SKENARË TEATRI | “DOM GJONI” !

0
602

Dom Gjoni
Komedi nga Kole Jakova

PERSONAZHET

DOM GJONI — prift katolik, 35 vjeç
MRIKA — murgeshë shtëpie, 25 vjeç
LUKA — nje i ri nga fshati, 20 vjeç
LEKA I –
LULA – moter, 15 vjece
PRELA – babai i fëmijve, 40 vjeç
SUTA – plakë, 80 vjeçe
LORENCI – oficer milicie, italian
LULASH BAJRAKTARI – bajraktar, oficer milic
GJELOSHI — nje i ri fshatar, 20 vjeç
SOKOLI — nje ri fshatar, 20 vjeç
DODA — fshatar
FSHATARE TE TJERE
PLEQ, PLAKA E BURRA FSHATARË, PARTIZANË
Prologu në vitin 1942, kurse komedia vazhdon në vitin 1942.

Ngjarja zhvillohet në një fshat në Veri

PROLOGU
Në dhomën e pritjes së dom Gjonit, prift në një fshat të Veriut, gjatë pushtimit fashist më 1942.
Një dritare në ballë, një tryezë dhe shumë karrige, një raft për bibliotekë, lule mbi tryezë. Në mure një kryq, fotografitë e Viktor Emanuelit, papës, Duçes; dy dyer anash.
MRIKA — (Hyn me nxitim dhe shikon dhomën të papastruar, mobiliet të çrregulluara.) Eh, këtij i raftë pika duerve! Dembeli i dreqit! Shiko si e ka lanë dhomën, sikur e ban kastile.
(Thërret:) Lukë more, Lukë!
LUKA — (Nga brenda) Ç’do, moj?
MRIKA — Po hajde, mor, ty të marrtë mortja të marrtë, ec, more, e shiko!
LUKA — (Hyn.) pse bërtet? Ç’ka ke?
MRIKA — Po, a nuk shikon, mor, si e ke !anë dhomën? Po, a të thashë qysh dje me e fshi, me e pastrue, me rrequllue karriget? A e di, mor, të raftë pika, se vijnë miqtë sot? A e di se vien Lorenci bashkë me Lulashin? Po, a këtu do t’i fusim, a? Plas nga sytë e shiko. Shiko (Prek një karrige.) një shtrese pluhun. Shikoi karriget, sikur luejnë dreqnit qjithë natën këtu e ti rri e ban llogje me katundarët. Ndan davatë e katundit! Kështu punohet?
LUKA — Hajt, he dreq! Unë thashë se çka ndodhi, mos u dogj shtëpia, që bërtite kaq! Punë e madhe!…
Kjo dhomë pastrohet e rregullohet për pesë minuta.

MRIKA — Dëgjoje dreqin si flet! Por s’ke faj ti, se të tërboi buka e priftit. Sot tre muej, kur erdhe së pari, punojshe si karafi! dhe as t’u dëqionte zani; por tashti nuk je ma zhele-zhele si atëherë. Mandej barkun e ke mbushë plot e qet shkelma, sikur me qenë ti i zoti i shtëpisë e jo dom Gjoni. Me i ba mirë fukarasë, asht niësoi sikur me i la fytyrën gomarit. Horrin lene pa bukë e pa veshje në trup, se atëherë të dëgjon si të duesh.

Ty të asht ngrefë hunda tashti, se rrobet i ke në trup dhe barkun e ke plot e nuk pyet ma as oër dom Gionin, as për mue e as për nieri. Nuk don me ditë ma se a vjen kush këtu, se kush asht ai që vjen këtu. Vjen Lorenci, mor Lukë, Lorenci. Ai nuk asht horr si ti e derr si shokët e tu. A ia ke pa ndoniëherë dekoratat? Mandej, ai nuk asht katundar si katundarët tanë, por asht prej Italie, prej Firence. Por kot me folë me tv, ku di ti se ç’asht Lorenci. ç’asht Firencja, ku i di ti punët e njerëzve të mëdhenj.

LUKA — Po moj dreq, a thue nuk jam tue ounue unë këtu?
MRIKA — Po, deri tashti. Tash disa ditë ie hutue kreit e nuk don me ditë ma për ne, sikur me të pasë ba dikush magji.
LUKA — Po kujton se asht aq i mirë dom Gioni. Ca me më mbajtë kjo punë mue, moj Mrikë? Pa ai e nxierrë këtë bukë niëqindfish, ai nuk ma jep kot, mos ki frikë. E njoh mirë dom Gionin, dhe ty të njoh mirë. Unë e di, ju jeni zotni, e unë me gjithë katundarët jemi horra sot.
Por kushedi… dynja i thonë kësai, e mund sillet dollap, po t’i ndihmojmë edhe ne një çikë!
MRIKA – Ah, ti na marrësh të keqen! Dsshke me u ba edhe zotni, ani kush, i biri i horrit. Hajt, hajt, se nuk kam nge me ça konalla me tv! Pastroje dhe rregulloje dhomën, po të them, e mos ta shoh
kështu, se po më bie të fikët! Vjen Lorenci, more Lukë, Lo-re-nci.

LUKA – Po Lulash Bajraktari?
MRIKA – Edhe ai vjen… pse po më pyet?
LUKA — Jo, kot!
MRIKA – Jo kot, nuk më pyet kot.
LUKA – Pse të çudit kjo pyetje?
MRIKA – Shikoje shejtanin! Mënyra si më pyete ti, më ban me dyshue.
LUKA – Jo, po, me Lulashin sikur të shkon pak ma mirë muhabeti!
MRIKA – Dëgjoje, dëgjoje dreqin! (Si me gaz) Po si e di ti, more shejtan?
LUKA – Po unë sytë në ballë i kam, moj Mrikë. Mbase jam gabim, por të lëpihen buzët pak kur vjen ai. Sidomos tashti që asht veshë oficer milice!
MRIKA – Pse, a nuk i rrinë mirë rrobet e milicisë?
LUKA – Mrekulli! Si shala gomarit. Mandej unë çuditem si të pëlqen Lulash Bajraktari ty. Ai asht malësor, kurse ti je prej qyteti dhe prej shtëpie të mirë.
MRIKA – Ai vërtet asht malësor, por ai asht edhe bajraktar e shtëpi e madhe, mandej sot asht oficer milicësh? E kupton tashti?
LUKA – Mandej asht i martuem.
MRIKA – E shkreta unë sa budallaqe që jam! Ç’ka më duhet mue me bisedue të tilla llafe me ty. Ti mbylle gojën, po të them, se nuk të duhen gja punët e mia.
LUKA – S’ka gja, moj, sikur po i bisedoj unë me tjetër njeri. Ne llafe po bajmë. Hyjnë në këtë vesh, dalin në këtë veshin tjetër, Ja, unë di, për shembull, se ti e don Lulashin.
MRIKA – E mandej?

LUKA – Por, ma tepër se Lulashi, të pëlqen… Lorenci! Apo jo? Rrëfe të vërtetën e shpirtit!
MRIKA – Shejtan, shejtan! Po ku i vëren ti këto punë?
LUKA – Po mashkull jam edhe unë, moj Mrikë. Mandej tue pa e tue shkue me hamendje. Nejse. Me të vërtetë Lorenci asht i mirë.
MRIKA — A e ke vërejtë, Lukë, se më shikon shumë kur vjen?
LUKA — Si jo; ai po luan menç mbas teje.
MRIKA – Pse. ku e di ti?
LUKA – Po ai, kur vjen, ma parë ta jep dorën ty, mandej dom Gjonit. Bile, dom Gjonin e harron fare. E di ti se dom Gjonit nuk i vjen hiç mirë kjo punë?
MRIKA – Pse?
LUKA — Doemos… tërheq nga ana e vet.
MRIKA – Plaç, more, aty, se dom Gjoni asht prift
LUKA — Hajt ma, se dom Gjoni mashkull asht, edhe i fortë bile.
MRIKA — Shiko, Lukë, tashti e trashe muhabetin. Me ty asht kot me folë. Një çikë konfidencë me të dhanë, do me i ditë të gjitha deri në fund.
LUKA – Unë i di, moj Mrikë, dhe s’kam nevojë me m’i thanë ti. Ti je murgeshë shtëpie, apo jo?
MRIKA – Po.
LUKA — Mirëpo një çikë dashuni me e ba ta kande. Helbete, njeri mishit e gjakut je edhe ti.
MRIKA – Dëgjoje dreqin. E mandej?
LUKA — Mirëpo, për rrezik, kështu i kande edhe dom Gjonit.
MRIKA — Pusho, mor, e ban kryq. A flitet kështu për njeriun e fesë?

LUKA — Po pse po them unë «për rrezik». Pse nuk asht mirë.
MRIKA — Po mandej? Hajt, nxirri të gjitha… se ti na qenke një shejtan e gjysmë.
LUKA – Jo, s’kam çka të nxjerr ma, por dom Gjonit nuk i vjen mirë ajo punë, se tërheq nga ana e vet. Ti dom Gjonin nuk e ke gja. Ai të ka marrë këtu për me të shejtnue shpirtin si murgeshë që je. Mirëpo, si kujdeset për shpirtin, kujdeset pak për trupin tand, me mujtë me të shejtnue me shpirt e me trup bashkë.
MRIKA – Ruejna zot, ruejna zot çka po dëgjoj. Ty të marrtë djalli të marrtë! Por fajin vetë e kemi qysh se shtimë dreqnit në shtëpi. Kështu me folë për meshtarin! Kështu me folë për mue! Po, a di, more, se mund të flasë katundi?
LUKA – Eh, sikur nuk flet katundi!
MRIKA – Ashtu, ë? Qyqja, qyqja, e mjera unë, e mjera! Mos me të lanë as me u lutë, as me shpëtue shpirtin. Ani kush me u dëgjue për këto punë! Unë që lutem pesë herë në ditë e kungohem çdo mëngjes. Por e di kush ka faj. Ti je horr e flet kështu, katundarët janë horra si ti e flasin si flet ti. Çka i duhet kujt, tekembramja, puna jonë? Por do të ta rrëfej unë qejfin ty dhe gjithë atyne shokëve të tu. Kur të vijë Lorenci, pa te shkrue milic me zor, nuk do të rri. Atëherë baheni terbije ju. Milic do t’ju shkruejmë! Thoni jo, po mujtët. Atëherë zeni mend mos me marrë nëpër gojë meshtarin, as mue. Po unë jam e marrë që çaj dërrasa me ty. Mue më raftë pika që të jap kaq konfidencë! Ani kujt? Horrit; horrit tregoj shkopin. Pastro këtë dhomë, merr vesh? Brenda pesë minutave të jetë gati. Po nuk e mbarove, di ti se çka të gjen! (Del me rrëmbim.)

LUKA – Hë, bushtra e priftit!
MRIKA – (Kthehet.) Çka the?
LUKA – Jo, jo, thashë tashti po e rregulloj dhomën e priftit!…
MRIKA – Edhe, kur të vijë Lorenci këtu, ti nuk do të hysh brenda, se të merr mortja. Nuk të duhen ty punët tona (Del.)
LUKA – Po milic, a po më shkruen?
MRIKA – (Kthehet.) Ty dhe të gjithë katundarët.
LUKA — Po mos me të dëgjue?
MRIKA – (Vë duart në ije.) Mos me më dëgjue? Eh… eh… Edhe këtë fjalë po e thue? Mos me më dëgjue, domethanë me qenë bolshevik. Me qenë i pafe, i pazot, i pander, me qenë djall me brina; e, për djaj të tillë, Lorenci ka pushkë në brez e dom Gjoni nuk i jep as vorr, as ujë të bekuem! E kupton tashti se çka ndodh mos me dëgjue?… Hajt, hajt, se kështu do ta pësoni edhe ju. Mos me dëqjue… he… he… (Del.)

LUKA — (E shikon me inat, pastaj fillon të fshijë dhe të rregullojë dhomën.) Hajt, hajt, se do të vijë dita jonë. Atëherë do të shihemi!… Shyqyr që ka kush na del zot e kush na i çel sytë, se, vallahi, ma mirë me u hedhë prej shkambit e poshtë, se me jetue në gjithë këtë poshtërsi! More, s’di ku ta gjej nji pushkë, se nji minutë s’po rri ma këtu. Virgjënesha e zotit… Hë bushtër!… Meshtari i zotit… shtyni katundarët m’u shkrue milicë… për me i shërbye perëndisë… ‘Jo, jo, nuk hudhemi prej shkambit ne, por do t’ju hudhim të gjithë ju me fashizmin, me Lorenc, me dom Gjon e me Mrikë.
(E ka rregulluar dhomën.)

DOM GJONI — Qoftë lavdue Krishti!
LUKA — Gjithmonë e jetës!
DOM GJONl — Sa mirë që po e pastron këtë dhomë. Shiko, Lukë, kur të vijnë komandanti i milicisë edhe Lulashi, mos len ma njeri me hy brenda, kushdo qoftë. Aty mbas dere le të pëlcasë ai. Ti mos hyn e dil siç e ke zakon. Kemi fjalët tona, punët tona. More vesh?
LUKA — Si urdhnon, zotni, më fal se po të pyes. A vijnë për punë feje ata?
DOM GJONI – Pse?
LUKA — Po të jetë se vijnë për punë feje, po të sjell ujin e bekuem, stolin, qirinjtë…
DOM GJONI — (Ban kryq.) Në emën të atit, e të birit e të shpirtit të shenjtë… po pse të vijnë për punë feje?… Ata nuk janë të sëmuet, o Lukë! Apo më duket do me u tallë! Ka do kohë që ka nisë me të dalë gjuha mjaft. Mendo se unë të këshilloj për të mirën tande, mandej di të veproj ndryshe.
LUKA — Unë s’desha të tallem, zotni, por ti e merr ashtu.
DOM GJONI — (Me kërcënim) Mjaft po të them e më del krej odet!
LUKA — Si urdhënon! Po në qoftë se vjen kush, çka t’i them?
DOM GJONI – Pyeti «pse keni ardhë?»
LUKA — E mandej?
DOM GJONI – Në qoftë se vijnë për ndonji të sëmuet ose për m’u rrëfye, thueju se nuk jam këtu.
LUKA – Po në qoftë se thonë «kemi ardhë me u shkrue milicë».
DOM GJONI — Po… atëherë mund t’i shtish brenda.
LUKA – Mirëpo do të dëgjojnë fjalët tueja.
DOM GJONI – Ata le t’i dëgjojnë, nuk prish punë.
LUKA – A shef, pra, zotni, se e mora vesh pse mblidheni këtu?
DOM GJONI – Pse?
LUKA — Për me bamë muhabet milicësh.
DOM GJONI — Pse, i keq të duket ty ky muhabet?
LUKA – Për besë, për mue s’ka muhabet ma të keq!
DOM GJONI — Vërtet, besa!…
LUKA — Unë të rrëfeva të drejtën e shpirtit.
DOM GJONI — Po pse, pra?…
LUKA — Ata milicët e tu nuk lanë pulë e gja pa vjedhë nëpër katund. Katundarët nuk mund të ankohen, se të kanë marrë frikë. Ata thonë se «prifti na asht bamë kryetar i milicisë dhe i fashistëve!».

DOM GJONI — (Me hidhërim) Kush ianë ata që flasin?
LUKA — Mbarë katundi… dhe kanë plotësisht të drejtë…
DOM GJONI – Shiko, shiko… domethanë… edhe ti qenke me ta!…
LUKA — Po, në këtë pikë jam edhe unë me ta. Nuk asht mirë me marrë në qafë djemtë e fukarasë, me i lëshue si dhentë pa bari, havale katundeve, gjoja me ruejtë katundin, kurse viedhjet ma te mëdhaja sot prej kujt bahen? Prej milicëve. Mandej, nuk mbaron puna me kaq, o zotni. Italia nuk paguen rrogat kot milicëve. Sot ka ardhë urdhni me i nisë milicët për në Shkodër. Ashtu i thonë fialës, por dreqi e di ku i çojnë. E për kë? …Për Italen, për Duçen! Turp e faqe zezë! Kur s’jemi te zotët për vete, pse të bahena shërbëtorë e të lamë kokën për të tjerë?

DOM GJONI — Mjaft!… Shiko, shiko. Tashti po e kuptoj
se shejtani paska hy edhe në katundin tonë. Ne po pëlcasim me luftue komunistët në Shkodër, në Tiranë, në Jug e kudo, kurse i kemi këtu brenda, këtu bile, këtu në vendin e shenjtë, në shtëpinë e njeriut të zotit, në kishë…
LUKA — (Me çudi) Kë kemi këtu, zotni?!
DOM GJONI — Komunistët!
LUKA — Pse çka janë ata?
DOM GJONI — Ata janë kështu si ti.
LUKA — Pa mandej?
DOM GJONI — Mandej? Ata i thonë popullit të luftojnë fashizmin, të mos shkruhen milicë dhe një mijë të zeza të tjera.
LUKA — Po në fund të fundit, nuk thënkan keq, zotni!…
DOM GJONI – Nuk thënkan keq? Këtu shifet se sa fort e do fenë tande. Ti, e di se italianët janë të krishterë?
LUKA – Po, e di.
DOM GJONI – A e di se armët e Italisë fashiste janë armët e krishtenimit!
LUKA — Jo këtë nuk e di. Mandej, se italianët janë të krishterë, të mirë qofshin në vend të vet… Sa për armët e tyre, që thue se janë të fesë sonë, këte e thue ti, e thotë Lulash Bajraktari dhe ata italianët që vijnë këtu, pse kështu u leverdis me thanë.
DOM GJONI — (I qetë) More, kush të ka mësue me fol kështu? (Ulet.) Po hajde të bisedojmë pak bashkë, o Lukë.
LUKA — Çka të bisedojmë?
DOM GJONI — Ulu e dëgjo. Mendo se gjithçka të kërkoj, e kërkoj për të mirën e fesë së shenjtë. Ashtu pra, qofsh bekue!… Mendo se po i rrëfen meshtarit, e meshtari asht zavendësi i perëndisë përmbi këtë tokë të rrejshme.
LUKA – Çka me të tregue, mor zotni?
DOM GJONI — Atë, pra, njeriun.
LUKA — Cilin njeri?
DOM GJONI – Atë pra, që të ka mësue me folë kështu.

Tregoje, të ruejtë zoti, asht për të mirën tande dhe të fesë sate. Mendo se anmiqtë e fesë sonë janë shumë të squet. Ata nuk flasin sot kundra fejet, por flasin kundra fashizmit, që asht mburoja e krishtenimit. Ti nuk i di punët thellë, se je katundar. Këto punë i di unë dhe i dimë me radhë, deri te papa i shenjtë. Po të ishte i keq fashizmi, kush do ta dinte ma mirë se i shenjtnueshmi papë i Romës? Dhe, a thue do ta lente pa e mallkue? Kë ka frikë ai?

Mirëpo papa nuk e mallkon fashizmin, por ka bekue sa herë. Anmiqtë e fesë flasin keq për të. Ata, tue luftue fashizmin, luftojnë mburojën tonë të çeliktë. Këtu qëndron e gjithë puna. Nuk asht se e përkrahin për qejf fashizmin, o Lukë, por pse kështu duhet, në qoftë se e duem fenë tonë dhe lulëzimin e saj. Kështu, pra!… Tashti më rrëfe me cilin njeri ke bisedue ti, që ke zanë të flasësh kështu?

LUKA – Me asnjeri.
DOM GJONI – Dëgjo. Ti e di se unë mendoj për ty. Unë të kam veshë, të kam mbathë, po të jap me hangër, me pi. Tashti do të të blej edhe nji palë rrobe të reja. Do të të jap edhe pare me harxhue. Po të më dëgjosh mue, mund të dalësh në ditë të bardhë. Unë e di se ty nuk të pëlqen me u shkrue milic. Ani, s’ka gajle. Mos u shkruej. Ti mund të punosh për milicinë edhe ndryshe e mund ta marrësh rrogën dyfish. Hajt tashti, më trego. Nuk ban mëkat. Kur i tregohet meshtarit, nuk bahet mëkat.
LUKA – Po çka me të tregue, more zotni?
DOM GJONI – Ja se po të qes unë në rrugë. Ti e ke një kushëri në Shkodër?
LUKA – Po, e kam.
DOM GJONI – A asht i arratisun?
LUKA – Po, kështu kam dëgjue.
DOM GJONI – Mos asht ai që të ka folë kështu?
LUKA – Si kështu?
DOM GJONI — Kështu si fole.
LUKA – As nuk e kam pa.
DOM GJONI — Po si zune ti me folë kështu, pra?
LUKA – More zotni, ai që ka sytë në ballë, nuk ka nevojë për shumë mend për me e pa se punët që ban ti nuk janë punë feje, por janë ngatërresa që veç një njeri i keq mund t’i bajë. Punët e milicisë nuk janë punë për një prift.
DOM GJONI – Mjaft, i mallkuem! Djalli të ka hy në trup.
LUKA – Jo, po desha të tregoj…
DOM GJONI — Mjaft, po të them!
LUKA — Due të them se nuk ka nevojë me më mësue kush. Sytë i kam në ballë, shyqyr… (Del.)

DOM GJONI — Hë, lëkura e djallit! E di, e di kush të ka mësue ty me folë kështu… por do të më biesh në dorë, mos ki gajle. Në dorë time kanë ra do ma të mirë se ti!…
(Hyn Mrika me nxitim.)

MRIKA — E rregullove dhomën?… Uh, më fal! Kujtova se po gjej Lukën.
DOM GJONI — S’ka gja, s’ka gja… Mirë bane që erdhe. Rri pak, o Mrikë, të bisedojmë bashkë.
MRIKA – (Ulet.) Para se të fillosh ti, due me i folë unë nja dy fjalë. Luka asht ba dreqi i mallkuem në këtë shtëpi.
DOM GJONI — E di, e di, moj Mrikë. Ai nuk i shikon me sy të mirë punët që bajmë na.

MRIKA — Jo vetëm kaq, po ai ka nisë me folë.
DOM GJONI — E di… kundra milicëve.
MRIKA — Çfarë milicësh, mor zotni, ai ka nisë me folë kundra nesh.
DOM GJONI – Kundra nesh?
MRIKA — Kundra meje dhe kundra teje.
DOM GJONI – Zot, ruejna, por për çka?
MRIKA — Me të rrëfye të drejtën, ai nuk ka edhe aq faj. Ti kujton se dynjaja nuk kanë sy, as veshë… Doemos, pastaj flasin. Flet Luka e flet katundi.
DOM GJONI – Ashtu ë… ashtu, paska nisë me folë! Mirë, mirë, se do t’ia ndreq qejfin unë atij. Dëgjo, Mrikë. Due me t’i thanë nja dy fjalë. Nuk di si ta nis muhabetin. Deri tashti e ke pasë trashë mu- habetin me Lulashin, mirëpo tash disa kohë, ke nisë me e teprue me Lorencin. Kjo nuk asht një punë e mirë, o Mrikë. Unë nuk jam kundra që ti të mos flasësh me Lorencin, por… s’di si ta them… disa shenja që shoh unë, nuk janë edhe aq të mira dhe nuk ma bajnë aq qejfin. Unë kam kërkue sa herë me t’i thanë këto fjalë, sot ra rasa e po t’i them.
MRIKA – Mirë, atëherë (Çohet e zemëruar.) Nuk do të flas me Lorencin, as me Lulashin, as me ty, as me njeri.
DOM GJONI — Shiko si zemërohesh menjëherë! Po unë nuk ta thashë…
MRIKA — Sido që ta thuesh. A ka shkue puna kështu? Ma mirë të rri në punën time.
DOM GJONI – Sa e keqe bahesh! Mos me guxue me të folë një fjalë.
MRIKA – Fol si duhet, se unë nuk nxehem kurrë. Unë nuk jam shërbëtore këtu, se kam shtëpinë në Shkodër me një mijë të mira. Ti e di shtëpinë tonë se si asht. Unë kam ardhë me qejfin tim dhe do të rri sa të kem qejf. Do të flas me kë të kem qejf. E, po të më prishet qejfi, marr plaçkat e iki prapë në shtëpinë time, se nuk kam nevojë të rri këtu.

DOM GJONI — Prite zot, prite zot!
MRIKA — Ashtu, pra. Ty nuk të leverdis të ma prishësh qejfin mue. Fjalë të tilla nuk due të dëgjoj ma prej teje, se unë nuk rri një minutë këtu, e more vesh?
DOM GJONI — Krygja e Krishtit, sa ters i merr fjalët. Mirë, mire Mrikë, ban çka të duesh, unë nuk të ndaloj. Shtëpia ime asht jotja. Edhe për peshqeshe, besoj, nuk të kam lanë keq deri tashti. Të hanën shkoj prapë në Shkodër. Do të marr edhe disa pare në një vend… hajt fol… çka don me të ble?
MRIKA — (Me gaz) Ti e di ma!
DOM GJONI — (Duke iu afruar) Një komplet… tualeti?… (Hyn Luka.)
(Prifti e Mrika largohen.)
LUKA — Zotni, kanë ardhë dy katundarë.
DOM GJONI – A i pyete çka duen?
LUKA – Duen me u rrëfye.
DOM GJONI – E ti çka u the? A u the se «nuk asht këtu»?
LUKA – Harrova, vallahi.
DOM GJONI — Eh, ty të marrtë djalli, të marrtë. Shko e thueju «nuk asht këtu».
LUKA – Por unë u thashë se je, mor zotni.
DOM GJONI — Medet, medet! Thueju se «nuk pret».
LUKA – Po ata kanë ardhë prej së largu po për këtë punë, o zotni!
DOM GJONI – Largohu këtej, po të them, e mbylle derën.
LUKA – Po çka të baj, pra?
DOM GJONI – Hej dreq, thyej qafën me gjithë ta!
LUKA – E di çka, zotni, largohuni ju. Unë po i shti këtu brenda. U baj pak muhabet dhe i nis me marifetin tim. Nuk asht mirë me i qitë jashtë ashtu si thue ti.
DOM GJONI – Djall, o djall; nuk të lanë as me vdekë rehat. Ec, o Mrikë, të dalim në dhomën tjetër. (Dalin. Luka i shikon. Hyn Gjeloshi e Sokoli.)
GJELOSHI – Ç’e bane priftin?
LUKA — E nisa bashkë me Mrikën.
SOKOLI — Si i ka punët me Mrikën?
LUKA — Mirë, shyqyr, mirë.
GJELOSHI — Po me Lorencin si i ka punët?
LUKA — Me Lorencin dhe me milicët nuk e ka punën edhe aq mirë. Nuk po shkruhen milicë katundarët kësaj here.
GJELOSHI — Eh, sa fytyrë e ndytë!
LUKA — Po ç’kemi?
SOKOLI — Vijmë prej Shkodre.
GJELOSHI – Kemi një letër për Hilën.
LUKA — Me të vërtetë? Ma jep mue t’ia jap.
GJELOSHI – Pse? E di ti ku asht?
LUKA – E di.
SOKOL! – Ku, more?
LUKA – Në pyllin përtej përronit.
GJELOSHI – Po ti fol, bre. Po shkojmë bashkë t’ia japim. Si e ka plaqën?
LUKA – Boll mirë. I kemi rregullue nj’i vend që nuk e gjen as dreqi. I çoj me hanqër gjellna të mira. C’ka han prifti këtu, han ai atje!
GJELOSHI – Dëgjo, Lukë. Duhet të bajmë cmos që të mos shkruhen milicë. Kështu më këshilluen edhe shokët në Shkodër. Kudo do të nisim të flasim hapët kundra fashizmit e kundra milicëve. Do t’ua mbushim mendjen atvne që janë veshë, të ikin në mal. Biseduem edhe për krijimin e nië cete ndër anët tona. Unë dhe Sokoli do të flasim haptazi. Do të flasim shtëpi për shtëoi. Pjetri i Ndout duhet të rrijë këtu. Ai duhet të ruhet. Ne të tjerët shifemi në shpellën e dhive. Asnjë mos të largohet pa kërkue ata. (Nxjerr komunikata.) Mora këto letra në Shkodër. Më thanë se janë letra të Lëvizies Nacionalçlirimtare. Që tashti do t’i shpërndajmë. Përqatitni armët, shokë, se mjaft kemi ndejtë. Anmiku luftohet me armë.

LUKA — Mrekulli. Sa mirë që erdhi kjo ditë, se më asht ba shpirti gomar në shtëoi të priftit. (Shikon komunikatën.) C’e do që s’di me e këndue.
DOM GJONI – (Nga brenda) Lukë!
LUKA – Plaç!
GJELOSHI — Tashti unë nuk kam fjale tietër. Fjalet e mia janë ato të shokëve të Shkodrës. Ne s’na mbetet tjetër, vecse me fillue luftën me armë.
DOM GIONI — (Nqa brendn) Lukë. more!?
LUKA— Pse po matesh, Gielosh?
GJELOSHI — Po a nuk e dëgjon si po të thërret?
LUKA — Hala s’ka plasë! Ti nuk ma tregove si e kemi punën me çetat, cka thonë laimet?
GJELOSHI — Kudo punët shkojnë mirë. Çetat bajnë aksione mbas aksionesh. Në Pezë asht çlirue një pjesë e mirë toke. Atje sundojnë çetat tona bashkë me popullin. Nuk di çka t’ju rrëfej ma parë. Sot asht kohë veprimi. Të formojmë edhe ne çetën tonë.
DOM GJONI — Lukë, more dreq?!
LUKA – Urdhëno zotni, se po i qes jashtë po deshe!
DOM GJONI — (Hyn.) More gomar! Komandanti i milicisë ka një orë që pret te dera e ti na rri tue ça dërrasa me këta horra.
LUKA — Prit, mor zotni! Këta kanë ardhë me u rrëfye. A me i qitë jashtë miqtë, a?
DOM GJONI — Jashtë qiti!
LUKA – (Miqve, kinse me hidhërim) Dilni jashtë. Nuk asht vend për ju këtu. Shkoni e rrëfehuni te Rrapi i thatë po deshët. Sa mirë m’u rrëfye vini, m’u shkrue milicë nuk vini. Jashtë, se po vjen komandanti i fashistëve. (Dalin.)
DOM GJONI — Vrap tashti te dera!
LUKA – Si urdhnoni! (Del.)
DOM GJONI – Hajt, hajt, se ma pret mendja se kush asht ai që të kallajis ty! He, lëkura e djallit!… (Hyn Mrika.)
MRIKA – A erdhën?
DOM GJONI — Po vijnë!…

MRIKA – Sa i mirë ky Lorenci!
DOM GJONI – (E shikon me bisht të syrit dhe plot inat.) Po, besa, i mirë asht.
LUKA — (Nga brenda) Urdhnoni, zotni. Vetëm juve ju pret.
(Hyjnë. Luka del.)
LORENCI — Boun xhiorno, dom Xhiovani! Eko sinjorina Mrika, buon xhiorno. Ke bel inkontro!… ) (I merr dorën.)
MRIKA – Buon xhiorno e mirë se ju pruni zoti! (Përshëndeten.)
DOM GJONI — Urdhënoni, urdhënoni, jeni lodhë sigurisht. Eh! Po, katundet tona nuk kanë rrugë si në Itale, por me ndihmë të zotit e në saje të Duçes edhe këtu do të bahemi si në Itale …He… He…
LULASHI – Po si ke shkue, moj Mrikë?
MRIKA – Mirë prej zotit.
LORENCI – Uluni, Mrikë, hajde rri këtu afër meje!
DOM GJONI – Mrika po na ban nga një kafe, pastaj vjen e rri me ne. Si thue ti, Mrikë?
LORENCI — No, no, nuk dona kafe. Melio Mrika ke un kafe puro… Skuzi, dom Xhiovani.
DOM GJONI — He, he… he… diavolo ke sei. Va bene. Rri, moj Mrikë, s’ka gja.
LULASHI – Ka do kohë që s’ke qenë me na pa andej kah shtëpia, o Mrikë.
MRIKA — Besa, veç kam pasë punë.
LORENCI – Jo, ti nuk duhet me punue. Kaq e bukur! Jo me punue. Ti me ba qejf…
MRIKA – Jo, jo, duhet edhe me punue nga pak, sinjor Lorenco.
LORENCI – Puna të prish duert e bukura. (la merr duart.)
DOM GJONI – (E shikon me inat.) Po si e kaluet sot?
LORENCI – Molto male. Kemi kalue andej këndej bashkë me Lulashin dhe mezi kemi shkrue dy milicë në katundin tuej. Edhe ata ishin dy të shtrembër, të thatë, që me të dhimbë sytë me i pa. (Mrika çohet ngadalë edhe del.)
Molto male, molto male kozi. Unë nuk e di si ndodh kjo. Ju dom Xhiovani na patët sigurue, bashkë me Lulashin, se këtu gjendet nji terren shumë i mirë për rekrutimin e milicëve.
DOM GJONI — Unë ju pata sigurue, sinjor Lorenco, dhe ashtu ndodhi. E mban mend në fillim sa shumë milicë dolën?
LORENCI – Po pse ndodhi ky transformim i çuditshëm, dom Xhiovani? Besoj se edhe në pikëpamje të parave nuk kemi lanë gja mangut. Ja, ne ua shtuem edhe rrogat milicëve.

DOM GJONI – Sinjor Lorenco) ne nuk e kemi lanë mbas dore punën tonë, se nji gja e tillë kurrkujt nuk i kushton ma shtrenjtë se neve. Më falni se them «neve», mbasi si unë, si Lulashi, si ju, sot kemi nji qëllim të vetëm, humbja juej asht humbja jonë. Këtë e dimë mirë. Marr guximin të flas kështu, sinjor Lorenco, se, sa ma tepër ndiej shtimin e rrezikut, aq ma tepër e ndiej veten të ngjitun me ju. Sinjor Lorenco, duhet me besue se shejtani ka hy edhe në katundin tonë.
LORENCI – Kome, kome ?
DOM GJONI — Mbas asaj që kam mujtë me kuptue me trunin tim, edhe në katundin tonë kanë kalue partizanë. Ndryshe si shpjegohet që katundarët nuk shkruhen milicë?!
LORENCI — Këtu, në qendër të milicëve, të kenë kalue partizanë?
DOM GJONI — Këtu, këtu.
LULASHI — Ku janë? Të dërqoj forcat!
DOM GJONI — He… he… Jo, mor Lulash, se ata nuk dalin haptazi, si i do ti. Ata punojnë me zgjuetsi të madhe. Vijnë natën, hyjnë nëpër shtëpi, u flasin katundarëve dhe ikin…
LORENCI — Më fal, domine, se po të them… Kjo domethanë se ti nuk po di me e luejtë mirë propagandën te katundarët. Kush ka mundësi ma tepër se ti t’ua mbushë mendjen katundarëve… Mandej ti, Lulash, me gjithë ata milicët e tu, më duket jeni tue hangër bukën kot. S’asht çudi që nji ditë të viinë e t’ua marrin armët fjetë! Male kozi, male
kozi .

