Serie “A” | Milan-Inter 0-3, në javën e 23-të!

0
444

REPORT
Serie “A”  | Ne javen e 23-te, Derby Milan – Inter!

Perrallore sulmi interist Lu-La:
Interi e copeton Milanin dhe ikën i vetem ne kryesim.

Një dy-golesh nga Lautaro dhe një tjeter nga Lukaku i bën rossonerët të bien në -4. Super Handanovic me tre nderhyrje decizive nuk lejon që Milan të kthehet në lojë.
Nëse kjo është me të vërtetë zvogëlimi i Milanit dhe ngritja përfundimtare e Interit, do ta zbulojme se shpejti. Sigurisht që ky derbi në të cilin skuadra “nerazzurra” i mundi kushërinjtë e tyre 3-0, sjell sinjale te qarta, para se gjithash ne klasifikim, aty ne maje ku Inter tani kryeson me +4 ndaj Milanit.

Deri ketu eshte nje kampionat qe jep sinjale te ringritjes, po pra sepse sot ishte nje super ndeshje per t`u ndjekur pertej vleres si nje Derby , si nje ndeshje historikisht rivalesh, por kete sezon ishte mbi te gjitha nje sfide decizive per “Scudetto”.

Dyshja e sulmit Lu-La ka qene ne lartesine e duhur, duke vulosur rezultatin me nje dy-golesh te Lautaro dhe nje gol shume te bukur te Lukakut.

Spektakli per Inter ka qene edhe aty ne porte, duke nisur qe ne pjesen e dyte, skuadra e zi-kalterve duhet t`i bej portierit te tyre Handanovic` nje monument kur ai kryen tre nderhyrje dicizive duke thene “jo” Tonalit dhe dy here Ibrahimovic`….eshte momenti me i mire per Milan. Me pas sapo kalon rreziku, per te siguruar fitoren mendon sulmi Lautaro-Lukaku qe e thellojne rezultatin ne 3-0, diciziv e konkret.

Trajneri Pioli (Milan) , me nje vendim te cuditshem, kishte futur ne fushe skuadren me 7 ndryshime nga ndeshja e fundit ne Europa League kunder “Crvena Zvezdas” te luajtur te enjten. Dhe ja Calabria e Kjaer ne mbrojtje, Kessie ne mesfushe me Tonalin ne vendin e te demtuarit Bennacer. Saelemaekers dhe turku Calhanoglu pak me te avancuar pas Ibrahimovic` i vetem ne sulm.
Edhe Konte e ka konfirmuar 11-shin kunder Milanit, kohe perpara pa ndonje surprize: Lu-La ne sulm, mesfusha e besuar ne treshen Barella-Brozovic`-Erkisen, “kasapi” ne ndeshjen e fundit te Kupes gjithashtu kunder Milanit, i preferuar perpara Vidal.

Inter ishte padyshim më mirë në pjesën e parë ku zi-kalterit treguan ide më të qarta dhe një qasje më konkrete. Për gjysmë ore ishte një lojë gati në një drejtim, nëse flasim për rreziqet e krijuara ndaj kundershtareve . Më pak për sa i përket zotërimit të topit, por me një ndryshim të madh: Interi ka arritur më shumë se një herë të shkoje në zonë me tre-katër pasime, Milani ka luajtur kryesisht horizontal, pa mundur të ngrejë ritmin dhe për pasojë pa shumë mundësi për të gjetur hapsira qendrore. Interi ishte edhe më i mirë në shumë duele, gjë që shpjegon shumë gjëra. Lukaku ndaj Romagnolit, Lautaro ndaj Kjaer, Eriksen ndaj Tonali, Barella ndaj Kessie, Brozovic (qe ne fakt ndihmohet nga Barella) e ka “fshire” Calhanoglu kurre ekzistent ne loje. As Saelemaekers dhe Rebic nuk arritën te benin ndonje gje, fare të paaftë për të trajtuar madje edhe topat më të thjeshtë. Rezultati: Ibrahimovic përsëri pa ndihmë.

E kundërta në lidhje me pjesën tjetër ku Lu-La u gjenden – veçanërisht në 30` minutat e para te pjeses se pare – me lehtësi duke kercenuar ne zonen e Milan. Goli lindi nga një manovrim në të djathtë te Lukaku, i cili me shpejtësi i vodhi shumë metra në pak sekonda Romagnolit: krosimi i parë u bllokua nga Kjaer, i dyti ishte i perkryer dhe arriti si me telekomande në kokën e Lautaro qe nuk gabon. Të gjitha manovrat interiste ishin shumë te bukura, të gjitha perfekte edhe sepse mbrojtësit e Milanit u kthyen në statuja dhe argjentinasi kishte privilegjin të ndikonte në evitimin midis Kjaer dhe Kalabrias qe qendronin si spektatorë. Kishin kaluar vetëm pesë minuta dhe për Milanin ishte padyshim një goditje. “Djalli” ishte i paaftë për të dalë nga gjysme fusha , “ferri” i tij, megjithatë me pas ndoshta diçka e rëndësishme i bëri rosonerët të mendojnë: dicka para se Ibra të finalizonte nje aksion me një thembër akrobatike të vështirë, ne zonen interiste per te perhapur disi panikun , por me nje mungesë qartësie krahasuar me ate qe shprehte vete gara.

Rrethana e parë reale në të cilën Milani u afrua të shënonte ishte në minutën e 33-të, kur Hernandez në zonë u tregua me i shpejte se te tjeret me nje gjuajtje qe perfundoi pak jashte shtylles anesore. Eshte ky momenti qe “djalli” u ngrit duke i dhene me shume ton dhe bindje lojes se tij. Ne fakt asgjë superiore ne krahasim me kundershtarin , por nga ana e tij me shume vetëdije dhe besim më i madh në lojë…turku Calhanoglu , qe nje zot e merr vesh pse aktivizohej sot mbas nje forme tejet te dobet ne ndeshjet paraardhese, ne vend që të gjuante nga një pozicion i shkëlqyeshëm kërkoi një pasim absurd per Rebic!!!

Një qasje tjeter te “rosonerëve” në pjesën e dytë. Një fillim i tmerrshëm për Interin, i cili disi doli i padëmtuar megjithate , falë vetem tre mrekullive radhazi në tre minutat e para nga Handanovic. Dy tek Ibra dhe një tek Tonali.

Ky ishte momenti kyc dhe kthesa e ndeshjes ne favor te Interit i cili reagon menjëherë pas kësaj pikërisht në momentin më të guximshëm të Milanit: Lautaro përsëri shenon pas një manovre qe kane bere shoket e tij midis Hakimit, Eriksen dhe Perisicit të shkëlqyeshëm.

Po duhet pranuar qe Milan nuk u dorëzua dhe presioni vazhdoi në një mënyrë konstante dhe bindëse. Sidoqoftë, loja e tha vete, edhe në ato situata, një gjë shumë te qartë: topi qarkullohej nga Milan, por mundësitë ishin per Interin. Lukaku fillimisht i beri nxemje këmbës se tij (Donnarumma reagoi mirë) dhe më pas vendosi të bënte gjithçka vetë, duke filluar praktikisht nga mesfusha (Kessie vonë) dhe duke finalizuar aksionin me një të majtë vdekjeprurëse në shtyllen e mbuluar nga Donnarumma. Asnjë nga rosonerot, veçanërisht Romagnoli, nuk ishin në gjendje të shqetësonin progresin e tij.

Loja përfundoi në thelb këtu. “Djalli” kuptohet u zbrabs, ndërsa minutat kalonin, në gjysmën e dyte te pjeses se dyte, Pioli zevendeson Ibran dhe Konte, Lautaron.
Animi i lojes mbeti ne mes këmbëve të rosonerëve, por më shumë nga detyra per te mbaruar ndeshjen sesa nga bindja reale per te ndryshuar fatin e saj.

Tabela:
Milano “San-Siro”, 21 shkurt 2021 / Ora: 15;00
Milan – Inter 0-3 (Lautaro Martinez 5`, 57`; Lukaku 66`)
Milan (4-5-1): Dunnarumma – Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez – Tonali (67` Meite`), Kessie, Saelemaekers (67` Leao), Calhanoglu, Rebic` – Ibrahimovic` (75` Castillejo)
Tr. Stefano Pioli

Inter (3-5-2): Handanovic` – Skriniar, De Vrij, Bastoni – Hakimi (83`Young), Barella (86`Vidal), Brozovic`, Eriksen (78` Darmian), Perisic` (78`Gagliardini) – Lukaku, Martinez (79` Sanchez).
Tr. Antonio Konte

Derby : 173 ndeshje te zhvillluara
52-66 fitoret per Inter. 55 numri i barazimeve!

________
#VizionSportivOraKampioneve
Pjerin B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here