Shqiperia, fitore e çmuar 1-0 në Budapest në raudin e 7-te të eliminatoreve! E shkëlqyer!!!

0
604

Raundi i 7-te i ndeshjeve eliminatore per zonen europiane u zhvillua ne datat 8-9 tetor 2021.

E shtune, 9 tetor
GR I

Andorra – Angli 0-5 / Hungari – Shqiperi 0-1 / Poloni – San Marino 5-0!

Shqiperia, fitore e cmuar 1-0 ne Budapest! E shkelqyer!!!

Nje ndeshje e interpretuar mjaft mire ne pjesen me te madhe te lojes dhe ku me merite skuadra jone Kombetare fiton ne Budapest 1-0. Impresionuese teksa shikon qe Shqiperia renditet ne vendin e dyte fill pas Anglise, duke lene prapa Polonine dhe Hungarine……

Kesaj radhe ishte ne te vertete nje ndeshje ne te cilen Shqiperia shpalosi nje futboll te bukur duke i treguar bindjet e veta per fitore qe ne minutat e para te ndeshjes. E vetmja note qe stonoi ishin sulmuesit e formacionit fillestar, Uzuni dhe Cikalleshi, ku sidomos i pari humbet tre raste te pastra per te shenuar (ndonese i pari u thirr nga gjyqtari per jashte loje) .

Perseri ishte Uzuni ne dy momente vendimtare, i vetem perballe portierit (identike si ne ndeshjen kunder Anglise) gjuan pa u menduar dhe pa pergjegjesi, jashte. Ka nje tjeter rast por goditja me koke ne nje pozicion te favorshem per te shenuar eshte tejet pa problem per porten hungareze.

Perkundrazi, i sapo futuri ne loje Broja shenon nje gol me peshe, duke deshmuar me veprimet e tij si nje sulmues i madh klasi e duke shperblyer mundin e skuadres qe po zhvillonte nje ndeshje ideale.

Pas një pjese të parë vërtet te interpretuar me se mirri nga tanet në “Puskas Arena” në Budapest, përplasja e drejtpërdrejtë në zonën e play -off ndizet në pjesën e dytë, veçanërisht për shkak të nismave të Shqipërisë.

Në fakt, tanet krijuan dhe prekën avantazhin disa herë, por mundësia më e qartë ishte një shtylle (aksidentalisht) improvizuar e goditur nga hungarezi Attila Szalai. Ketu Shqiperia kaloi momentin me te veshtire te tere ndeshjes. Pas frikës, kuqezinjtë më në fund arritën të kalonin përpara me xhevahirin në pronësi të Chelsea, Armando Broja, autor i golit shumë të rëndësishëm që vlen per te mbrojtur vendi i dytë në renditje nga ambiciet kërcënuese të Polonisë.

Shqiperia me kete perfaqesuese arrin rrekordin ne piket e grumbulluara ne eliminatore (boterori ose europiani)
Tani ne Tirane mbetet ndeshja e madhe dhe e zjarrte Shqiperi-Poloni.

Shqiperia luajti me kete formacion: (3-4-1-2) Berisha – Kumbulla; Djimshiti; (30` F. Veseli) ; Ismaili – Gjasula; Bare; Cekici (45` Bajrami) ; Hysaj – Trashi (86`Balliu) – ; Cikalleshi (66` Manaj) ; Uzuni (66` Broja)
Shenues: Broja 79`

Klasifikimi:
1. Angli 19 pike / 2. Shqiperia 15 pike / 3. Polonia 14 pike / 4. Hungaria 10 pike / 5. Andorra 3 pike / 6. San Marino 0 pike


 

Ndeshjet e tjera:
E premte 8 tetor

Fiton Holanda e Van Gal ne Letoni, e cila megjithate nuk ishte shume e qarte  ne sulm per te shenuar me shume se 1-0, madje ne minutat shtese rrezikoi barazimin vetem fale nderhyrjes se portierit Bijlow arriti te siguroi tre pike teper te vlefshme duke kryesuar tani grupin e vetme me 16 pike , dy pike para Norvegjise qe renditet e dyta me 14 pike. Holandezet zbriten ne fushe me kete formcion: Bijlow, Blind, Van Dijk, De Vrj, Dumfries, Klaasen, De Jong, Til, Berghius, Depay, Gakpo. 

