Serie A | Java e 6-të , spektakël në “Meazza” dhe në derbin e Romës!

0
700

Java e 6-te , spektakel ne “Meazza” , Inter -Atalanta 2-2 dhe ne “Olimpik” ku Sarri fiton derbin e pare te tije si trajner i Lacios kunder Mourinjos.

4 gola , shtylla te goditura, penallti e humbur dhe polemika per nje gol te anulluar nga VAR!
Ritem i larte loje, emocione pa fund ne sfiden Inter-Atalanta qe u luajt si “posticipo” e ores 18 te shtunen ne nje ndeshje qe nderon futbollin dhe Serie A.
Nga menura se si rrodhen ngjarjet doli nje ndeshje e pabesueshme. Atalanta me futbollin e saj te integruar nga Gasperini tregoi se po i bashkohet skuadrave te medha te serise A , luajti bukur, rrezikoi ta humbte ndeshjen ( topi goditi traversen nga 11 metershi) por edhe per pak sa nuk e fitoi ate fill me pas me golin e anuluar nga VAR.

Lautaro Martinez kalon menjehere Interin ne avantazh ne minuten 5-te me nje super gol, nderkohe Malinovsky e Toloi permbysin cdo gje ne 1-2, madje me presionin e vazhdueshem ndaj vendasve rrezikojne 1-3. ne pjesen e dyte barazon Dzeko. Dimarko humbet penalltime per nje 3-2 te Inter nderkohe qe nga krahu tjeter VAR anulon nje gol te Pikolit dhe fitoren e Atalantes me minutat finale teper te ndezura. Oh cfare emocionesh dhe sa bukur te pershkruara me saktesi edhe nga komentatori ne Radio Rai , Francesco Repice.

Milan kalon ne Spezia ne nje ndeshje te veshtire duke fituar 2-1 fale golit te Daniele Maldini. Dinastia Maldini e lidhur me Milan vazhdon nga Cesare, tek Paulo deri tek Daniele. “beme baba te te ngjaj” . Historike deputim me gol ! Milan vihet ne kryesim per pak kohe sepse ndeshjen e Napolit kunder Kaljarit, e fitojne djemte e drejtuar nga trajneri Spaleti me pike te plota, te gjitha fitore pas 6 javeve. Sidoqofte duket se kete sezon do te rikthehet dueli i vjeter i fundviteve i 80-te Milan-Napoli.

Derby i Romes. Zhgenjen Roma e Mourinjos sidomos ne pjesen e pare, teper e terhequr ne pritje te kundershtarit per t`a goditur me kundersulm. Nje taktike qe kerkon mbrojtje te forte dhe nje mesfushe elastike, dhe nuk funksionoi kurre te jete efikase jo per fajin e Mourinjos qe nuk mund te beje mrekulli pa lojtaret e duhur.

Shpërthimi i trajnerit kundër gjyqtarit per penalltine dhe humbjen në derbi. Megjithate ai i ka “çimentuar” tifozet “giallorossi”: “Mourinjo eshte fari ynë, qe ndricon rrugen, por diçka duhet të korrigjohet”! Njelloi si dikur kur perkrahesit e zjarte te Romes mbroheshin nga Totti dhe De Rossi.

Sidoqofte nje penallti e mohuar fare hapur ne pjesen e pare kur Hysaj bie nga prapa siper Zaniolos (mireqe arbitri nuk e gjykoi te tille por te pakten perse mungoi rishikimi nga VAR ?).

Momenti kur duhej thirrur ne ndihme VAR – Video Check, jo me kot eshte vene per rastet e dyshimta.

E vetmja note pozitive per Romen eshte kthimi ne formen super i lojtarit me te mire Nicolo` Zaniolo i cili megjithate ne momentin e nderrimit ka menyren e tij per te pershendetur tifozet e Lacios. Polemike e cila e ka burimin nga nje video e aktores Anna Falchi (e njohur si tifoze e fanelave te kaltra) e publikuar ne llogarine e saj ne Instagram……

Nicolo` Zaniolo ylli i ri i futbollit italian eshte kthyer ne formen e tij me te mire mbas atij demtimi te rende qe i kushtoi Europianin.

Megjithate Serie “A” eshte kthyer ne rrugen e vet te nje kampionati te forte me ndeshje emocionuese dhe te bukura sa per shembull dy ndeshjet Inter-Atalanta dhe derbi i Romes.

_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 12 shtator 2021
P. Bj. Material i rezervuar

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here