Sander Prosi (1920-1985) “Nderi i Kombit” , “Artist i Popullit” .
Eshte padyshim nje “Yll” i skenes shqiptare, nje “Yll” qe nuk shuhet kurre. Sander Prosi eshte kthyer per shqiptaret nje simbol i artit skenik. Nese shqiptaret mund te identifikohen ne histori me figura si Gjergj Kastriot Skenderbeun, Ismail Qemalin, rilindasit tane apo Nene Terezen, (ne muzike me Vace Zelen) ,ndersa ne Film ata padyshim mbajne si karte identiteti, me plot krenari Aleksander Prosin.
Rolet qe ka interpretuar ai janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare.
Si të tilla zënë një vënd të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit. Prandaj krijimet filmike të Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran,por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike.
Ai mbaroi studimet për stomatologji, dhe ishte profesionalisht larg artit dramatik, por brenda dhimbjes artistike të njeriut , ku kjo gje do ta shtynte drejt skenës për të depërtuar në karaktere dhe figura historike dhe artistike, të cilat do të nxirrnin në pah aftësinë e tij për t’i tejkaluar ata dhe për t’i bërë pjesë të karakterit të vet.
Burri me pamje fisnike, do të thirrej herë pas here me emra të ndryshëm dhe do të linte mbresa të veçanta për spektatorët, duke sjellë para syve të tyre Abdyl Sharren, kapitenin e Bigës, dr. Kristo Borovën, daje Vranen, Jaho Labin, profesorin, Miti Vozarin, Sefedinin, Dhaskal Todrin, Ismail Qemalin, prof. Mirushin, kolonelin Xhon, Brunon, Markun, gjeneralin, Pilo Mullixhiun e shume te tjere Ai ishte nje aktor klasi, i paarritshem ne rolet qe interpretonte.
Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur ne kujtesen e publikut shqiptar. Me mjeshteri te rralle artistike interpretoi figuren e Ismail Qemalit. Ai dha nje Ismail Qemal te urte, te mencur, njeriun qe rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerezore ne cdo hap e veprim. Arti i vertete eshte i veshtire dhe kerkon pune, talent dhe dije.
Figura e Ismail Qemalit ne te cilen gjallon force, gjalleri mendore e fizike sjellje te mira takti e vetepermbajtjeje diplomati gjeti realizimin me te arrire nga ky artist i madh. Sander Prosi ishte i sakte, i vertete, i mencur e i matur, shqiptar deri ne palce ne jete dhe ne art. Veprimtaria e tij skenike para nesh mbetet e gjalle. Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artiste me nje profil krijues teper fin, teper te vecante.
Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizonte, jo vetem ne ate cka ai ka bere, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar depertoj ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw