Selma Sotiriadhi | “Tullumbacja” e kinemase shqiptare!

0
12305

Njera nga aktoret e vegjel te filmit te Kinostudios.

Ne filmat shqiptare kemi pare madje ne nje numer te konsiderueshem edhe interpretime te aktoreve te vegjel, dhe kjo jo vetem ne filmat per femije. Disa prej tyre rane ne sy te spektatorit edhe ne filmat per te rritur per shkathtesine dhe lojen pamvaresisht moshes qe kishin ne ate kohe.

Njera nga vogelushet me te dashur ka qene edhe fytyra perhere e buzeqeshur e Selma Sotiriadhit. U aktivizua per here te pare ne v. 1974, qe femije fare ne shkollen fillore me filmin “Qyteti me i ri ne bote”. Vogelushja ecen me nje akullore ne dore dhe pyet: Nena, nena, sa i madh eshte qyteti” ? Sa qielli ?

Nje vit me pas , 1975 ajo bie ne sy tek spektatori me rolin e Jetes, ne filmin “Beni ecen vete” . Te pakte ishin ato qe e pane dhe nuk u mahniten nga kjo vogelushe si kukull qe mori nofken e “tullumbaces”, madje edhe u habiten per vete moshen e vogel te saj te shfaqte aftesi aktoriale per nje te ardhme premtuese ne aktrim. Jo me kot “Beni ecen vete” beri shume jehone dhe u nderua me disa Cmime si Kombetare ashtu edhe Nderkombetare e midis te tjerave edhe per interpretimin shume reale e te sincerte te femijeve, vecanerisht te Herion Mustafarajt ne rolin e Benit por edhe te Selmes si Jeta “tullumbacja”.

Per kete arsye Selma Sotiriadhi u aktivizua me pas edhe ne 3-4 filma te tjere si Tefta ne “Tomka dhe shoket e tij” – 1977; motra e nuses ne “Dollia e dasmes sime” – 1977; mbesa e Shyqoa, Valbona ne “Pranvere ne Gjirokaster” – 1978; Aferdita ne “Mesonjetorja” – 1979; “Babai i studentit” – 1988.

Me pas ajo nuk u shfaq me, sepse ne vend te aktrimit kishte zgjedhur gjuhet e huaja duke punuar me vone si perkthyese.
Ndonese u konsiderua si aktore amatore ajo , per aq sa u aktivizua, filmi shqiptar per femije nuk do te kishte kuptim pa emrin Selma Sotiriadhi, “tullumbacja” e kinemase shqiptare.


_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin  2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply