SKENARË TEATRI | “PËRKOLGJINAJT” (Akti i 3-të )

0
992

Skenari i drames “Perkulgjinajt”
Akti i 3-te dhe i fundit.
Linku per aktet 1 dhe 2 : https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/skenare-teatri-perkolgjinajt/


AKTI I TRETË

Është po ajo skenë. Duket, që shtëpia është rrëmujë. Kjo i jep pamjen e një shqetësimi që kanë Perkolgjinajt në shtëpinë e tyre. Hyn Mara me rruzare në dorë. Duket e hutuar. Sillet nëpër dhomë e flet me vete si zakonisht.

MARA – Çfarë ndodh kështu me ne, o perëndi? Vërtet ti e caktove fundin tonë? Fundin e Perkolgjinajve të lashtë? Jo, o zot, mos e ban një gja të tillë! Ne Iutjet t’i dërguem gjithmonë të pastra atje në qiellin tand të madhnueshëm! E lamë rrugën tande këto kohët e fundit, por prapë nuk ishim fajtorë ne! Na ruej, pra, nga pushka dhe nga turpi. E di se e ke të vështirë edhe ti. Po të na ruejsh nga pushka, nuk na ruen dot nqa turpi. Perkolgjinajt të futën në bela edhe ty. (Brenda bëjnë shamatë nuset. Duke bërë shamatë dalin në skenë. Dila i thërret Mërisë.)

DILA – Ti, moj, ti i kishe të gjitha fajet. Deshe të bë- heshe kunatë me Margjelën. Ja tashti se çfarë na punove. I more fytyrën shtëpisë, të raftë pika!

BARDHA – Moj, pse i thërret kështu nuses? Ata kishin kohë që njiheshin me njeni-tjetrin.

DILA – Kjo i ka ngatërrue lamshat. E tha me gojën e saj se i ka ndihmue.

MËRIA — Po, i kam ndihmue!

DILA – Ja, e dëgjon? Edhe ti m’i del zot. Po sikur, moj e zezë, t’u hyjë pushka burrave.

BARDHA — Mos u tremb, se, sido që të ndodhë, burrin tand s’ta gjen gja.

DILA – Kam djalin, moj, atje, kam dritën e syve

MARA – Aman, lejeni shamatën, se po na ndillm ndonje

BARDHA – Asgja e keqe s’ka për të ndodhe, mos ki frikë.

DILA – Ja, moj nanë, nuk e çajnë koken fare.

MARA – Miaft ma. Kam boll këto që ndodhën! Më thoni, a luejti njeri?

DMA – Asnjë nieri deri tashti.

MARA – Patietër ndonjë hata e madhe i ka ndodhe kësaj shtëpie. Të mjerët ne se çfarë do të na dëgjojnë veshët.

BARDHA – Lajmi i keq të vjen menjëherë në derë, o nanël

MARA – Sikur e shoh kullën që DO shkatërrohet.

DILA – Ja, këto DO e shkatërrojnë. Para se të ikin, duen t’i venë kazmën, që të mos e qëzojmë as ne. Por ne do ta gëzojmë, se asht jona. I takon Gionit, si djalë ma i madh. E sa oër t’u nda, le të ndahen kur të duen e të na lanë rehat. Perkolgjinajt janë nda edhe herë të tiera.

(Zoga hyn pa frymë.)

ZOGA – Po vijnë!

DILA – Ku ianë?

ZOGA – Shtegut të dhive.

MARA – Të aiithë ishin?

ZOGA – Nië grumbull janë.

MARA – Kishin ndonjë të vramë me vete?

ZOGA – Nuk Dashë vig. Pashë babën Lekë, lale Gjonin, babëgjyshin dhe të tjerë, që vinin mbas tyne. Te shtegu i arës u takue edhe Prenaë Loku me ta.

Tashti po vijnë së bashku drejt te kulla.       

MARA – Më trego të vdekunit, moj bijë, se për të gjalle e di se vijnë me kambët e tyne.

ZOGA – Të thashë, moj nanëgjyshe, të vdekun nuk oa- shë. Mandej, kush të len sot të qesësh Dushke^ MARA – E kush i ndal Perkolgjinajt, moj bijë? Vetëm zoti.

ZOGA – I ndal pushteti.   . j . . –

MARA – Pusho, shpirt i djerrun, e mos na ndill zi.

(Dila largohet.)

MËRIA — Po vjen Luka!

(Hyn Luka me mauzer në njërën dorë dhe me një shpend të vramë në dorën tjetër.)

BARDHA – Hë, moj Lukë?

LUKA – Çfarë?

BARDHA — Çfarë ndodhi?

LUKA — Askurrgja, moj. Sa shkuem e erdhëm kot.

BARDHA — Si, more, kot?

LUKA — Ja ashtu. Mos tjetër, të kishim rrjetën me vete e të zinim peshk.

MARA — Çfarë peshku, mor i shkretë. Pse nuk na tregon se çka ka ndodhë?

LUKA — Askurrgja, moj nanë!

MARA — Pse s’na tregon kush u vra.

LUKA — Asnjeri nuk u vra. Vetëm unë vrava këtë shytër në liqen.

MËRIA – Prit, o nanë, se e pyes unë. Ishe atje, ti Lukë?

LUKA – Ëhë!

MËRIA — Shtitë kundër Zefit e Margjelës?

LUKA – Jo!

MËRIA — Po pse?

LUKA — Pse nuk i takuem. Mandej nuk na la as baba Lekë.

MËRIA – E ku ju zuni Leka?

LUKA — Pa dalë te Fusha e Shtogut. Ata erdhën me motor nëpër liqen. Motori kishte dy drita të mëdha përpara. Sa shpejt, që shkonte. Unë e kam pa edhe tjetër herë, por ditën. Natën ishte një bukuri e madhe. Ja, dritë e bante liqenin.

MËRIA — Mirë, mirë; ajo nuk na hyn në punë. Pra, Margjela me Zefin ikën.

LUKA – Ikën që ç’ke me të! E njoh unë atë shoferin. Ai i jep makinës që e ban të fluturojë.

MARA – Të falem nderit, o perëndi! Ja si e zgjidhe ti ma drejt e ma mirë se ç’e mendonim ne.

BARDHA – I foli gja Leka babës dhe Gjonit?

LUKA – I foli randë. E di se baba Lekë e kishte mirë?

E pse t’i vrisnin Zefin e Margjelën? Ata deshën njeni-tjetrin edhe ikën. Djali i Prengë Lokut le të marrë një tjetër; për shembull, Zogën.

ZOGA — Më marsh të keqen!

BARDHA – Mirë, po na thuej çka bani babagjyshi kur i foli Leka.

LUKA — Gjyshi u ul mbi një shkrep dhe i ra kokës me grushte. Mandej iu përlotën sytë. Po, po, qau!

MËRIA – Po pse qante?

LUKA — Ç’pyetje! Ai qau se e pa gabimin që desh të bante. A vriten njerëzit e shtëpisë?

(Hyn Coli.)

MËRIA – Hë, Col?

COLI — Kurrgja e keqe. Më çoi brigadieri t’ju them të shtroni dhomën, se po vijnë burrat.

(Gratë fillojnë të rregullojnë dhomën.)

MARA — Si duket plaku?

COLI — Nuk asht edhe aq mirë, o nanë!

MARA — I foli randë Leka?

COLI – Jo edhe aq, o gjyshe.

MARA – U prishën krejt me Lekën?

COLI — Njëfarë të prishunit. Po ja ku erdhën e do flasin vetë.

(Hyn plaku i pari. Duket shumë i mërzitur. Mbas tij vijnë Prenga me Gjonin. Mandej, një mbas një, hyjnë Leka, Pjetri, Doda, Martini. Gratë janë larguar. Ka ngelur vetëm Mara. Plaku zë vend në krye, në stolin me shpinë prej dërrase. Të tjerët kanë zanë vend nëpër arka, stola e ku mundën.)

LEKA – (Të rinjve) Lajmoni të gjithë njerëzit e shtëpisë të vijnë këtu. (Një nga të rinjtë del e lajmëron. Vijnë gratë dhe fëmijët. Qëndrojnë në këmbë.) Si men- don, babë? Perkolgjinajt po presin. Do t’u flasësh ndonjë fjalë?

PLAKU — (Mbas një pauze) Po! Së pari, due të zgjidh punën me këtë mik!

PRENGA — E si mendon ta zgjidhish, Gjin Kola?

PLAKU — Moj plakë, ma sill pak atë arkën e vogël. (Mara i sjell një kanavetë të vogël. Plaku e çel me 

çefës, merr nga ajo një shumë të hollash dhe ia hedh Prengës.) Ja paret e tua!

PRENGA – Po nusen?

LEKA — Nusen e mori i zoti.

PRENGA – I zoti asht djali im, aë ka paaue paret.

COM — I zoti ishte ai që i rrëmbeu zemrën.

PRENGA – Nuk po flas me kalamaj, unë. Fol, Gjin Kola, pse hesht? Ku asht fjala e dhanë, ku asht zakoni? Pra, në aoftë se s’të vjen keq ta hash fjalën e dhanë, mbaie edhe turpin mbrapa. Unë nuk kam rritë djalë të tillë që të m’i kthehet unaza sot.

LEKA – As ne nuk kemi rritë motër të tillë që ta shesim në pazar.

PRENGA — More kush flet këtu?

 — Flasin Perkolgiinajt.

PRENGA – Perkolgjinajt kanë zot. Kjo kullë ka një të parë.

PLAKU — (Nnrihet.) Jo! Perkolgjinajt nuk kanë ma të oarë! (Ulet.)

GIONI — Mos, babë, mos fol kështu!

PLAKU — Unë nuk sundoi ma në këtë shtëpi. Ku ka vdekë zakoni dhe liqii i të parëve, s’ka çka ban ma as i zoti i shtëpisë.

PRENGA — E, pra, s’i kanë hiie. o Giin Kola, këto fialë kësaj moshe dhe këtii froni aë mban. Ti ke aiithnië fuqi t’ua përmbledhësh njerëzve të shtë- pisë. Pse u ktheve në rruaë? Pse s’e lave tijrpin e biiës sate siç u ka hije Perkolaiinaive. Pa !e të shkoie edhe në litar. Do të shkoie krenar, achtu si kanë shkue kurdoherë të oarët e tu. Mos bier kaq poshtë, Giin Kola! Pak kohë të ka naelë ta narysësh me nder fundin tand.

PLAKU — Fundi për mue kreu që mbramë. Gjin Kola ka vdekë aë mbramë.

GIONI — Aman. babë!

MARA — O Zot! (Gratë përloten.)

PLAKU — Po, qajeni për së gjalli!

GJONI – Mos, babë!

PLAKU – Qajeni, se e detyruen.

LEKA – Kush të detyroi, babë; ne të detyruem?

PLAKU – (E shikon Lekën me dhimbje e dashuni.) Jo, bir. Më detyruen kohnat që erdhën. Ato më mundën!

PRENGA – E pra, s’ban burri kështu, o Gjin.

GJINI – E si ban?

PRENGA – Jep urdhën. Vajza gjendet gjithnjë në Burrel.

LEKA — E di ç’ban ti, o Prengë?

PRENGA – Çfare?

LEKA — A largohesh këndej ma mirë sa s’asht vonë?

Na bane të humbim durimin. Zjarri do ujë për t’u shue e jo benzinë.

PRENGA — Po më zbon?

LEKA — Po më detyron.

PRENGA — E këtë ke sy e faqe ta bajsh para t’yt eti?

LEKA — Me gjithë nderimin që kam për ty dhe shtëpinë tande.

PRENGA — E pse ma leni atëherë në krye të vendit? E ç’i duhet paria një të vdekuni?

LEKA — Sa randë po na fyen, o Prengë Loku! (Të rinjve) More djem!

TË RINJTË – Urdhëno!

LEKA — Prengë Loku na thotë se ne nuk e nderojmë babën.

COLI — S’asht e vërtetë.

PJETRI — Atë fjalë le ta marrë me vete Prengë Loku.

DODA — Bile, të na larqohet prej shtëpie sa ma Darë!

LEKA — (Prengës) Ne nuk nderojmë zakonet e këqija, o Prenaë. Margjela e Zefi u dashunuen e ikën. E pse duhet t’i vrasim? Ajo e dinte se ishte e fejueme me djalin tand. E kishin fejue që të vogël, kundra vullnetit të sai. Ajo e la atë e muer Zefin. Kjo asht fjala e Perkolgjinajve, o Prengë. Fjalë tjetër nuk ke prej nesh.

PRENGA — Ju falemnderit, se më gostitët shumë mirë sot. (Nqrihet.) Lamtumirë, Gjin Kola. Pse po t’i zhduk ^Leka zakonet, mos kujto se t’i zhduk edhe unë. Te ta dini se unë kësaj shtëpie i kërkoj vajzën. la hedh paratë në mes të odës edhe niset. Nga dritarja fryn një erë dhe i largon paratë.)

LEKA – Atëherë, paç veten në qafë. Kujtova se do të ishe ma i urtë.

PLAKU – Iku!

GJONI — Po, babë, shkoi.

PLAKU — Dhe katundet, një nga një, do ta marrim vesh.

LEKA – Ne kemi punën tonë, babë.

PLAKU — Sa e randë asht barra që koha më vuni mbi kurriz!

MARA – Le ta mbajmë, o plak, për hir të zotit!

PLAKU — Sa e vështirë bahet gjithnjë kjo rruga ime!

LEKA — (I afrohet dhe i flet me të mirë.) Përmblidhe veten, babë!

GJONI — Mos u zemëro me ne, babë. Ne këtu jemi të gjithë gjaku yt, Perkolgjinajt.

PLAKU — (I shikon të gjithë me dashuri.) Ja nderi e za- koni në këtë anë, ja njerëzit, të dashunit e mi në këtë anën tjetër. Në mes qëndron kjo zemra ime. (Pauzë) Ja nuk e shikoni, bijtë e mi, se ne kemi arritë te një hendek i madh. Unë nuk e kapërcej dot. Ju jeni të rinj, të fortë. Pra, kapërcejeni hen- dekun e dilni mbanë. Unë… do të qëndroj këtu si i fundit stërnip i Perkolgjinajve të lashtë! (Ngrihet nga froni.)

LEKA — Ku do me shkue. babë?

PLAKU — E çfarë kërkoni tjetër nga unë?

LEKA — Ne nuk kërkojmë gja tjetër nga ti, babë.

PLAKU – Po, po, ju kërkoni që ne të ndahemi. Kjo kullë kishte kohë që dridhej nga tërmeti. Margjela i dha të shtymen dhe po e rrokullis tëposhtë.

GJONI – Mos e dhanët zoti!

PLAKU — I pari lejlek fluturoi natën nga kulla.

MARTINI — Edhe i dyti asht gati për fluturim, o babë. PLAKU – E di.

GJONI – Martin!

PLAKU – Leni të fluturojnë. Por të fluturojnë ditën e jo natën.

GJONI – Aman, babë, u ba si u ba, le ta mbajmë në 

kambë kullën. Pse t’ia përtërijmë vetes një gjamë edhe ma të madhe mbas asaj, që ngjau? Kjo ku lie gjatë moteve nuk asht nda kurrë nën pesëdhjetë veta. Ne sot nuk jemi as njëzet dhe të gjithë një barku.

PLAKU — Sot kjo kullë nuk ndan lopët e dhitë, por për- mbyset e bie ashtu siç rashë unë, i funditzot shtëpie. Mbas kësaj ndamje kulla nuk do të ketë nevojë të ndahet ma. Të gjithë do të ikin vetvetiu prej saj sa t’u dalin krahët. Kjo asht ndamja e fundit. (Tronditet.)

GJONI – Babë!

PLAKU — E kjo ndamje kaq e randë i ra për hise këtij grumbulli kokash, që ende quhet Gjin Kola i Per- kolgjinajve! (Ulet mbi stol.)

LEKA — li je shumë i tronditur, babë.

PLAKU – Afrohu, Lekë.

LEKA – (I afroh’et te gjuni.) Fol, babë!

PLAKU – (I përkëdhel flokët.) Mos na gjykoni ashpër, bir!

LEKA — Ç’asht ajo fjalë, babë!

PLAKU — Mjaft na shkapeti koha. Ajo eci shumë shpejt, sidomos këto vitet e fundit.

LEKA – Kjo asht e vërtetë, babë.

PLAKU — Mendoj se ka ardhë koha të ndaheni, bir! Nuk shkohet ma kështu!

GJONI — Mos e fol atë fjalë, babë. Shiko sa bukur dukssh në krye të vendit. Ashtu i ka pasë hije gjithmonë kullës. Mbramë Pjetri na këndoi kangën e Prengë Kolë Gjinit të lashtë. Që nga ai, brez mbas brezi erdhëm deri këtu.

LEKA — Dhe brez mbas brezi do të çajmë përpara, po qe nevoja edhe me shpatë, si Prengë Kolë Gjini dikur.

GJONI — E pse të ndahemi atëherë?

LEKA — Ne nuk kërkojmë të ndahemi, o vëlla, por të rregullohemi. Nuk duem të bahemi ma keq, por ma mirë. S’duem ta prishim kullën, por ta ndreqim.

GJONI — E çfarë të ndreqim tjetër këtu?

LEKA — Po, edhe kulla sot eci përpara. Kërkon t’i për- shtatet kohës. Ti edhe baba mbramë u nisët të bajshit një hata. E pse nuk na lajmuet edhe neve? Pse u nisët tinëz nesh? A s’ishim edhe ne njerëzit e kësaj shtëpie. Ju na u fshehët se e keni humbë besimin te Perkolgjinajt e rinj. te fëmijët e tuej. Fol, babë, apo gaboj?

PLAKU – Jo, bir, ti nuk gabon. E shoh se e drejta asht gjithmonë me ty!

Fundi i tablosë së parë


Po ajo skenë mbas dy javësh. Asht mëngjes. Bardha
nxjerr plaçka nga një arkë. Afër saj qëndron Zoga. Ka ve-
shur fustanin me pala, por ka çorapet dhe opingat e vendit.
ZOGA — E lexove ti, nanë, letrën e Margjelës?

BARDHA — E lexova.

ZOGA – Sa me mall e kishte shkrue! Mue m’u mbushën sytë me lot kur e lexova. Atje nga fundi më thoshte, se sa të rregullohemi me shtëpi, do të çoj e të të marr për disa kohë. Unë tashti do të hyj në shkollë, por ndër pushime, do të më lësh të shkoj?

BARDHA — Kemi kohë deri ndër pushime.

ZOGA – Edhe Zefi më lutej që të shkoj.

BARDHA – (Nxjerr një kuti.) Ja këtu ke këpucë e ço- rape. Shko e vishi.

(Zoga del. Bardha vazhdon të kontrollojë në arkë.

I afrohet Dila. Duket e vrarë në shpirt.)

DILA – Pra, sot po shkoni edhe ju!

BARDHA – Po, Dilë.

DILA — Sa keql

BARDHA — E thue me gjithë zemër?

DILA – Ndoshta e vetmja herë që po e them me gjithë zemër!

BARDHA — Atëherë, edhe mue po më vjen keq që po largohem.

DILA — Edhe nga unë?

BARDHA — Edhe nga ti.

DILA – Sa e mirë që je, Bardhë! Sa të mirë paskeni qenë e unë nuk doja t’ju njihja! Unë kam dashë gjithnjë që ju të ikni; e unë me fëmijët e mi ta kem të gjithë kullën. Unë doja që ne të merrnim hisen ma të madhe e juve t’ju linim sa ma pak. Kurse ju nuk muert kurrgja nga kulla. Na i latë të gjitha neve, edhe paret e kursyeme. Ti nuk duhet të më falësh.

BARDHA – S’ka gja, o Dilë, mjaft që tashti po ndahemi si motra.

DILA – E bash për këtë më vjen kaq e randë ndamja.

BARDHA — Të më kesh kujdes Lukën.

DILA — Tashti u ba biri im. E ndërrova me Colin e nanës. (Ofshan.) Eh, si u banë këto punë!

BARDHA — Për Colin flije mendjen. Ai asht i zoti i vetes. Por Luka ka nevojë për_ kujdes. Nuk largohet nga toka, npa shtëpia. Ka lindë për bujk.

Dll A – Ja Dra, i ndamë edhe fëmijët!

BARDHA – Kio do të thotë se duhemi. Mandei, sikur po shkojmë me humbë përgjithnjë. Ne do të vijmë, ju do na vini.

MARA — (Hyn me uratë në dorë.) Na jep forcë ta du- roimë edhe këtë, o perëndi, mbasi kështu paske urdhënue ti.

BARDHA — Mos ban ashtu, o nanë!

MARA — (Ulet në një stol.) Nuk ishte mirë të rroja edhe kaq!

DILA — Mos hyn në gjynah!

MARA — Pa më thoni, ku e kam Margjelën? Iku me Zefin,

BARDHA — Ja. na dërauen letër. Shndoshë si molla janë.

MARA — Ku e kam Martinin me nuse? Ikën? Ikën edhe ata!

BARDHA — Ata nuk vdiqën, që ikën, o nanë. Ti do t’i shikosh prapë.

MARA — Shkuen dhe e plagosën këtë zemër. Tashti po më ikën edhe Leka, shtylla e shtëpisë, ylli i shtëpisë, nami i kullës së Perkolgiinaive! Nuk rrit nana djalë si Leka! Me të do të ikë nusja, Pjetri, Coli,

Doda, Zoga dhe Gjini i vogël! Ku janë nuset, që do të shikonte nana tue punue si flutura nëpër kullë? Ku janë djepat, që do të përkundte nana. Ku janë të vegjlit, që do të më hipnin kaliboç. Atje ku ka zhurmë e britma fëmijësh, ka jetë e gjallni. Aty ku vlon kulla si koshere bletësh nga nuset, nga djepat dhe nga puna, aty plaka rron ma shumë edhe vdes zemërplot!

BARDHA — Mbaje veten, nanë. Ne do të të kemi prapë gjithnjë. Ti kudo do ta kesh shtëpinë tande!

MARA — Sa u përpoqa, që ta mbaja këtë shtëpi një co¬pet! Por ja që u nda copa-copa!

(Vjen Zoga. Ka veshur këpucët e çorapet e reja.)

ZOGA — Baba Lekë soili makinën (Mara ngrihet e del. Dalin edhe Bardha me Dilën. Hyn Leka me pla- kun.)

PLAKU — Pra, po shkoni.

LEKA — Po, babë.

PLAKU — Mirë, bir, shkoni. Le t’ju prijë fati në jetë.

LEKA — Do të na përcjellësh?

PLAKU – Jo, do t’ju shikoj nga dritarja. Do të shoh si shpërndahet zemra e plakut e merr arratinë nëpër botë.

LEKA – Perkolgjinajt nuk janë përkulë ndonjëherë, babë.

PLAKU — Jo, jo, nuk do të përkulem as unë. Do të qëndroj i fortë. Megjithëse, kurrkush s’e kupton ma tepër se unë këtë fund.

(Hyn Cjoni, i afrohet Lekës dhe i flet me dhembje e dashuri.)

GJONI — Erdhi makina?

LEKA — Erdhi, Gjon.

^ONI — Domethanë, e vendosët që të shkoni edhe ju.

LEKA — Kështu e sollën rrethanat.

GJONI — A thue asht e kotë që të të lutem për herën e fundit?

LEKA — E pse të më lutesh, o Gjon?

GJONI — Ne do të punojmë e do të bajmë çka të na thuejsh ti, vetëm të mos ndahemi. Më fal, Lekë, por nga zori flas kështu. Me largimin e Martinit, si kur u shurdhue kulla. Merre me mend si do të duket vendi kur të largohesh edhe ti me njerëzit e tu.

PLAKU – Gjon!

GJONI — Po, babë, po hesht. Po ja që zemra nuk më len… (Nxjerr nga xhepi një tufë pare.)

LEKA – Çfarë janë këto?

GJONI – Asht mundi i krahëve tuej, Lekë, nuk më ban zemra t’i mbaj për vete.

LEKA – Jo, Gjon, ato jua lashë juve njëherë.

PLAKU — Gjon!

GJONI — Urdhëno, babë!

PLAKU — Mos e mërzit Lekën. Ai asht Perkolgjinaj. E Perkolgjinajt të tillë kanë qenë gjithmonë, qoftë me njerëzit e shtëpisë, qoftë me botë.

(Vjen Bardha me Gjinin e vogël ngrykë dhe me Zogën. Shkon dhe i merr dorën plakut dhe e për- qafon. Kështu vepron edhe Zoga. Plaku merr fëmi- jën e vogël në dorë.) Eheee! Gjin Kola i vogël i Perkolgjinajve. Ku po shkon, të pastë gjyshi, në minierë? Shko, shko, se ky Gjin Kola plak do të rrijë këtu. Nuk kam kambë me të marrë mbrapa. Ti nga miniera kushedi nga do të fluturosh. Ty koha të vuni fletë, kurse mue më këputi kambët!

(Vijnë djemtë dhe plaku falet me të gjithë.)

GJERGJI — (Merr Prendën për dore.) Lala Lekë, ne duem të vijmë me ju, në minierë. Na prano në brigadën tande, se edhe ne jemi Perkolgjinaj.

LEKA — Jo, ju pastë lala, ju do të rrini këtu. Fshati ka nevojë për ju.

GJERGJI — Po^këtu s’ka shkollë, vetëm katër klasë.

LEKA — Për shkollën tuej, do të kujdeset lala. Por një ditë ju prapë duhet të ktheni këtu te trojet e Per¬kolgjinajve të lashtë. Ju do ta ndryshoni fshatin. Ja, shikojeni si ndryshoi kulla. Ne kaq mujtëm dhe kaq bamë. Dhe e bamë pikërisht për ju. (Tashti të gjithë kanë qëndrue në këmbë e presin fjalën e plakut.)

GJONI — Babë, ty po të presin.

PLAKU – Po! (Sikur zgjohet papritmas. Ngrihet në këmbë.)

Hë, o njerëzit e mi, po shkoni?

LEKA – Po, o babë, po shkojmë.          ,

PLAKU – Mirë, bijtë e mi, shkoni! Rrugën tuej se ndaloj dot. Qofshi lirë e bekue!

TË RINJTË – Të faleminderit, babë!

LEKA – Brigada Perkolgjinaj!

TË RINJTË – Gati, brigadier!

LEKA – Pra, erdhi koha t’i tamë lamtumirën kesaj kulle. (Del Leka me njerëzit e tij. Gjoni, Mara, Dila dhe Prenda e vogël dalin t’i përcjellin, Plaku ngel ve- tëm. Është i tronditur dhe i habitur. Gjergji i vogël hyn tinëz dhe përpiqet të ndezë radion. Ndërkaq, plaku i afrohet dritares dhe shikon.)

PLAKU – Këndej kaluen, nga kjo kullë e lashtë. Ky ishte caku i fundit!

(Gjergji ka ndezë radion. Dëgjohet një motiv ma- lësor. Fëmija i afrohet gjyshit.)

GJERGJI – Sa bukur!

(Plaku mbetet i hutuar dhe përkëdhel kokën e nipit. Perdja mbyllet ngadalë.)

Fundi i dramës

Ketu linku per aktet 1 dhe 2 https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/skenare-teatri-perkolgjinajt/

__________________
Mundesuar nga Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013. Vepra te dramaturgut Kole Jakova, biblioteka personale.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here