Serie “A”! Fytyra “bardh e zi” të një futbolli të korruptuar | Juventus nën akuzë!

0
791

Rasti i perfitimit kapital, falsifikim i bilancit!
Viti i zi sterr per skuadren Juventus jo vetem me rezultatet ne fushe por tani edhe nen hetim !

Vazhdon dominimi i Juventusit “te pathyeshem” por kesaj radhe tek lajmet për hetimin nga Prokuroria Publike e Torinos për fitime kapitale që sheh në hetim drejtuesit e lartë te kesaj skuadre, duke filluar qe nga presidenti Agnelli.

Mbas rastit te “calciopoli“ te vitit 2006, ku Juventus u flake ne Serie “B” duke bere nje buje te madhe ne mbare opinionin publik sportiv, ja perseri tek permendet skuadra e Anjelit, e fanellave bardh e zi (por me shume te nxira nga raste te tilla qe mesa duket jane ne ADN-ne juventine).

Kete vit krahas shembjes se skuadres ne fushen e loje kesaj radhe Anjeli dhe drejtuesit e Juventus akuzohen per perfitim capital dhe falsifikim bilanci.

Gjithsesi investigimet po vazhdojne dhe nese konfirmohet nje gje e tille ajo qe rrezikon skuadra mund te jene disa :

Gjoba, dënime, deri dhe përjashtime. Diapazoni i sanksioneve të drejtësisë sportive është shumë i gjerë .

Ne baze te investigimit te “Prismes” qe vendos Juventus nen hetim, presidentin e saj Anjeli dhe katër drejtues të tjerë, duke iu referuar nenit 2622 të K.Civil , akuzohen per: “komunikim i rremë korporativ i shoqërive të listuara”, si dhe nenit 8 të dekretit legjislativ 74/2000 “Lëshimi i faturave dhe dokumenteve për transaksione të rreme”. Në vijën e parë, ligji e drejton gishtin drejt drejtuesve të cilët “në komunikimet e korporatave drejtuar aksionerëve ose publikut ekspozojnë me vetëdije fakte materiale që nuk korrespondojnë me të vërtetën ose lënë jashtë faktet materiale përkatëse”. Dënimi varion nga tre deri në tetë vjet burgim!!!

Abuzimi me fitimet imagjinative të kapitalit në futbollin italian nuk shqetëson vetëm Juventusin: ka qenë mjaft i zakonshëm rasti vitet e fundit dhe ne klubet e tjera qe tani po “dridhen”. Por sigurisht shifrat e kontestuara nga klubi i Juventusit janë të mëdha: 282 milionë në tre vjet .

Rrezim i turpshem per Juventusin. Ka data, shifra për t’u rrethuar sepse janë mitike dhe të tjera për t’u kryqëzuar sepse janë shumë të zeza.

Kunder Atalantes Juventus arrit sot humbjen e trete ne fushen e saj. Një tjeter disfatë që eliminon shpresat për rikthimin ne luften drejt titullit në kampionat, e largon Juventusin nga Champions League dhe i jep fund një jave makthi pas katër shuplakave të forta “flake ne fytyre” te marra nga Chelsea.

Ligji i vjetër sarkastik i Murphy, i kujtuar më shpesh nga humbësit, nuk kursen as klubin më të fuqishëm (nga pasuria) në Itali: “Nëse diçka mund të shkojë keq, do të ndodhë”.

Por edhe këtë herë, fati i keq nuk ka lidhje me natyren e Juventusit. Se mos eshte hera e pare nen akuze!!!

Vazhdimi per pjesen e dyte. denimi i Juventusit, linku ketu: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/skandali-juventus-mashtrime-financiare-masa-kunder-vetem-15-pike-ne-renditje/

____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
27 nentor 2021
Referenca, fakte dhe deshmite ne formulimin e ketij artikulli u moren nga shtypi i mirenjohur ne tere boten La Gazzetta dello Sport!

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here