Serafin Fanko (1937-2007), ikonë e artit skenik!

0
787

Serafin Fanko (1937-2007)
“Koha nuk mallkohet, sepse ne e krijojmë atë vetë”
“Artist i popullit është regjisori i katërt në teatrin “Migjeni” te Shkodrës.

Lindi, më 24.05.1937 në Shkodër dhe ndërroi jetë më 29.09.2007 në Tirane.
Në Shkodër kaloi fëmijërinë, nje femijeri tragjike. Në vitet 1946 – 1948 Serafini së bashku me një motër kanë ”strehëz” Shtëpinë e Fëmijës. Pas disa vitesh i merr gjyshja dhe do të jetojë me to. Që në moshë të vogël, te Serafini xixëllojnë yjet e parë të një artisti të ardhshëm. Kjo është arsyeja që, gjatë viteve të Shtëpisë së Pionerit aktivizohet në rrethet e teatrit, pikturës, valles, këngës, etj.

Në kujtimet e tij, aktori Ndrekë Prela (atëhere instruktor i rrethit të teatrit do të thonte: “Serafini spikaste mbi të tjerët. Tek ai unë shikoja një djalë me perspektivë për skenën tonë” . Në Shkodër Serafini kaloi dhe rininë.

Në vitin 1951, eshte valltar në Ansamblin e Ushtrisë, ku qëndroi dy vjet. Për shkaqe ekonomike kthehet në Shkodër. Në qytetin e tij të lindjes, në fillim punon si shkrues, në: Fermentim, NISH – Lëkura, NSHRAK, etj. Më vonë e shohim përgjegjës kulture në shtëpinë e oficerëve. Këtu, ai shkruan dhe vë në skenë një operetë me amatorët. Ndërkohë, nisi dhe botimet e para të poezive autoriale në gazetën “Zëri i rinise”.

1954, punon si instruktor baleti në Klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Në këto mjedise kulturore njihet me shkrimtarin Fadil Kraja, që në vitet e mëvonshme këta dy emra (autor dhe regjisor), për shumë vite me radhë, për veprat teatrore që vunë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ata do të jenë pjesë e ndritur e historisë së tij, duke lënë vlera dhe gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar. Viti 1959. Serafini mbaron shkëlqyeshëm Liceun artistik “Jordan Misja”.

Në këtë kohe, në Tiranë hapet shkolla e lartë për dramë. Serafini, pasi i nënshtrohet ritualit të konkursit, fiton. Pas tre muajsh jetë studentore, fiton konkursin për studime jashtë shtetit. Niset për studime në Cekosllovaki, për regjisor filmi. Kthehet pas dy vjetësh, dhe vitin e tretë dhe të katërt e bën, përsëri, në Institutin e Lartë të Arteve. Ne fletet e arkivës personale të Serafinit, gjejmë në mes shumë të tjerave një fotografi ku Artisti i madh Naim Frashëri i lë këtë përkushtim: “Të bëhesh artist nuk është vështirë, mjafton të kesh… talent dhe vullnet. Të dyja i ke, prandaj me guxim caje rrugën përpara.“ Kolegu yt, Naimi.

Pasi mbaron shkollën e Lartë, emërohet aktor në teatrin “Migjeni* të Shkodrës. Në vitin 1966 shkon për specializim (reqjisurë) në Tiranë. Gjatë kësaj kohe punoi edhe si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në kursin e parë. Përsëri vjen në Shkodër. Vë në skenë si dramë-provë pjesën “S’ndalet lumi me gardh”, kurse diplomën e mbron me dramën “Fisheku në pajë” të autorit Fadil Kraja. Për Serafinin, në fillim si aktor e më vonë si regjisor nis një udhëtim artistik plot sfida. Nisi interpretime rolesh që në substancën e tyre ishin shpesh karaktere të ndryshme e të kundërta. Kështu, interpretoi: Rodrikun te“Histori irkutase”, Ahmetin te “Shtatë shaljanët”, Dhorin te “Njerëz të brezit tonë*, Gjonin te “Përkolgjinajt”, Nigjenin te “Migjeni”, Zekun te “Nora e Këlmendit”, Arturin te °Zekthi”, etj.

Realizimi i këtyre tipave dhe karaktereve u ndricuan nga drita e talentit të aktorit të talentuar Serafin Fanko, që nga njëra shfaqje në tjetrën, portreti i tij prej artisti merr dimension. Nese ndalemi te drama televizive “Zekthi”. Ajo u vu në skenë në vitin 1964. Sipas statistikës së arkivit të teatrit: u shfaq 28 herë, 13 herë u luajt nga vetë regjisori Oktrova, 10 herë nga Serafini dhe 5 herë nga aktori Viktor Bruceti.