DOM GJONI – Po si t’ia bajmë, sinjor Lorenco?
LORENCI – Më fal se po të pyes. A ke predikue në kishë kundra bolshevikëve?
DOM GJONI – Unë plasa, mor zotni. Na vajti goja prapa. Nji gja vetëm nuk e kam ba hala.
LORENCI – Ma koza?
DOM GJONI — Nuk i kam mallkue hala në kishë ata që bijnë në kontakt me komunistët.
LORENCI – Të lutem, t’i mallkosh me qiri të ndezun.
LULASHI – Me më dëgjue mue, mor zotni, bahen punët ndryshe. Jo fik qirinë, jo mallkoi, këto janë andrra. Me këta derra duhet veprue ashtu siç meritojnë. Qenit tregoi shkopin.
LORENCI — Po si thue ti, pra?
LULASHI — T’i mbledh nesër këta katundarët e mi, t’i shtroj në dajak, t’i veshë milicë të gjithë dhe t’i nisë kah Berati o kah Gjinokastra. Të lëvizin mandej, po të duen!
LORENCI – (Qesh.) Ti, Lulash, je tamam ushtarak dhe bile tamam nji ushtarak fashist.
LULASHI — S’asht gja uji i bekuem, e qiriu, mor zotni.
LORENCI — Vetëm se nuk kupton mirë si duhet ba propaganda. Uji i bekuem e qiriu vlejnë shumë ma tepër nga ato që propozon ti. Nuk ka shkue puna hala aq sa me vue propozimin tand në zbatim. Por kjo nuk don të thotë se nesër mbasnesër nuk do të detyrohemi të bajmë kështu si thue ti. Në qoftë se do flemë si deri tashti, do të bajmë ashtu patjetër.
DOM GJONI — Unë nuk fie, sinjor Lorenci. E dini ju se i kam ra në erë punës unë?
LORENCI — Çfarë pune?
DOM GJONI — E njifni shërbëtorin tim, Lukën?
LORENCI – Po.
DOM GJONI – (Ashpër) Ai asht në lidhje me komunistët.
LULASHI — Do t’ia derdh trutë në tokë tashti!

LORENCI — Prit njiherë të dëgjojmë.
DOM GJONI — Më ka folë sot tamam si flasin komunistët. S’ka lanë gja pa thanë për milicët, për fashizmin… U mundova t’i nxjerr ndonji send, por mazallah. Tash shtihej si budalla, tash të fliste si avokat!
LORENCI — Po mandej.
DOM GJONI — Unë do ta diktoj patjetër, xhanëm… Prandaj të mos e kapim tashti njiherë, as të mos i lamë me dyshue gja, se mund të iki. Ai nuk asht vetëm. Me anë të tij mund të gjejmë tanë shokët e tij, qofshin këtu, qofshin në qytet.
LORENCI — Kjo asht nji punë… Kjo Don Xhiovani asht kapolavoro. Atëherë të mos e zgjasim. Nesër do të fillojmë nga puna seriozisht. Ti, domine, gjurmo shërbëtorin dhe fillo mallkimin në kishë kundra atyne që e dinë ku janë komunistët dhe nuk i padisin. Ti, Lulash, mblidh katundin dhe thuej: «Kush nuk shkruhet milic, domethanë nuk e don fashizmin dhe asht anmik. Ma mirë shkruejuni me të mirë, sesa të na shtrëngoni të marrim masa.» Kështu fol njiherë. Pastaj, si ta shohësh punën. Mendoni, zotnij, se rreziku shtohet dita ditës. Ja, dom Xhiovani thotë se çetat mund të kenë kalue këndej. E, kur të kenë kalue këndej, në zemrën tonë, mendoni vendet e tjera. Mirë tha dom Xhiovani: «Humbja jonë asht humbja juej. Ne jemi të lidhun për jetë e për vdekje.»
MRIKA — (Nga brenda) Qyqja, qyqja! (Hyn.) Luka… Luka ka marrë pushkët tueja vjerr në korridor dhe ka ikë!
LORENCI — Kome, kome?
LULASHI — Fushkët tona!
DOM GJONI — He, lëkura e djallit!…
LULASHI — (Del në korridor e hyn prapë brenda.) Kah ka ikë? A ka shumë kohë? (Lulashi e Lorenci shikojnë në dritare.)
MRIKA — Ka marrë malin.
LORENCI — (Duke shikuar nga dritarja) Maskalcone!
(Mrikës) Po në dorë çka ke?
MRIKA – Ka lanë këtë letër në korridor.
DOM GJONI – Ma jep ta shof unë! (E lexon.)
«Vdekje Fashizmit! Liri Popullit!»… Komunikatë komunistësh!
LULASHI — Po kjo tashti?
MRIKA — (Në dritare) Ja, ja, po kalon kodrën. (Të gjithë shikojnë në dritare.)
LORENCI — Maskalcone!
DOM GJONI — E maledeto!
LULASHI — Më lëshoni t’ia derdh trutë njitash!
LORENCI — Te lo façio vedere io!
(Kërcet një pushkë nga jashtë. Të giithë tremben.)
LORENCI — Mamma mia!
LULASHI — Na vrau, bre!
DOM GJONI — (Bën kryq.) Jezus Maria!

Bie perdja


AKTI I PARE
Dhoma e bukës e dom Gjonit. Në mur një kryq, nën
të fotografia e papës. Dy dritare në ballë. Dyer anash.
Një tryezë buke, një raft i madh me xhama për të mbajtur ushqime, proshutë dhe sallame të varura.

DOM GJONI — (Ka shpërthyer veladonin e rri i mbështetur në një karrige. Në tryezë ka meze të ndryshme dhe raki. Lexon në një libër dhe herë mbas here çon gotën. Hyn Mrika e lodhur me një shami që ka brenda një pjatë bosh dhe gjëra të tjera. Dom Gjoni e shikon e i flet me gëzim.)
A erdhe, Mrikë?
MRIKA — (E mërzitur) Erdha, dom Gjon!
DOM GJONI – Çka ke që rri kështu, a të ka pa kush?
MRIKA – Jo, bre, nuk më ka pa kush, po…
DOM GJONI – Po ç’ke, pra, fol!
MRIKA — Uf… ma! Gjithçka don me dijtë. Jam e mërzitun, kam hallin tim kaq mjafton. (Ulet.)
DOM GJONI – Nuk e di pse ke nisë të bahesh kaq e egër, o Mrikë. Ti thue kam hallin tim, po unë, a thue nuk kam hallin tim? Unë e di çfarë halli ke ti, por ti nuk ia di aspak hallin hallit tonë. Po bani dyshim kush, prite zot dhe e diktuen …E mandej?
MRIKA — Ma mirë ta diktojnë, se të rrijë aty ku asht!
DOM GJONI — Ashtu thue ti!
MRIKA — Ti nuk ke as idenë se si asht ba. Ai Lulashi, që kur vinte si kapidan me rrobe oficerësh, me faqe kuq si gjaku… asht ba me iu dhimtë malit të shkretë; i ka dalë mjekra; asht tha, asht plakë, të duket tamam si me pa nji shpirt të keq.
DOM GJONI – E çka të bajmë, pra, moj Mrikë. Ai prej qejfit nuk rri aty? Ai e di se çka e gjen po ta zanë. Sidomos ai Luka, që ia di fill e për pe gjithçka ka ba. Mandej, po të zihet ai, e di se shkoj fishek edhe unë me të? Unë çuditem si nuk më kanë ba za deri tashti… E beson ti këtë?
MRIKA — Pse çka ke ba ti?
DOM GJONI – Hej dreq… ja, kam mbytë miza… sikurse nuk e dinë ata çka kam ba unë.
MRIKA – Uf, mal… Ti je një frikacak, që nuk e ke shoqin. Këndej i çon fjalë Lulashit «mos u mërzit se po na vjen dita. Inglizët e amerikanët do të zbarkojnë, na kanë dërgue pare, prit dhe një muej»… andej i thue «mos luej vendit, mos e nxirr as kokën jashtë»… dhe e le burrin në tokë si breshka, e le në vorr për së gjalli. Kaq asht burrnia jote?
DOM GJONI – Shiko, shiko… po çka thue ti të bajmë?
MRIKA – Ç’ka të bajmë?… Ta sjellim këtu.
DOM GJONI – Prite, zot… Tamam besa… Atëherë e rruen dreqi mirë punën tonë. Ti, moj Mrikë, a i ke mendtë në kokë, që flet kështu? A e di ti se këtu vjen dynjaja? Sa me e sjellë këtu, ma mirë t’i themi dil e shëtit nëpër katund… edhe udha e mbarë mandej Lulash, dom Gjon… besa edhe Mrikë!
MRIKA – Po kështu flet gjithmonë ti: vjen dynjaja, po na e gjejnë. Me qenë e kishin gjetë tash një vit! Kush po e di se Lulashi asht gjallë?… Kurrkush. Të gjithë kujtojnë se ai asht vra andej kah Kukësi.
DOM GJONI – Eh, moj Mrikë, sa shkurt i mendon punët ti…
MRIKA – Po, na nxore në ditë të bardhë ti, që i mendon gjatë! Ta marrim këtu, t’i bajmë një gropë në bodrum… Ditën të rrijë aty, natën vjen e rri me ne. Kështu ka mundësi të lahet, të rruhet e t’i vijë era njeri…
DOM GJONI — Au… ku e ke hallin ti e ku e kam unë…
Rri, moj Mrikë, e mos fol andrra dhe të lusim zotin që jemi kaq mirë si ne këtu, si ai atje. Sot nuk duhet me i zanë besë as vetvetes e me u ruejtë fort, se përndryshe e di ti ku shkojmë! Ani, si janë ba sot katundarët… Aman, leni këto fjalë e shko e më sill bukën.
MRIKA – (Duke u çuar) Uh, frikacak… Kështu, nuk luftohen këta, pra.
DOM GJONI — Mirë, mirë. Zoti ka thanë. «Rueju pak; që të të ruej shumë.» Unë shkoj mbas urdhnave të perëndisë. (Çon edhe një gotë. Mrika ka dalë. Flet me vete.) Çudi e madhe! Na pëlcasim me mujtë me punue pa u diktue dhe pa u dyshue. Ajo thotë me pru Lulashin këtu… Tamam, besa… (Troket dera.) Kush do të jetë? Kush ka luejtë menç me ardhë tashti natën? (Dera troket përsëri.) Mrikë, Mrikë…
(Hyn Mrika.) Po troket dera. (Mrika do të dale.) Prit, prit, mos vijnë me ba kontroll!
MRIKA – Uh, frikacak
DOM GJONI — Po prit, moj, njiherë… E di se kemi misrin në bodrum, kemi leshin?… Të thashë ta largojmë këndej, po ti nuk merr vesh!
MRIKA – Ti ke me vdekë nga frika, mor i shkretë. (Del.)
DOM GJONI – Si kujton se bahen punët ashtu lehtë e lehtë. Në dashtë zoti, nuk asht ndonjë kontroll kësaj here… se, pa e djegë leshin, nuk e la… Misrin do t’ua hedh derrave…
(Troket dera.) Shih kush asht? (Del Mrika.)
MRIKA — Ka ardhë nana e Prelës e ka fjalë me ty.
DOM GJONI — Po asaj nuk i ka mjaftue dita?
MRIKA — Si po ia ban? Ajo të pret mbas dere.
DOM GJONI — Shtine këtu, por përpara hiq rakinë dhe mezet. (Mrika i heq, dom Gjoni çel librin dhe nis të lexojë me përvujtni. Hyn Suta, plakë garravaçe e thatë dhe tërë rrudha me shkop në dorë.)
SUTA – Qoftë lëvdue Krishti!
DOM GJONI — Gjithmonë e jetës qoftë lëvdue e nderue i lumi! Mirë se të pruni zoti, moj nanë!… Ulu, ulu e rri… Si je, a po mbahesh?
SUTA – Besa pak, more zotni… njitash jam lodhë fare. Veç prej hallit, se për mue nuk janë ma rrugët. Më dhambin kambët, me merret fryma, por ishalla shpëtojmë shpirtin se, besa, siç shihet, nuk e kemi të gjatë.
DOM GJONI – Amin o zot… a po e pi një kafe?… Mrikë, Mrikë…
SUTA – Jo, bre zotni, mos u trazo (Hyn Mrika.)
DOM GJONI — Bania një kafe nanës së Prelës.
SUTA — Eh, ty të ndihmoftë zoti, se, besa, të kemi të mirë!
DOM GJONI – Pasunia ne s’na duhet gja, o nanë. Pasunia nuk u duhet gja as civilëve, jo ma ne, të krishtenëve. Pak bukë, pak kripë, barishte sa me mbajtë frymën në këtë tokë të rrejshme. Të fitojmë parajsën, se atje i kemi të gjitha.
SUTA — Po, të lumtë goja!
DOM GJONI — Unë nuk e di si e lakmuen katundarët tokën e tjetërkujt. A thue se kanë për ta marrë me vete në atë jetë! Edhe sot nuk sillen kah kisha, por janë dhanë mbas pune e mbytën veten. S’mendojnë tjetër veç me u pasunue. Thue se pasunia do t’i shpëtojë në atë jetë! Eh, sa i rrejshëm asht njeriu i shkretë!
SUTA — Të mjerët ne që nuk e mendojmë shpirtin!
DOM GJONI — Po pse ke ardhë, o nanë?
SUTA — More zotni, ne kemi hall të madh në shtëpi!
DOM GJONI — Në shtëpinë e Prelës?… Po shtëpia e Prelës asht shtëpia e bekueme, o nanë.
SUTA — Po duket se djalli ka hy në shtëpinë tonë e nuk po na le rehat. Përnatë shamatë, përnatë grindje.
DOM GJONI — Krygja e Krishtit… po pse?
SUTA — Ti i njeh Lekën e Lulën?
DOM GJONI – Po, i njoh.
SUTA — U ka hy djalli në krye e duen me shkue ne një vend… nuk e di si i thonë… Peshkopi.
DOM GJONI — Në Rrugën Kukës-Peshkopi?
SUTA — He, të lumtë goja!
DOM GJONI — Krygja e Krishtit! E mandej?
SUTA — Plasi i ati tue u foië… Por a ban fajde?… Njisoj si me i folë murit.
DOM GJONI — Krygja e Krishtit! Krygja e Krishtit! Fëmijët e Prelës me u ba ashtu! A shef, moj nanë, se duhet me i pasë sytë hapët sot? Shiko si prishet rinia sot!…
SUTA — Sonte u foli i ati, u fola unë. Ata po me mendjen e tyne. «Edhe po të na mbytni, ne nuk e ndërrojmë mendimin.»
DOM GJONI — Medet, o zot, si paskan mbarue fëmija!
SUTA – Mandej, edhe i ati filloi të vejë dorë në ta. Mue më dhimbsen, mor zotni, se i ka lënë e ama jetimë. Nuk mujta me ndejë në shtëpi. «Do shkoj, thashë, te prifti e të më këshillojë. Atij ia dëgjon zoti fjalën dhe na e largon shejtanin shtëpie.»
DOM GJONI — A sheh se në ç’ditë kemi ardhë, o nanë. Djemtë e Prelës, që asht njeri me zotin, nuk dëgjojnë’ ma prindët. Prelës i lumtë. ,Ai asht tamam babë fëmijësh. Ai nuk do që fëmijët e tij të shkojnë dam. Mirë ban që s’i le të shkojnë atje ku prishen e dalin dore të rinjtë, por ma mirë do të ishte ba me i ruejtë ma përpara nga i biri i Ndue Dedës dhe vllau i Sokolit. Ata po, i dijmë na se çka janë. Por mjerë ai i ri që rri me ta, se shkon dam si Leka e Lula.
SUTA – Si t’ia bajmë, mor zotni, se jemi në hall të madh?
DOM GJONI — Si t’ia bani?… Mos i leni me shkue.
SUTA — Po ata nuk dëgjojnë.
DOM GJONI — Fëmijët, kur nuk dëgjojnë, nuk kanë faj. Fajin e kanë prindët. Ju do të jeni përgjegjës përpara perëndisë për shpirtin e tyne. Fëmija gënjehet kollaj. Asht detyrë e prindërve mos me i lanë me ra në kurthin që ka përgatitë për ta shejtani.
SUTA – Çka të bajmë, pra? Ata kanë ra në atë kurth.
DOM GJONI — Atëherë fajin e keni ju.
SUTA – Po, a thue nuk ka shërim për ta?
DOM GJONI – Mendoni, thirrni ndihmën e zotit, se ju ndihmon. Për shembull, pse nuk e bani një punë?
SUTA – Çka, zotni?
DOM GJONI – Unë flas kot, ju bani punën tuej, por mbasi Prela asht me zotin dhe i bindet urdhnave të mi…
SUTA – Ti fol, o zotni, të ruejtë zoti…
DOM GJONI – Pse nuk i martoni fëmijët? Ata të fejuem janë të dy.
SUTA — Me i martue? Po ata janë të vegjël, mor zotni!
DOM GJONI – Janë të vegiël? A ma mirë me i martue, apo me i lanë me shkue dam dhe në këtë jetë dhe në atë jetë?
SUTA – Po pse me i martue, zotni?
DOM GJONI – Ma mirë, të martuem… Nuk i marrin…
SUTA – Ashtu?… Po, tekembramja duhet me i martue. Po mos duhet dhe dora e këshillit?
DOM GJONI — Ajo asht punë për ju. Unë, sidoqoftë, kunorë u vë edhe pse nuk ma jep urdhni. Për këtë e baj për hatër tuej.
SUTA — Uh, ty të ndihmoftë zoti, sa mirë më qite në rrugë!
DOM GJONI – Mos me ju majtë unë në rrugë, ju mbvteni në një filxhan me ujë. Sot duhen shumë mend për me shpëtue shpirtin. Sot shejtani ka dalë në fushë. Sot të rinjtë nuk vijnë në kishë, por kapen me punët e qeverisë. Ani qeverisë së këtyne! Nejse, se ti na i di punët, ashtu si i di edhe Prela. Oh, libera nos domine! …
SUTA — Amin o zot! (Hyn Leka.)

LEKA — Si i dhatë fund çështjes?
DOM GJONI – (I habitur e me frikë.) Po ti? Ku ke qenë deri tashti?
LEKA – Mbas dere.
DOM GJON! – Po nqa hyne ti?
LEKA – Andej nga hyni nana.
SUTA — Shikoje djallin si më asht vu mbrapa! Po këtu çka don, more?
LEKA — Rri, nanë, se kam fjalë me priftin. Si e ndave punën, dom Gjoni, me na martue e mos me na lanë me shkue në Rrugën Kukës-Peshkopi?
DOM GJONI – Ti i paske dëqjue të gjitha fjalët tona!
LEKA – Po, të kam dëgjue kur ke thanë nuk na duhen gja tokat, nuk na duhet gja puna e nuk duhet me shkue në Rrugën Kukës-Peshkopi.
SUTA — A e dëgjon njëherë si flet?…
DOM GJONI – He, lëkura e djallit! Por nuk e ke fajin ti, fajin e kanë prindët e tu, që të kanë lanë me shkue dam në këtë mënyrë! Hala nuk të asht rritë trui ’dhe ke zanë me ua plasë zemrën prindëve, mos me dëgjue prindët.
SUTA — Po, ty të lumtë goja!,..
LEKA — Besa, nuk e ke faiin ti, por e kemi ne që lamë akoma jashtë. Të gjitha ngatërresat, parullat prej gojës sate dalin. Unë i dëgjova me veshët e mi. Ti dhe shokët e tu s’e keni vendin këtn, por në burg.
SUTA – Pusho, mor t’u thaftë goja! A fliten këto fjalë njeriut te zotit?
DOM GJONI – (Duke u dridhur nga toni i fortë i Lekës) Sa m’i shtini të dridhunat ky shejtan!… Ec e fol me këta. (Lekës) Jo, mor bir, mos fo! kështu për priftin. A ke harrue, o Lekë, se meshtari asht zevendësi i perëndisë në këtë dynja?…
LEKA – Ti siell ngatërresa. Prandaj nuk na shkojnë punët mirë neve në katund, se kemi njerëz si ti!
SUTA – Mbylle, more, gojën, po të them! A e di ti se me kë po flet?
LEKA — Rri, nanë, se as ti, as baba im nuk keni faj. Fajin e ka ky, që lëshon helm prej goje e nqatërron familjet pse nuk do pushtetin tonë.
DOM GJONI — (Me vete) Puah… ç’qenka ky!… (Lekës) Jo, mor bir, unë nuk due të ngatërrohem me punë të qeverisë. Ju bani si të doni. Unë predikoj fenë, se i jam kushtue zotit.
LEKA – Pse, a thue asht punë feje mos me lanë të rinjtë me shkue në Rrugën e Rinisë, me folë kundra Reformës Agrare?
DOM GJONI — Aman, aman, mue mos më përzieni në këtë punë! Shko, mor bir, në Rrugën e Rinisë e shko ku të duesh. Edhe ti, nanë, çohu këndej e shko në shtëpinë tande. Unë nuk due ngatërresa, nuk due kokëçarje të kota, bani si të doni. Unë kam për detyrë me i këshillue njerëzit në rrugë të zotit. Kur këta nuk dëgjojnë, për vete e kanë. (Hyn Mrika.) Unë nuk jam kundra qeverisë, unë e due qeverinë, e kam ndihmue dhe e ndihmoj ma tepër se ti e se baba yt.
MRIKA — (Priftit) A ke punë me këta?
DOM GJONI — Jo, mbarova, pse?
MRIKA — Kisha një fjalë.
MRIKA — Le të shkojnë këta njëherë…
DOM GJONI — (Çohet dhe i afrohet.) Çfarë fjale?
MRIKA — Lulashi ka ardhë dhe asht në bodrum.
DOM GJONI — Ruejna, zot, ruejna, zot!… Po ti a ke luejtë menç, moj Mrikë, a si asht puna jote?
MRIKA — Nuk e ka pa kurrkush.
DOM GJONI – Krygja e Krishtit! Krygja e Krishtit!… Unë po !uej menç.
MRIKA — Qëndro, bre burrë, se nuk përmbyset dynjaja!…
DOM GJONI — (Kap kryet me grusht.) Ruejna, zot, ruejna, zot…
SUTA — Cka ke, zotni! Çka të ndodhi?
DOM GJON! – Aman, më len rehat edhe ti. Mjaft kam hallet e mia.
LEKA – Hajde, dom Gjoni, se hala s’i kam mbarue fjalët me ty!…
DOM GJONI — Ja edhe ky tjetri!
MRIKA – (Sutës e Lekës) Ku e keni mësue ju me ndenje nja dy sahat në shtëpi të priftit? Vjen njeriu, flet cka për të folë dhe shkon në punë të vet. (Dom Gjoni ulet e bie në mendime.)
LEKA – Po kur prifti nuk na le me ndejë në punën tonë?
SUTA – Ti apo pushon, apo ta thyej në kokë këtë shkop!
MRIKA – Çka the, more?
SUTA – Lene, moj bijë, e shko e më ban atë kafe, si të tha prifti. Nuk kena fjalë me ty, kena fjalë me priftin.
DOM GJONI — Jo, jo, me mue nuk keni fjalë. Unë i mbarova fjalët e mia.
SUTA — Po ti nuk më the si të baj, zotni!
DOM GJONI — Po, po, ta thashë njëherë!
LEKA — Po unë çka të baj?
DOM GJONI — Ban çka të duesh, aman! (Çohet dhe, i habitur i afrohet Lekës.) A ka kohë që ka ardhë?
LEKA – Kush?
DOM GJONI – Hej drej!… (Sillet nga Mrika.) Ty, moj Mrikë, po të pyes.
LEKA — Po ti je tue folë me mue njëherë.
SUTA – Unë po baj ashtu si thue ti, zotni.
DOM GJONI – Aman, aman se po pëlcas!…
MRIKA — A di çka. Dilni jashtë!… Hajt, jashtë!
LEKA – Prit, se ne nuk kemi punë me ty. Kemi me priffm.
DOM GJONI – Jo, jo, as unë nuk kam punë me ju, Aman, dilni…
LEKA — Ti s’ke punë me mue, por kam unë punë me ty. Ngatërresat tueja do t’i paguesh shtrenjtë. Ti shpif sa të duesh për Rrugën e Rinisë, po ne të rinjtë e katundit do të shkojmë atje. Mblidhi katundarët sa të duesh përditë në kishë, që të lanë mbjelljet, por ne tokat do t’i mbjellim. Katundi do të ecë përpara, kurse ti, si je tue vazhdue, ke me shkue drejt e në burg.
DOM GJON! — (Çohet.) Aman, aman po pëlcas!
MRIKA — He, biri i dreqit!
LEKA — Hajde, nanë, të shkojmë. Tashti i mbarova fjalët unë me dom Gjonin
SUTA — (Lekes) Ty të marrtë mortja, të marrtë!
(I matet me shkop, Leka del.) Vetë zoti po na ndëshkon për fajet tona.
DOM GJONI — (Mrikës) Në bodrum, the, asht?
MRIKA – Po, asht tue ba një banjë me ujë të nxehtë!

DOM GJONI – Po ban banjë… domethanë ia paske përgatitë ujin përpara!
SUTA — Po si po e lamë punën, pra, zotni?
DOM GJONI – A di çka?… Thyej qafën edhe ik këtej! A di si je ti, si ajo lëpushka që nuk shkoqet kurrë. Ta thashë njëherë, ‘martoji fëmijët. (Hyn Leka.)
LEKA — Me na martue?
DOM GJONI – Aman, o zot!… Ta thashë, çoji në Kukës!
SUTA – Si, zotni, t’i çoj në Kukës?…
DOM GJONI — Çoji ku të duesh, aman!
MRIKA — O zot, çfarë njerëzish janë!… Po dilni e shkoni në punën tuej, xhanëm. Po, a nuk mendoni pak se jeni në shtëpi të huej? A bahet kështu? Malokë të marrë!
LEKA — Këta malokët do t’jua ndreqin samarin juve, se boll i keni rrejtë!
SUTA — (Mrikës) — Prit, moj bijë, prit se po më rrëzon!
LEKA — Eja, eja, moj nanë, se kështu ta ban njeriu i zotit ty. Ai ka punë të tjera me krye e jo punët e fesë!
SUTA — Po prit, xhanëm, se po dal. Atëherë ashtu po e la, zotni.
DOM GJONI – Ashtu, ashtu!
LEKA — Atëherë ashtu zotni, ë?
DOM GJONI — Ashtu, ashtu, për shpirt tand e ke!… (Dalin. Mrika u mbyll derën.)

MRIKA — Sa njerëz të çuditshëm!…
DOM GJONI — Shiko mirë, se ai dreqi tash po mshifet prapë ndokund.
MRIKA – (Çel derën dhe shikon.) Kaluen. (E mbyll.)
DOM GJONI — Po ti, moj Mrikë, si i ban do punë pa mend në kokë?…
MRIKA – Nuk mujta me e pa në atë gjendje. «Të bajnë çka të duen me ba, thashë, po e bie në shtëpi.* Asht la, asht pastrue, asht rrue. I çova edhe ato rrobet ushtarake, që m’i pat lanë para se të ikte dhe asht ba me të pasë lezet me e pa.
DOM GJONI – (Tund kokën.) Besa, kjo punë ka me na kushtue shtrenjtë. Unë nuk kam hall tashti që erdhi, po si do të shkojë.
MRIKA – Ai edhe nji javë do të rrijë këtu, mbas nji jave do të shkojë prapë atje natën.
DOM GJONI — Krygja e Krishtit, Krygja e Krishtit! Ti me të vërtetë ke luejtë menç. Jo një javë, por as nji sahat nuk ka me ndejtë në shtëpinë time, por po shkon prapë atje ku ka ndejtë tash sa kohë. (Çohet.) Ku asht, në bodrum?
MRIKA – (Me gaz) Jo.
DOM GJONI — Në kuzhinë?
MRIKA – Jo.
DOM GJONI – Po ku, pra?
(Mrika çel derën. Hyn Lulashi.)

DOM GJONI – Mos e shtje brenda, mos e shtje. Mbylli njëherë mirë dritaret, veni çelës dyerve! (Mrika i mbyll.) Hajde tashti. (Merren në grykë Lulashi me priftin.) Je mërzitë shumë, ë?
LULASHI – Jam mërzitë pak!
DOM GJONI – Çka të bajmë, pra. (Ulen.) Jemi në këto kondita dhe duhet të punojmë po në këto kondita. Anmiku asht i fortë sot, por edhe dëshira jonë për ta përmbysë asht e madhe. Nuk kemi vdekë, o Lulash, prandaj nuk duhet me e humbë shpresën asnjiherë. Duhet të ruhemi shumë. Ne mendojmë se edhe ruejtja përfshihet në luftën tonë. Një nga ne ma pak, shton forcën e armikut. Unë nuk e shoh të mirë ardhjen tande sonte këtu. Mrika me quen frikacak, por unë i mendoj punët pak ma gjatë se Mrika.
LULASHI – Ke arsye, dom Gjon. Të rrëfej të drejtën, as unë nuk desha të luej vendit, por Mrika m’u vu !…
MRIKA – (Si në gaz) Unë jam ma trimneshë se ju. Unë i kam ma pak frikë se ju këta horraL. Ama, sa mirë që na erdhe njëherë në shtëpi. A di si po më duket? Thue se jam ba ma e re, thue se jemi si atëherë kur vinte Lulashi me ndejë tok me ne mbasdarke. Ëh, medet!… Unë e di se ditët tona do të vijnë përsëri, por drue se po plakem. A kam ndryshue ndonjë çikë, Lulash?
DOM GJONI — Eh! Gratë flokëgjata e mendpaka. Tash nuk asht koha për biseda të tilla. Kemi halle të tjera përmbi kokë, o Mrikë
MRIKA — Ty të mbytën hallet. Tekembramja, Lulashin e solla unë e jo ti.
DOM GJONI – A di çka? Mos m’i shtje dreqnit sonte, na len të bajmë një çikë muhabet serioz.
LULASHI — Besa, ban mirë me u çue e me ba pak rojë!
DOM GJONI – Të lumtë gojal. Kështu flitet sot. Hajt, çohu. Do të kemi kohë mjaft për bisedat tona. Puno sot për me gëzue nesër. (Mrika çohet.) Ashtu, të ndihmoftë zoti!
MRIKA — (Dom Gjonit) Shiko! Ruej se s’e le sonte këtu!
DOM GJONI — Çudi e madhe. Shko, xhanëm, se s’asht puna jote!
MRIKA — Unë ashtu po të them. Lulash, unë hidhnohem po ike!
LULASHI – Hajt, hajt, se do të rri…
DOM GJONI – Hajt pra, moj vajzë, atje ku je nisë. Me shkue mbas mendve të tua, na kishim mbarue ka ditë.
MRIKA — (Vë duart në ije Dom Gjonit) Ka do kohë që ke nisë me më ba si shërbëtore. «Nuk asht punë për ty kjo, nuk asht punë për ty ajo.» Kurse punët të gjitha unë i baj. Mos me qenë unë, ty të hanë qentë, more qyqar. Unë shërbëtore nuk bahem, ta kam thanë sa herë. Due të më shkojë në vend edhe mue fjala. Lulashi duhet të rrijë këtu, jo vetëm sonte, por një javë. E marr vetë përgjegjësinë. Nuk mund ta shoh në atë shpellë, në vorr. Le të bahet çka të bahet.
DOM GJONI — (I zemëruar) Po hajt, xhanëm, atje ku je nisë!
MRIKA – Edhe po bërtet?
LULASHI – Mirë, mirë, o Mrikë, do të rri, do të rri.
DOM GJONI – Po si të mos bërtas. Ti ia ngre nervat edhe të vdekunit!
MRIKA — Pse, keq ke ti prej meje… Që kur kam ardhe unë këtu…
DOM GJONI — Aa… tashti filloi avazi i gjatë. Dëgjo! Unë me dëgjue bilbilat tue këndue tashti, i kam mërzi, e jo ma shamatën tande. E kupton?
LULASHI — Del, o Mrikë, dhe mos e ço ma gjatë; mos ban që të hidhnohem edhe unë me ty.
MRIKA — Dëgjo! Unë po dal, se thoTë Lulashi, por mbaje mend këtë sjellje. Deri tashti bërtite, «mos ma bjer brenda, mos ma bjer brenda», tashti ke qejf me bisedue me të… ha… ha…
(Del duke turfulluar.)
DOM GJONI — Hajt, të këputtë dreqi qafën! Duhet të ruhemi shumë edhe prej saj, se do të na qesë në rrezik. Të vazhdojmë. Punët nuk shkojnë edhe aq keq siç e mendon ti. Kur qeshë në Shkodër, bisedova me disa zotnij. Ata presin natë e ditë kur po fillon ndërhymja. «Ndërhymja, më thanë, do të fillojë patjetër. Mbani miqtë afër vedit dhe mos leni kurrsesi t’ju iki zogu nga dora.» Këtë punë unë jam tue e krye në rregull. Pjetër Stakën e Nikollë Dedën i kemi me vete. Mandej, shumë katundarë më ndjekin mue, se janë të devotshëm ndaj fesë. Me të rinjtë nuk e kemi purën mirë, as me të tjerët, sidomos me ata që morën tokën tande, ose të Pjetër Stakës dhe të Nikollë Dedës. Një kërcënim (Bën shenjën e vrasjes.) kishte me qenë i mirë.
LULASHI — Për ta mendoj unë, mos ki frikë!
DOM GJONI — Por, aman, rojë të madhe…
LULASHI — Sa të kemi mik dom Gjonin, nuk na heton kush ne.
(Qesh dhe i prek shpatullën.)
DOM GJONI — Si të ndihmojë zoti. Ti i di ma punët si janë.
LULASHI – I di!
DOM GJONI — Ashtu, pra. A ke ngranë
LULASHI – Kam ngranë e jam gati _oër të gjitha. Unë kam dy orë që jam atje poshtë!…
DOM GJONI — Ashtu?… He shejtan, shejtan.
(Çohet.) Të mos të shohë Mrika kur të kalosh, se nuk e qet gja me të.
LULASHI — Do të dal nga bodrumi. (Merren në grykë.)
DOM GJONI — Zoti qoftë me ty dhe me ne!
LULASHI — Lamtumirë! (Del.)
DOM GJONI – (Vetëm) Miserere nobis, domine, et libera nos a malo! )
Bie perdja.


AKTI I DYTË
TABLOJA E DYTË
Në këshill të katundit. Një dhomë e madhe me dy dritare të vogla anash. Një derë e vogël në ballë, një tryezë me tri karrige, dhe ca stola anash. Hyjnë Luka, kryetar këshilli dhe Gjeloshi, nëntoger i Sigurimit.

LUKA — (Me nxitim) Tashti urdhno e rri dhe të jap përgjigjen e pyetjes që më bane. Ja, bane edhe një cigare. Ti më thue se më sheh një çikë nervoz. Po kush nuk bahet nervoz në këtë gjendje që jemi ne? Mbjelljet pranverore, simbas zotimeve të marra, nuk janë realizue. Shumë katundarë shkojnë përditë në kishë prej mëngjesit e deri në drekë. Në Rrugën e Rinisë duen të shkojnë shumë të rinj, por nuk i lejojnë prindët. E fajin kush e ka?… Dom Gjoni! Më shkoi goja mbrapa tue përmendë këtë emën.
GJELOSHI — (Qesh me zemërimin e Lukës.) Mue një gja më çudit, o Lukë. Si asht e mundun që tashti, gati dy vjet, nuk ia keni arritë ta zini dom Gjonin me fakte në dorë.
LUKA – Asht shumë i zgjuet. Nuk bie në kurth aq kollaj.
GJELOSHI – Bie, bie, mos ki frikë.
LUKA — Pse, di ti ndonjë send rreth tij?
GJELOSHI — A beson ti se një njeri që ban këto gjana
të dukshme, nuk ban edhe disa ma të mëdha që nuk duken?
LUKA — Mirë, po ç’t’i bash që këto nuk po duken akoma.
LUKA — A ka gja konkrete deri tashti?
GJELOSHI — Unë dyshoj shumë se Lulash Bajraktarin s’e mban kush tjetër, përveç dom Gjonit. Si thue ti, Lukë?
LUKA – Të jetë gjallë vërtet Lulashi?
GJELOSHI — Ne s’kemi ndonjë fakt se Lulashi asht vra. Lulashi duhet kërkue në katundin tuej.
(Hyjnë Leka e Lula.)
LEKA – (Lulës) Tashti më len, se flas unë. Ti mos u përziej në bisedë siç e ke zakon. (Lukës) Më lejo, shoku kryetar.
LUKA — Urdhno e fol, o shok!
LEKA — Pse nuk e burgosni dom Gjonin, a e dini se ai asht anmik i fshatit?
LUKA — Pse, ku e di ti?
LEKA — Ku e dimë ne? Këtë e dinë edhe foshnjat në djep. Unë e kam dëgjue me veshët e mi kur ka thanë: «Nuk duhet gja toka, nuk duhet gja puna, martoni fëmijët e mos i leni të shkojnë në Rrugën e Rinisë. Këto fjalë ia ka thanë gjyshes sime e unë i kam dëgjue mbas dere. Edhe pak e po të vjen gjyshja këtu për me të kërkue një dorë me na martue mue dhe motrën time. E pse?
LUKA — Pse i ka thanë prifti.
LEKA – E pse? Pse prifti asht reaksionar.
LULA — Ai i thotë babës se tash po vjen inglizi.
LEKA — Amerikani.
LULA — Greku.
LEKA – Dreqi.
LULA — I biri. E ju e leni hala jashtë. Kurse ne, për hatër të priftit, na rreh baba pse duem të shkojmë në Rrugën e Rinisë.
LEKA — Shoku kryetar, me ferra nëpër kambë, si dom Gjoni, asnjë punë nuk mund të na vejë mbarë.
LULA – Pse nuk shkojnë mirë mbjelljet?
LEKA – Kërkoje shkakun te prifti. Ai i mban fshatarët përditë në kishë vetëm për mos me i lanë me mbjelië sa duhet.
LULA – Pse nuk shkojnë të rinjtë në Rrugën e Rinisë?
LEKA – Kërkoje shkakun te prifti. E kam dëgjue me veshët e mi, shoku kryetar.
LUKA – (Gjeloshit) I dëgjon? (Gjeloshi i qesh Lekës) Po dale, mor djalë, dale të merremi vesh mirë.
LEKA S’kemi çka të merremi vesh, shoku kryetar. A do prova të tjera? Ja (Tregon trupin e rrahun.) Kështu ma ka ba trupin baba kur erdhi nga prifti. Por edhe copa-copa po të më bajë, unë nuk rri pa shkue në Rrugën e Rinisë. E kush e ka fajin?
LUKA – Prifti.
LEKA – Prifti ka faj, por fajin e ke edhe ti, shoku kryetar, që e lë atë të luejë me ne të na pengojë në punë, të hedhë parulla andej e këndej, pa i hy ferrë në kambë.
LUKA — (Gjeloshit) Tamam, s’ka si flet njeriu ma mirë. (Lekës e Lulës) Po daleni njiherë. Prifti nuk ka ba një gja aq të madhe, sa ta fusim në burg. Ne do ta thërresim priftin, do ta këshillojmë prapë.
LEKA – Ti, shoku kryetar, do me u tallë, por ne kemi hall.
LULA — Po me pasë ne ndonjë punë ma me randësi se kjo…?
LUKA – Çfarë pune?
LEKA – (Lulës) Lene, mos fol! Ti nuk e di punën ashtu si e di unë. Unë e kam pa me sytë e mi.
GJELOSHI – Mirë, fol ti atëherë, o Lekë.
LEKA — Mbramë, kur isha te dom Gjoni, kam pa në dhomën e Mrikës një njeri të veshun oficer. Kur hyni në dhomën e dom Gjonit, u mbyllën dyer e dritare.
GJELOSHI — Po nuk e njohe se kush ishte?
LEKA — Nuk e njoha fare. Atë fytyrë duhet ta kem pa ndonjëherë në fshatin tonë.
LUKA — Po mandej, o Lekë?
LEKA – Ndenja e prita derisa doli. Doli tinëz. Unë iu vuna mbrapa. Shkoi e u fut në prozhmin e kishës. Tek ai lisi i thatë asht një kaçubë e vogël. Ai u fut aty dhe nuk u pa ma.
GJELOSHI – Shumë mirë, o Lekë, të pastë Gjeloshi! Por duhet ta qepni gojën dhe të mos dëgjojë kurrkush se çka dini. Përndryshe, anmiku na shpëton nga dora.
TË DY — Jo, jo, nuk flasim.
GJELOSHI – (Lukës veç) Ai asht.
LUKA – S’ka kush me qenë tjetër.
GJELOSHI – Unë po shkoj të marr ca katundarë të rrethoj vendin. Po të jetë nevoja, të baj za edhe ty. Ti mbaji një çikë fëmijët derisa të vij unë. (Fëmijëve.) Mos u mërzitni, rrini këtu me Lukën. Nuk do të vonohem. E kur të vij, do t’ju tregoj se cili ka qenë ai burri që ke pa ti, o Lekë mbramë te dom Gjoni. Sa për punën e Rrugës së Rinisë, do të vij nji natë për darkë tek ju dhe do t’ia mbush mendjen Prelës që të mos ju thotë kurrgja. Mirupafshim!
TË DY — Udha e mbarë!
LUKA – Udha e mbarë, Gjelosh, dhe punë të mbarë!
LEKA – (Lukës) Kush do të jetë ai, o Lukë?
LUKA – Tash po vjen e na kallëzon Gjeloshi, se prozhmi nuk asht Iarg. (Troket dera.) A di çka? Ma mirë dilni e lueni në kopsht të këshillit, se dikush po vjen. Urdhnol (Hyn Suta.} Hajde, o nanë, ulu. (Plaka ulet.) Po për çka ke ardhë, o nanë?
SUTA – Oh… më len të marr frymë njëherë, aman! More zotni, për mue nuk janë ma rrugët: më merret fryma, më dhambin kambët, po ishalla e shpëtoj këtë shpirt, se kjo jetë nuk asht për mue. (Merr frymë.) Tashti mund të flas. More zotni Lukë, ka dashtë zoti na u rritën fëmijët e Prelës.
LUKA — Po, o nanë, u rritën.
SUTA — Të lumtë goja! Tashti m’u ka mbushë mendja me i martue, si djalin, si vajzën. Unë jam plakë, një kambë në dhë, një kambë mbi dhë. Sot jam, nesër s’jam. Kam pasë dëshirë t’i shoh të martuem, mandej të vdes. Mirëpo më thanë se duhet me marrë një dorë në këshill. Ne shyqyr që të kemi, o Lukë, se, besa, na i kryen punët menjëherë.
UJKA – Po cilin fëmijë do me martue, o nanë? Prela i ka martue fëmijët.
SUTA – Ata të vegjëlit, o Lukë.
LUKA – Ata kalamajtë, që ruejnë delet nganjëherë afër mullinit?
SUTA — Po, pra.
LUKA — Po, a keni luejt menç, a? Po, a e dini se atyne nuk u ven prifti kunorë, se janë të vegjël?
SUTA – Sa për kunorë të kishës, prifti më ka thanë u vë kur të duesh. Ai, bile, më ka thanë «po deshe mos merr as letër nga këshilli.
LUKA – Ashtu? Po, a ka luejtë menç prifti, a?
SUTA – Mos e thuej atë fjalë, o Lukë, se të vret zoti. Si lot menç prifti? Ai mundohet me ruejtë emnin e nderin e fëmijëve tanë. Sot kanë ardhë kohë të këqiia, o bir. Sot asht ma mirë me i martue fëmijët, se me t’i marrë e me t’i çue kushedi se ku.
LUKA – Po ku, moj nanë?
SUTA – Andej, pra, kah Kukësi e Peshkopia, o çka po i thonë asaj.
LUKA — Në Rrugën e Rinisë.
SUTA — Ty të lumtë goja! Prite, zot, me na i marrë djemtë e vajzat e me na i çue atje, ata dalin qemerit e nuk vlejnë ma një pare. Eh, mor Lukë, ti je i ri e nuk i di punët tona. Ne pse e kemi ruejtë nderin gjithmonë? Pse kemi dëgjue priftin, fjalën e tij të shenjtë. A e di sa rrezik asht me shkue fëmijët tanë në atë rrezik vendit? Ma mirë t’i martojmë të vegjël, s’ka gja. Të martuem nuk i marrin atje. (Me zë të ulët) Më ka thanë prifti. Ai e di. Kë kemi ma të dijshëm se priftin këtu, o Lukë?

LUKA – (Me vete) Hajde, hajde, ç’po ngatërron ky prifti ynë në këtë katund! (Sutës) Po fëmijët, moj nanë, a duen të martohen?
SUTA — Si flet edhe ti kështu, o Lukë! Ku pyeten fëmijët a duen të martohen, apo jo?
LUKA — Po në Rrugën e Rinisë a kanë dëshirë me shkue?
SUTA – He, të lumtë goja, sa mirë po e di. Nuk e di cili shejtan ua ka mbushë mendjen me shkue. Plasi i ati, plasa unë tue u folë; por, a i mbushet mendja murit? E di ti, o Lukë, se nganjëherë edhe i ati bahet budallë e do me i lanë. Unë atëherë i them shko te prifti e rrëfeu për këtë mëkat! Prifti, shyqyr, ia ndrit menjiherë mendjen.
LUKA – Ashtu?
SUTA – Asht njeri me zotin!
LUKA — E njoh, o nanë, ia njoh dhambë e dhëmballë.
SUTA – Ashtu, pra. Po tashti si po ban me na?
LUKA — E di çka ban ti, nanë, shko e më thirr Prelën, mbasi kam punë me të. Punën e priftit e ndreq unë, mos ki gajle.
SUTA — Ty të ruejtë zoti! Po letrën për priftin a po ma jep?
LUKA — Letrën do t’ia shpie unë priftit me dorën time.
SUTA – Ashtu, pra, mor bir. Dëgjoja fjalën priftit, se të bie mirë.
LUKA – Po, po, shpejt do ta dëgjojmë tue folë si bilbil.
Bie perdja!

Dom Gjoni me katundarë në oborr të kishës. Janë
burra, pleq e plaka. Të rinj nuk ka, vetëm një që kullot
delet andej.

DOM GJONI – Kështu, pra, të krishtenë të zotit, mos harroni se nesër asht prapë festë e shenjtnueshme.
NJË PLAKË — Nuk mora vesh, zotni; si i thonë atij shenjtit që e ka ditën nesër?
(Ndërkaq hyn Sokoli partizan. Po kthehet në shtëpi mbas kaq kohë. Afrohet pa rënë në sy dhe rri e dëgjon mbas katundarëve.)
DOM GJONI — Shën Anselm.
NJË PLAKË TJETËR — E nga ka qenë ky, shqiptar?
DOM GJONI — Çfarë shqiptari! Ku ka shenjtorë shqiptarë! Ka qenë italian.
I RIU — Ka qenë milic?
NJË PLAK (GJOKA) — Pusho, more, s’të vjen turp?
DOM GJONI — Lene, o Gjokë, lene. Kështu kanë nisë të flasin rinia për shenjtorët. Kemi ardhë në kohna të këqija. Gryka e ferrit asht hapë dhe pret të na përpijë me gjithë zhele.
NJË PLAKË — Na ruej, o zot!
DODA — More zotni, ky shenjtori që përmende ti, e punonte tokën?
DOM GJONI — Ç’asht ajo fjalë, o Dodë?
DODA — Due të them se neve na mbetën tokat pa punue tue ardhë përditë në kishë.
PRELA – Unë ende nuk e kam hedhë një kokërr farë në tokë.
DOM GJONI – Duhet të mbjellim shpirtin me virtytet e fesë, o të bekuem. Duhet të shpëtojmë shpirtin, se kjo botë asht e rrejshme. Pasnesër, për shembull, kanë ditën tridhjetë shenjtorët e pjekun në furrë: Si thoni ju, duhet lanë kjo festë kaq e madhe pa kishë e pa meshë?
NJË PLAKË – Po pse i kanë pjekë, zotni?
I RIU – Pse u kanë pëlqye, ma mirë të pjekun, se të zimë.
DOM GJONI – O zot, ç’blasfemi!
DODA – Të them të drejtën, zotni, jo tridhjetë shenjtorë, por edhe tre mijë me qenë, unë nuk jam tue ardhë ma në kishë pa i mbjellë tokat.
DOM GJONI — Mëkat para zotit, o Dodë.
DODA – Le të jetë mëkat para kujtdo. Kisha nuk m’u jep bukë fëmijëve.
DOM GJONI — Rueni shpirtin, o të bekuem! Mos bani si ata që nuk vijnë në kishë.
DODA — Ata, besa, punuen ma me mend. I kryen mbjelljet. Ata po e ruejnë shpirtin, se shpirti do bukë për t’u ruejtë.
DOM GJONI – Ja, tamam këto fjalët e të pafeve.
NJË PLAKË — Na ruej, o zot!
DOM GJONI — Të rinjtë e lanë kishën. Ata s’po e dëgjojnë ma prindin. I thërret djalli, se do me i çue andej nga Kukësi, ku janë grumbullue të gjithë të pafetë.
NJË PLAKE – Na ruej, o zot!
DOM GJONI – Ja, fëmijët e Prelës, Leka e Lula, kanë shkue dam.
PRELA — Mbaje gojën, zotni!
DOM GJONI — Pse s’i shtrëngon mos me shkue atje?
PRELA — E si t’i shtrëngoj?
DOM GJONI — Sot kanë ardhë kohna të këqija, Prelë, si për fëmijët e tu, si për fëmijët e këtyne të tjerëve. Para se t’i kapë djalli me kthetrat e veta, a nuk asht ma mirë t’i martoni? Mandej të martuem nuk i marrin. Nuk i dihet se si vjen koha, o të bekuem. Bota sillet. Sa kemi pa ne e sa do të shohim. Sytë tanë duhet të drejtohen nga papa, nga Roma, nga bota e krishtenë. Andej vjen shpëtimi.
I RIU — Andej na vijnë prapë milicët.
DOM GJONI — Ja goja e djallit.

(Mrika vjen nga qyteti me shporta plot ushqime.)
DOM GJONI — Kjo botë asht e rrejshme, o të bekuem. Nuk na duhen gja të mirat e kësaj bote. Pak bukë, pak krypë sa me mbajtë shpirtin. Të fitojmë jetën e amshueme.
NJË PLAKË — Na ruej, o zot!
MRIKA — Mirëdita!
DOM GJONI – Erdhe, Mrikë!
MRIKA – Solla dy shishe venë puro Kianti. Mora edhe dy proshuta në sallameri dhe një rrotë djathë kaçkavall nga ai i Italisë. Le ta kujtojmë njëherë mallin e dikurshëm.
DODA — Oh, oh! Mue nuk po më del të ngop fëmijët me bukë.
I RIU — E di çka ban ti, Mrikë, hidhi poshtë ato gjana, se prishin shpirtin. Kështu thotë dom Gjoni.
DODA — Jo, ma mirë m’i jep mue, pa le ta marr mëkatin përsipër.
MRIKA — E ku dini ju si hahen këto.
DODA — Po na i jep njiherë e shiko si i hamë.
DOM GJONI — Mrikë, mos u merr me punë të kota. Shko brenda e leni besimtarët nën hijen e perëndisë.
MRIKA — Pulën për darkë nuk do ta zij; do ta pjek.
DOM GJONI — Shko njiherë, mendo shpirtin e jo të mirat e kësaj toke.
MRIKA – More leni ato e mendo se i duhet dërgue diçka dhe atij. Ai i pëlqen shumë kofshët e pulës së pjekun.
DODA — Hë të lumtë! Besa, edhe unë i kam qejf.
DOM GJONI — Largohu, pra, moj Mrikë!
MRIKA — Po supën si ta baj?
DOM GJONI — (Nervoz) Bane si të duesh. (KatundarëveJ Kështu, pra, mos harroni se nesër asht festë.
NJË FSHATAR – Po pasnesër?
DOM GJONI — Pasnesër asht festë edhe më e madhe.
NJË FSHATAR – Po të shtunën?
DOM GJONI — Patjetër. Të dielën nuk punohet.
SOKOLI – (Me të madhe), E, kur të vijë vjeshta, katudnarët do të hanë veladonin tand?!
DOM GJONI — Kush je, more, ti që flet?
SOKOLI — Jam unë.
KATUNDARËT – (Me gëzim) Au, Sokoli!
SOKOLI – (Përshëndetet me katundarë.) Si je, o Dodë! (Priftit.) E harrove Sokolin, o dom Gjon?
DOM GJONI – Oh, sa mirë po më vjen që paske shpëtue, o Sokol!
SOKOLI – Po, shpëtova dhe jam shëndoshë e mirë. E, pra, mjaft u mundove të ma marrësh kokën mue, dhe shokëve të mi me ata milicët e tu.
DOM GJONI – Unë?! E ke gabim, Sokol!
SOKOLI – Dhe gjithnji po e vazhdoke avazin!
DOM GJONI – Unë? Unë jam me pushtetin.
SOKOLI – Ti me pushtetin? Ti fashist ishe dhe fashist je.
I RIU – Hë, të lumtë! Ky të ardhka hakut!
DOM GJONI – Aman, Sokol, ç’asht ajo fjalë?
I RIU — Ti ke qenë kryetari i milicëve. E mbaj mend unë.
SOKOLI – E si, dom Gjon, katundarët nuk duhet të mbjellin tokat si ban thirrje pushteti, por duhet të vdesin urie? Kurse ti ha pula të pjekuna, pi venë Italie dhe ha meze proshutë. Apo jo, more shokë?
DODA — Drejt e ke.
SOKOLI – Të rinjtë, sipas teje, dom Gjon, nuk duhet të shkojnë e të ndërtojnë rrugën Kukës-Peshkopi, nuk duhet të ndërtojnë atdheun e tyre, që do ta gëzojnë vetë.
DOM GJONI — Le të shkojnë, more bir, unë nuk i ndaloj.
I RIU — Tashti po e thue këtë!
SOKOLI — Gropa e ferrit po i pritka këta katundarë të thjeshtë që s’kanë ba kurrfarë të keqe, kurse ty që e ke shpirtin ma të zi se veladoni, po të pritka parajsa? Me këto pallavra i gënjen ti këta njerëz të pashkollë dhe do t’i vdesësh për bukë, se kështu kujton se do të vijë prapë koha e milicve, do të vijë shpëtimi nga Roma, nga bota e krishterë, nga Inglizi e Amerika!

DOM GJONI — Aman, Sokol, s’i prisja prej teje këto fjalë.
SOKOLI – Ky asht anmik, o shokë, dhe i tillë ka qenë gjithmonë. Ky ju tremb me gogolin e fesë për të na ba punë fashiste. Kështu kanë ba këta gjithmonë. Gropa e ferrit, o dom Gjon, të pret ty dhe shokët e tu. Tashti s’kam kohë të merrem me ty, se due të shof njerëzit e shtëpisë dhe më duhet me ba shumë rrugë derisa të arrij atje, por nuk do të të harroj. Mos e dëgjoni këtë, o shokë; ju gënjen, ju trullos trutë me fe. Ai asht gati të shesë edhe atdheun edhe zotin, veç të hajë pula të pjekuna nga krahët e tuej e t’ju lajë në terr. Mirupafshim, shokë, se u bana vonë!
KATUNDARËT — Udha e mbarë, udha e mbarë!
SOKOLI — (Prelës) Ti, or mik, mos ban gabim me i pengue fëmijët të shkojnë në Rrugën e Rinisë. Atje t’i dërgoni të gjithë. Atje u hapen sytë, dhe prifti nuk i gënjen dot ma me fe siç ju gënjen juve. (Largohet.)

DOM GJONI — Oh, ç’m’i futi të dridhunat ky shejtan! Ku paska qenë fshehë!
I RIU — Ti han pula të pjekuna, po na s’kena bukë në votër, dom Gjon! (Largohet.)
DODA — Kush ka sy me pa dhe veshë me dëgjue, s’ka nevojë për fjalë të tjera. Tani, shokë, të mbjellim tokat, se mbetëm pa bukë.
SUTA – (Hyn.) Hajde, o Prelë, se të kërkon Luka në këshill.

DOM GJONI — Moj, mos i the gja Lukës?
SUTA – Po! I thashë më dërgoi prifti me marrë një letër në këshill, se duem të martojmë Lekën e Lulën. Ai më pyeti pse e do këtë dom Gjoni se, po t’i martoni fëmijët, nuk i marrin atje në Kukës.
DOM GJONI — Tashti e paska marrë lumi punën!
SUTA — A i thashë mirë, zotni?
Bie perdja

Prapë në këshill. Luka vetëm.
PRELA — (Hyn.) A më kishe kërkue, o Lukë?
LUKA – Po ti shpejt erdhe!
PRELA — Tashti sa dola prej kishe dhe takova nanën.
LUKA — Tashti dole prej kishe?
PRELA — Po pse, sa asht sahati?
LUKA – Mesditë.
PRELA — Paska shkue vonë!
LUKA — Po në ç’orë ke shkue ‘në kishë sot?
PRELA — Jemi mbledhë qysh në mëngjes herët në oborr.
LUKA – Po pse, a asht festë sot, a? Cili shenjt e ka ditën?
PRELA — Nuk e di si ia tha prifti emnin. Nesër na tha të shkojmë prapë në kishë.’
LUKA – Po pse?
PRELA — Asht nji shenjt tjetër, edhe atij ia harrova emnin.
LUKA — Po mbasnesrit.
PRELA – Unë s’po marr vesh gja, o Lukë. Simbas tij, do të kemi festë përditë. Mirë i foli një partizan që kaloi andej pari e po shkonte në shtëpi të vet.
LUKA — Po tokat a i ke mbjellë, o Prelë?
PRELA – Besa, më kanë mbetë krejt pa mbjellë. Sot në kishë, nesër në kishë, po ikën koha e mbjelljeve pa e shti akoma parmendën në tokë.
LUKA – Ashtu? Po këta shenjtën, o Prelë, a kanë qenë gjithmonë apo kanë dalë tashti?
PRELA – Më asht mbushë mendja se nji hall e ka ky prifti ynë, që na i nxjerr këta shenjtorë përditë. Kështu i tha edhe ai partizani.
LUKA – Po, kur të rrijmë përditë në kishë, kush do të na i mbjellë tokat ne?
PRELA — E drejë, o Lukë, e drejtë.
LUKA — Kur të vijë vjeshta, tash hamë bar, ë?
PRELA — Besa, edhe ne i kemi thanë priftit se na mbetën tokat pa mbjellë tue vajtë përditë në kishë, por ai thotë se asht gjynah me folë kështu. «Na të jetojmë me zotin, thotë, se kjo tokë nuk duhet gja.» Kështu na thotë neve, kurse Mrika, në sytë tanë, i tha: «Si e do pulën, të pjekun apo të zime?»
LUKA – E di, e di ku e ka hallin ai, o Prelë. Ai ka gjetë të marrë si ti dhe sot jeton me pula të pjekuna. Ai ju mbledh përditë në kishë, pse do me ju pa pa bukë në bark dhe pa këmishë në trup, se vetëm atëherë mund t’ju hedhë kundër pushtetit popullor dhe të marrë pare prej të huejve, sikur prej Itales. A e mban mend? Ai thotë se prishet fëmija po të shkojë në Rrugën e Rinisë, po të mësojnë në shkollë. Fëmija nuk prishet në Rrugën e Rinisë, o Prelë, por mësohet e, kur vjen këtu, vjen njeri e jo bagëti. Atëherë prifti nuk mundet me e gënjye.
PRELA — Po ç’ka të bajmë, pra, mor Lukë? Ai na mallkon po të flasim ashtu si flet ti.
UJKA – Po pse nuk më mallkon mue?
PRELA – Pse të ka frikë.
LUKA – Atëherë, po të jesh i fortë, nuk mund të mallkohesh, he?
PRELA – Asht e ditun.
LUKA – Pra, ne jemi të fortë, o Prelë, si unë, si ti. Ne sot nuk na kap mallkimi i priftit, se kemi pushtetin në dorë. Por prifin do ta kapë mallkimi ynë, mallkimi i popullit, mos ki frikë. Unë të kam thirrë për me të këshillue që të mos bash ma marrëzi me u folë fëmijëve të tu, që duen të shkojnë në Rrugën e Rinisë, për pallavra të priftit. Ti duhet të jesh babë i tyne. Në Rrugën e Rinisë, sot shkojnë të gjithë të rinjtë e Shqipnisë, le të shkojnë edhe fëmijët e tu, se kjo rrugë për ta po ndërtohet. (Prela ngurron.)
LUKA — Pse ngurron, nuk të duken të drejta fjalët e mia?
PRELA — Jam turbullue fare.
LUKA — Fëmijët e tu i kam këtu. Ata nuk vijnë ma në shtëpi pa më dhanë ti fjalën se nuk u bërtet. Fëmijët e tu të kanë marrë frikë.
PRELA — Kanë pasë arsye, o Lukë… Por…
LUKA – He, vendos, mos u tremb?
PRELA – (Vendos.) Le të vijnë. Besa e burrave, nuk u flas ma.
LUKA — lashti ke folë si babë. E di se fjalët e prifcit të kanë turbullue kokën, por prapë ke fuqi me mendue me kokën tande.
PRELA — Ku janë fëmija?
LUKA — (Çel derën. Hyn Leka e Lula.) Tashti mund të shkoni në shtëpi. Baba nuk do t’ju flasë, por do t’ju përgatisi disa plaçka dhe të hanën do të niseni për në Rrugën e Rinisë.
LULA – (Me gëzim) Vërtet, babë?…
LEKA — Do të na lejosh, o babë?
LUKA — E shikon sa të mirë janë fëmijët e tu?
PRELA – Po, o bij, shkoni e punoni ku të doni. Për vete e keni. (Fëmijët përqafojnë babën. Hyn plaka.)
SUTA — He, a iu mbush mendja fëmijëve?
LUKA – (Me vete) Po kjo? (Sutës) Po ti, a nuk shkove në shtëpi, a?
SUTA – Jo. Ndejta tue e pritë Prelën te dera e këshillit. Si i dhatë fund punës?
LUKA — Tamam ashtu si të pëlqen ty.
SUTA – Si?
LUKA — Fëmijët të hanën do të nisen për në Rrugën Kukës-Peshkopi.
SUTA – Çka, çka?… Me të vërtetë? (Prelës) E ti do me i lanë?
PRELA – Vallahi, s’jam tue pyetë ma asnjeri, po jam tue i lanë.
SUTA — Ban krvq, more, sillu mbarë! Fëmiiët tanë me shkue në Rrugën Kukës-Peshkopi? E ti, baba i tyne, do me i lanë? Uh, si nuk bjen rrufe e me na mbvtë të qjithëve. Po nderi, more, po fjalët e priftit. po dasma, po fytyra jote?
LULA – Filloi vallja.
LEKA — Sa mirë që po fillon këtu bile, ta dëgjoië edhe shoku krvetar. (Plakës) Hajt, nanë, jepi, forca, se ende nuk i ke thanë të qjitha.
SUTA — Ja djalli, ia i mallkuemi. (Prelës) Të kam thanë, more, çoji fëmiiët te prifti e mos i len me vllaun e Gjeloshit e djalin e Ndout. Ja tashti si ta bajnë. A i ndëgjon? Këta flasin keq edhe për priftin si djali, si vajza.
LUKA – (Me vete) Po këtë plakë kush na e solli këtu tashti?
SUTA — Po ti, mor Lukë, si DO i len me shkue?
LUKA — Cka t’u baj unë i shkreti, duen me shkue. Po deshe shko edhe ti, unë nuk ndaloi njeri.
SUTA — Uh, më marrshi të keqen (Prelës) E ti rri si hut. A e sheh, more, çka po bahet?
PRELA — Mue më asht ba koka tym. Kjo anë asht mbushë plot me fjalët e priftit; kjo ana tjetër me fjalët e Lukës dhe të fëmijëve. Në kokën time vlon nji corbë derrash, që dreqi s’e merr vesh. Le të bajnë cka të duen. Duen me shkue në Rruqën Kukës-Peshkoni? Udha e mbarë u qoftë! Do ti me shkue te prifti? Udha e mbarë të qoftë.
Unë, pse dëgjova oriftin e te dëgjova ty, mbeta pa mbjellë sivjet asnji kokërr bereqet.
SUTA — Ashtu. ë? Hajt, hajt, humbe shpirtin edhe ti si fëmijët e tu.
PRELA – Lumi le ta marrë. Tekembramja, shpirtin tim humbi e jo tandin.
SUTA — Qyqia, qyqja si u ba dynjaja! Po ti, a qe në kishë, more, a ku qe?
PRELA – Au… Nanë, me len rehat, se po luej menç.
SUTA — Po, a e di bre, se të gjithë të rinisë duen me shkue në Rrugën Kukës-Peshkooi, por presin kush po fillon? Na me fillue të parë, a?
LUKA — Po, nanë, ne do të fillojmë.
LULA – Moj nanë, Rruga e Rinisë asht jona. Ne të kalojmë në të. Do të kalojmë male, do të kalojmë fusha.
LEKA – Do ta përpimë rrugën porsi arusha. Rruga do të jetë e gjatë, e gjatë.
SUTA – Uf! Uf!… Po luej menç. (Prelës) Fol, mor, nji fjalë, fol nji fialë.
PRELA – (Me nervozitet) E cka do që të flas ma? A do me shkue edhe ti në Rrugën e Rinisë?
SUTA — Po dal, po dal, se plasa!
LULA – Rri, moi nanë, se po dalim të gjithë. Pse mërzitesh kështu, o nanë? Do të shofësh sa të mirë do të jemi kur të kthehemi.
SUTA – Ju?
LEKA – Ne kemi me të dashtë edhe ma tepër, o nanë.
SUTA – Ti?
LEKA – Kemi me të rrëfye gjithcka të shofim atje.
LULA — Atje ka të rinj nga të gjitha anët.
LEKA – Atje do të mësoimë gjithcka. Atje do të na flasin për shumë gjana të hukura.
LULA – Të gjitha këto kemi me t’i rrëfye kur të vijmë.
SUTA – Nuk due, nuk due.
LULA — Hajde, nanë, të pajtohemi.
SUTA – Me ty?
LEKA — Haide na përqafo, ne jemi të mirë, moj nanë. Ne të duem përherë.
SUTA — Kush? Ju, ë?
LULA — Banu e mirë edhe ti si baba, o nanë.
LUKA – Këta janë fëmiiët e tu, moj nanë. I ke rritë ti. Shiko sa të mirë janë. Ata të duen shumë të kanë nanëqjyshe. Përqafoji e dueji. Mendo, se janë jetimë. Mos u sill si me i pasë të huej.
SUTA — (E orekun) Po… Unë i due. (I mbushen sytë me lot.)
LULA — Edhe ne të duem, o nanë.
SUTA – Eni, eni fëmijët e mi, eni te nana t’ju puthë
(I përqafon dhe i puth të dy.) Unë ju due, jeni nipat e mi ju kam rritë jetimë.
PRELA — (Merr frymë.) Hajt tashti, jepua lejen edhe ti.
SUTA — Për ku?
PRELA — Për në Rruqën e Rinisë.
SUTA — lo, jo, nuk mundem.
— Banu edhe ti e mirë, o nanë do të ta dimë për nder tanë jetën tonë.
PRELA — Hajt, tash ma…
LULA — Hajt, se nuk po qet top!
LEKA — Mos na e prish, o nanë.
LULA — Hajt, nanë, thueje edhe ti.
SUTA – (Mendon.) Jo, jo, kam frikë. Jam plakë e mund të mëkatnoj.
LUKA – A di çka, moi nanë, ti a i pengon me shkue në Rrugën e Rinisë?
SUTA — Unë leje nuk u jap, por për mue të bajnë çka të duen.
LUKA — Domethanë, ti nuk i pengon.
SUTA — Unë nuk due t’i shoh kur të nisen, se baj mëkat.
LUKA – Jo, mos ki galje, do të dalin nga kopshti kur të nisen.
SUTA — As nuk due me e dijtë se nisen.
LUKA – Ti ban kështu, moj nanë: këta le të nisen për ne Rrugen e Rinisë, kurse ti mendo se janë tue kullotë delet te mullini.
SUTA – Po, a mekatnoi me ba kështu?
LUKA — Asnje fije. E marr unë gjynahun tand.
SUTA _ (Gjysmë e habitun) Atëherë le të shkojnë.
LULA — Sa e mirë je, o nanë! (Përqafon gjyshen.)
LUKA _ Tembramja, u zgjidh problemi.
PRELA — Shyqyr qe mori fund kjo punë. Do të këqyri punën time. ……. të vijnë edhe nga tri herë në ditë po të duen. Unë nuk jam tue shkue ma në kishë. Do i mbjellë të gjithe tokat. Si thue ti, o Lukë?
LUKA — Pak vonë e ke kuptue, por ma mirë vonë se kurrë.

(Hyn Gjeloshi.)
LUKA – Hë, Gjelosh, a ka gja të re?
GJELOSHI – Po.
LUKA – (Afrohet.) Çka ka?
(Afrohen edhe Leka me Lulën.)
GJELOSHI – (Si në gaz) E more vesh?
LUKA – Ç’ka?
GJELOSHI – E zunë Lulash Bairaktarin.
(Leka e Lula fillojnë të kërcejnë prej gëzimit.)
LEKA — Vërtet? Ai ishte?
LUKA — Tamam Lulashi kishte kenë?
GJELOSHI – Hesht… Asnjë fjalë nuk do të dalë nqa goja juej. Po të flisni ju, ne nuk mund ta zamë priftin me fakte.
LEKA E LULA — Jo, jo, ne nuk flasim.
LUKA – Ku kishte qenë?
GJELOSHI — Në prozhmin e priftit, në një gropë në dhë.
LEKA — Tamam aty.
LUKA – Domethanë, u kap prifti me duer në presh. Kush i çonte me hangër?
GJELOSHI – Nuk tregon, por nuk do shumë mend kjo punë. Dëgjoni, ai asht zanë, por asnjeri nuk e di se asht zanë dhe deri nesër askush nuk duhet ta dijë se asht zanë, a muert vesh? Kemi lanë një rojë tek ajo gropa për me pa kush i con me hangër. Sonte kemi punë në shtëpinë e priftit. Do të vini që të tre.
LUKA – (Me të madhe) Sonte, domethanë, jemi për darkë te prifti.
GJELOSHI – Sonte.
LUKA – (Prelës e plakës) Po ju çka pritni?
PRELA – Po presim femijët.
SUTA — Më zu veshi sikur ju ka thirrë prifti për darkë.
LUKA — Po, na ka thirrë.
SUTA — Ashtu ju ndihmoftë zoti! Shkoni edhe te prifti. Dëqjoni edhe këshillat e tij.
LUKA — Mos ki gajle, moj nanë. Sonte do të bisedojmë gjanë e gjatë me të.
GJELOSHI – (Përshëndetet me Prelën.) Si je, Prelë? Si je, moj nanë?
(Përshëndetet me plakën.)

SUTA – Sa mirë që të ruejti zoti, o Gjelosh! Sa në rrezik ke qenë!
GJELOSHI — Po na jemi me të drejtën, o nanë.
PRELA — S’na je dukë nji natë, o Gjelosh. Të gjithë katundin e shëtite dhe në shtëpinë tonë nuk erdhe.
GJELOSHI — Do të vij me ju pa, patjetër.
SUTA – Mirë se të na vish. Sa më ka marrë malli për ty!
GJELOSHI — Si e latë punën e Lekës e të Lulës?
LULA – Baba dhe nana po na lanë me shkue në Rrugën e Rinisë.
GJELOSHI – Vërtet? Atëherë po vij tashti me ju për drekë. (Leka e Lula gëzohen.)
PRELA – Urdhno. Bukë e krypë e zemër të mirë.
GJELOSHI — Ashtu sikur vijsha si partizan.
PRELA — Falemnderit, o Lukë, që na i rregullove zemrat e lamtumirë!
LEKA E LULA — (I shtien krahun Gjeloshit.) Mirupafshim, shoku kryetar!
LUKA — Hajt udha mbarë, udha mbarë!
(Dalin të gjithë. Luka mbetet vetëm.)
LUKA — Tashti u ba mirë kjo punë. Të shofim se ç’do të luejë sonte në shtëpinë e dom Gjonit.
Bie perdja


AKTI I TRETË

Dhoma e aktit të pare. Dom Gjoni ka mbi tryezë meze të ndryshme, shishen e rakisë dhe dy gota.
Në mes, mbi një pjatë dallohet një pulë e pjekur me dy kofshë mangut. Pula ka përreth patate të tiganisura.

DOM GJONI – (Shikon sahatin.) More, sa shumë u vonue kjo Mrika. Nuk e ka pasë zakon me ndejë kaq shumë. (Ulet e pi.) Këta shejtanë anglo-amerikanë na e banë shpirtin gomar. Tashti duket puna se po kërcet, tashti e lejmë krejt këtë punë. Kjo gja na prishi nervat. Nuk po na beson ma kush. Edhe katundarët malokë kanë nisë të tallen me fjalët tona. (Çon gotën.) Por e di kush e ka fajin. Eh, mos më rafshin në dorë ndonjëherë ai Luka, Gjeloshi, Sokoli dhe ai djali i Ndue Dedës, se do t’ua përdredh kryet si të pulës! Ata i qitën menç katundarët. (Çon gotën.) Por edhe katundarët kanë faj. Edhe atyne do t’ua ndreq samarin ma zi se në kohë të Italisë. (Qesh.) Nuk jam i paarmë! jo! Sot kam kishën, nesër do të kem topa dhe mittraloza. (Qesh.) Nuk jam i vetëm, jo! Kemi miq në Itali dhe në Greqi. Kemi papën, Inglizin, Amerikën. (Pi e qesh.) Nuk jemi të vorfën, jo! Kemi stërlina. Mandej, nuk jam unë i vetëm që punoj këtu. Kam miq priftën e civilë. Ju kapni ata që nuk dinë të ruhen kështu si unë. (Pi.) Pra, nuk kam vdekë, o horra, por jam gjallë dhe i fortë! Unë këtu rri e pres ditën time. Nuk e di pse sonte më ka hy pak frikë… Hajt t’ia them edhe nji gotë, se kjo ta largon frikën. (Çon gotën. Dëgjohet një zë i dobët.)

ZËRI – Dom Gjon!
DOM GJONI – Pale! A m’u ba, apo thirri kush!
ZERI — Dom Gjon!
DOM GJONI – (Lë gotën bosh duke u dridhur.) Rruejna, zot, po ky za çka asht? Mos ka ndodhë gja?
ZËRI – Dom Gjon!
DOM GJONI – Krygja e Krishtit! (Flet ngadalë te dritarja e mbyllur.) Kush je ti, more?
ZËRI – Çile, çile.
DOM GJONI – Po kush je ti, më kallëzo njiherë?
ZËRI – Jam unë, o dom Gjon, unë!
DOM GJONI – Po kush, pra? Thueje emnin.
ZËRI – Unë, pra, Lulash Bajraktari.
DOM GJONI – Ti?
ZERI – Po.
DOM GJONI – Prapë ke luejtë nga prozhmi? Po ti a ke luejtë menç, more?
ZËRI – U mërzita!
DOM GJONI – U mërzite? Sikur je tue ndenjë për qejf atje. Po ti, a e di se po na fik, more Lulash? Ku asht Mrika? (Duke çelë dritaren.)
ZËRI – Po mjel lopën.
DOM GJONI – A të ka pa kush?
ZËRI – Asnjeri.
DOM GJONI – Hajde, hyn prej dritareje. Po unë nuk ta kam lanë keq as për bukë, as për duhan, as për kurrgja. Hajde. (Shikon.) Lulash, ç’u bane? Hej dreq, po ky ç’u ba? Lulash, Lulash! …More, ky ç’u ba?
ZËRI – (Në dritaren tjetër) Dom Gjon!
DOM GJONI – (E ka zët këtë thirrje.) Po ku je, more?
ZËRI — Jam këtu.
DOM GJONI – Ku këtu? Kallëzo mirë.
ZËRI – Çile, çile.
DOM GJONI – (Shkon e çel dritaren tjetër.) Lulash, Lulash! (Me vete) As këtu nuk asht. Puh, ç’më ka hy një të përqethun në trup! Kush asht ky njeri që më thërret?
ZËRI — Dom Gjon!
DOM GJONI – Krygja e Krishtit! Po ku dreqin je, o Lulash?
ZËRI — Jam këtu.
DOM GJONI – Po ku këtu, pra? Më trego mirë vendin e mos më sill andej e këndej. Prite zot, po vjen kush e të heton. Atëherë e merr lumi mirë punën tonë. Ku je? Fol!
ZËRI – Në bodrum.
DOM GJONI — Në bodrum?
ZËRI – Po.
DOM GJONI – Po kush dreqin të futi në bodrum ty?
ZËRI — Mrika.
DOM GJONI – Uh… më erdhi fryma!… Kjo Mrika me të vërtetë asht ba për t’u lidhë. Tue e pasë porositë një mijë herë. Ma zi, më humbi dhe lezeti i pijes. Po më ftofet edhe pula.
ZËRI – Dom Gjon!
DOM GJONI — Prit, more, njëherë, prit se po vij atje. Krygja e Krishtit, si lozin menç dynjaja. (Del.) (Hyjnë Luka e Gjeloshi prej dritareve dhe i mbyllin.)
LUKA — Ai i ke rreshtue mirë rojat, se këtij i vijnë njerëz edhe natën për me e kërkue te ndonji i sëmundë?
GJELOSHI — More, as miza nuk mundet me hy brenda.
LUKA – Nuk jetojnë keq këta priftat tanë, o Gjelosh, si thue ti?
GJELOSHI – Kanë pasë shesh e kanë ba përshesh!
LUKA — Deri tashti. Tash ma ngadalë! S’i ha ma populli ato. Shiko, shiko, ja edhe nji fakt tjetër. A ia zumë Mrikës dy kofshë pule në pjatë?
GJELOSHI – Po!
LUKA – Shikoje këtë pulë; i mungojnë tamam dy kofshë.
Shpejt të fillojmë nga puna. (Thërret.) Dom Gjon!
DOM GJONI – (Në bodrum) Krygja e Krishtit, Krygja e Krishtit! Po ku je, more njeri? A je njeri, a je
LUKA — Kësaj i thonë: kërcen prifti nga belaja. (Thërret.) Dom Gjon!
DOM GJONI – (Në bodrum) Zot, ruejna! Ik, o i mallkuem, ik, o i mallkuem! Nuk je njeri ti, po je dreq.
GJELOSHI – Lene tashti, se mjaft e ka.
LUKA – Rri ti, se ma ka pasë pru shpirtin në fyt. (Thërret.) Dom Gjon!
DOM GJONI — (Duke iu afruar derës me bishtuk në dorë.) Ruejna, zot, mendtë e kokës! (Çel derën.) Krygja e e Krishtit! (Sheh Lukën e Gjeloshin dhe lëshon një britmë nga frika. I bie bishtuku nga dora.)
LUKA – Çka ke, zotni? (E kapin për krahësh me Gjeloshin.) Qëndro, zotni, qëndro, çka ke?
DOM GJONI – Po, a jeni njerëz përnjëmend ju, a?
LUKA — Po, mor zotni, pse?
DOM GJONI – (Fshan thellë.) Po, more po, e di. Uh, sa jam frigue!
LUKA — Po pse, more zotni? Ja, unë jam Luka, ky asht Gjeloshi.
DOM GJONI — Ju lutem, uluni e rrini, mos u trazoni për mue. Ja, sa të përmbledh veten, do të bisedoj me ju. (Luka e Gjeloshi ulen.) Po më tregon njëherë si keni hy ju këtu brenda?
LUKA – Na ishim tue shëtitë me Gjeloshin. Pamë dritaret çelë, derën çelë, dritën, ndezë. Hajt, thamë, të shkojmë e t’i bajmë një vizitë priftit, se ka ditë që nuk kemi qenë me e pa. Kur hymë brenda, nuk të gjetëm. Thirrëm «Dom Gjon, Dom Gjon! Ti kishe pasë qenë në bodrum.
DOM GJONI — (Çohet në kambë me gëzim.) Po, a ju më paskeni thirrë, a?
LUKA – Po.
DOM GJONI — Uh, më erdhi disi fryma! (Bien prapë në mendim. Ulet, mendon.) Mirë, mirë… po… Para se të hyjsha unë në bodrum, isha këtu, në dhomë. Atë kohë, a më keni thirrë ju «Dom Gjon, dom Gjon!» te dritarja?
LUKA — Jo, për atë nuk dimë gja!
GJELOSHI — Aty shiko kush të ka thirrë, dom Gjon.
DOM GJONI — (Vë dorën në kokë e mendon. Flet me vete.) Sigurisht, do t’u ketë ra në erë këtyne dhe ka ikë! Tamam kështu do të jetë. (Flet me Lukën e Gjeloshin.) Taman, taman!
GJELOSHI – E hetove
DOM GJONI — (I habitur) Po, po, tamam, tamam!
GJELOSHI — E kush asht ai?
DOM GJONI — Si?… Ë?… (Me vete.) Krygja e Krishtit!… (Atyre) Jo, jo, nuk e di kush më ka thirrë…
LUKA — Kush do të ketë qenë ai? A të vjen kush natën ty?
DOM GJONI – Jo, natën nuk më vjen kush te dritarja. Por, nejse xhanëm, kushdo që të ketë qenë.
GJELOSHI – Jo, ashtu mos thuej, dom Gjon; na duem ta dimë kush ka qenë, se duem të marrim masa!
DOM GJONI – (Duke u dridhur) Po ku e di unë, i shkreti. Unë nuk përzihem në punë të qeverisë.
LUKA — Ti pse po frikësohesh, dom Gjon? Ne e kemi për mbrojtjen tande.
DOM GJONI — (I gëzuar) Ju falemnderit, ju falemenderit! S’asht nevoja. Pse të trazoheni. Mue sigurisht që do të më kenë ba veshët. Nuk ka qenë njeri, jo. Sa mirë paskeni ba që keni ardhë me më pa! Besa, mërzitem vetëm. Po ti, more Lukë, si e harove dashuninë që kishim së bashku. Por nuk ke faj. Ke punë. Mandej këta katundarët janë njerëz budallenj. Nuk u mbushet mendja kurrë. Ti më harrove, o Lukë, kurse unë nuk të harroj kurrë. Ndër uratat të mia, e lus zotin edhe për ty.
LUKA — Besa, as unë nuk të harroj, natë e ditë të kam ndërmend. Kam dastë të vij sa herë, por sonte qe koha ma e përshtatshme.
DOM GJONI – (Çohet t’u shërbejë.) Uh, më falni, se jam hutue fare! (Duke i mbushë gotat) Nuk e kam as Mrikën këtu.

GJELOSHI – Po ku e ke?
DOM GJONI — E çova deri në një vend, e çudi nuk asht kthye!
LUKA — Po deri në ç’vend?
DOM GJONI – Si?… Jo, harrova… për Mrikën po pvetni?
TË DY – Poo.
DOM GJONI – Mri… Mri… uf!… uf!
LUKA — Çka ke, zotni?
DOM GJONI — Po më bie të fikët. Nuk e di… më ka hy një e dridhme në trup!
LUKA — Qëndro, bre burrë!…
DOM GJONI — Nuk e di pse më ka hy hataja sonte. GJELOSHI — Ti, dom Gjon, diçka ke e nuk na e tregon ne. DOM GJONI — Jo, jo, kurrgja. Më vjen nganjiherë të marrun menç. Tash jam mirë. Urdhnoni e çonin gotatl
LUKA — (Duke ngritur gotën) Po Mrikën ku the se e ke çue?.
DOM GJONI — (Dridhet prapë.) Mri… Mri… Për Mrikën po pyet prapë?
LUKA — Po, për Mrikën ishim tue folë.
DOM GJONI — Mrikën e kam çue…
TË DY – Ku?
DOM GJONI – Jo, jo, unë nuk di gja… nuk e kam çue unë…
LUKA – Mos ka shkue vetë, ë?
DOM GJONI – Po.
GJELOSHI – Po ku?
DOM GJONI — Unë nuk e di, nuk e di.
LUKA – Mos ka shkue te stani për me mjelë lopën?
DOM GJONI — He tamam, të lumtë goja!
LUKA — Po ti fol, pra!
DOM GJONI — Nuk e di pse nuk ka ardhë ende. Sa në merak jam për të.
GJELOSHI — Po pse? A dyshon gja?
DOM GJONI – Jo, jo, jo… kot, kot
(Atyre) A di sa mirë po më vjen që keni ardhë me më pa! Hajt, çonie edhe nga një. Ja, po e pimë së bashku. Mirë se keni ardhë!
TË DY — Mirë se të gjetëm!
ZANI – (Sa nisë të çojë gotën Dom Gjoni, dëgjohet një zë.) Dom Gjon!
DOM GJONI — (I bie gota nga dora. Thote me vete) Zot ruejna, zot ruejna… a thue do të jetë prapë Lulashi?
LUKA — Çka ke, zotni?
DOM GJONI — (Me vete) Ky za ma hangri shpirtin!
GJELOSHI — Ti sonte nuk je hiç në vete!… Dëfto çka ke?
DOM GJONI — Po a nuk ndigjuet gja?
TË DY – Jo!
DOM GJONI — (I çuditur) Me të vërtetë?
LUKA – Jo. për besë, pse?
DOM GJON! – Jo, jo, kot. Më paskan bamë veshët!
LUKA – Pse, a dëgjove gja ti?
DOM GJONI – Jo, jo… m’u ba sikur më thirri kush!
LUKA – Jo, mor zotni, nuk të thirri kush. Me qenë, do ta dëajojshim edhe ne!
DOM GJONI – Kryqja e Krishtit, krygja e Krishtit! Nejse… shyqyr që nuk paska qenë ai. (Merr gotën dhe e mbush.) Nuk e çuem një qotë si kush. Hajt, për të mirë e mirë se na keni ardhë! Një kështu pra, na dini nganjiherë, se unë, besa, mërzitem. (Do të çojë gotën.)
ZËRI — Dom Gjon!
DOM GJONI — (Hidhet nga frika.) As tashti nuk dëqjuet gja?
GIELOSH! – Jo!
LUKA — Unë, besa, e dëqjova mirë!
DOM GJON! — Po, mor jahu, dikush më thërret!
LUKA – Edhe, a di kujt i përngjan ky za?
DOM GJONI – Kujt?
LUKA — Bai be se asht zani i… Lulash Bajraktarit!
DOM GJONI — (Dridhet.) Jo xhanëm. Ai ka një vjet që asht vra andej nqa Kukësi. Kështu më kanë thanë, për besë, se unë nuk di gja. Mandej Lulash Bajraktarin çka e pruni këtu? Ai, edhe po të jetë gjallë, nuk ka luejtë menç me ardhë. Unë s’e besoj kurrë se asht gjallë!… ai njeri.
LUKA – Prandaj them unë se asht zani i Lulash Bajraktarit, pse nuk asht i gjallë…
DOM GJONI — Po, kur nuk asht i gjallë, si ka me folë?
LUKA – Ai do të jetë çue lugat nga vorri.
GIELOSHI – Mundet, mundet.
DOM GJONI – Aman, mos folni marrina.
ZËRI — Dom Gjon!
LUKA – Ja, mor zotni, ky asht zani i Lulash Bajraktarit.
GJELOSHI — Tashti e dëgjova edhe unë; tamam e ka Luka, ky asht zani i Lulash Bajraktarit.
DOM GJONI – (Duke u dridhur) M’u zu fryma, mbarova. (Ulet)
LUKA — Mos u frikëso, dom Gjon. Na këtu jemi. Sa mirë që u ndodhëm edhe ne këtu!
DOM GJONI – Më ka hy tmerri nga ky za! Sa herë e dëgjoi, bie ne pesë kile mish nga trupi.
ZËRI — Dom Gjon!
DOM GJONI – (Hidhet.) Qe, prapë!
LUKA — Unë çuditem pse thërret «Dom Gjon», «Dom Gion» e nuk thërret njeri tjetër!
GJELOSHI – Sigurisht… lyp ndonjë uratë.
(Dëgjohet nië zë gruaje që i merret fryma.)
DOM GIONI — More, çka djalli i mallkuem ka hy në këtë shtëpinë time?
LUKA — Ti. Gjelosh, rri këtu me priftin, se dal unë.

DOM GJONI – (Duke fshirë diersët, i ulur në karriqe.) Zot ruejna, zot rueina! M’i ruej, o zot, mendtë e kokës, se do më fluturojnë. Jo, unë nuk kuptoi kurrgja. Mrika nuk erdhi. Mandej, ky za do ma marre shoirtin. Krygja e Krishtit, krygja e Krishtit!
LUKA — (Ka Sutën e fikur ndër duar.) Lugati, lugati… shoirtërat e këqij!
GJELOSHI — Çka ka ndodhë?
DOM GJONI — Po kJo tashti?
LUKA – Zotni, këtu në shtëpinë tande kanë hv shpirtnat e këqinj. E kishin kapë këtë plakën, ia kishin përdredhë kryet; gati sa s’e kishin mbytë fare. Ua kam nxjerrë për duersh. I ka ra të fikët. Ti kujdesohu për të, se unë e Gjeloshi po dalim e marrim mbrapa shpirtnat. (Gjeloshit) Hajde, Gjelosh! (Dalin.)
DOM GJONI — Djall u bindsh; Nana e Prelës! Po këtë budallaqe çka e ka pru këtu? (I qet ujë.)
SUTA — (Vjen në vete.) Aman, zotni, aman, zotni! Zoti vetë po na ndëshkon për fajet tona.
DOM GJONI — Fol, moj, çka ke, se më shtine ethet edhe ti? Edhe ty të pata mangut.
SUTA – Më kanë dalë përpara, more zotni.
DOM GJONI — Kush, moj? Fol!
SUTA — Ata të mallkuemit veç, shpirtnat e ligj. Ishin të zez. Aman, zotni, jam mëkatare! Nuk baj ma.
DOM GJONI — Kush ishin ata, që të kanë dalë përpara?
SUTA — Dreqnit, pra, mor zotni!
DOM GJONI – Ku ishin?
SUTA — Në oborr.
DOM GJONI — Sa ishin?
SUTA — Dy kam pa unë.
DOM GJONI — (Me vete) Me të vërtetë që do të çmendem sonte! (Plakës) Po pse erdhe sonte?
SUTA — Kam ba një gjynah të madh, o zotni.
DOM GJONI — E mandej?
SUTA — Erdha me u rrëfye.
DOM GJONI — Të marrtë dreqi, të marrtë! Po për këtë ke ardhë?
SUTA — Aman, more zotni, drue se vdes e bjerri shpirtin.
DOM GJONI — Punë e madhe fort!… Ani, atë farë shpirti! Po ç’faj ke ba njiherë, ta marrim vesh?
SUTA — U kam dhanë leje fëmijëve me shkue në Rrugën e Rinisë!
DOM GJONI – Ashtu?!…
SUTA — Më rrejti shejtani, mor zotni.
DOM GJONI — Atëherë plas aty, se mirë e ke!
SUTA — Aman, zotni!
DOM GJONI — Plaç, të hiftë dreqi!
SUTA — Shpirtin, zotni!
DOM GJONI — Pusho, moj, të them!
SUTA – Qyqja, unë qyqja. Më fal, mor zotni, se nuk baj
ma! Dhe nuk mund të dal këndej për pa u rrëfye, se më kapin shejtanat për fyti e më mbysin. Prite zot. Atëherë e bjeri shpirtin tamam.
DOM GJONI – A di çka, apo pushon, apo ta përdredhi kryet vetë, pa qenë nevoja e shejtanëve.
SUTA — Po ti më rrëfe, mor zotni!
DOM GJONI – Plaç, po të them! Unë jam tue luejtë menç për vete.
SUTA – Aman, mor zotni, shpirtin!
DOM GJONI — Jo!… Këtë natë ia rrëfefsha vorrit! Do të dalë, por gjen derën mbyllur.) Shiko, shiko. Po derën kush e mbylli? (Shikon dritaret dhe i gjen mbyllur të dyja.) Po këto kush i mbylli? Me të vërtetë ose unë kam luejtë menç, ose vërtet dreqnit kanë hy në shtëpinë time. (Sillet andej e këndej e thërret.) – Mrikë, MrikëL.
ZË GRUAJE — Urdhno, zotni!…
DOM GJONI — Po ku je, moj Mrikë?
ZËRI — Jam këtu.
DOM GJONI — Po ku, moj?
ZËRI – Këtu, në kuzhinë.
DOM GJONI – Po ti a paske ardhë, a?
ZËRI – Po, mor zotni.
DOM GJONI — Po ti fol, moj ty të marrtë dreqi. (Me vete) Tashti më erdhi pak zemra. Gati pata luejtë menç! (Thërret.) Po çka po ban në kuzhinë?
ZËRI — Jam tue fërgue do ve.
DOM GJONI – Ve?
ZËRI – Po.
DOM GJONI — Po kush të tha ty me fërgue ve? A thue s’po ke çka me hangër, a? Ec, moj, e ma çil derën.
ZËRI — Derën çelë e ke, mor zotni.
DOM GJONI – Jo, moj, asht mbyll. Janë mbyllë dyert e dritaret, si me i pasë mbyllë me magji.
ZËRI – Prit se po vij ta çel.
SUTA — Aman shpirtin, se po vdes!
DOM GJONI — Hala s’ke plasë, a?
SUTA — Aman!
DOM GJONI – A nuk po pushon, a? Prit se po ta rrëfej unë.
(Shkon e kap për fyti. Plaka bërtet. Hapet dera Prifti e lëshon plakën. Hyjnë Luka me Gjeloshin.j He? Çka kemi?
LUKA — Dom Gjon, në këtë shtëpi ka hy lugati!
DOM GJONI — Pallavra!
GJELOSHI – E kam pa me këta dy sy!
DOM GJONI — Pallavra, pallavra, ju kanë ba sytë.
LUKA – Çfarë sysh, more zotni, unë e kam ndjekë mbrapa në çdo vend.
DOM GJONI — Këto janë pallavra, zoti Lukë. Në gjuhën e huej u thonë haluçinacione, domethanë të bajnë sytë dhe të mbushet mendja me të vërtetë se diçka po shikon. Kurse në të vërtetë nuk sheh kurrgja
LUKA – Vendos kokën në mos pastë qenë lugati! Dhe, a e di kush ishte?
DOM GJONI – Kush?
LUKA – Lulash Bajraktari në vend!
DOM GJONI — Jo, xhanëm, ai ka vdekë njëherë!
LUKA – Pse ti kujton se ishte tamam Lulashi?… Jo, domine. Ai ishte shpirti i Lulash Bajraktarit. Ja, pyet edhe Gjeloshin.
GJELOSHI – Tamam, tamam.
DOM GJONI — (Me frikë) Mundet, mundet.
LUKA – E kam ndjekë mbrapa me pushkë. Desha me e gjuajt e nuk më ndizte arma!
GJELOSHI – Doemos, ndër shpirtnat e këqinj nuk ndez arma.
LUKA — e shkoi e u fut në bodrum.
SUTA — Aman, zotni, shpirtin, se po vdes!
DOM GJONI – Pusho, moj, njëherë!
GJELOSHI – Çka ka plaka?
DOM GJONI – Lene, aman, se asht çmendë! Po mandei?
LUKA — Shkoi e çeli nji gropë aty në bodrum. Nxori dy pushkë të gjata dhe një rrip fishekësh.
(Dom Gjoni frikësohet edhe ma.)
LUKA – Ngava vrap dhe ia mora për duersh. Ja tek janë.
(Shkon e i merr mbas dere.)
DOM GJONI — Po këto pushkë çka janë? Kush m’i ka shti në bodrumin tim? Unë nuk mbaj armë, nuk kam mbajtë kurrë.
SUTA — Po ti më rrëfe, mor zotni! Uh… e mjera unë!…
GJELOSHI — Po çka ke, moj nanë?
SUTA – Kam mkatnue, more Gjelosh.
GJELOSHI — Po çfarë mëkati ke ba?
SUTA – Ja, pra, u dhashë leje fëmijëve me shkue në Rrugën e Rinisë. Më rrejti shejtani. Tashti prifti nuk dëgjon me më rrëfye për këtë faj.
DOM GJONI — Ka luejtë menç, nuk di çka flet!
LUKA — Lenie plakën njëherë, dhe më leni të mbaroj bisedën. Lugati, dom Gjon, shkoi e u fut në anën tietër të bodrumit, te thasët e bereqetit. (Dom Gjoni dridhet.) Unë e gjurmova mbrapa. U mshef mbas thasëve të leshit. (Dom Gjoni dridhet.) Unë gjithnjë mbrapa. Dikur e zuna dhe ia ngjita për qafe. Në fund lëshoi këto dy kofshë pule përtokë dhe iku.
GJELOSHI – A e di si më duken këto kofshë pule, o Lukë? Tamam si me qenë të kësaj pule, që ka prifti mbi tryezë.
LUKA – Jo, xhanëm, si munden me qenë?
GJELOSHI — Unë jap kokën, në mos qofshin!
LUKA – Unë nuk e besoj kurrë. Çka thue ti, dom Gjon?
DOM GJONI — Jo… Kofshët e pulës i hangra vetë.
GJELOSHI — A di çka, e provojmë?
LUKA — Jo, xhanëm.
GJELOSHI — Ç’ke ti, provoje njëherë!
LUKA — (I vë kofshët e pulës.) Kjo pulë, me qenë gjallë tashti kishte me ecë dhe bile me fluturue. (Hyjnë Leka e Lula tanë në gaz e me nxitim.)
LEKA — Tamam, tamam.
LULA – Tamam i bien kofshët pulës.
LUKA — Çka thue, ti dom Gjon? (Dom Gjoni dridhet dhe mban kokën ulët.) A do ma fakte të tjera? Nuk po flet, jo? Ne po pyesim dhe Mrikën, po deshe. (Hyn Mrika me dy partizane.) Si thue ti, Mrikë ?
DOM GJONI – (Rrëzohet nga frika.) Aman më fal, o Lukë, më fal.
LEKA – I poshtmi!
LUKA – Ti s’na ke lanë me shkue në Rrugën e Rinisë.
LEKA – Ti e ke ngatërrue gjithmonë katundin.
LUKA – A me pula të pjekuna e paske mbajtë Lulash Bajraktarin, o dom Gjon?
DOM GJONI – Kini mëshirë, mos më merrni!
GJELOSHI — Mos u frikëso tashti. Qëndro ashtu si pak ma parë, kur po pije raki. Atëherë ishe shumë trim. Thoshe: «Kurrkush nuk mund të më zajë mue.» Ja pra, si të zuna, dom Gjon. Të zumë ty, zumë Mrikën dhe Lulash Bajraktarin. Kështu si ju do t’i qërojmë gjithë armiqtë e popullit. (Gjeloshi i fryn bilbilit. Nga dritaret e nga dera hyjnë partizanë e popull.) Ai i shikon? Këta nuk janë shpirtnat e ligj, por janë njerëzit e rinj, që pastrojnë plehnat nga toka jonë.
DOM GJONI – Jam fajtor, o Lukë.
SUTA – Eja, mor zotni, e më rrëfe.
GJELOSHI – Prit, moj nanë, ky do të rrëfehet vetë njëherë. (Leka e Lula shkojnë te plaka dhe kujdesen për të. Flasin me mimikë.) A asht mëkat me shkue në Rrugën e Rinisë, o dom Gjon? (Dom Gjoni rri kokulur.) Nuk duhen gja mbjelljet pranverore? Ti ke miq, Inglizin, Amerikën e papën, ke të parët e tu atje në Shkodër. Mandej ke stërlina. Apo jo? Mjaft që të rrëzosh pushtetin e popullit. Apo s’asht kështu, o Mrikë? Tekembramja, ti do jesh së bashku me Lulashin dhe nuk do mërzitesh. (Gjeloshi u ban me sy partizanëve. Ata e kapin dom Gjonin dhe bashkë me Mrikën i nisin ngadalë.)
DOM GJONI – (Mrikës) A ta thashë, moj Mrikë!… Ja, Lulashi tashti!…
MRIKA — Sikur nuk pate dëshirë edhe ti të rrije me të!
DOM GJONI — (Shikon me inat Mrikën.) He… he (I shikon me radhë të gjithë.)
LUKA — He, dom Gjon, pse na shikon. Nuk të dukemi të mirë, sigurisht.
DOM GJONI — (Heziton.) Nuk më jeni dukë kurrë.
LUKA — Doemos, Lorenci, Lulashi, Pjetër Staka e Nikollë Deda kanë qenë përherë ma të mirë për ty, se ne katundarët. Shko përpara, dom Gjon! Ke mjaft llogari për t’i dhanë këtij populli, këtyne katundarëve.
(Dalin. Fëmijët e lënë plakën dhe marrin në grykë Gjeloshin e Lukën.)

LEKA — Tashti katundi ynë ka shpëtue.
LUKA — Akoma jo. Sot fshati ynë bani një hap përpara. Puna e vazhdueshme dhe vigjilenca do ta naltësojnë katundin tonë.
SUTA — Aman, zotni, më rrëfe.
LUKA – Ja njeriu që nuk jeton akoma me ne. Kujton se ka mkatnue që ju ka dhanë leje të shkoni në Rrugën e Rinisë. Ja gjurmët e fëlliqta të dom Gjonit. Për t’i shkulun këto, duhet punë e vazhdueshme në katundin tonë. (Të gjithë shikojnë plakën.)
LULA – E shkreta, nana jonë!

Bie perdja

FUND!
_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Marre nga: Vepra letrare 2, Kole Jakova
«Naim Frashëri», 1986 / Drama 348 faqe
KOMBINATI POLIGRAFIK, Shtypshkronja e Re, – Tiranë 1986;

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here