Sejfullah Myftari – “Cekja” i Beratit!

0
2395

Sejfullah Myftari – “Cekja”
Aktor i mirenjohur i gjinise se humorit e komedise.

Lindi në Polican – Berat, me 25 janar 1951
Te besh njerezit te qeshesh eshte profesion i veshtire. Gjithsesi “Cekja” jo vetem qe ja ka arritur ketij qellimi po ai ka hyre tashme ne ate plejaden e asaj gjenerate te arte te humorit shqiptar i cili ka mbetur ne memorien e artedashesit tone.
E ka filluar humorin me estraden e ushtarit ne vitet 1971-1973 pikerisht bashke me emrat simbol te humorit shqiptar, Zef Deda, Roland Trebicka, Koco Devole e shume artiste te tjere. Kjo estrade ishte nje shkolle e vecante nga e cila dolen shume emra te njohur te artit skenik. Qe ketu Sejfullah Myftari do te kaloje ne estraden profesioniste te qytetit te Beratit pa u shkeputur asnjehere.

Ne shume role te interpretuara gjate karrieres se tij mund te permendim doktor “Zeqo Pilafi” me batuten e fameshme “Yyyp Xhixhi” apo centralistja me thirrjet neper rrethe : “Aooo ushnja, oli moj eratit”, deri tek kenga “e fameshme e grupit lemeria “ O Berat ce pate fat !!

Nga te gjithe ato role, Cekja e ka deshmuar vete se ai qe ka me perzemer eshte personazhi i babait tek “Nje baba teper” nje rol tragjiko-komik.

Jane te panumerta rolet dhe karakteret e misheruara vecanerisht ne gjinine e humorit e komedise. Mbas 1990-tes u be njeri nga aktoret me te aktivizuar ne shume telekomedi.
Ka luajtur edhe ne Filmin shqiptar te kinostudios si ne vitin 1981 tek seriali “Agimet e stines se madhe” ; me 1988 ne “Historiani dhe kameleoni”; “Gjeneral gramafoni” 

Disa nga filmat e telekomedite:
Agimet e stinës së madhe – (1981); Historiani dhe kameleoni – (1988); Gjuetia e fundit (1992-1993); Nekrologji (1994); Pushime në Romë (1995); Fund i marrëzisë – Fjalëkryqi (1995); Gjithë fajin e ka paraja (1996); Dashuri ne krisma (1997); Borxhliu (1998); Një baba tepër (2000); Pas një lajmi (2001); Pesha e gruas sime (2002); Cekja Pacient(2003); Trapi i vjetër (2005); Pavioni Zero (2004); Para nga qielli (2009).

Nje rol episodik ne filmin serial “Agimet e stines se madhe”

__________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe ne vitin 2015. U rishikua ne vitet vijues

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here