SKENARË TEATRI | “PËRKOLGJINAJT” (Aktet 1 dhe 2)!

0
811

PERKOLGJINAJT
Drame nga Kole Jakova – 1965

PERSONAZHET
PLAKU – Gjin Kola i Perkolgjinajve
MARA — gruaja e tij
GJONI – i biri
DILA — gruaja e Gjonit
COLI – djali i Gjonit, minator
GJERGJI E PRENDA — dy fëmijë binjakë të Gjonit, në shkollën fillore
LEKA – djali i dytë i plakut, brigadier në minierë
BARDHA — gruaja e tij
DODA – djali i Lekës, minator
PJETRI – djali i Lekës, minator
LUKA – djali i Lekës, bujk
ZOGA – Vajza e Lekës
GJINI – djali i Lekës, foshnjë
MARGJELA — vajza e fundit e plakut, njëzet vjeçe
MARTINI – djali i vogël i plakut, njëzet e dy vjeç
MARIA — nusja e Martinit
PRENGË LOKU – mik i plakut
ZEFI — teknik në minierë
Ngjarjet zhvillohen në fshatrat rreth hidrocentralit “Karl Marks” në vitin 1960.

AKTI I PARË
Natyrë e egër malore. Majtas duket një pjesë e kullës së lashtë të Perkolgjinajve. Kulla është vendosur mbi një kodër të butë me prozhme të blerta. Rreth e rreth prozhmit ngrihen vigane malet shkëmbore. Muret e kullës kanë marrë ngjyrë të zezë nga lëmashku e lashtësia. Frëngjitë e vogla dhe arkitektura e moçme i japin asaj pamjen e një kështjelle të vogël malësore. Ngjitur me kullën, mbi një shesh të ngritur, qëndron një vidh i vjetër.

Mbas vidhit vazhdon prozhmi. Në shesh, përpara, duket rruga e ngushtë, që të shpie në kullën e Perkolgjinajve. Afër pemës gjendet çarraniku, ku gratë kanë lënë ushqimet për fresk. ‘Herë mbas here ato kanë punë me atë çarranik, mbasi përgatisin drekën. Është ditë e shtunë dhe Perkolgjinajt presin djemtë e tyre, që punojnë gjithë javën në minierë.

Në gardhin e rrugës duken rroba të ndera në diell. Janë ditët e fundit të shtatorit, plot dritë e bukuri natyrore. Kur hapet perdja duket plaka Marë që shikon nga prozhmi. Në njërën dorë mban rruzaren. Here mbas here murmuron uratë. Ky zakon e ka bërë atë të flasë me vete. Ajo i ka lëshuar dhitë pa njeri dhe tashti u thërret nga sheshi:

MARA — Tiksh, tiksh, ju preftë ujku! Shkoni e kullotni vetë, se nuk kam çka t’iu baj. I thue Zogës e të përgjigiet kam punë. Gratë po janë të zanuna. Gjergji e Prenda mbetën në shkollë. Unë për vete nuk kam ma kambë që t’ju marr mbrapa. Pata kur pata.
DILA – (Del për të marrë diçka në çarranik.) Ç’ke, moj nanë, që flet me vete?
MARA – Ja, po i mësoj dhite të kullotin pa çoban.
DILA – Po Zoga ku qenka?
MARA – Nuk e di çfarë po ngatërron atje brenda. Kam punë, thotë.
DILA — Nuk i pëlqen të shkojë me kullotë dhttë asaj.
MARA — Dhitë gati e thyen derën e vathës. S` kanë faj, të shkretat! Duen me kullotë. U ba mesditë e ato ndrye në vathë.
ZOGA — (Dëgjohet që këndon brenda në kullë;)
Ç’ma ka zanë meraku me një cucë matjane, si lule zambaku, moj vetullgajtane!
DILA – Hë, ty të lumtë! Për me këndue ke kohë, për me kullotë dhitë, jo.
ZOGA – (Vazhdon:)
Lum, lum unë për ty, moj thëllanzë e malit…
MARA – Oj Zogë!
ZOGA – Urdhëno, gjyshe!
MARA – E ç’asht ajo kangë, moj bijë?
ZOGA – Kangë, moj gjyshe, kangë matjane.
MARA – Lene kangën, të pastë gjyshja, dhe shko e ruej dhitë, se të del ma mirë.

MARGJELA – (Del nga dera e kullës duke punuar një çorape me shtiza. Duket e heshtur dhe rri kokulur.) Rri, o nanë, se po shkoj unë e i kullos dhitë!
MARA – Jo, të pastë nana. Të bërtet yt atë. Ai më ka porositë një mijë herë mos me të nxjerrë me bagëti në mal. Pylli asht i pabesë për vajzat e moshës sate.

MARGJELA — Ja, këtu afër shtëpisë do të jem. Kur të doni, mund të më thërrisni.
MARA – Plaku ka nisë të zemërohet shpejt. Hallet e tij gjen rasë dhe i shpraz mbi mue. Sidoqoftë, të pastë nana, mos u largo.
(Margjela niset. Mara rri dhe e shikon. Mandej, siç e ka zakon, nis e flet me vete.) Edhe kjo gjithnjë e heshtun dhe e vrejtun si qielli me re. Unë qyqja s’u mora njëherë si nanë të bisedoj me të. U hutuem fare dhe po i harrojmë njerëzit e shtëpisë; bile edhe fëmijët tanë. (Del Zoga me një fustan të ri. Në këmbë ka opinga dhe çorape të trasha leshi.)
ZOGA – (Gjithë gëzim) Hë, nanëgjyshe, si të dukem?
MARA – (Bën kryq nga çudia.) Ruejna, zot! Ç’asht kjo teshë, moj bijë?
ZOGA – Fustan, nanëgjyshe, fustan, që e ka fundin me pala. Ma ka sjellë baba nga miniera.

DILA — (Te çarraniku) Sa bukur të shkoka me opinga lope dhe me çorape të trasha një gisht!
ZOGA – I kam edhe këpucët e çorapet e pambukut.
MARA – Shko shpejt e hiqi, të pastë gjyshja, se po t’i pa plaku t’i djeg në zjarr.
ZOGA – Pse moj, kujtoni ju se në minierë unë do të vishem si vishem këtu në mal?
DILA – Uh, na marrsh të keqen!
MARA – E cili djall po të çon në minierë ty, moj bijë?
ZOGA – Djalli jo, po baba. Dy vjet më shkuen kot pa shkollë tue u sjellë malit me bagëti. Sot do të isha në klasën e shtatë. Sivjet unë do të shkoj patjetër në shkollë.

DILA – E dëgjon, o nanë, atje e kanë mendjen këto.
ZOGA — Edhe axhë Martini i ka shkrue babë Lekës nga ushtria që unë të shkoj në shkollë. Edhe Margjela do që unë të shkoj në shkollë.
DILA — Mangut për shkollë të kemi. E di çka ban ti? Hiq ato rroba e shko ruej dhitë. Ajo asht puna jote.
BARDHA – (E ka dëgjuar nga qoshku i kullës.) Pse thue fjalën e randë, o Dilë?
DILA – A e dëgjon se ç’thotë? Due me shkue në shkoilën e minierës.
BARDHA — Edhe po të shkojë, ç’të keqe ka? Baba dhe dy vëlleznit e saj janë në gjendje ta mbajnë në shkollë një motër.
DILA – E punët e shtëpisë të na mbeten neve si gjithnjë. As dhitë nuk shkoi t’i ruejë derisa të kthenin të vegjëlit nga shkolla.
BARDHA — Mjatt i ka ruejtë dhitë deri tashti.
DILA — Po, skeni faj. E keni gjetë rehat. Burri im u copëtue në punë gjithë ditën, ku në mal ku në arë.
BARDHA – Edhe Luka ime po rrobtohet me të.
DILA – Zaten, vetëm ai Lukë mendon prej jush për këtë shtëpi.
BARDHA — Pse i lëshon fjalët pa i peshue, o Dilë? Po burri dhe djemtë e mi nuk po i derdhin paret këtu?
MARA — Ama prapë filluet ju?
DILA — Ku e dimë ne se sa pare sjell burri yt. Ato i mban plaku.

BARDHA — Edhe s’të vjen turp të flasësh kështu?
DILA – Zogës mandej i sjell plaçka të reja nga miniera. Po unë nuk kam fëmijë? Po Coli im nuk punon në minierë? Apo nuk merr rrogë ai. _
MARA — Pushoni, ju pastë nana.
BARDHA — Po a e dëgjon si flet, moj nanë?
DILA – Flas se ma nxjerr gjuhën ti. Kujton se nuk e di unë se çfarë lueni ju në kurriz tonë.
MARA — Moj Dilë, mblidhi mendtë po të them. Qyqja me i dëgjue plaku këto fjalë, na mori lumi.
DILA — Jo, po të mos kujtojë se ne nuk marrim vesh.

(Hyn plaku Gjin Kola, i zoti i shtëpisë së Perkolgjinajve. Ka një dru në krah, të cilin e lëshon ne mes të oborrit. Po u afrohet të shtatëdhjetë vjetëse- por prapë qëndron i drejtë dhe i fortë. Është krenar dhe i rrepte ne pamje. Ne fytyre eshte gjithnje i vrejtur duket i ka dëgjuar fjalët e grave kur po ngjitej te shtëpia. Bardha, sa e sheh, largohet nga qoshku, kurse Dila futet në kullë.)

PLAKU — Hë, çfarë ka ndodhë?
MARA – A U lodhe, o plak?
PLAKU — Çfarë ka ndodhë po të pyes?
MARA — Punë grash, ç’u vë vesh.
PLAKU — Ti plakë, mos m’i lësho grenzat, se i kam mjaft të miat.
(E ngre zërin që ta dëgjojnë nuset në kullë.) Gojët e nuseve kanë nisë të shthuren. Ka kohë kjo punë. Por këtë kullë e sundojnë burrat e jo gratë. Shtëpinë tonë nuk e kanë prishë kurrë gratë. Pra, as do ta prishin sa të jem unë gjallë. (Mara merr të largohet.) Na, ku po shkon? Ku asht Margjela?
MARA — Ja, atje poshtë.
PLAKU – E çfarë lyp atje poshtë?
MARA — (Zihet ngushtë.) Po u lëshon një sy dhive.
PLAKU — E sa herë të kam thanë, moj dreq, mos e nxir atje poshtë?
(Mara ul kokën si e zënë në faj.) Ku asht Zoga?
MARA — Brenda në kullë.
PLAKU — (Thërret:) Zogë, Zogë, moj!
ZOGA – (Del duke ngjeshur rripin e mesit, qemerin me tufa. Ka veshur rrobat e vendit.) Urdhëno, baba- gjysh!
PLAKU – Shko te dhitë e sill Margjelën këtu. (Zogës i vjen inat.) Dhe mos m’i var turinjtë, po të them! (Zoga del. Mara largohet. Mëria, nusja e Martinit, vjen me një postiqe dhe një jastëk. I shtron mbi rrogozin që gjendet nën pemë.)

MARIA — A u lodhe, babë?
PLAKU – Babën e lodhin mendimet ma tepër se rrugët. Harrova të them se ai kopuku, burri yt, ka dërgue një letër. Do ta lexoj unë njëherë, mandej do të ta jap ty. Shko e merr atë dru që solla me vete dhe vene te drutë e tjera.
MËRIA — (Duke marrë drurin) Asnjëherë s’e harrove za¬konin, o babë!
PLAKU – Njeriu, që mendon për së mbari, nuk e ban rrugën kot. (Ulet në postiqe.) Tashti, mos ma vono kafen.

