Seri e re – Serial i vjetër!

0
751
 
Janë katër ndeshje. Shqipëri – Spanjë, Shqipëri – Turqi, Shqipëri – Francë dhe Shqipëri – Angli. Është i njëjti rezultat, 0-2. E njëjta paraqitje – një turp! Pra, si të thuash, një seri e re në serialin e vjetër kur, pas të tilla ndeshjeve ndihesh shumë keq! Të njëjtët trainerë – Italianë dhe besoj se kjo nuk është një rastësi. Në këtë botë të futbollit, pa diskutim që ka ekipe të mëdhenj dhe ekipe të vegjël por, mentaliteti është ai që bën ndryshimin, përpjekja, sedra, zemra në fushë. Jemi thjesht inferiorë ndaj një emri sado pak të madh dhe nga ata që kënaqen sepse evituan një goleadë!
Lojtarët tanë nuk luftojnë fort në mesfushë. Nuk ndërrojnë dot katër pasa. Duke parë ecurinë e viteve të fundit, që nga koha e De Biazit e deri më sot, duket qartë se ndeshjet në shtëpi nuk janë një plus por një minus për Kombëtaren tonë. Që do të thotë, ne kemi përvetësuar atë stilin e vjetër italian të lojës në mbrojtje. Rezultatet dhe paraqitjet jashtë fushe e tregojnë këtë. Kujtoni Norvegjinë, Serbinë, Danimarkën, Portugalinë, Turqinë, Andorën, ndeshjet dhe pikët e mara. Prezenca në fushë brenda e jashtë Shqipërisë.
 
Çfarë mbeten nga ndeshja e sotme janë, një moment i artë në fillim me Uzunin dhe finalizim prej amatori! Supozohet është lojtari më në formë i Kombëtares! Fituam kornen e parë në 78′! Lojtari që ka prekur më shumë topin, përveçse me duar, çuditërisht edhe me këmbë, është Etrit Berisha, portieri! Kusuri, ishte një piramidë 5-4-1! Edi Reja, një ditë më parë pati premtuar që do ta sulmojmë Anglinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here