Simon Gjoni (1925-1991) | Përkujtimore!

0
708

Simon Gjoni (1925-1991)
Kompozitor, dirigjent. Mban titullin “Artist Merituar”
Krijuesi i kenges se fameshme “Lule bore”!

U lind ne Shkoder me 28 tetor 1926. Kreu studimet e larta per muziken ne Akademine e Arteve ne Prage qe ne vitin 1957
Qe ne moshe te re spikati si talent dhe kontriboi si drejtues i shumë formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të Shkodrës. Me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm në kompozicion ai krijoi në vitet 1946-1947 një seri këngësh të paharruara që shquhen sa për ndjeshmërinë e tyre sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, “Lule bore”, “Sy larushes”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj.

Ishin pikërisht këto këngë të cilat e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane ndërsa u përhapën me shpejtësinë e dritës në Shqipëri. Simon Gjoni, është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Ne vitin 1958, kur u emërua dirigjent në TOB, shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e “parë” tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesën emocionale të tyre me një ndjeshmëri të lartë. Përmendet baleti “Lola”, “Laurencia”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, “Paliacot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera”etj.

Pervec veprimtarise tjeter si dirigjent dhe kompozitor ka kompozuar edhe muziken e filmave artistike “Detyre e posacme” – 1963; “Toka e jone” – 1964.

Ka kompozuar edhe kenge nga Festivalet ne RTSH nga ku mund te permendim: “Kjo ane e Bistrices” – 1974 ne edicionin e 13-te; “Ne Koman mes shokesh” – 1983, edicioni i 22-te; Nderroi jete me 31 tetor 1991, fare pak dite mbas dites se lindjes!
______________
Kinematografia Shqiptare – 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 142

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here