Roland Trebicka (1947-2013)
Komedian i pashoq me nje stil te vecante interpretimi.
Lindi në Korçë me 17 Janar 1947. Mbaron shkollen e mesme ne v. 1963. Me vone kryen studimet ne degen e drames ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar.
Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak: shërbeu si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtepia Qendrore e Ushtrise Popullore) ose shkurt ” Estrada e Ushtarit” ne vitin 1969.
Vitet në këtë trupë profesioniste ku debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari ( Cekja), Mehdi Malkaj, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar ne vitin 1970. Ka nje karriere te gjate rreth 30 vjet ne skenen e ketij institucioni.
E nis karrieren me Yllin ne “Shtepia ne bulevard” dhe me nje rol tjeter te vogel ate te kamarierit ne dramen “Studentja e vitit te fundit” . Ka interpretuar rreth 100 role ne teater.
Fillimisht nuk pati ndonje sukses ne rolet dramatike apo heroike por mbas disa viteve provoj ato te natyres komike dhe pikerisht ketu arrin ne te shfaqe aftesite e tija aktoriale, duke i dhene individualitetit te tij artistik nje profil e fytyre te qarte.
E fillon kete udhe me rolin e Xhorxh Leonit ne komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy” te V. Eftimiut ne 1973, e vijon me ser Endriun ne komedine tjeter “Nata e 12-te” te Shekspirit ne vitin 1982, dhe Janin tek drama e Ruzhdi Pulahes “Perball vetes” ne vitin 1984.
Figura me e njohur e brilante e tij eshte ajo e Jovan Bregut ne “Pallati 176” e Adelina Balashit ne v. 1986, ku ai arriti ne nivelet me te larta aktoriale. Edhe sot, i numerohen rreth 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm.
Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Po kete rol e perseriti ne “Cmendina” (2001) te Ilir Bezhanit. Spikat gjithashtu edhe me rolet e tjera ne vijim si ai i Xhenarinos ne komedine e Eduardo De Filipos “Magjia e madhe” me 1994, dhe me ate te Zganarelit ne komedine e Molierit “Don Zhuani” ne v. 1995. Dy vjet me vone luan rolin e Hlestakovit ne komedine tjeter “Inspektori (Revizori)” i Gogolit.
Vitet 2000 i fillon me nje rolin e Thimaqit brenda nje stili farsesk, ne komedine “Zonjusha 39” me nentitullin “Dua burre” te Saqellarisit.
Nje vit me vone, 2002 luan hijeshem rolin e burrit tek komedia “Nj burre me trendafil” e Dario Fo-se. Me keto dy realizime ai shfaqi edhe njehere aftesite per te luajur bukur si ne fushen e farses e te groteskut, ashtu edhe ne fushen e ironise e te sarkazmes.
Ne interpretimin e figures se Nikollaqit ne komedine e Spiro Comores “Karnavalet e Korces” (2003) e solli Trebicken ne nje plan dhe veshtrim tjeter, me se shumti te nje humori argetues, se sa tenje satire apo sarkazme te mprehte politike, rrjedhe e produkt i mjediseve sociale te aferta me realitetin e periudhes se tranzicionit te pasviteve `90-te.
Ne vitin 2002 u nominua me rolin e rojes ne komedine e Joneskut “Mbreti po vdes” te Teatrit Kombetar ne Festivalin Nderkombetar Eksperimental te Kajros ne Egjipt, ndersa ne v. 2004 interpreton me mjeshteri karrocierin dhe guzhinjierin Jak ne komedine “Kopraci “ te Molierit, duke krijuar pernjeheri dy figura te peraferta (si shtrese e ulet).
Veprimtaria e tij ne Teater vazhdon me personazhin Almaviva ne komedine e njohur te Bomarshese “Berberi i Seviljes” , nen konceptin rregjizorjal te francezit Erik Vinjet, te interpretuar nga ai ne nje stil te perkore, me levizje retorike, koreografi dhe referance elegante kur shfaqet si aristokrat me gjestet e te folurin e nje zhelani.
Ne komedine e Gezim Kames “Te gjithe me huqe” ne vitin 2009, Roland Trebicka sjell njeriun qe vuan nga mania e shifrave, duke u shenderruar ne mjetin kryesor te manipulimit te veprimit skenik si ndermjetes qe njeherazi shpotit te tjeret dhe veteveten.
Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, kthehet në Teatrin Kombëtar .
Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit.
Është mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazon lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët.
Nga ana tjetër është kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët.
Ka luajtur edhe në disa filma artistike, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi). U nda nga jeta ne moshen 66 vjecare pas nje semundje te rende me 6 Mars 2013.
Mban titullin “Artist i Merituar”
Disa nga Filmat dhe Komedite:
1961 — Debatik……..Kosta
1978 — Koncert në vitin 1936…….Nesti
1979 — Radiostacioni……..Një nga teknikët e Radiostacionit
1984 — Ëndërr për një karrige……Vaska
Po vjen ai (vazhdim i komedise “Pallati 176”);
Tifozët…….Dhimua;
“Gjumi i gjate”
Dua nje genjeshtar…….Deputeti, pa lene ne harrese shume gazmore te ndryshme;
Teatër:
1969 – “Sinjali i kuq” nga Bashkim Kozeli
24/03/1974 — “Familia e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)………Petriti
1976 – Arturo Ui
“Komunistet”
17/09/1982 — “Nata e 12-të” e Shekspirit
12/04/1987 — “Martesa e avokatit” e Foqion Postolit
20/04/1990 — “Valsi i Titanikut” e Tudor Mushateskut..Spiro/Papuli
17/03/1994 — “Magjia e madhe” e de Filipos……Xhenarino
04/04/1994 — “8 Persona plus” e Ferdinand Radit….Filipi
— /– /1996 — “Don Zhuani”…..Zganareli
Gjate viteve 2000 :
2001 — “Mbreti po vdes” e Joneskos
2003 — “Më mirë nesër se pasnesër” e Milto Kutali;
2004 — “Kopraci” e Molierit
2005 – Dadot
02/11/2007 “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit.;
2007 “Berberi i Seviljes” e Pierre-Augustin Caron de Beaumarchais
15/12/2008 — “Trojanët” e Euripidit
2009 – Kohe per tu cmendur e me pas: “Jashtë bie dëborë” e Vincenzo Salemme; “Dhelpra e Trojës” (Interpretime të fabulave të Ferit Lamajt); “Për mua Mirjam dhe Sandri” e Aqif Mulliqi “Te gjithe me huqe”; “Ne të gjithë këndonim Margaritën” e Bashkim Hoxhës; “Një burrë me trëndafil”; “Gomone”; “Enderra e Ismail Qemalit” 2013 (rikthim ne skene te drames se Bashkim Kozelit);
Çmime e Tituj
5 Gusht 1991 “Artist i Popullit” me motivacionin : “Si aktor i teatrit është shquar për interpretim me nivel të lartë artistik, me origjinalitet dhe fantazi të shumë roleve, duke dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e artit tonë skenik”.
_________________________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne vitin 2014/ Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” –Toena 2009 . f. 528 / 60 vjet teatri Kombetar (1945-2005) F. Sllatina, shtepia botuese 55. F. 81/ U rishikua ne vitet vijues
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw