Një javë shumë interesante. Pritej ose jo, kjo javë solli përmbysjen e madhe në renditje! Milan humbet aty ku nuk pritej, në fushën e Specias dhe Interi, duke mos llogaritur fare Lacion, sheh veten në vend të parë. Gjithashtu, ngjarja tjetër e javës ishte fitorja e Napolit ndaj pretendentes së madhe, Juventus. Sampdoria ishte fituesja në ndeshjen që pritej me interes ndaj Fiorentinës. Në ndeshjet e tjera nuk pati ndonjë surprizë. Java mbyllet sot me ndeshjen Verona – Parma.
Në gjashtëshen e parë, pra, ekipet që shkojnë në Europë, Napoli dhe Atalanta, kanë shpresa për Champions League sepse janë vetëm dy pikë pas të katërtës, Juventusit dhe tre pas Romës. . Nga ana tjetër, Lazio ka të njëjtën kuotë pikësh por, për shkak golaverazhi, momentalisht, është jashtë Europës. Pra, pritet të jetë tepër interesante kjo mini betejë midis këtyre pesë ekipeve.
Në vendet e fundit, vazhdon beteja midis Torino dhe Cagliari. Parma dhe Crotone, duket se janë të pajtuara me fatin e tyre.
Rezultatet.
Inter 3 – 1 Lazio Roma 3 – 0 Udinese
Torino 0 – 0 Genoa
Napoli 1 – 0 Juventus
Spezia 2 – 0 Milan
Cagliari 0 – 1 Atalanta
Crotone 1 – 2 Sassuolo Bologna 1 – 1 Benevento Sampdoria 2 – 1 Fiorentina
Klasifikimi
1 – Inter 50 pikë
2 – Milan 49
3 – Roma 43
4 – Juventus 42
5 – Napoli 40
6 – Atalanta 40
7 – Lazio 40
——————-
17 – Torino 17
18 – Cagliari 15
19 – Parma 13
20 – Crotone 12