SHUHET REGJISORI KUJTIM GJONAJ (1946 – 2021)!

0
521

Nje tjeter humbje e madhe e artit shqiptar shkaktuar nga Covid-19.
Nderron jete regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj
1946 – 2021.

Ka lindur në 13 Nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave, rreth 100 te tille. Filmi i tij i parë eshte vëllezëri Topulli, Bajo dhe Çerçizi, të cilin e ka realizuar qysh në vitin 1972.

Me pas si filmi i dyte do te jete nje dokumentare i shkurtër prej 7 minuatash per brigadën e 22 sulmuese të Pezës (1974). Karriera e tij zotërohet nga arti i rregjizures dhe per rreth 35 vjet xhiroj mbi 65 filma dokumentare, ku haset nje tematike e gjere mbi jetën e vendit, personalitete e ngjarje historike, artiste e shkrimtare, dukuri e problemeve sociale, ekonomike, shkencore e kulturore.

Këtu mund te përmendim “Kryengritjet e mëdha”, “ Keshtjella e këngëve” (1988); “Ne gjurme te nje historie”; “Ditet e fundit te nje luani” ; “Nene Tereza”; “Jeronim De Rada”; “Fotografite”; “Enciklopedia qe ecte me kembe” (Faik Konica); Per t`u veçuar filmat “Kryengritja”një film që i dedikohet luftës për pavarsi, kryengritjeve të viteve 1910-12 (1978), dhe në vitin 1982 “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, “Më e madhja dashuri” në vitin 1988 u cilësua filmi i vitit. Dashuria më e madhe është Shqipëria.
Ne disa nga filmat dokumentarë është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 Prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Ai ka qene edhe skenarist për kinostudion në Festivalin folklorik të Gjirokastrës. Si bashkregjisor (me Ali Kamberin) në vitin 1983 bënë me skenar të Xhevahir Spahiut Festivalin tjetër të Gjirokastrës. Në vitin 1988 ngule këmbë në redaksi dhe në Këshillin Artistik që të merrte regjinë e Festivalit. Ia besuan sërish. Kujtim Gjonaj donte që në kete Festival përtej anës figurative t`i shkonte më gjerë mendimit, idesë, që mbartëte me vete çdo këngë dhe çdo valle.
Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare” (1997), ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Ne vitin 2002 eshte nderuar me titullin “Naim Frasheri i Arte”

Filma artistik, skenare: Thirrja, (1976); “Cirku ne fshat”; Ata ishin katër, (1977); Këshilltarët, (1979)

Dokumentare te tjere:
“Zeri yt Rini”; “Studiuesi i apasionuar”; “Bashkekohesit”; “Qytet ne telajo”; “Etyd prane detit”; “Kur nis nje kenge rinie”; “Me detin brenda”; “Djemte e Valieasit (1984); “Drejt Europes”; “Mirazh ne shkretetire” (1991); “Shembja e idhujve (1993);
Nderron jete me 28 shkurt 2021 nga Covid-19.
______________________________
Kinematografia Shqiptare
Referenca: Interviste e rregjizorit ne vitin 2011 me Albert Zholin; Informacion i shkeputur nga portale shqiptare online. Libri “ Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 171-172 (Papagjoni J. )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here