Romani i madh “Scudetto”!
Historia e nje futbolli madheshtor, kampionati italian Serie “A”!
PJESA 1
HYRJE
HISTORIA E NJE FUTBOLLI MADHESHTOR SCUDETTO *(1)
Legjenda e kampionatit ma terheqes ne bote e ka nisjen ne vitin 1929, pothuajse rastesisht linde ne Itali “il girone unico”(*2).Turneu ma kryesore kombetare e ka lindjen ne shekullin paraardhes,vitin 1898,me nje sezon fillestar te perfshire ne nje dite te vetme, tre ndeshje ne qytetin Torino,me “Genoa”fituesen e pare; Lotaria e skuadrave pjesemarrese ka shkuar duke u rritur ne nje permase te dukshme,me radhe e me rradhe,ku interesi per sportin e importuar nga maestrat Britanike u perhap si nje “njolle voji”. “Il calcio”misheron nje frymezim popullor masiv qe eshte evident dhe manifestohet ne rritjen e fluksit te publikut ne anet e fushave.Ne fillim eshte si nje “litar i tendosur”per te kufizuar vrullin,entuziazmin,mandej fillohet duke ndertuar shkallet e tribunave dora dores, derisa fenomeni behet masiv,duke thirrur interes e duke terhequr pasion.
Topi interpreton deshiren e vemendjes kenaqesine e agonizmit dhe xhestin teknik,por edhe ate vullnetin e perhapjes,te perkrahjes,te vendosjes ne loje qe te zevendesoje luften dhe gabimet e saj.Jo me kot qe perhapja e madhe e “il calcio”rregjistrohet si nje kapitull,si e nesermja mbas barbarive te konfliktit te pare boteror. Ne pak vite,ndertimet e stadiumeve te medhaja barazohen me mundimet racionaliste ne panoramen teknike dhe agonistike.Kur kalohen kriteret territoriale, skuadrat e cilesive te mira iu hiqen tiparet provinciale dhe bashkohen ne nje grup (Girone unico),atehere linde “il calcio” modern ne ltali, me perspektivat te nje zhvillimi te epokave te pamendueshme.
“Calcio2000”
#48/12-2001
FJALORI: *1.SCUDETTO – Titulli kampion / Distinktivi ne fanellat e fituesve te kampionatit. *2.GIRONE UNICO – Nje grupbledhje skuadrash me ndeshje vajtje-ardhje.
1929 – 1930
“AMBROSIANA”
KAMPIONATI 1929 – 1930
“GRANDE RIMONTA NERAZZURRA(*1)
Ardhja e nje Grupimi te vetem eshte nje lloj fati i befasishem. Shume gjera ishin ndryshuar qe nga viti 1898, data e kampionatit te pare, e diskutuar ne nje dite te vetme ne mes kater skuadrash. Pamja ishte zgjeruar.
U kalua prej dallimit gjeografik ne mes grupeve (veri-jug) per te privilegjuar nje teknik (kombinimin e skuadrave me te mira, dhe te atyre te nje niveli te ulet ne klassifikimin e dy grupeve).
Ne veren e vitit 1929, presidenti i Federates Leandro Arpinati, dhe sekretari Giuseppe Zanetti, vendosen te ndryshonin; caktuan bashke ne mes tyre, nga njera ane tete skuadrat me te mira te klasifikuara ne te dy grupet, dhe nga ana tjeter tete skuadrat e dyta te po ketyre dy grupeve. E mandej ndryshuan edhe emrat e ketyre dy grupeve, ”Serie A” per kategorine e pare dhe “Serie B” per te dyten. U zbatua keshtu seleksionimi i vlerave deri atehere i kundershtuar nga skuadrat e “vogla” per motive ekonomike. Keshilli federal pranoi pa kundershtim, duke lindur keshtu “Girone unico” i destinuar te paraqes nje motor te fuqishem te rritjes teknike, dhe te popullaritetit te futbollit Italian. Skuadrat, megjithate ishin 18-te, shkaku i kohezgjatjes se ndeshjeve suplementare ”spareggio” ne mes 8-te skuadrave, duke njohur njekohesisht kalimin e Lazio-s dhe Napoli-t qe u keshillua ”il ripescaggio”(*2) i te dy skuadrave, dhe deshira per te shpetuar per motive patriotike Triestina-n qe u klasifikua ne vendin e9-te.