Fitore pa problem te kryesueseve te grupit H, i Kroacise ne Qipro (3-0) dhe Rusise ndaj Slovakise (1-0) .

Fitore e gjermaneve me permbysje (0-1 ne 2-1) kunder rumuneve te cilet forcojne pozitat e kryesimit ne grupin J, nderkohe qe Armenia ndalet perseri me nje barazim (1-1) duke i leshuar vendin e dyte Maqeonise e cila fiton 4-0 ne Litenstein, fale golaverazhit me te mire.

Rezultatet:
GR E
Rep. Ceke – Uellsi 2-2 / Estoni – Bjellorusi 2-0

Klasifikimi:
1.Belgjika 16 pike / 2. Rep Ceke 8 pike / 3. Uellsi 8 pike / 4. Estonia 4 pike / 5. Bjellorusia 3 pike.

GR. G
Gjibraltari – Mali i Zi  0-3 / Letoni – Holande 0-1 / Turqi – Norvegji 1-1

Klasifikimi:
Holande 16 pike / 2. Norvegjia 14 pike / 3. Turqia 12 pike / 4. Mali i Zi 11 pike / Letonia 5 pike / 6. Gjibraltari 0 pike

GR H
Qipro – Kroaci 0-3 / Malta – Slovenia 0-4 /  Rusia – Slovakia 1-0

Klasifikimi:
1. Kroaci 16 pike / 2. Rusia 16 pike / 3. Slovenia 10 pike / 4. Slovakia 9 pike / 5. Malta 4 pike / 6. Qipro 4 pike

GR J
Gjermani – Rumani 2-1 / Islande – Armeni 1-1 / Litenshtein – Maqedoni 0-4

Klasifikimi:
1. Gjermani 18 pike / 2. Maqedonia 12 pike / 3. Armenia 12 pike / 4. Rumania 10 pike / 5. Islande 5 pike / 6. Litenshtein 1 pike


 

E shtune, 9 tetor

Ne grupin e Italise, nuk heq dore Zvicra e cila fiton 2-0 ndaj Irlandes se Veriut; Suedia fill pas Spanjes me nje pike diference. Nuk e kane te veshtire anglezet e polaket ne fitoret e tyre te radhes . Gjithnje e me e distancuar Danimarka qe fiton 4-0 ne Moldavi dhe kryeson me 21 pike. Surpriza e dites ishte fitorja e Lituanise ndaj bullgareve 3-1.

 GR A
Azerbaixhan – Irlande  0-3 /  Luksenburg – Serbi 0-1

Klasifikimi
1. Serbi 14 pike / 2. Portugali 13 pike / 3. Luksenburgu 6 pike / 4. Irlanda 5 pike / 5. Azerbaixhan 1 pike

GR B
Gjeorgji – Greqi  0- 2 /  Suedi – Kosova 3-0

Klasifikimi:
1. Spanja 13 pike / 2. Suedia 12 pike / 3. Greqia 9 pike / 4. Kosova 4 pike/ 5. Gjeorgjia 1 pike

GR C
Lituani – Bullgari 3-1 / Zvicerr – Irlande e Veriut 2-0

Klasifikimi:
1. Italia 14 pike / 2. Zvicerr 11 pike / 3. Iralnde e V. 5 [ike / 4. Bullgaria 5 pike / 5. Lituania 3 pike

GR D
Kazakistan – Bosnja H. 0-2 / Finlande – Ukraine 1-2

Klasifikimi
1. France 12 pike / 2. Ukraine 8 pike / 3. Bosnja 6 pike / 4. Finlande 5 pike / 5. Kazakistan 3 pike

GR F
Skoci – Izraeli 3-2 / Ishujt Faroe – Austria 0-2
Moldavi – Danimarke 0-4

Klasifikimi
Danimarke 21 pike / 2. Skocia 14 pike / 3. Izraeli 10 pike / 4. Austria 10 pike / 5. Ishujt F. 4 pike / 6. Moldavi 1 pike.

_______________
Material i rezervuar
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve 2013-2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here