Sheri Mita (1943-2012) | Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” & “Artist i Merituar”!

0
4140

Sheri Mita
14 Mars 1943 – 2 Prill 2012
Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” / “Artist i Merituar”!
Aktor, rregjisor shquar i Kinematografise Shqiptare . Njihet dhe si Dramaturg, Komediograf, Libretist, si regjisor e drejtues artistik i Varietesë së Tiranës
për një dekadë .

Sheri Mita ka lindur më 14 Mars 1943 në fshatin Fterrë të Sarandes. Pas përfundimit të shkollës së mesme kryen studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve),të cilat i përfundon në vitin 1967.
Po në këtë vit emërohet pedagog pranë këtij Instituti në Degën e Mjeshtërisë së Aktorit, por pas pak kohësh largohet që andej prej pushtetit të kohës për arsye biografike. Fillimisht punon si regjisor në Kinostudio dhe si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Sheri Mita i kushtoi një jetë të tërë skenës dhe kinematografisë, por nga regjimi i shkuar nuk u trajtua siç e meritonte. Keshtu ate e larguan nga Teatri Kombëtar, u dërgua si regjisor estrade në Berat. Më pas, me gjithë kërkesat e institucioneve të ndryshme për t’u kthyer përsëri në kryeqytet, atë nuk e sollën. Si hije e ndiqte pas biografia e të atit Shefki Mita, i cili kishte mërguar në Amerikë. Shefkiu ishte një profesor i shquar i gjermanishtes dhe i anglishtes, violinist i apasionuar dhe një patriot i përmalluar për ta parë atdheun e vet.

Sidoqofte Sheri Mita kthehet në Tiranë në vitin 1989 si regjisor në Cirkun e Tiranës. Në vitin 1993 emërohet Drejtor i Estradës së Tiranës dhe më pas si udhëheqës artistik i saj. Në vitin 1994 del në pension.
Në teatër ka interpretuar në pjesët : “Shtëpia në bulevard”, “Fytyra e dytë” e Drita Agollit, “Arturo Ui”, “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit

Sheri, djali i Shefkiut, me talent e vullnet u bë autori i shumë komedive dhe dramave të njohura nga publiku shqiptar, autor i disa pjesëve skenike, por veçohet komedia “Këshilli i ndrikullave”, e vënë me sukses në teatrin “Migjeni” të Shkodrës nga regjisori Serafin Fanko. Kjo komedi qe pati suksese brilante. E tillë është dhe “Dy krisma në Paris”… “Një dimër i shkurtër”, bashkë më shumë drama, komedi, librete për estradë dhe programe për vitin e ri, shkruar nga dora e shkrimtarit tonë fteriot Sheri Mitës.

Në kinematografi ka interpretuar në 16 role. Roli i ti i parë do të jetë një rol episodik në filmin “Oshëtimë në bregdet” në vitin 1966.
Janë madhorë rolet e tij në filmat “Ngadhnjim mbi vdekjen” (ku luan në rininë e vet përkrah artistit te popullit Naim Frashëri) , roli i gazetarit rus në filmin “Ballë për ballë”, roli i Mikeles në filmin “Gjeneral Gramafoni”, “Yjet e netëve të gjata” e dhjetra e dhjetra role ku spikat portreti i jashtëzakonshëm i artistit Sheri Mita, i cili karakterizohet dhe nga një zë i ngrohtë e kumbues, që do t’ia kishin zili shumë aktorë të tjerë.

Si regjisor, përveç dhjetëra numrash estrade, ka vënë në skenë në Teatrin Popullor, në Fier, Berat, Korçë etj., disa drama e komedi. Si krijues letrar, ka shkruar gjashtë drama e komedi. Katër prej tyre: dramat “Vite të paharruara” dhe “Dy krisma në Paris” dhe komeditë “Këshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe” kanë fituar çmime në konkurset kombëtare të dramaturgjisë dhe Festivalet Kombëtare të Teatrove.

Vepra u shqua për krijimin e një situate gazmore si dhe disa tipave komikë, Leos dhe tri ndrikullave, përmes të cilëve u shpotit zakoni i vjetër i martesave me mblesëri, sikundër edhe vesi i marrjes nëpër gojë, etj.

Ai ka fituar disa çmime, ku përfshihen Çmimi i Dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë me rastin e 30-vjetorit të Ushtrisë, me komedinë “Familja e madhe”, 1971, çmimi i dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1983 me dramën “Dy krisma në Paris”; Çmimi i Dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1974 me dramën” Vite të paharruara”.

Për meritat e tij artistike Sheri Mita është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 2004 u vlerësua me “Urdhrin “Naim Frashëri i Artë””.

AKTIVITETI ARTISTIK
*”Skampa” Elbasan (1967-1968)
*Teatrin Popullor (1972-1976) dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve
(1966-1967);
*Rregjisor i Estradës së Beratit (1976-1988),
*Cirku i Tiranës (1988-1993),
*Regjisor, drejtor dhe më pas udhëheqës artistik i Estradës së Tiranës (1996-2004).

Aktor
Kinematografi

2009 — Kronikë provinciale
2006 — Gjoleka,djali i Abazit……
1995 — Oreksi i madh (Film TV)…Miku nga Amerika
1994 — Përdhunuesit….Shefi i Policisë
1990 — Kronikë e një nate…..Jozefi
1990 — Vetmi….Petraqi
1990 — Vitet e pritjes…Qendro Bukhudhra,tregëtari
1989 — Njerëz në rrymë……Vaso Guri
1987 — Familja ime…..Stavri
1985 — Të mos heshtësh…..Babai i Silvit
1984 — Gjurmë në dëborë…Bush Buna
1984 — I paharruari……Turhan Belegu Komandanti i xhandarëve
1984 — Nata e parë e lirisë….Haderi,Kryetari i Këshillit
1983 — Dora e ngrohtë….Babai i Besimit
1980 — Skëterrë 43……Espozito
1979 — Ballë për ballë…..Sergej Romançevski, gazetari rus
1978 — Gjeneral Gramafoni…..Mikele
1975 — Në fillim të verës…….Bertini, Majori Italian
1975 — Rrugicat që kërkonin diell……Përfaqësuesi i Partisë
1973 — Ngadhënjim mbi vdekjen…..Vili Heller
1973 — Operacioni “Zjarri”…..Gjin Martini
1973 — Yjet e netëve të gjata……Xhelua, fshatari me paterica
1966 — Oshëtimë në bregdet…….

Teatër
24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit
19/06/1970 — “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit
22/11/1968 — “Fytyra e dytë” e Drita Agollit
26/12/1963 — “Shtëpia në bulevard” e Fadil Paçramit

Skenarist
Teatër
23/05/1971 — “Një dimër i shkurtër”

Çmime e Tituj
2004

Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”
Artist i Merituar.

________________
Kinematografia Shqiptaree ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne Facebook qe ne Prill 2014 e rishikuar ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply