Shpresa Papapavllo
Regjisore montazhi ne Kinostudion “Shqiperia e re”!
Lindi ne Tirane me 10 nentor 1938.
Kreu dy vjet shkolle te mesme te pergjithshme. Filloi pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” si daktilografiste-sekretare me 6 gusht 1957.
Nga viti 1970 kaloi ne repartin e montimit te filmave ku punoi per disa vjet si montazhiere nen drejtimin e Xhanfize Kekos. Ne vitin 1973, se bashku me te kryen montazhin e filmit artistik te shkurter “Krevati i perandorit”.
Punoi perseri nen drejtimin e regjisores ne pese filma te xhiruar nga Xh. Keko te cilet jane: “Qyteti me i ri ne bote” – 1975 / “Beni ecen vete” – 1975 / “Tinguj te luftes” – 1976 / “Tomka dhe shoket e tij” – 1977 / “Pas gjurmeve” – 1978.
Pas ketij aktiviteti punoi si regjisore montazhi plotesisht e pavarur ne 15 filma nder te cilet: “Liri a vdekje” – 1979 / “Kur po xhirohej nje film” – 1981 / “Rruga e lirise” – 1982 / “Taulanti kerkon nje moter” – 1984 / “Guret e shtepise sime” – 1985 / “Fjale pa fund” – 1985 / “Vjeshte e nxehte`45” – 1985 / “Perralle nga e kaluara” – 1987 / “Djali elastik” – 1989 / “Historiani dhe kameleoni” – 1989 / “Muri i gjalle” – 1989 / “Prinder te vegjel” – 1991.
Ka qene edhe regjisore montazhi ne disa filma vizatimore nder te cilet “Kecat dhe ujku” -1982.