Parashikimet jane per Bologna kampione ne fuqi, dhe Torino, qe megjithate paraqet shenja lodhese pas ardhjes nga nje turne i gjate sudamerikane, por qe te dyja dalin shpejt nga synimet per titullin. Dominojne fazen e pare Genoa (emer i italianizuar nga rregjimi) dhe Juventus. Ambrosiana duket jashte “lufte” pas 9-te javesh nga dy humbje te medhaja, prej Romes, jashte fushes se saj, dhe nga Triestina ne fushen e Ambrosiana-s. Perkundrazi prej se dieles pas dy humbjeve, duke fituar ne fushen e Alessandria-s ”i neroazzurri” drejtohen ne nje “sulm” te fuqishem ne rrugen drejt titullit, qe i vendose ato mbas javes se 15-te nje pike prapa dyshes kryesuese.
Nje jave me vone duke fituar ne fushen e Juventusit, Ambrosiana eshte ne krye te klasifikimit, duke pasur si avantazh humbjen e Genoa-s ne fushen e Livorno-s.
Me 16-te shkurt Ambrosiana eshte kampione e dimrit, dhe ne pak jave zgjat distancen ne pike nga Juventus e Genoa ; do te humbase vetem ne Napoli me 29–te Maj, e mandej me 8 Qershor ne Torino 4 – 1, por ne javen e 32-te ne nje ndeshje dramatike “shtyn sulmin”
e Genoa-s ne fushen e saj 3 – 3, dhe nje te diele me vone duke mundur Juventus 2 – 0 eshte “Campione d`Italia” nje jave perpara perfundimit te turneut.
Ne fundin e klasifikimit eshte renia e shpejte e Cremonese-s. “Lufta“ per te qendruar ne Serine A, shikon Padoven qe nuk mund ta perballoje e mbytur nga nje 8 – 0 ne Rome, dhe qe rrezohet perfundimisht ne “serine B”.
FITUESIT
“IL BALILLA, E I SUOI… FRATELLI” (*3)
Eshte quajtur me perpara “Internazionale”, dhe tani quhet “Ambrosiana” qe erdhi nga shkrirja, bashkimi ne vitin 1928, me nje tjeter shoqeri historike te qytetit, ”Unione Sportiva Milanese”. Ja pse perkrah vijave vertikale blu-zi tradicionale paraqitet, nje skaj me kuadrate bardhe-zi (ngjyrat Milanese) ne jaken e fanellave.
Presidenti i nderit eshte deputeti toskan Lando Ferretti, presidenti efektiv Oreste Simonotti, ”factum” organizativ dhe drejtori sportiv Aldo Molinari. Fushata e shitblerjeve eshte ne lartesine jo te duhur, vetem ne vere arrijne perforcime, pervec ”mago” Arpad Veisz.
Struktura e skuadres eshte solide. Ne porte i shkathti Degani, mbrojtja eshte e drejtuar nga Allemandi qe do te behet kampione i botes; bashkevepruesit, nje tjeter mbrojtes anesor, Gianfardoni, ne krahet , mesfushoret qe te dy te kombetares, Rivolta, Castelazzi. Mesfushor i qendres “lo spigulone” gjatoshi Gipo Viani, i avashem por me nje mjeshteri te madhe , qe me vone do behet famoz si tranier. Ne sulme gjysmesulmuesit Serantoni i pashtershem dhe me nje marredhenie “magjike” me Meazza e Blasevich, ne krahet Visentin e ”Poldo” Conti, mjeshter i triblimit dhe ne sherbim te ekuilibristit, akrobatit, talentit ne ate kohe “Balilla”, Giuseppe Meazza.
