Shqiperi – Poloni 0-1 | Eliminatoret e Kampionatit Boteror – Meksike 1986!

0
648
Futboll - Shqiperi-Poloni

A ishte e mjaftueshme pergatitja e Kombetares?
E enjte, 30 maj 1985, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” . Ora: 17;30
Shqiperia: Musta – Zmijani, Hodja, Targaj, Omuri – Jera, Muca (Mile 60`), Demollari, (Marko 81), Josa – Minga, Kola. Trajner: Shyqyri Rreli
Polonia: Mlinarcik – Pavlak, Vojcicki, Pshebesh, Ostrovski – Matishik, Bunkol, Urban, (Tarasevic 87`), Xhekanovski – Bonjek, Smolarek. Trajner: Antoni Piahnicek
Shenues: Bonjek 24`
Gjyqtar: Zhezhov, Jerimov, Dotcev (Bulgari)
Shikues: 17000 | Kornet: 6-5

Kur perfundon nje ndeshje si kjo provon ndjenja nga me te ndryshmet. Ngerthehet pakenaqesia per humbjen me deshiren per fitoren, entuziasmi per luften dhe lojen e shpejte ne castet me dramatike kur ishim aq afer golit me keqardhjen qe pasqyron loja e mepastajme pa nerv e mendim. Natyrisht ne nje ndeshje futbolli mund te provosh kaq, madje edhe me shume emocione pozitive e negative, vec ne fund te gjitha keto, pasi konfrontohen me njera tjetren dalin ne nje shteg, qe tek e mbramja nuk eshte vleresimi per ndeshjen. Per takimin me skuadren polake, fituese e vendit te 3-te ne kampionatin e fundit boteror, ekipi yne kishte pretendimet e veta, dhe jo pa baze. Ishin plotesisht reale mundesite e tij per nje takim te ardheshem kualifikues. Dhe nuk po kerkojme si teper kur shtrojme kete pretendim: kerkesa per nje cilesi te re duhet te jete bashkeudhetare me vete rritjen e lojes dhe te autoritetit te ekipit kombetar, i cili eshte ai vete qe na ka sjelle gezimet e ketyre pretendimeve.

Le te hedhim nje veshtrim te shpejte tek ndeshja. Nje fillim i vrullshem dhe nje rast ideal per Mingen ne minute e 2-te. Hezitim, i papergatitur per rrethanen e krijuar dhe sigurisht nuk mund te shenohet. Me vone loja do te barazohet per te ardhur tek minuta e 24-te kur Bonjek pasi merr nje top me mjeshtri nga Urban, gjuan rrepte dhe 1-0! Gabim i mbrojtesve, i portierit ? Me shume edhe merite e lojtarit te shuqar polak! Disa minuta pas kesaj goditje, futbollistet tane do te shpalosin tere forcen e bukurine e futbollit tone, qe per 15 minuta coroditi thellesisht skuadren polake. Josa tronditi traversen e Mlinarcik ne te 34` , Demollari ne porten pa portier gjuan jashte (?!), dhe me vone Kola e Minga s`arrijne ta adresojne topin ne porten e zbrazur.

Ishin pra minutat me te bukura te ndeshjes , qe frymezonin per realizimin e kerkeses ne pjesen e dyte. Dhe ajo nisi pikerisht nen te njetin tingull te sulmit tone, por qe gradualisht vjen duke u shuar per t`u leshuar loja papritmas krejtesisht ne minuten e 70-te, pa asnje shenje permiresimi. Keshtu ne kete rrjedhe ajo shkon drejt atij fundi te padeshiruar.

Eshte e vertete qe per shume kohe skuadra jone kombetare nuk u mposht nga kundershtari, nuk u mberthye ne mbrojtje, perkundrazi luajti me theks sulmues e ne kerkim te nje rrezultati pozitiv. Po kaq bindese edhe te paharrueshme jane 15-20 minutave loje e zjarrte te futbollisteve tane, qe e corientuan kundershtarin. Vec, me sa shihet, skuadres sone nuk i mjaftojne kaq minuta loje e mire per te qene efektive. I duhen te pakten dy here e me shume forca te tilla , ose me shume bindje, zgjuarsi, inteligjence, fantazi, qendrueshmeri per te perballuar ndeshje te tilla ne lartesi te tilla kualifikuese. Eshte ndryshe te luash, dhe ndryshe te luash per te fituar drejt kualifikimit per kampionatin boteror . Per nivele te tilla kerkohen pergatitje shume me serioze. ……

Shkeputur nga “Sporti Popullor” / 4 qershor 1985 / f. 1, 4 / I. Bellova & N. Gjuzi

_______________________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here