” edhe njehere versionin e tij per incidentin.

“Ne fillim degjova shperthimin dhe me pas dhimbje te tmerrshme , ku per fatin tim objekti i leshuar nga shkallet e stadiumit me kishte kaluar fare prane kokes terthorazi duke me shkaktuar goxha gervishje ne balle. Dhe me gjithe kete FIFA e mohon qe une te jem goditur nga fishekjzarri” – keshtu do te shprehet kapiteni dhe portieri i perfaqesueses kilene Roberto Rohas .

Dikush nga gazetaret i thote: “Roberto, nga fotot duket qarte qe objekti flakerues ka rene te pakten 1 m nga ty”. Por Rohas, pergjigjet duke thene qe fotot jane shkrehur mbasi kam qene i goditur…fale zotit qe me ka kapur terthorazi perndryshe do te kisha vdekur”
– Roberto, te lutem thuaje se cfare ka ndodhur
– Nuk mund te them ne te vertete cfare ndodhi sepse ne ate moment isha ne gjendje te shokuar.

Gazetari vazhdon me tutje
– Shoket e skuadres kane filluar t`i thone arbitrit qe ndeshja mbaron ne kete moment, sikur te pritej ky cast teatror.
Kane bere te pamundur aty per aty kontrollin e plages, refuzuan barrelen dhe te kane cuar direkt ne dhomat e zhveshjes. Cdo gje u be me nxitim. Tamam sikur te ishte e mire organizuar.

– Jo, jo dhe jo! Jeni te gjithe komplet jashte faktit te ndodhur nese mendoni keshtu. Perkundrazi ishte nje incident qe Brazili e menaxhoi shume bukur duke e kthyer ne favorin e tyre. Shikoni ketu: ja certifikatat mjeksore qe flasin rreth plages sime te shkaktuar. Tek e fundit, ju argjentinasit mos hajdeni te na beni moral. Ju kujtohet se si e fituat Kupen e Botes ne vitin 1978? Po golin e Maradones kunder anglezeve ne edicionin 1986?

Ne fjalet e portierit duket dicka e vertete, megjithate te verteten e dha FIFA (edhe pse pa fakte mohuese te plages ne koken e Rohas), e cila jo vetem skualifikoi Kilin per edicionin e boterorit Italia `90-te por edhe edhe ate pasardhes , 1994.

Denime per presidentin e futbollit Kilen Sergjio Stophel, per tranierin Ravena i cili nuk lejohet per te gjithe jeten te drejtoi asnje skuader te cdo rangu a kategorie jashte Kilit. Per mjekun e ekipit Daniel Rodrigez me akuzen qe te kete fallsifikuar raportin mjeksor. 5 vjet per Fernando Astego, zevendes kapitenin e Kilit qe e terhoqi skuadren jashte fushes nderkohe qe kapiteni Rohas ndodhej i shtrire i plagosur. 1 vit denim edhe per masazhatorin Alehandro Kok.

Kur mbetet fare pak kohe per startimin e boterorit ne Itali, “plaga” rihapet perseri, sepse akoma deri ne ate moment askush nuk ka mundur te plotesoje teresisht mozaikun e kesaj ngjarje . Nga njera ane FIFA ka aplikuar rregullin ne baze te fotove qe sipas saj dyshimi eshte “paradhoma” e se vertetes.
Ne baze se asaj te vertete te nxjerre nga fotot ku dallohet qe “bengala” nuk ka goditur portierin…

Ne anen tjeter si mund te thuash qe e gjitha kjo paska qene nje skenar i organizuar mire kur nje bote e tere e ka veshtruar portierin Rohas duke dale nga fusha ne krahe te shokeve me koken e lenduar dhe i teri i gjakosur ?

Po mjeket braziliane qe e kane kontrolluar, ekzaminuar Rohasin dhe e kane konfirmuar se plaga ne koke ekziston dhe madje eshte nje e care e thelle…..
Pra dikush ose e ka ekzagjeruar se tepermi ngjarjen, ose nuk ka thene te verteten.

Tamam ne pragun e hapjes se boterorit Italia 90, Orlando Ravena, tranieri i Kilit dhe Fernando Astengo, zevendes kapiteni i perfaqesueses, vendosin te dalin zbuluar. Keto i kerkojne Roberto Rohas te tregoje te gjithe te verteten. Ka ardhur momenti t`i tregohet botes qe i tere incidenti ishte nje skenim i mire organizuar nga vete ai.

Rohas, qe kete here ndihet sikur eshte goditur nga nje fishekzjarre i leshuar kesaj radhe nga shoket e tij, ben thirrje per nje konference per shtyp. Po, ai pranon te thote te gjithe te verteten por jo ate te vertete qe i kane sugjeruar te thote.

Dhe Rohas nis te tregoje:
“Kam kerkuar qe te vini ketu per t`ju treguar njehere e pergjithmone naten e “Marakanase”.

Po!

Idea ka qene e imja dhe e zevendeskapitenit Astengo. Ishim te ndergjegjeshem qe perpara ndeshjes ne Marakana qe ambjeti dhe fusha do te ishte e zjarrte, e ndezur si nje ferr i vertete. Per kete vendosem te pritnim gjene me te vogel te terhiqnim skuadren dhe te fitonim ndeshjen me skualifikim ne tavoline. Informuam masazhatorin, Alehandro Kok.

Ja pikerisht Alehandro Kok, i cili dy ore para ndeshjes me thote: “Maestro cdo gje eshte gadi” dhe me kaloi nje bisturi te vogel te mbjeshtjelle me elikoplast me perjashtim te majes se tehut. Ne fillim ate e fsheha ne corap por me pas e kalova tek doreza”

Dhe ja tek vjen fishekzjarri si me porosi..

“Ishte tamam rasti qe prisja. U hodha per toke sikur te me kishin pushkatuar. Dhe ne ate moment sic isha i shtrire mbulova fytyren me dorezat qe kisha fshehur bisturine, dhe ashtu bera prerjen. Masazhatori Kok, vrapoi drejt meje dhe ne ate konfuzion qe ishte me beri nje prerje te dyte”

“Per kete plan ishim ne dijeni vetem une, zevendes kapiteni Astengo dhe masazhatori Kok. Presidenti i federates kilene te futbollit nuk ishte fare ne dijeni edhe pse ishte ai i pari qe “e ndezi” kete klime, duke kerkuar me cdo kusht kualifikimin tone ne boteror.
Keshtu une, kapiteni dhe portieri i perfaqesueses Roberto Rohas bera gabimin me te madh te jetes sime, te cilen po ua deshmoje tani perpara jush”

Tamam, veprimin e kreu Rohas por klima dhe presioni per te cilen u shty ishte krijuar dhe ndezur nga postet e larta. Ndodh gjithmone keshtu kur mbjellim te keqen e cila sapo te vihet ne qarkullim, gjeneron te keqija te tjera te paparashikuara edhe pse ne fund Federata e Futbollit te Kilit dhe portieri Rohas nuk kerkuan te falur askujt dhe pikerisht askush nuk i fali ato.

“E pranoi idene dhe me pelqente se po ua dredhia te gjitheve, por deshmia e se vertetes ne fund nuk me ndihmoi. U denova perjetesisht nga fushat e futbollit, biles as per te drejtuar klasat sportive te talenteve femije. Nga ajo nate me vjen ne mendje gjithmone, fytyra ime e gjakosur dhe vendi ku Rozmeri Melo e kishte fshehur fishekzjarrin”

“A fogueteira do Maracanã‘


Pikerisht Rozmeri Melo, “a fugueitera”.
Emri i saj u zbulua në shtypin brazilian tashmë një ditë pas ndeshjes, dhe ajo vazhdoi të fitonte një lloj statusi cuditerisht shume te famshem. Madje asaj iu kërkua nga ‘Playboy’ që të shfaqej në një nga revistat e tyre.

Është interesante, ose mbase jo, se senhorita Mello nuk kishte sherbim telefoni në shtëpinë e saj në São Gonçalo, rreth 20 milje larg qytetit të Rio de Zhaneiros, dhe për shkak të kësaj, propozimi i revistës për meshkuj zgjati pak kohë për t`a kontaktuar ate personalisht. Ajo do të shfaqej në faqen e parë të edicionit brazilian të nëntorit ’89. Për më tepër, u tha se ajo vendosi të dilte për revistën erotike për shkak se FA braziliane i kaloi asaj gjobën që i ishte vendosur nga FIFA në vazhdën e shkeljes së sigurisë, qe ishte lejuar zonjen Mello të hidhte një fishekzjarr në fushë. Gjoba arrinte deri në 12 000 USD, dhe me sa duket fitimet e saj për paraqitjen ne faqet e kesaj reviste do të mbulonin shumen madje dyshohej se “cmimi i saj” arrinte deri ne 40 000 USD .

Edhe per ate grua ama do te zgjaste festimi aq sa leshimi i atij fishekzjarri, e ndritshme dhe me nje trajektore te shkurter.

Vetem nje muaj do t`i duhej asaj per te arrire shume me lart se fishekzjarri i saj. Por tamam si fishekzjarri qe ishte leshuar ate nate ne fushe, fama e saj do te venitej shpejt, dhe shume shpejt do te “kthehej” te jete njera nga shume vajzat e Rios.
Pas jo me shume se 20 vjetesh nga kjo ngjarje, trupi i saj i pa jete u gjend ne njeren nga rrethinat e Rios. Kishte kohe qe e kishte humbur ate bukurine qe vret, e shkaterruar edhe nga alkoli deri ne ditet e saja te fundit , nga alkoli qe nuk ishte treguar “aq i dashur” sa admiruesit e saj .

Tamam, fundi i kesaj historie me plot mashtrime, genjeshtra, manipulime e gabime. Perfaqesuesja e Kilit u skualifikua nga boteroret Italia `90-te dhe USA `94. Portieri ishte perjashtuar nga cdo fushe dhe cdo shkolle futbolli te cfaredo rangu.

Perjashtim te përjetshëm vetem per nje fishekzjarre ?
Po pra! Sepse kjo është bota e zjarrtë e futbollit të Amerikës së Jugut, një përzierje e pasionit, politikës, nacionalizmit dhe xhesteve teatrale ku gjërat rrallë janë ashtu siç duken.

Ndërsa kilianët pretendonin se Rohas ishte sulmuar, brazilianët e hodhën poshtë incidentin e 3 shtatorit si një farsë, një melodramë të aktruar keq në të cilën Rohas kishte falsifikuar dëmtimin e tij dhe stafi mjekësor kilian kishte sajuar rende grimin duke e spërkatur me merkuro-krom mbi plagen. Brazilianët menduan se Kili, i cili po humbiste 1-0 në atë kohë, po përpiqej t`a fitonte ndeshjen ne tavoline ose t`a riluajë atë në një vend neutral duke mashtruar. Duket e pamundur, por steka ishte aq e larte sa mund të arrinin: një vend në finalet e Kupës së Botës.

Gjithsesi pezullimi i përjetshëm i Roberto Rojas u hoq në vitin 2001 dhe ndërsa ai nuk ishte në moshë për të luajtur futboll profesionalisht, u bë trajner në vitin 2003, duke trajnuar askënd tjetër veç gjigantin brazilian “Sao Paulo” për vetëm disa ndeshje.

Nga Pjerin Bj – korrik 2023
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 21 korrik 2023

______________________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013
Materiali i perdorur ne ndertimin e shkrimit:
“I numeri primi” emision ne Radio RaiUno i F. Gaziani; Raporti zyrtar i COMNEBOL; Koleksioni personal i revistes “Calcio 2000”; Shtypi i kohes ne internet;
Fotot u nxoren nga nje video e ndeshjes ne fjale zhvilluar ne Marakana ne Shtator 1989, kualifikuese per boterorin e v. 1990!


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply