Shpresa Berdellima (1959 – 2019)
Aktore e teatrit te estrades se Tiranes si dhe e kinematografise shqiptare.
Shpresa Bërdëllima është padyshim një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Duke pasur një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjere shqiptar prej te cilit ajo ka ditur te fitoje zemrat e tyre, jo vetem nga aftesia aktoriale por edhe nga natyra e saj spontane dhe me një elegancë të pashoqe. Me te drejte aktori i madh francez Michel Piccoli, kur e ka vene re ate gjate xhirimit te filmit “Pertej mureve te gurta”, pa ekzagjerim e ka emertuar Shpresen si nje Brigette Bardot shqiptare!
E tille ishte ajo ne vitet 80-te teksa e kujtojme ne filmat e kinostudios, e ne fakt Shpresa se bashku me aktore te tjera te brezit te saj, partnere dhe mike te saja si E. Alikaj, R. Hyka, M. Makoci, R. Bulku, L. Xhuvani, E. Diamanti, A. Markarian etj , ngjasonin si “nje bucete lulesh” plot arome e freski e vendosur ne sallonin e korifenjve te kinemase shqiptare, pa te cilat vete ky institucion i artit skenik nuk do te kishte kuptim. Shpresa Berdellima ka lindur ne Tirane me 11 prill 1959.
Ka kryer gjimnazin ne qytetin e saj te lindjes dhe me pas eshte diplomuar ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e drames dhe nga 16 gushti i vitit 1981 ka punuar si aktore profesioniste prane Estrades se Shtetit duke interpretuar me kete trupe mjaft role, nje dyzine rolesh, ne skece e komedi, perkrah emrave te medhnj te kohes duke filluar me artistet e medhenj Skender Sallakun, dhe Melpomeni Cobanin, e me pas me Vasillaq Vangjelin, Veli Raden, Kosta Kamberin, Vegim Xhanin, Agim Bajkon etj . Punoi ne kete trupe deri ne v. 1994, vit kur emigroi ne Belgjike.
Aktiviteti i saj në film sic e ka deshmuar edhe ajo vete ka filluar qe në moshen 16 vjeçare , në filmin “Gunat përmbi tela” kur ka qënë akoma në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Qe femije ajo kishte dëshirën të bëhej aktore.
Njerezit qe e rrethonin e degjonin dhe e shihnin me kureshtje se si kjo cupe e vogel recitonte, këndonte, kërcente dhe bente edhe poza aktori.
Në kinematografi, roli i saj i pare zyrtarisht do te jete ai i zonjushës Gajtani tek “Vajzat me kordele të kuqe”, roli i cili u ngulit ne memorien e publikut duke e identifikuar ate vete me personazhin e ketij filmi, spiunen Gajtani. Pastaj vijne me rradhe edhe rolet e tjera si Asimeja tek “ Pertej mureve prej guri”; Vali ne “Era e nrohte e thellesive”; Liza ne “Kur hapen dyert e jetes” etj.
Me pas iu kushtua jetës ne familje. Një nënë e lumtur me tre fëmijë, dy të fundit qe kanë lindur në Belgjikë. Ndahet nga jeta pas nje semundje te rende me 27 tetor 2019
FILMAT:
1 – Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
2 – Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
3 – Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
4 – Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
5 – Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
6.Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
7 – Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
8 – Flutura në kabinën time (1988)… Keti
9 – Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
10 – Shpresa… 1989
————–
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 .
U publikua per here te pare ne Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne prill 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw