Java futbollistike nr 21, për sa i përket klasifikimit nuk solli asgjë të re në Itali. Tre ekipet kryesuese fituan dhe nga poli i kundërt, askush nga ekipet e fundit, nuk siguroi as edhe një barazim në luftën për mbijetesë. Kështu Milan, udhëheq klasifikimin i pari por gjithnjë duke e ndarë vetëm një hap i gabuar nga ndjekësja Inter. Sigurisht, dy pikë diferencë nuk japin siguri për fitimin e titullit. Juventus gjendet 7 pikë larg vendit të parë. Gjithsesi, e veçanta e këtij viti, është futbolli kualitativ që po luan Milan dhe Inter. Kaliari, Parma dhe Krotone duket se janë pajtuar tashmë me fatin e tyre. Tërheq vëmendjen ndeshja e bukur midis Atalantës dhe Torinos, një spektakël i vërtetë futbollistik! Më poshtë rezultatet dhe klasifikimi përsa i përket luftës për titull dhe Europë dhe luftës për mosrënien nga Serie A.
Fiorentina - Inter 0-2 Sassuolo - Spezia 1-2 Atalanta - Torino 3-3 Juventus - Roma 2-0 Benevento - Sampdoria 1-1 Genoa - Napoli 2-1 Udinese - Verona 2-0 Milan - Crotone 4-0 Parma - Bologna 0-3 Lazio - Cagliari 1-0
Klasifikimi
Milan 21 15 4 2 45-23 49
Inter 21 14 5 2 51-23 47
Juventus 20 12 6 2 41-18 42
Roma 21 12 4 5 44-35 40
Lazio 21 12 4 5 36-27 40
——————————————-
Cagliari 21 3 6 12 24-39 15
Parma 21 2 7 12 14-41 13
Crotone 21 3 3 15 15-22 12