Në këtë dramë Serafini interpretoi, përvec rolit kryesor edhe atë të Rikardit. Për realizimin e kësaj figure, Serafini në kujtimet e tij, thotë: “E quaj me fot që fillimi i jetës sime si aktor filloi me regjisorin Esat Oktrova. Ai punoi me mua jo vetëm si regjisor i pjesës por edhe si pedagog. Kjo mënyrë pune e karakterizonte me të gjithë aktorit e rinj.“

Krahas aktrimit, Serafinin e shohim të debutojë me sukses edhe në kinematografi. Të bukura e të realizuara me mjeshtri janë rolet e Dom Engjëllit te filmi “Shembja e idhujve”, Lulëzimi te filmi “Yje mbi Drin”, Bardhyli tek “Emblema e dikurshme”, Klarku te filmi “Fije që priten”, etj.

      
      
      

Në jetën artistike të Serafinit, regjisura ishte një komponent i rëndësishëm artistik, në mos më i rëndësishmi. Rrezatoi estetikisht mahnitshëm!

Në shfaqjet që vuri në skenë, ai shpërfaqi konceptet e krijimtarisë së tij duke ndërtuar platforma interesante në skenën e dramaturgjisë shqipe. E çmonte shumë kombëtaren. E lidhte me identitetin. Si regjisor iu përkushtua dramës shqipe. I dha asaj vlera dhe dinjitet.

Ne rolin e regjisorit tek Teatri “Migjeni” duke instruktuar artisten e madhe Tinka Kurti

Në shfaqjet që vuri në skenë, përdori të gjitha mjetet e veprimit skenik të mizanskenës, të dekorit, dritave, muzikës, rekuizitës, etj. Punoi me forcë në skalitjen e individualitetit të aktorit apo aktorit-ansambël duke e materializuar me tekstet e dramës, komedisë, etj. I përcolli hijshëm, plot finesë e poetikisht te spektatorët.

Puna e Serafinit dallohet edhe për logjikë, qartësi dhe impulse dramatike. Nëpërmjet detajeve, theksimit të ngjarjeve kryesore, ndërtimit të kontrasteve, etj., komunikon qartë dhe plot emocion me spektatorin, me ndjenjat dhe zemrën e tij.

Regjisori-Serafin në të gjitha dramat që vuri në skenë, i zbërtheu ato gjer në imtësi, i zbuloi çdo vlerë dhe i minimizoi në maksimum çdo të metë të saj. Në mendësinë e tij si regjisor, kurrë nuk e filloi punën pa patur të qartë çdo qelizë të materiatit, duke mos i lënë asgjë spontaitetit dhe rastësisë.

Gjatë hulumtimit për gjetjen e detajeve e dukurive të reja të regjisurës së Serafin Fankos, horizonte të reja, veçanërisht, na fali studimi i prof. dr. Josif Papagjonit. Qasja ndaj dramave të vëna në skenë dhe grupimi i tyre në përbashkësinë e platformave, analizat e thelluara dhe deduksionet në marrëdhënie me kohën dhe kohësinë e çdo drame, kanë bëre që të ndriçohet e plotë figura e tij regjisoriale.

Mendimi regjisorial zbuloi te drama “Fisheku në pajë”, botën e ndrydhur të gruas malësore prej zakoneve të vjetra, me kërcënimin e vdekjes së paralajmëruar në rast kundërshtimi ndaj burrit. Ky kah u gërshetua me aksionin politik për çlirimin dhe emancipimin e gjithë shoqërisë shqiptare, me apelin për respektimin e të drejtave të gruas, si dhe të jetës si e drejtë natyrore. “Ne dramën “Gjaku i Arbrit” e F. Krajës, 1981, ai i dha trajtë poetike e dramatike baladës shqiptare të Doruntinës dhe Kostandinit, si dhe asaj të Ago Ymerit, duke ndërtuar një spektakël të modelit epik, në suazat dhe përmasat e të madhërishmes, tragjikes dhe sublimes, çka u vërejt në mënyrën dhe stilin e lojës së aktorëve, në skenografi, në mizanskenë, etj.

Ne mesin e aktoreve te medhenj Tink Kurti dhe Ndreke Luca

“Një nga tiparet e artit të S.Fankut është fakti se ai arrin të gërshetojë kompozimin piktural me lojën realiste të aktorëve, duke i çuar këta drejt karaktereve të vërtetë. Shprehja e pastër e mizanskenës, paraqitja vizuale e tipit monumental, sensi i hollë dhe bukuria e fjalës poetike, bashkë me mendimin e figurshëm dhe ngarkesën metaforike të detajeve, janë disa nga cilësitë dalluese të këtij regjisori, të cilat u shprehën edhe në konceptimin e dramës “Fisheku ne paje”, 1968, te F. Krajës.

Në vitet ’90 arriti të pasurojë dukshëm format shprehëse, si një regjisor me identitet të spikatur. Koncepti i tij regjisorial ka synuar të diskutojë, sidomos pas viteve ’90, mbi problemet ekzistenciale të kombit shqiptar në zgripe e kthesa të forta të historisë, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj miteve e tabuve, ndaj shtresimeve arkaike, atyre patriarkale e konservatore, si dhe ndërgjegjes kolektive destruktive përgjithësisht.

Ai ka apeluar për përqafimin e një mendësie të re. Përgatitja teorike, njohuritë e gjera në fushën e artit,të psikologjisë,të fitozofisë, të historisë etj., i kanë dhënë mundësi të parashtrojë para trupës së Teatrit të Shkodrës, si dhe teatrove të tjerë, platforma regjisoriale të thella e shembullore, të cilat kanë qenë modele për kohën.

Serafin Fanko ka realizuar një harmonizim të dukshëm midis shëmbëllimeve realiste dhe atyre jorealiste, midis parametrave aristotelianë të rikrijimit të gjasës jetësore dhe parametrave të tjerë joaristotelianë, që e tjetërsojnë, që e shfytyrojnë, apo që e shpërqendrojnë pjesërisht, deri edhe tërësisht këtë gjasë jetësor. Trajtimi regjisorial i materialit dramaturgjik nga Artisti i Merituar Serafin Fanko u është përgjigjur cilësisht vecorive të dramës.

Janë nxjerrë në pah vlerat më të mira si mprehtësia e konfliktit, forca edukuese e ideve që burojnë prej tij, figurat artistike që mishërojnë tipa realë me musht jetësor. Me shije e kulturë është punuar edhe në ndertimin e mizanskenave, në trajtimin e retrospektivave të dramës, që është bërë në mënyrë të atillë që nuk ndërpret rrjedhën e ngjarjes kryesore. Në cdo premierë na shfaqet ai tipar i rëndësishëm i krijimtarisë regjisoriate të Serafin Fankos, i cili përcaktohet nga ndjeshmëria e tij në gjetjen dhe ruajtjen e masës në të gjithë elementët skenikë.

Edhe vetë këto elementë skenikë duke u harmonizuar në një masë të caktuar, japin tek shikuesit një parafytyrim të asaj copëze jete që luhet në skenë. Gjetja e drejtë e kësaj mase ka të bëjë me tipare të rëndësishme të krijimtarisë artistike, sic janë tipizimi e përgjithësimi, individuatizimi etj., të cilat në cdo premierë, mendojmë se, janë zgjidhur në përgjithësi drejt. Me spektaklin “Quo vadis*” regjisura e tij na vjen me një pozë krejt të re, e cila ka dimensione dramatike, lirike dhe prirje për kredhje filozofike. Në këtë spektakël ai abstragon dhe i tejkalon të gjitha rastisjet, eventualitetet përgjuese mbase dhe të koicidencave fare të ngjashme të regjisurës së tij të mëparshme.

Laboratori alkimik i tij gjallëron dhe vë në lëvizje dramatike tërë ambientin krijues me kope detajesh që flasin artistikisht bukur në tërë atmosferën skenike në shërbim të spektaklit. Regjisura apo fuqia krijuese e Fankos ecën në saje të arsyes jo të rëndomtë, në saje të fuqisë së imagjinatës së rrallë, në koncentrimin total apo në intuite. Magjia e spektaklit “Ftesë për darkë”të autorit Stefan Capaliku, mbetet, padyshim, regjia cilësore e të mirënjohurit Serafin Fanko, këtij filozofi të teatrit bashkëkohës shqiptar.

