Shqiperia e futbollit! | Kombetarja që ndryshon por zakonin s`e harron!

0
640

Shqiperia e futbollit bashkekohor!
Kombetarja qe ndryshon por zakonin s`e harron!

26 mars 2021 “Air Albania” – Tirane
Eliminatoret e Kupes se Botes 2022 | GR. I

Shqiperi – England 0-2 (38`Kane; 63` Mount)

Shqiperia (4-3-3): Berisha – Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Veseli – Laci (89`Ramadani), Bare (71` Memushaj), Memolla (59`Gjasula) – Cikalleshi (59`Manaj), Broja (59`Lenjani), Uzuni
Tr.: Edi Reja
Anglia (4-3-3): Pope- Walker, Stones, Maguire, Shaw – Mount, Phillips (71`Ward – Prowse), Rice – Sterling, Kane, Foden (71`Lingard)
Tr.: Garreth Sauthgate
Gjyqtar kryesor: Orel Grienfeld

Te pretendosh te mundesh Angline ose te synosh te pakten nje pike ndaj saj nuk ka asgje supernatyrale. Edhe te humbasesh ndaj skuadrave potenciale te futbollit boteror nuk eshte turp, qofte ajo edhe kunder kujtdo kundershtari , por nga menyra se si humbet pa reaguar natyrisht qe te ule vlerat si nje kundershtar dinjitoz ne kete sport qe mesa duket ne si kombetare akoma nuk po e pervetesojme, qofte edhe ne nivelin e nje perfaqesimi per t`u marre seriozisht. Tamam e them sepse mbreme disa nga lojtaret e perfaqesueses sone ne disa raste shfaqen veprime prej diletantesh, mungese qetesie ne kontrollin e topit , qarkullimin e tij (qe pothuajse nuk ekzistonte fare) , gjera elementare si ecja me shpejtesi perpara me top ne kunderzbritje etj., mangesi deri ne nivelin qesharak (nga halli per te mos qare). Te tille ishin, rasti i Cikalleshit ne minutat e fillimit , i cili ndonese ka hapsire per te avancuar me topin perpara, nuk sinkronizon mendjen, kembet e tij dhe topin, nuk e kontrollon ate duke u rrezuar lemsh ……(me pas ai do te rreshqase duke vrapuar diku ne mesfushe perseri edhe pa top…), finalizimi i Uzunit ne momentin e vetem te arte per skuadren tone ne min. 66`, perplasja e Bares me gjyqtarin (qe ndodh njehere ne 50 vjet) dhe…… tej e me tej sa te duash duke permendur nje numer te konsiderueshem topash te humbur, pasime te gabuara dhe episode qe karakterizojne zakonisht lojtare te pa pergaditur per sfida te tilla , te hutuar, pa pervoje e gjithmone ne panik! A jane ne te vertete profesioniste lojtaret tane?

Ne stadiumin e boshatisur, thirrjet ne italisht te tranierit Reja qe te markonin ngushte kundershtarin, te benin presing dhe te sulmonin topin e kontrolluar nga anglezet , degjoheshin paster, por cuditerisht asnjeri nga djemte tane nuk po reagonte ndaj udhezimeve te tij.
E pra, ndeshja simbas komentatorit anglez deri ne minuten e 66` ishte e nderlikuar dhe se perfaqesuesja e tyre nuk do ta kishte te lehte ndaj skuadres shqiptare qe ishte e rreshtuar mire ne mbrojtje nga tranieri italian Reja……deri ne momentin kur Uzumit i paraqitet rasti me ideal, (te cilin e kalon me nje nenqeshje ironike komentatori anglez) sepse me pas gjerat ndryshojne perhere e me shume ne anen angleze qe vazhdon t`i bej nje presion te papare ekpit tone i mbyllur prapa edhe kur rrezultati shkon ne 0-2.

Asgje! Asnje prove e vaket per te sulmuar porten angleze, qofte nje “zhele” aksioni i organizuar “cobanshe”! Kombetarja dje i ngjasoj me teper nje seleksioni te ish kooperativave bujqesore dikur. Kaos taktik, rreshtim pa kriter, ADN e shqiptarit qe nuk ka shkuar dakord asnjehere me rregullin dhe displinen. Me pas fajin na e kane tranieret ose gjyqtaret me gabimet trashanike, sic u degjua nje gazetar i RTSH-se teksa shprehej se anetarsimi i presidentit Duka ne keshillin ekzekutiv te UEFA-s do te evitonte vendimet e gjyqtareve te tille. Mendesi te tilla nuk ndihmojne ne analizimin e gabimeve dhe evitimin e tyre ne te ardhmen jo vetem ne sport por ne cdo fushe te jetes shqiptare qe eshte e mbushur nga zera te tille te pakualifikuar.   

E pra, skuadra jone, sidomos kjo e dy dekadave te fundit te pakten , eshte thene qe ka ndryshuar “zakon”, eshte nje perfaqesuese ne rritje konstante, lojtaret tani na qenkan me me pervoje ne arenen nderkombetare per vete faktin qe luajne jashte, dhe biles nga ato djem qe jane rritur ne disa nga vendet ku futbolli eshte i nje niveli boteror, Gjermani, Itali, Angli, Belgjike, ne vendet skandinave etj. Thuhet e thuhen, por varet edhe se nga kush thuhet, qe tani i bejme balle cdo sfide nderkombetare me dinjitet jo me si dikur……

Jo si dikur ?

Se pari, dikur ne kishim nje kampionat futbolli mese dinjitoz, qe ngjallte interesim te madh per publikun shqiptar, skuadra me nivel nga te cilat seleksionoheshin lojtare cilesor te pergaditur edhe pse nuk luanin me klubet europiane. Ne te vertete qe dikur ne nuk kishim ndonje kombetare te forte, perjashto ndonje rast gjate viteve 80-te, por ama sjellja dhe reagimi i lojtareve tane “si dikur” nuk ishte kjo turme pa kriter e koncept taktik ne fushe qe u pa kunder anglezeve, si dhe ndaj 3-4 kundershtareve ne ndeshjet e kaluara (ne vecanti Spanjen, Serbine, Turqine) ku u vune re lojtare jo vetem te pa afte por edhe pa nerv e ego, mungese deshire per te veshur fanelen kuq e zi.

Futbolli ne cdo periudhe kohore ka kerkuar lojtare te pergaditur jo vetem nga ana fizike e teknike, motivues, “team player” ne fushe por edhe levizje te zgjuara me nje inteligjence taktike, cilesi dhe aftesi qe i mungojne lojtareve tane (fare mire mund te vijne nga mungesa e zoterimit te gjuhes shqipe te njehsuar ne skuader dhe qe as nuk kuptohen seancat e tranierit ne italisht) .

Ndofta! Ndofta te ndikuar nga shija e keqe e kesaj lloj humbje po e kalojme cakun e pesimizmit se sa duhet, ndofta!
Ndofta ne kemi lojtare te kalibrit boteror por punesojme traniere te pakualifikuar ……atehere nese eshte kjo arsyeja perse rezultojne te njejtat dobesi te skuadres me cdo tranier ?

Sidoqofte, nese ne te vertete pretendojme te behemi pjese e Kupes se Botes ne v. 2022 ne Katar, atehere nuk duhet te na gezojne fitoret ndaj Andores dhe San Marinos, (gjithmone nese jemi te zote te fitojme te merkuren ndaj tyre) por kundershtaret tane jane Polonia dhe Hungaria.

Rezultate ne ndeshjet e tjera kualifikuese
27 mars 2021
GR A
Irlanda Luksenburg 0-1 | Serbi – portogali 2-2

GR E
Bjellrusi – Estoni 4-2 | Rep. Ceke – Belgjike 1-1

GR G
Mali i Zi – Xhibraltari 4-1 | Holande – Letoni 2-0
Norvegji – Turqi 0-3

GR H
Rusi – Sloveni 2-1 | Kroaci – Qipro 1-0
Slovaki – Malte 2-2

28 mars 2021
GR B
Gjeorgji – Spanje 1-2 | Kosova – Suedia 0-3

GR C
Bullgari – Itali 0-2 | Zvicerr – Lituani 1-0

GR D
Kazakistani – Franca 0-2 | Ukraina – Finlanda 1-1

GR F
Danimarka – Moldavia 8-0 | Austri – ishujt F. 3-1
Izraeli – Skocia 1-1

GR I
Shqiperi – Angli 0-2 | Poloni – Andora 3-0
San Marino – Hungari 0-3

GR J
Armeni – Islande 2-0 | Maqedoni V. – Litenshteini 5-0
Rumani – Gjermani 0-1

___________________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – mars 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here