SURPRIZA
“IL FONAMBOLO IN QUARANTENA”(*5)
”Karta e Viareggio-s” ne Gushtin e vitit 1926 kishte mbydhur kufijte e “calcio” duke lene megjithate hapur deren per “rimpatriati” (te riatdhesuarit), te njohur mire si “oriundi”. Paraqitja e shkelqyeshme e Argjentines ne Olimpiaden e Amsterdamit ne vitin 1928 binden drejtuesit e Juventus te drejtoheshin tek Raimundo Orsi, lojtari i krahut te majte me nje triblim te rrufeshem. Oferte “faraonike” (rroga prej 8000 lirash ne muaj, nje “Fiat 509” dhe nje cmim fillestar prej 100.000 liretash, shifra marramendese), binden Orsi-n te pranonte duke provokuar nje indinjate ne rradhet e bashkeatdhetareve te tij.
Kunderveprimet ishin te atij lloji te dhuneshem saqe Federata Italiane refuzoi, hodhi poshte transferimin, duke lene ne karantine Orsi-n per nje sezon. Mandej prej 1929-1930, ”Mumo” u be i disponueshem duke shfaqur nje spektakel te jashtezakonshem fintesh, krijimesh ne fushe dhe gola te shenuar, si rradhe here te para ne fushat Italiane te futbollit.
Ne Dhjetor, Vittorio Pozzo, intendent teknik i sapovendosur i nacionales italiane, i veshi fanellen “Azzurra” duke hapur keshtu nje sezon te madh i destinuar te arrije kulmin me titullin kampione te botes me 1934. I lindur ne Buenos Aires nga prinder Italiane me 2 Dhjetor 1901, Orsi ka qene sipas gjases “la piu grande ala” (*6) e futbollit Italian per te gjitha kohet. Ka vdekur me 6 Prill 1986.
ZHGENJIMI
“CREMONESE”
Cremonese kishte qene e ankoruar ne futbollin cilesor ne vitin 1929 dhe qe atehere kishte figuruar me dinjitet, duke arritur me 1926 vendin e dyte ne grupin e vete. Kampionati me nje grumbullim te vetem skuadrash kishte qene fatale per te.
Gabime te renda u bene ne shitblerje; mbrojtja u dobesua me shitjen e Maronit tek Milan nderkohe ne sulm, krahu i majte u be menjehere i dobet e me vone mbeti nje problem me “nuovi”(*8), Cavicchioli e Mazzoletti te pazote per te gjetur rrugen e rrjetes. Mbas 16-te javesh e mbas humbjes ne fushe e saj me Brescia-n 0-1 ,tranieri hungarez Bela Ludvig u zevendesua nga Talamazzini pa rrezultate te cmueshme.
Pa nje loje dhe shpirt luftarak, skuadra “griggiorosa” humbi serine A, kater jave perpara perfundimit te turneut, me 1 Qershor, dita e barazimit ne fushen e vet me Padova, ishte shenja e nje krize te rende sintetizuese ne nje date elekuente; per te “shijuar “ “serie A” do ti duheshin Cremonese-s 54 vjet!!!
Vetem ne vitin 1984 skuadra e ndodhur ne “serie C” dhe ne “quarta serie” do te arrije te kthehet ne mes skuadrave te medhaja.
“NGJARJA”
“IL DRAMA DI VIA GOLDONI” (*9)
Duhen edhe tre jave drejt perfundimit (dy javet e fundit plus ndeshjet rikuperuese te javes se 30-te), me 15 Qershor 1930 ne stadiumin e vjeter te rruges “Goldoni” ne Milano, Ambrosiana duhet te perballoje pengesen e fundit ne rrugen drejt “scudetto”; mberrine Genoa, e dyta ne klasifikim e distancuar me tre pike, mbas dy humbjeve te kjarta te kryesueses, ne Napoli dhe ne fushen e Torinos.
