Sali Doçi (1945-1995) | “Meteorë” të skenës shqiptare!

0
4745

Sali Doçi (1945-1995)
Aktor , regjisor i trupes se Teatrit dhe Estrades Bajram Curri.

Nje nga temat e kesaj faqe eshte edhe “Meteore te skenes”, me synimin per te nxjerre nga “pluhuri” i harreses nje pjese te atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori!
Ne kete kategori perfshihet edhe aktori dhe regjisori Sali Doci qe nuk pati fatin te luante ne shume filma shqiptare.

Lindi ne Tropoje me 11 prill 1945.
Ne vitin 1967 kryen Instituin e Larte te Arteve per aktor ne dramaturgji. Aftesite e tij aktoriale u dalluan qe ne periudhen e shkolles.
Pas diplomimit emerohet si regjisor ne Pallatin e Kultures ne Bajram Curri si inteletuali i pare i diplomuar ne kete dege. Ne kete institucion krjon trupen e nje estrade te suksesshme. Spikat per punen e tij me pasion ne veprimtarite e ndryshme kulturore te rrethit te Tropojes.

Eshte nje numer i konsiderueshem materialesh si skece, komedi, drama me autore te huaj dhe te vendit qe jane vene ne skene dhe mbajne regjine e Sali Docit te cilat u shfaqen me trupen amatore te shtepise se kultures ne ndermarrje te rrethit, ne zonat per rreth. Per t`u permendur gjithashtu jane edhe mjaft spektaklet koncertale po me regjine e tij.

Aktori dhe regjisori Sali Doci u aktivizua ne dy filma shume te mirenjohur te Kinostudios ”Shqiperia e re” si tek “Rruge te bardha” (1974) dhe “Shembja e idhujve” (1977).

Nuk pati fatin e bardhe te vazhdonte me tutje karrieren artistike qe kishte marre ngjitje, mbasi semuret dhe me 7 shkurt 1995 nderron jete para kohe ne moshen 50 vjecare. Mban titullin “Qytetar nderi i Bajram Currit”

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 30 korrik 2021
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here