SAFET BERISHA (1949-2016) | YJE TË FUTBOLLIT SHQIPTAR!

0
1287

Safet Berisha (19 prill 1949 – 19 tetor 2016)
Eshte padyshim nje nder Yjet e futbollit shqiptar dhe qendermbrojtesi me i mire per te gjitha kohrat. Ka qene pjese e Lokomotives se Durresit, natyrisht ne vecanti e Partizanit por edhe mjaft ndeshje me kombetaren ku ka mbajtur ne te dyja keto skuadrat shiritin e kapitenit.
Eshte larguar nga futbolli ne moshe te re, vetem 33 vjec pikerisht ne vitin 1982.

Jane te paharruara prezencat e tij ne nivelin nderkombetar ku mori pjese ne eliminatoret e boterorit, evropianit por edhe ne kupen e Kampioneve (Champions League sot). Jetoi dhe punoi derisa u nda nga jeta ne Arezzo te Italise ne nje sektor ku saktesia dhe shpejtesia eshte kryesorja tamam ashtu si ne futboll. Drejtonte nje ambulance qe i pergjigjet thirrjeve te urgjences me numrat 118.

Le te kthehemi pak prapa ne kohen e te citojme etapat e karrieres se njerit nga mbrojtesit me te suksesshem te futbollit shqiptar.

Lindi ne Durres me 19 prill 1949 (ka nje date tjeter qe figuron si 19 tetor).
U rrit nga dy prinde qe e adoptuan ate.
Karriera futbollistike e tij fillon qe nga viti 1965 deri në vitin 1983, pra në një periudhë 15-vjeçare në ekipin e parë të Lokomotivës, Partizanit, Shpresave dhe Kombëtares. Ka pasur fatin të luaj me brezin e vjetër të Partizanit, të gjeneratës se arte, por dhe atyre pasues, si Perlat Musta, Ilir Lame, Mustafa Fagu, Arjan Ahmetaj, e shumë të tjerë.
Me sakte starton me futbollin në vitin 1963 me ekipet e pionierëve të Durrësit, në Spartakiadën e Pionierëve, një aktivitet që bëhej në plazhin e Durrësit. Merr pjesë në dy spartakiada: 1963 dhe 1964.
Në kampionatin e vitit 1965-1966, ishte nje lojtar i të rinjve. Qe ne ate kohe nje mbrojtes me nje stature fizike te gjate. Ekipi i parë i Lokomotivës luante në Korçë dhe qendërmbrojtësi Petraq Ikonomi dëmtohet duke ngelur në Korçë. Ndeshja e radhës per Lokomotiven qe drejtohej nga i madh Loro Borici ishte ajo kundër Vllaznisë në Durrës. Dhe do te jete vete Loro Borici qe do e perfshije me kete rast në ekipin e parë, kur Safet Berisha ishte vetëm 17 vjeç, një nga të rinjtë e ekipit që hynte në ekipin e parë. Qe nga kjo ndeshje dhe derisa do te aktivizohet me Partizanin do te jete titullar i ekipit per tre kampionate rresht.

Në vitin 1968 thirret per te kryer shërbimin ushtarak duke u transferuar per tek Partizani. Nuk behet menjëherë pjesë e skuadrës, pasi atëherë Partizani kishte një ekip shumë të konsoliduar dhe në qendër të mbrojtjes ishte Spiro Gjika. E dërguan në Fier, për të fituar edhe eksperiencë. Ushtar në Fier, merr pjesë në Kupën “Apolonia”, aktivitet i ndezur, midis Fierit, Lushnjës, Beratit dhe Vlorës. Ishte një minikampionat i vogël. Behet fitues i Kupës “Apolonia”, ku madje edhe shënon dy gola. Direkt pas atyre ndeshjeve Safet Berisha grumbullohet me ekipin Shpresa qe do te luante kundër Rumanisë në Sibiu në vitin 1969, e vlefshme per Kampionati Ballkanik të Shpresave. Menjëherë pas kthimit, nuk shkon as në Fier dhe as në Durrës, por te Partizani ku trajner në atë kohë kishte ardhur Loro Boriçi madje me kerkesen e ketij te fundit.

Ishte koha kur tek Partizani erdhën edhe Astrit Ziu, Bujar Cani, Sabah Bizi, Torez Çiraku, Luke Shaqiri dhe mbi të gjitha Panajot, Pano, një legjëndë që nuk do të harrohet kurrë. Me punen e palodhur ndihmën e shokëve, predispozicionin e trajnerit Boriçi, Safet Berisha luan gjithnje në formacionin titullar deri në vitin 1983 vit kur edhe i thote lamtumire futbollit.

Tek Partizani Safeti do te luaje plot 14 sezone , gjate viteve te arta ku kjo skuader do te fitoje titullin kampion, kupe rrepublike dhe madje edhe titullin e nje kupe ballkanike me klube. (nje lloj i Champions League e ballkanit, me kampionet e kampionateve nacionale ballkanike).

Mbrojtesi i qendres, i pakalueshmi, Safet Berisha, ka zhvilluar edhe nje numer te konsiderueshem ndeshjesh me kombetaren ne te cilat ne vitet e fundit te karieres se tij ka qene edhe kapiten i skuadres.

Eshte grumbulluar në vitin 1970 dhe ndeshja e fundit ka qene ne vitin 1982. I aktivizuar në mbi 90 për qind të ndeshjeve që eshte grumbulluar duke numëruar 20 takime. Ndeshja e parë ishte ajo kundër Turqisë, në Stamboll për eliminatoret e Kampionatit Europian (13 dhjetor 1970), kur ka qenë 21 vjeç.

Ekipin kombetar e la në moshën 32 vjeç. Ne ndeshjen e fundit me Republikën Federale Gjermane, më 18 nëntor 1981, të humbur thellësisht 8-0 në Dortmund. Safet Berisha ka luajtur kunder emrave si Rrummenigge , Shuster, Shakner, Pezzey dhe shume kampione te tjere te asaj kohe te arte .

Safet Berisha ise bashku me lojarin e famshem , gjermanoperendimorin Rummenigge perpara ndeshjes Shqiperi – RF. Germane me 1981 ne Tirane.
Safet Berisha se bashku me Bruno Pezzey, austriaku qe ka luajtur edhe me Inter, me 1974 ne Tirane.

Ne shqiperi akoma edhe sot tifozet kane nje rrespekt te thelle dhe kujtimet te fresketa me te bukura sikur te mos e kishte lene futbollin asnjehere. Duhet thene per hire te se vertetes qe edhe futbolli ashtu si shume gjera te tjera eshte prekur pak nga politika drejtuese. Ky sport ne Shqiperi megjithate ishte shume i ndjekur, ishte si te thuash njeri nga ato pak gjera ne dispozicion per tu argetuar. Po sot ? 

Nuk ishte e rastit qe stadiumet ne ate kohe ishin te gjithe te tejet te mbushur me spektatore dhe madje edhe familjare. Ishte nje atmosfere teresisht e gezueshme sportive ne krahasim me kete qe stadiumet dhe futbolli ofron sot.
Drejtuesit e larte te shtetit, qe dominuan cdo institucion per 45 vjet, mendonin qe mbas disa vjeteve, njefare kohe te kaluar, disa prej futbollisteve duheshin nderruar per te mos krijuar nje monotoni dhe merzitje tek ndjekesit e futbollit. Ishte kjo arsyeja qe Safet Berisha do te detyrohet te mbylle karrieren.

Ne vitin 1992 eshte bere e mundur qe te largohet per te jetuar ne Itali me nje kontrate pune te rregullt dhe qe stabilizohet ne ate kohe ne Bari. Ketu fillon pune si shofer autobuzi te cilen e vazhdon plot 6 vjet me rradhe. Ne vitin 1998 transferohet ne Arezzo ku jetoi derisa u nda nga jeta me 2016.
Safet Berisha u ndie mire fare ne Itali sistemuar dhe pershtatur me se mire jetes tashme mbas kaq viteve ne emigrim. Ai eshte shprehur keshtu: “Menyra dhe disiplina qe kishim ne edhe ne lojen e futbollit ne shqiperi, me ka ndihmuar se tepermi ti pershtatem situates dhe punes ne Itali”.

Ka fituar tre kampionate me Partizanin, katër kupa dhe një titull Kampioni Ballkanik (1970). Në dhjetë vitet e fundit të karrierës ka fituar anketën e “11 sportistëve më të mirë” të Shqipërisë, që votohej nga trajnerët, ndërsa në vitin 1978 i jepet titulli “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Nofka “15-katshi”
Safet Berisha ka qenë ndër futbollistët më shtatlartë në Shqipëri. Kur u ndërtua në Tiranë, hotel “Tirana International”, ndërtesa e vetme asokohe me 15 kate dhe më e lartë në Shqipëri, hoteli mori nofkën “Hotel Berisha”.
Ishin shkodranët autorët e kësaj nofke, si bejtexhinj të famshëm që janë. Berisha mori pagezimin si 15 katshi gjatë një ndeshje në Kupën e Republikës midis Vllaznisë dhe Partizanit. Në ndeshjen Vllaznia-Partizani ai kercen dhe shenon një gol me kokë. Vete Safeti do te behej pjese e Vllaznise gjatë një ndeshje ndërkombëtare me Austrinë e Vjenës, me 1978 (2-0) ku ai si mbrojtes ishte një nga lojtarët e mirë të atij takimi.
_____________________
Informacioni i mbledhur nga gazeta shqiptare online 2016, 2017
Pershtatur per faqen ne Mars 2021. Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
If you have any issues on the photos please contact us before you make any report.
Thank You.
Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here