Shpëtim Zani (1947 – 2019) “Coli” i kinemasë shqiptare!

0
3640

Shpetim Zani | Foto galeri nga roli i Colit ne filmin “Debatik”!

Lindi ne Tirane me 23 gusht 1947. Ishte aktori i mirenjohur per te gjithe me rolin e Colit ne filmin “Debatik”, i vetmi rol qe interpretoi gjate tere jetes se tij pa patur fatin te luaje disa te tjere.
Eshte gjithashtu nje nder rastet e rralla ne mos i vetmi nga nje aktor te interpretoi vetem nje rol ne tere karrieren dhe ate te protagonistit.

Me profesion tornitor, herё pas here do tё angazhohej edhe nё estradat amatore, nja dy herё edhe nё role fare episodike filmash, dhe kaq!

Megjithate, me rolin kryesor te perzgjedhur nga regjisori Hysen Hakani, ai u fut ne zemrat dhe ne kujtesen e spektatorit shqiptar duke mbetur i paharruar dhe madje arriti te identifikohet si Coli i kinemase shqiptare.

 
 

Kush e pa filmin dhe nuk u prek, nga ai djali i vogel jetim, i rreckosur, i cili i burreruar para kohe iu bashkua organizates se femijeve “DEBATIK” (Djemte e bashkuar te ideve komuniste), titulli i vete filmit qe i kushtohet veprimtarise atdhetare te kesaj organizate. 

 
 
 
 
 

Coli, ky djale i vogel , i shkathet, edhe pse tejet i varfer i qeshur gjithmone, bashke me femije te tjere ndihmojne me detyra te ndryshme ne levizjen ilegale kunder pushtuesve fashiste derisa ne fund te filmit ai sakrifikon edhe jeten per te shpetuar mesuesin. Sa prekese e dhimbshme dhe domethenese eshte skena kur xha Lymi, e merr ne duar trupin e Colit te vrare.

 
 

Filmi ne vetvete u vleresua si me i miri i paraqitur ne retrospektiven e filmit shqiptar ne Festivalin e XV ne Xhifone (Gifone, Salerno) Itali ne vitin 1985, dhe u nderua me nje pllake te vecante dhene “Rotary Club” – Salerno.

Shpetim Zani me nipin e tij Fabianin

Shpetim Zani nderroi jete pas nje ataku kardiak ne shtepine e tij me 22 gusht 2019

Dhjetor 2021 © material i rezervuar
________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here