Serie “A” 2020-2021 | Milani, Kampioni i Dimrit!

0
526

Milan Kampion i Dimrit, nje jave para!

Duhet pranuar se ky sezon i kampionatit italian eshte me i ekulibruari, me i bukur dhe me interesanti te pakten ne 5 edicionet e fundit.

Natyrisht jemi akoma larg ne distance po te krahasojme shkelqimin qe pati ky kampionat gjate v. 80-te, 90-te.

Edhe pse luhet me stadiumet bosh, gjithsesi ky sezon rrezulton te jete me lart ne nivel nga te kaluarit, te pakten deri tani pas 18 javesh ku pretendentet jane Milan, Inter e Napoli! Duke pare edhe pretendetet, a thua edhe ngritja e nivelit eshte rastesore ?

Me fitoren ne Kaljari, Milan eshte shpallur kampion i dimrit nje jave para perfundimit te fazes se pare. Ibrahimovic`, njeriu kyc i kesaj skuadre, mbasi eshte kthyer nga nje periudhe e gjate demtimi, ka shenuar nje “doppietta” duke sigluar per nga rradha te 5-tin dygolesh ne kete kampionat.

Ka qene  nje mbremje magjike per suedezin dhe Milan, ne radhet e te cilit eshte bashkuar edhe kroati, gjigandi Mario Mandzukic`.

Milan qe ka kryesuar nga java e 4-te nuk e ka leshuar asnjehere vendin e pare duke grumbulluar 43 pike me 13 fitore, 4 barazime dhe vetem nje humbje!  

Ndeshja e karteles ka qene ajo e mbiquajtura ne histori si “Derby d`Italia” , sfida italiane ne mes Inter dhe Juventus. Skuadra e drejtuar nga Konte, e ka dominuar kampionen ne fuqi Juventus, te cilet ne kete ndeshje nuk ishte kurre e afte te reagonte.

Do te mbahet mend si dita e nje simfonie zi-kalterve dhe forma e dobet e CR7 ne fushe. E dyta, me 40 pike dhe nje golaverazh 45-23. Bindese!

Pirlo: “Kemi qene pa nerv dhe aq jo ekzistente sikur nuk dolem fare ne fushen e lojes”.

Dicka mungon, dicka nuk shkon ne “fatin” e tyre dhe eshte fakt qe kete sezon Juventus, me nje C. Ronaldo te lodhur, deri tani eshte paraqitur jashte formes se duhur edhe pse shume ne Itali para ndeshjes me Inter, besonin se ky ekip de futej ne vallen e pretendeteve. Por ja qe shifrat kokeforte tregojne: -7 pike  nga Inter,  -10 nga Milan kryesues, dhe vetem vendi 5-te per skuadren e Anjelit, ku piken me te dobet e ka ne mbrojtje e mesa duket  nuk ka me ate qe nje pjese e italianeve nuk ngurrojne ta shprehin vendimin “in buona fede” te gjyqtareve!

E treta eshte Napoli . Insinje dhuron magji te stilit Maradona. Rezultat tenistik ndaj Fiorentines, 6-0!

Roma eshte e 4-ta, por as qe e meriton ate pozicion. Nje skuader qe ka humbur identitetin roman tek nje trainer medioker dhe nje grup lojtaresh spanjol te kualitetit te dobet. Rruga e Romes ne kete kampionat ngjason me ate te nje “luna park” , ngjitje dhe zbritje marramendese duke konfirmuar edhe kete sezon nje cmenduri, si nje skuader pa autoritet dhe ekuiliber.   

Fundi i tabeles se renditjes eshte pothuajse me nje diference 4 pikesh ne nje ekuiliber prej 5-6 skuadrash, nga Udinese (16 pike) ne vendin e 15-te deri tek e fundit, Crotone (12 pike).

Java e `18-te! Rezultatet:

Lazio-Roma 3-0 / Bologna-Verona 1-0 / Torino-Spezia 0-0 / Sampdoria – Udinese 2-1 / Napoli-Fiorentina 6-0 / Crotone – Benevento 4-1 / Sassuolo – Parma 1-1 / Atalanta – Genoa 0-0 / Inter – Juventus 2-0 / Cagliari-Milan 0-2.

Kryeson, Milan me 43 pike i ndjekur nga Inter 40 pike, Napoli e Roma 34 pike!

Ne fundin e tabeles jane: Torino e Parma 13 pike  dhe Crotone 12 pike!

Golashenuesit me te mire: C. Ronaldo (Juventus) 15 gola; Lukaku (Inter), Imobile (Lazie) 12 gola!

 

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 18 janar 2021

 

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here