Shefqet Topi ne kameren e reporterit Petrit Kume!

0
445

Portieret e medhenj shqiptar !
Shefqet Topi ne kameren e fotoreporterit Petrit Kume

Brezit te sotem ndofta do t`i ngallte interes te mesonte rreth portierit qe eshte fiksuar ne kete foto, dhe ciles ndeshje i perket ajo.
Pergjithesisht fotoreporteret e kane ne natyre te punes se tyre te njohin me pare objektin, karakterin dhe psikologjine e personave qe do te fusin ne objektiv.

Portieri Shefqet Topi, ishte tipik qe ne cdo ndeshje te paraqiste kercime spektakulare, ashtu sic bente edhe portiere tjeter, i mirenjohuri Sulejman Maliqati.
Fotoreporteri Petrit Kume, kishte kohe qe kishte kushtuar vemendjen atij, i ndiqte me interes ndeshjet dhe ishte bere per ate nje personazh i dashur. Madje kishte harxhuar disa filma per kete portier por pa ia arritur qellimit , sepse nuk ishte e lehte, levizjet e Shefqet Topit ishin te shpejta e te befasishme dhe po aq spektakolare. Ndofta edhe per kete mizanskena improsionuese edhe kamera e filmit e kishte te veshtire ta fiksonte.

Ishte nje portier qe gjate nje ndeshje te befasonte me levizjet dhe kercimet e tij. Keto nuk perbenin vetem bukuri estetike , por edhe elemente tekniko-taktike shume efikase , saqe sulmuesit e kishin te veshtire ta mposhtnin.
Keshtu ndodhi edhe ne diten e pare te kampionatit te 17-te kombetar te futbollit , ne ndeshjen e zhvilluar ne mes 17 Nentorit e Beses ne stadiumin “Dinamo” te kryeqytetit , me 26 shkurt 1961.

Ne nje dite te bukur me diell, ku ndeshja jo vetem pati rivalitet, por edhe me nje cilesi te mire. Nje lehtesi kjo si per gazetaret ashtu edhe per fotoreporteret per te pasqyruar me vertetesi ngjarjet. Sulmuesve te 17 Nentorit iu desh te djersinin shume . porta kavajase kishte ne roje te saje nje portier te afte, titullar te ekpit kombetar. Per fat, ate dite, portieri Topi beri me shume se cdo ndeshje tjeter “shfaqje akrobatike” , e ku njera nga ato eshte fiksuar bukur edhe ne kete foto te reporterit Petrit Kume si autori i saj.

Kjo foto me vone u be simbol i mjaft botimeve sportive si dhe entuziazmoi tifozet kavajas . Ajo qendron lart nga vlerat profesionale dhe ideoartistike saqe ne nje konkurs nderkombetar te fotografive asokohe u nderua me nje diplome te vecante me dicituren “Macja e zeze” .

Ne kete foto jo vetem eshte fiksuar nje cast historik i futbollit tone, por eshte edhe si mjet per transmetimin e pervojes tek brezat e ardheshem te cilet kane c`te mesojne e te fusin ne lojen e tyre elemente te tille te bukur.

____________
Informacioni u mor nga Sporti Popullor , 1985 (koleksioni personal). Pershtatur per faqen “Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve” , ne janar 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here