Shyqyri Sako – Piktor i merituar
Piktor filmi dhe kostumesh.
Lindi ne Kolonje te Korces me 5 mars 1937 . Kreu studimet e larta ne “Jordan Misja” ne Insitutin e Larte Te Arteve per pikture qe ne v. 1955.
Ne vitin 1958 – 1961 ndoqi studimet e larta ne Insitutin Kinematografik te Moskes (VGJIK) per pikture dhe skenografi filmi dhe i perfundoj ato ne v. 1962 ne Tirane ne Insitutin e Arteve Figurative, vit kur fillon edhe aktivitetin e tij ne Kinostudion “Shqiperia e Re” deri ne vitin 1997.

Si piktor kostumesh spikati per trajtimin sa me realist te veshjeve, per te sjelle kohen dhe diferencimet sociale , ekonomike dhe nacionale, i prirur me fort ne respektimin e gjendjes e pa harruar elementet etnografik te tradites. Keto u pane ne filmat: “ Detyre e posacme”; “Toka e jone”; “Vitet e para”; “Komisari i drites”; “Oshetime ne bregdet”;
Me filmin “Horizonte te hapura” (1968) Shyqyri Sako kalon shume ne rolin e piktorit skenograf, krijimtari e te cilit u shtri edhe ne mbi shume filma te tjere. Ne periudhen kohore nga 1968 – 1994, realizon rreth 39 filma ku mund te permenden: “Njesiti guerril”; “Kapedani”; “Operacioni zjarri”; “Rruge te bardha”; “Rrugicat qe kerkonin diell”; “Dimri i fundit”, “Nga mesi i erresires”; “Pas gjurmeve”; “Mesonjetorja” , nderuar me Cmim per skenografine ; “Radiostacioni”; “Njeriu i mire”; “Fundi i nje gjakmarjeje”; “Telefoni i nje mengjezi”; “Shpella e pirateve”; “Perdhunuesit”; “Plumbi prej plasteline”;
Me pervojen si kostumograf dhe piktor ne trajtimin skenografik dhe eksterioreve te filmave ku u angazhua, Shyqyri Sako solli mjedise tipike per kohen , u kujdes per krijimin e atmosferes ne dobi te vertetesise historike e jetesore te filmave.
Shyqyri Sako ka levruar edhe gjini te ndryshme ne pikture, kryesisht portreti, pejsazhin natyren e qete ne bojra vaji, sikurse punimet ne grafike, akuarel etj. Ai ka marre pjese ne 13 ekspozita kombetare qe nga ajo e para e v. 1955, ka celur 9 ekspozita personale ne Shqiperi dhe Janine ne vitin 1988, perfshire edhe 1 kete te fundit duke pikturuar filmin shqiptar ne korrik te v. 2019. Gjithashtu ne Zvicerr ne v. 1997, Itali e Belgjike ne v. 1999.
Per punen e tij te cmuar eshte nderuar me titullin “Piktor i Merituar”
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J. Papagjoni / f.409 | “Enciklopedia e Filmit Shqiptar” – A. t Hoxha / f. 349.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw