Sander Prosi | Sekreti i lotëve tek “Udha e shkronjave”!

0
2587

Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyejë lehtë nga kujtesa. Stafi që ka punuar gjatë për realizimin e këtij filmi gërxheve të Himarës tregon se u është dashur shumë mund për të realizuar këtë film, që mbart një emocion të madh.

Mes zagushisë së tejskajshme ato ditë edhe aktorit të madh nuk mund t’i mbusheshin sytë më lot (ashtu siç e kërkonte skenari) në momentin kur ai kthehej i mallëngjyer në vendlindjen e tij të dashur. Pas disa dublave të njëpasnjëshëm kameramani Pali Kuke dhe kishte vendosur t’i ndërpriste xhirimet. Stafi realizues u shtri të pushonte nën hije. Zhurma e autobusit të linjës as që i kishte bërë përshtypje stafit, aq më shumë të ktheheshin në sheshxhirim. Boria kishte prishur qetësinë, ndërkohë që në atë të përpjetë u dëgjua frenimi i përtuar i autobusit Vlorë-Himarë.

Mes tymit dhe afshit përvëlues zbret nga autobusi një burrë dhe i jep Sandër Prosit një qese me qershi. “Je aktor i madh, te dua shume. E ke nga të gjithë ne”, – i tha ai.

Kaq u desh që aktori të thërriste: “Fillojmë xhirimin”. Emocioni kishte marrë udhë dhe ai nuk donte ta humbiste këtë moment.

 

Kinematografia Arti Skenik & Sporti, janar 2021

___________

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here