Pritja eshte e madhe. Tribunat e vjetra prej druri qe jane te mbushura plot e perplot me te apasionuar fillojne te kercasin nga ana e majte pak minuta para fillimit te takimit, kur njerezit ndjekin zhvillimin e ushtrimit te nje aeroplani qe fluturon andej-kendej permbi fushen e ndeshjes. Avioni ne nje fare pike merr pak ulje per te leshuar ne fushe topin e sfides, ndersa levizja simultane e te pranishemeve provokon te pandreqeshmen; me nje zhurme shurdhuese strukturat bien poshte, njerezit zhduken nga pamja te “kaperdire” nga nje pluhur i madh. Menjehere ngrihen zera per ndihme.
Ne peshtjellimin vijues, hiqet rrjeta rrethuese e fushes dhe tifozet shperndahen ne terrenin e lojes; megjithate nuk duan te protestojne, sadoqe eshte e veshtire per te shmangur “rrezikun” qe ndeshja te mos luhet. Ne mes te plagosurve nje thirrje per Meazza: ”Ne qofte se sot ju fitoni, une do te sherohem”.
Nderkohe qe shpejtojne ndihmat e shpejte (ne fund do te numerohen 14 te plagosur, e per fat asnje te vdekur), arbitri Carraro i Padova-s mbledh drejtuesit dhe futbollistet e te dy skuadrave dhe jep vendimin qe te luhet, sidoqofte, per te cilen do te diskutohet shume me vone. Ndeshja del “rocambolesca”(*10) me nje perfundim
3 – 3 elekuent, dhe me titullin ne “xhep” te Ambrosiana-s.
“PERSONAZHI”
“NEL CARNEVALE DI TRIO”(*11)
I perkiste treshes se fameshme te Torino-s. Gino Rossetti (por mbiemri i tij i vertete ishte Rosetti, ku nje gabim i zyres se gjendjes civile i kishte shtuar nje “s”), me rregjisorin Baloncieri dhe “l`ariete” (*12) argjentinasin Libonati. Ai ishte nje force e natyres. I fuqishem si nje “dem”, posedonte shkathtesine e tribluesve te medhenj dhe te nje gjuajtje me shpejtesi te fameshme. Kishte lindur ne La Speria me 7 Nentor 1904.
Presidenti i Torino-s Marone, ra dakort per blerjen e tij nga “Spezia”,(divizioni i dyte) ne vitin 1926, per 25 mije liretash. Keshilli drejtues i Spezia-s, megjithate nuk dha garancine per shitjen. I zhgenjyer futbollisti vendosi te bashkohet me vellane e tij me te madh Giuseppe i emigruar ne Kili, dhe te luaje me “Valparaiso”.
Vendimi i gabuar, duke humbur lojtarin dhe leket e vendosura i “kthej” drejtuesit ligure, dhe ishte portieri Latella qe “peshkoje” ne mbremjen e 3 Tetorit 1926 Gino Rosetti-n ne nje Hotel te vogel ne Xhenova, ne pritje te largimit, per ta sjellur ate me fanellat “granata”(*13).
Rosetti luante “interno sinistro”(*14), dhe gjeti tek Baloncieri e Libonati mbeshtetjet ideale. I bujshem progresi i tij: 19 gola ne `26-27, nje vit me vone 23 gola, madje biles ne `28-29, 36 gola ne 27 ndeshje. Ne te parin turne te “girone unico”, tashme lojtare i perfaqesueses, ka ndjere mungesen e mbeshtetjes se
Libonati-t, “i penguar” nga nje semundje, e megjithate konfirmohet duke shenuar 17 gola. Vetem ne vitin 1933 duhet te leshoje Torino-n per Napoli-n.
Vdiq ne vitin 1992.
“GOLASHENUESI I TURNEUT”
“L`EXPLOIT DI BABY GOAL”(*15)
Ne periudhen e kampionatit “girone unico” Giuseppe Meazza eshte vetem 19-vjec, e megjithate eshte ne kulmin e zhvillimit, ”lulezimit” te mjeshterise se tij si lojtare klasi. Sipas ndonji opinioni, lojtari me i madh Italian per te gjitha kohrat.
E sigurte, prototipi i artistit si golashenues ne menyren italiane, kampione i kompletuar per aftesine ne perdorimin e topit, gjenialitetin taktik, dhe ndjenjen ”straripante”(*16) te golit. Me 262 gola, eshte golashenuesi me me rrezultat ne kampionatin Italian mbas Silvio Piola-s, ndersa i takon vendi i katert ne listen kufizuese te turneve ”girone unico” me 218 gola te shenuar. I kishte mjaftuar te deputonte ne kampionat si nje shpresedhenes, premtues, si nje ” rrezerve kualiteti” (perkufizimi i te madhit Bruno Roghi), e per te lene gjurme te klasit te vet; 11 gola ne `27-28, madje 33 gola ne 29 ndeshje ne vitin e mevonshem, 18-vjec.
I shpejte madje “tinezar”, akrobat por edhe me nje finte te prere qe i le te shtangur kundershtaret e madje projekton gjuajtjen per ne rrjete, Meazza le pa mend, mahnit per pjekurine e parakoheshme qe shtyn komisarin teknik ”azzurra” Vittorio Pozzo te beje qe te deputoje kunder Zvicerres ne Rome me 9 Shkurt 1930, ne vendin e shumepriturit Sallustro. Meazza shenon dy gola, qe mbyllin nje 4 – 2 , ricuperimin e skuadres”azzurra”, duke u bere “idhulli” i Italise se tere. Mbyll sezonin ne krye te goleshenuesve me 31 gola te shenuar ne 33 ndeshje; tashme nuk ka me dyshime, eshte lojtari me i forte italian i periudhes.
FJALORI
KAMPIONATI I PARE 1929 – 1930
*1-Grande rimonta nerazzurra – ricuperimi /rimontimi, i skuadres me fanellat blu – zi. Rritja ne tabelen e klasifikimit.
*2-Il ripescaggio – me rinxjerr / me arrit me e gjetur perseri / ripeshkoj.
*3-Il balilla e i suoi fratelli – epitet per G.Meazza .
*5-Il funambolo in quarantena – akrobat / ekuilibrist.Epitet per Orsin, i cili nuk luajti nje sezon per arsye te indinjates se madhe ne rradhet e bashkeatdhetareve argjentinas.
*6-La piu grande ala – rol ne fushen e lojes ,ku ne te cilin shquhet ,dallohet per vlerat e tij.
*8-I nuovi – lojtaret e sapo arritur ne skuader.
*9-Il drama di via Goldoni – ngjarja qe ndodhi ne stadiumin ku luante Ambrosiana, e qe ndodhej ne rrugen “Goldoni”
*10-Rocambolesca – nje ndeshje me nje rrjedhje ngjarjesh te paparashikuara /te cuditeshme njera pas tjetres.
*11-Nel carnevale di trio – flala eshte per Rosetti, lojtare qe i perkiste treshes se fameshme te Torino, bashke me Baloncieri e Libonati./ (shpesh gazetaret italiane vene krahasime epitete te ndryshme, madje edhe prej atyre me sens humori.
*12-L`ariete – shenje e oroskopi, dashi.
*13-Granata – ngjyra karakteristike e skuadres se Torino-s.
*14-Interno sinistro – rol i lojtarit ne fushen e lojes / gjysmesulmues i majte.
*15-L`exploit di baby gol – (nga anglishtja) arritja / bema / fama e vogelushit, Meazza.
*16-Straripante – vershim,/ qe shperthen ,qe vershon si lumi kur del nga shtrati i vet.
___________________________
VizionSportiv / Ora e Kampioneve
Titulli i origjinalit: “Il grande romanzo dello Scudetto” i Karlo Kiezes
Perktheu : Pjerin Bj. (Calcio 2000, koleksioni personal 2001-2004).
© Te gjitha te drejta e rezervuara
*Gjate perkthimit eshte perdorur ne shume raste fjale ne Italisht per te mos devijuar ose per te qene me afer origjinalit te epiteteve, thenieve qe jane vene nga gazetaret italiane,drejtuar fakteve,lojtareve,rrethanave etj., e duke mbetur e transmetuar ndjenja interesante, argetuese tek lexuesi. (Shenimi im )