SERIE “A” 2021-2022 | STARTON SEZONI I RI PËR FITIMIN E TITULLIT “SCUDETTO”!

0
289

Java e pare e Serie “A
Qe te shtunen e 21 gushtit, startoi keshtu sezoni i ri i serie “A” me 4 ndeshje te programuara nga Federata si “anticipo” te javes se 1-re, e cila ne vetvete eshte ndare ne tre dite ne mes se shtunes e te henes.

Vetem ne kater ndeshjet e para u shenuan 16 gola. Fitore e thelle , 4-0, e kampioneve ne fuqi te Interit, e Lazies ne Empoli (3-1), e Atalantes 2-1 po jashte fushes se saj ne Torino si dhe e Sassuolos (3-2) ne Verona.

Edin Dzeko me fanelen e Interit debuton me gol ne javen e 1-re.

Java e 1-re vazhdoi te dielen e 22 gushtit me 4 ndeshjet e tjera ne te cilat u shenuan 15 gola te tjere duke e ngritur shifren e larte te shenimit ne 31 gola ne 8 ndeshje (pa llogaritur dy ndeshjet e se henes);

Nisje e gabuar e Juventusit qe e fillon me C. Ronaldon ne stol (vendim qe ngjalli diskutime) dhe megjithate shenon 2-0 shpejt, e me vone portieri Szczesny me gabimet e tij i jep mundesi Udinezes te barazoje 2-2! Ronaldo futet ne fushe dhe shenon por “cuditerisht” VAR e anulon ate. Te anullosh nje gol Juventusit dhe Ronaldos eshte nje vendim i veshtire per t`u marre gjithsesi duket nje shenje e mire nga ana e gjykimit, vleresimit te kampionatit te ri ne mbarevajtjen dhe ecurine e tij!
Por sic e ka treguar ne shume raste pervoja ne te shkuaren skuadra ka bere nje kthese te forte mbas 4-5 javesh duke rezultuar “e pathyeshme” deri ne fund te kampionatit, do te thonim me shume si pjese e nje skenari te parashturar se sa nga aftesia dhe niveli i lojes qe shfaq vete skuadra e Anjelit.

Roma mund 3-1 Fiorentinen nje kundershtare te forte dhe nen drejtimin e Murinjos e fillon me kembe te mbare edhe pse skuadra vazhdon te paraqese mangesi sidomos ne repartin e mbrojtjes.
Megjithate kesaj radhe shfaqi karakter e mentalitet fituesi qe u dalluan patjeter si puna e trajnerit me lojtaret. Me teper se e kalueshme prova e pare e qendersulmuesit anglez Tammy Abraham qe ishte vendimtar ne dy golat e pare te Romes. Te njejten duhet thene edhe per Shoumurodov qe asistoi ne golin e trete te shenuar nga Veretout . Ajo qe i mungon Romes tani dhe Mourinho e di fort mire, eshte nje mbrojtes i qendres, ruajtes i ashper, si dhe nje leader ne mesfushe (i tipit De Rossi, Strootman apo Nainggolan).

Megjithese Mourinho pas ndeshjes deklaron: Ajo qe me mungon tani jane tre piket e ndeshjes se ardheshme. Hymni i skuadres se AS Roma duhet te luhet kur lojtaret te jene te pranishem ne fushe dhe te kendohet njekohesisht si nga tifozet ashtu edhe nga te gjithe futbollistet e Romes!  

Qendersulmuesi i ri i Romes se Mourinho, Tammy Abraham, vendimtar ne fitoren 3-1 kunder Fiorentines

Ne stadiumin “D. A. Maradona” ne Napoli, skuadra vendase e drejtuar nga Spaletti nuk e kishte dhe aq te lehte fitoren 2-0. Ozimen nuk i reziston nervave, perjashtohet me te kuqe, Insigne humbet penallti e mandej shenon pas proves se dyte po nga pika e 11-metershit dhe Napoli merr tre piket e startit.

Insigne, ne te mire dhe ne te keq te skuadres se Napolit qe megjithate e nis me fitore

Te henen Milan pergjigjet fituesve te tjere ndonese 1-0 ne Xhenoa kunder Sampdorias.
Ne pergjithesi nga pretendentet nuk zhgenjeu askush ne kete jave te pare.
Per t`u shenuar edhe prania e tifozeve ndonese e pergjysmuar ne stadiumet e serie “A” edhe pse pandemia vazhdon me valet e saj te perhapjes ne Itali, Europe e mbare boten!

Me poshte rezultatet dhe klasifikimi simbas gazetes me te njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”;


_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 23 gusht 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here