Fanku, mes Golgotës së artit dhe peshës së rëndë të vetësakrifikimit krijues, ka arritur më së fundi aty, tek kryqi i shenjtë i vlerës, ku sublimohet dhe afirmohet e bukura. Te kjo shfaqje, Fanku krijon qasje të tilla që nxitin meditimin, që krijojnë sintezat filozofike, cka lind natyrshëm simbolet e qenies sonë kombëtare, rrjedhën e saj shekujve të mbijetesës, udhëkryqit, mëkatin dhe komplekset vetasgjësuese. Por edhe virtytin edhe aftësinë rigjeneruese të racës. Koncepti i tij ka nje sens kritik. Megjithatë ai është në thelb sublim. Gjuha e tij është moderne, sugjestive. Eshtë në teatër akademik bashkëkohor.
* * *
CMIMET

Cmim i dyte: / 1954 – Libreti i Operetes “Me ne eshte gezimi” (V. Cangu & T. Daia bashkeautore me M. Hakon, Lec Fishten). Kupa per pune me te mire te vitet ne Akademine e Filmit, Prage / 1960 – Filmi “Adoleshentet” (skenari dhe regjia.

Cmim i dyte / 1962 – Ne Konkursin Kombetar te recituesve, me poezine “Mustafa Pasha ne Babune” te N. Mjedes. 1968 – Ne konkursin e Pare Kombetar te Teatrove, per pjeset “Keshilli i ndrikullave” i Sh. Mites, “Lagjja e varfer” e F. Pacramit, (si regjisor) .

1978 – Ne Festivalin Kombetar te Teatrove, per pjesen “Baca i Gjetajve” te F. Krajes (si regjisor) 1982 – Ne Festivalin Kombetar te Teatrove per pjesen “Gjaku i Arbrit” te F. Krajes (si regjisor); Ne Konkursin letrar – artistik me rastin e 30 vjetorit te clirimit te Atdheut, pjesa “Lindje ne shterngate” (Cmimi i dyte ,autore).

1990 – Cmimi “Pllaketa e Arte” dhene nga Ministria e Kultures se Republikes se Maqedonise (sot Maqedonia e veriut) Cmimin “Aleksander Moisiu” / 1994 – Ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrove, per pjesen “Cmurosja” te vete S. Fankos (spektakel dhe regji)

Cmimi i pare / 1995 – Ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrove, per pjesen “Ftese per darke” te S. Capalikut (ne regji). Cmimi “Aleksander Moisiu” (shfaqje e regji) dhe Cmimi i pare (ne regji) / 1997 – Ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrove, per pjesen “Quo Vadis” te vete S. Fankos
* * *

VEPRAT
1954 – “Me ne eshte gezimi” (S. Fanko, M. Hanko, L. Fishta) libret operete.
1954-1955 – Cikel me poezi, botuar ne shtypin e kohes.
1960 – “Lukja” (skenar filmi me metrazh te shkurter).
1960 – “Adoleshentet” (skenar filmi me metrazh te shkurter)
1962 – “ishulli i vetmise” (drame e humbur).
1964 – “Pertej pragut” (drame) vene ne skene ne Teatrin “Migjeni”.
1967 – “Kater nga armata” (drame) vene ne skene nga Akademia e Arteve, Vlore, Shkoder, e shume grupe amatore;
1974  – “Cifti i lumtur” vene ne skene per here te pare ne Teatrin “Migjeni” 
1976 – “Lindje ne shterngate” (drame), vene ne skene ne Teatrin “Migjeni”
1992 – 1993 “Kenga e dhembjes krenare” (skenar poetik mbi vepren e Migjenit), vene ne skene ne Shkoder, Struge, Teatri i Operas dhe i Baletit Tirane). “Tregim per Makbethin” (skenar poetik i mbeshtetur mbi vepren e Shekspirit, te autoreve Mari dhe Carls Lamb e Nolit, vene ne skene ne teatrin “Migjeni”; “Pse” (drame , mbi motivet e romanit me te njejten titull te S. Spases ve ne skene ne Shkoder; Teatrin turk ne Shkup;
1994 – “Shtegtim ne ankth” (drame, mbi motivet e romanit “Gjenerali i ushtrise se vdekur” te I. Kadarese) vene ne skene ne teatrin “Migjeni”. “Cmurosja” (drame, vene ne skene ne teatrin “Migjeni”).
1997 – “Quo vadis” (drame, vene ne skene ne Teatrin Kombetar Tirane.
1998 – “Trokitje ne dyert e dhimbjes” (drame, vene ne skene ne teatrin “Migjeni” te Shkodres.

Ekskluziviteti ne kete faqe:  Maj 2020
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” / albas botime 2019 / Xh. Bushati / f. 203 – 223

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here