MËRIA – Në çast, babë!
(Mëria largohet, kurse Mara i afrohet plakut.)
PLAKU — Hë, ç’më do, që rnë sillesh vërdallë?
MARA – More, ç’ke sot, që paske ardhë kështu me një grusht miza?
PLAKU — Mizat po m’i lëshon përditë Leka.
MARA – Na ruej, o zot! Po pse?
PLAKU — Do me rreguliue kullën.
(Mëria sjell kafen, ia jep plakut dhe vetë rri e pret me tabaka në dorë.)
MARA — Po le ta rregullojnë, o plak. Nuk na prish ndonjë punë.
PLAKU – S’e kam hallin aty, jo! Ka sjellë Zef Gjonin për ta rregullue. Ka sjellë gjakësin e shtëpisë sonë.
MARA – Ku e more vesh këtë?
PLAKU – Në klub. Nuk gjeti tjetër njeri?
MARA — Mandej kjo nusja jonë, Mëria, dhe grueja e vëllait të Zefit janë motra. Pra, e kemi njësoj krushqie me ta.
PLAKU — Mirë, mirë, po në shtëpi nuk e desha.
MARA — Lene të kalojë edhe kjo, për hatër të zotit. Kështu erdhën tashti punët. Ata punojnë bashkë në minierë. Janë shokë. Martini, bile, e do si ta kishte vëlla. Mos e prish gjakun kot.
(Plaku e ka p/rë kafen. Mëria e merr filxhanin dhe largohet.)
PLAKU — Hajt, fol. Çfarë doje të më thoshe.
MARA — Prengë Loku do të vijë sot.
PLAKU — Po mirë se të vijë.

MARA — Besoj se kësaj here do ta ndajë vaden e martesës me Margjelën.
PLAKU — Mjaft e ka zgjatë deri tashti.
MARA — Do të ishte mirë të merrje edhe mendimin e Lekës dhe të djemve. Ata vijnë sot prej miniere.
PLAKU – Në këtë shtëpi sundoj unë. Deri tashti nuk kam shkelë në dërrasë’ të kalbët. Me Lekën asht rrezik. se nuk merresh vesh. Fundi i fundit, vjazën time po martoj. Ata me të vetat le të bajnë si të duen. Nuk asht keq Margjela në shtëpinë e Prengë Lokut.
MARA – Shtëpinë nuk e shaj, por për dhandrin më kanë thanë se asht shumë i ri; tre vjet ma i vogël se Margjela.
PLAKU – Rritet, rritet, s’ka për të ngelë gjithnjë i vogël. (Nga rruga ngjiten Gjergji e Prenda, dy binjakët e Gjonit, që kthehen nga shkolla. Janë në klasën e katërt të fillores.)
FËMIJËT — Mirëdita, babagjysh!
PLAKU — Mirëdita! Sa mirë që erdhët! Pa ejani këtu! (Mara largohet.) Pa lexojeni këtë letër? Ma dhanë poshtë te klubi. E dërgon Martini.
PRENDA — Ma jep, se e lexoj unë.
GJERGJI – Jo, jo, e lexoj unë ma mirë, babagjysh.
PLAKU – Hë de! Mos u zini. Lexoje, ti Gjergj, por nga- dalë e me mend.

GJERGJI — (Lexon.) «Të dashunit e mi! Jam mire, ashtu dëshiroi edhe për ju. Më ka marrë malli për të aiithë. Por oërmbi të ajithë, më ka marrë malli oër thëllanzën time, për Mërinë time…»
PLAKU — Tfu! Të marrtë djalli! Kopuku i dreqit! Ky nuk ngjan fare si Perkolgjinaj.
GJERGJI — (Vazhdon.) «Tashti më ngelën edhe dy javë për t’u lirue. Rri e i numëroj ditët me gishta. Baba Gjin e din çfarë do të thotë të rrish larg nga nusja e re…»
PLAKU — Shiko, shiko! Ky do d ru sa t’i hajë shpina.
GJERGJI – (Vazhdon.) «Kohët e fundit neve diagaçistave na banë një kurs për traktoristë…*
PLAKU — (I cuditur) Dialli e merr vesh se ç’thotë!
GJERGJ! — (Vazhdon.) «E mësova traktorin për bukuri.
Ferma e Thumanës ka kërkue traktoristë dhe unë vendosa qe’të shkoj me punë atje, sa të lirohem.»
PLAKU – Këpute qafën kur të duesh. Zaten nga ti e kisha heqë shpresën me kohë. Të gjithë duen të ikin, të fluturojnë si zogjtë posa u dalin krahët.
GJERGJI — (Vazhdon). «Atje traktori nuk hyn dot.»
PLAKU – Mjaft!
GJERGJI — Prit, babagjysh, ta mbaroj letrën.
PLAKU — S’due ma. Kaq më del e më tepron. (la merr letrën.) Hajt tashti. Nisuni.

GJERGJI – Ku të shkojmë?
PLAKU – Merrni strajcat e bukës. Merrni dhitë nga prozhmi i vogël e i çoni te prozhmi i madh, se këtu s’kanë ç’të hanë.
GJERGJI — Po ne kemi detyrat e shtëpisë, babagjysh!
PLAKU – Detyrat e shtëpisë suej janë dhitë.
G’ERGJI – Po ne atje nuk kemi se ku të shkruejmë.
DILA – (Që ka shkuar përsëri te çarraniku.) Gjergj, mbylle gojën.
PLAKU — Shkoni po ju them. Edhe po hapni gojë! Mjerë a’o shtëpi ku flasin gratë e fëmijtë. Hajt, qërohuni! (Dila shkon, merr fëmijët dhe largohet me fa. Edhe plaku niset e futet brenda. Ndërkohë Mëria del të marrë jastëkun dhe postiqen. V\en Zefi me tela elektriku në dorë dhe me një strajcë izolatorë.)
MËRIA — Erdhe, o Zef! A u lodhe? (Flet me të.)
ZEFI — Si i kemi punët këndej?
MËRIA – Nuk duken edhe aq mirë.
ZEFI – Pse, ç’paska ndodhë këndej?
MËRIA — Plakut nuk i pëlqeu ardhja jote. Ende nuk e ka harrue qjakun e vjetër.
ZEFI – Asht Perkolgjinaj ai; gjak i hidhët. E përmendi?
MËRIA – Po, bile tashti sa e përmendi. Mandej sot vjen Prengë Loku për të na nda vaden e martesës së Margjelës me të birin. Nuk e di çfarë po e shtyn t’i martojë kaq shpejt.
ZEFI – Ka frikë. Tashti pleqtë kanë frikë në punë vajzash.
MËRIA – Do të rrish ndonjë ditë?
ZEFI — Do të rri ca. Këtu ka punë mjaft.
MËRIA — Atëherë do të kemi kohë të bisedojmë ma gjatë. A po vjen brenda.

ZEFI – (Ndërdyzash.) Po mendoj njëherë si duhet të pa- raqitem tek ai piak.
MËRIA — Po vjen Margjela.
ZEFI — Atëherë, ti shko brenda. Unë po filloj punën këtu. Vij ma vonë.
MËRIA — Kujdes veç.
(Mëria futet brenda. Zefi vë shkallën dhe vendos një izolator në qark. Hyn Margjela.)
ZEFI — (Lehtë) Margjelë!
MARGJELA — (Cëzohet kur e sheh. Shikon andej e këndej me frikë.) Erdhe ma në fund! Sa të kam pritë!
ZEFI — Edhe mue më ka marrë malli shumë.
MARGJELA — Pse u vonove kaq tepër?
ZEFI – Nuk gjeta dot tel. Më asht dashë të shkoj në Shkodër e ta blej. Pa ndonjë shkak, nuk mund të vija.
MARGJELA — Baba brenda asht?
ZEFI — Ashtu më duket.
MARGJELA — Prit sa të dukem njëherë atje e do të dal përsëri.
(Futet në kullë. Mbas pak duket Zoga.)
ZOGA — Oh, paske ardhë, Zef?
ZEFI — Po, erdha t’ju vë dritat.
ZOGA — Sa e bukur do të duket ku I la me drita. Baba Lekë më ka thanë se kur të vëmë dritat, do të sjellë edhe radio.
(I afrohet dhe i flet lehtë.) Të pa Margjela? (Zefi pohon me kokë.) Ajo natë e ditë vetëm tek ti e ka mendjen.
ZEFI — Pusho, shejtan. E di se këto punë janë me rrezik?
ZOGA – Unë nuk flas. As nanës s’i tregoj. Do ta gra- bisësh?
ZEFI — Shiko, shiko! E kush të ka thanë se do ta grabis?
ZOGA — Margjela, e kush tjetër? Grabite shpejt, se miqtë do të vijnë me nda ditën e martesës.
ZEFI – E di e di, por ki mendjen se na more në qafë të gjithëve!
ZOGA — Mos ki frikë. (Largohet.)
(Mbas pak del në derë Cjini. Mara i vihet mbrapa.)
PLAKU — A paske ardhë, o Zef?
ZEFI — Erdha, Gjin Kola.
GJINI – Leka të dërgoi?
ZEFI — Leka vetë.
GJINI — E ka vu mendjen me na e ndreqë kullën, apo jo?
ZEFI – Po nuk e di si thoni ju?
GJINI — Do me i hapë frëngjitë e me i ba dritare.
ZEFI – Unë mendoj se s’prish ndonjë punë. Marrin ajër dhomat.
GJINI — Mandej, do me i dhanë sherbet e me e zbardhë.
ZEFI — Po, i ka ardhë koha tashma për një dorë sherbet.
GJINI – Po kjo plaka ime, si do të dukej po të vishej nuse?
ZEFI — Plaka nuk bahet ma nuse, o Gjin, por kulla e ndryshon pamjen.

GJINI — E ndryshon, e ndryshon, si plaka ime. Nejse, ti veni ato drita, se na hyjnë në punë. Mos tjetër, nuk thejmë qafën natën. A po vjen brenda.
ZEFI — Po shkoj me tel teposhtë, o Gjin. Kam kohë të vij edhe brenda.
GJINI — Si të duesh. (Zefi niset me tel teposhtë.)
MARA — Nuk më duket djalë i keq.
PLAKU — Hajt, plakë, futu brenda. Paskan nisë me të pëlqye edhe djemtë e rinj.
(Plaka futet brenda, kurse plaku del mbas shtëpie, në kopsht, i cili gjendet në krahun e djathtë të skenës. Margjela, nga ballkoni, i bën me shenjë Zefit. Mandej ulet tinëz poshtë. Me të është edhe Mëria.)
MARGJELA — Ku asht plaku?
MËRIA – Në kopsht, si zakonisht. Shko ti shko, se e ruej unë derën edhe kopshtin.
(Ndërkaq duket Zefi që ngjitet te pema.)

MARGJELA – Zef! (I afrohet.)
ZEFI — Thëllanza ime! (la merr dorën dhe i fut një pesh- qesh. Ajo e shtie shpejt peshqeshin në gji.) Çka ke; pse rri e ngrysun?
MARGJELA – Nuk i kemi punët mirë, Zef. Duen me më martue.
ZEFI — Mos u mërzit, Margjelë. Do t’ia gjejmë shtegun edhe asaj.
MARGJELA – Mos foie gja me Lekën?
ZEFI — Jo, Margjelë.
MARGJELA — Mirë bane. Njëherë s’u kujtue me folë me mue për këtë çështje.
ZEFI — Edhe unë kisha frikë se po baj gabim e mandej po të humbas përjetë. Ku e di unë mendimin e Lekës. Fundi i fundit, edhe ai ka gjak Perkolgjinajsh. Mandej ai ndoshta mund të jetë i një mendjeje me ne, po ku e lë plaku, ku e lë Gjoni? E pse të prishim punë, kur kemi mundësi të rregullohemi vetë. Këtu qëndrojnë të forta zakonet e vjetra. Baba yt, më tha MërTa, e kishte përmendë përsëri çësh- tjen e gjakut.

MARGJELA – Po, Zef, ne duhet të veprojmë vetë. Më asht mërzitë kulla. Më duket sikur unë i mbaj mbi shpinë muret e saj. Sa herë i kujtoj tre muejt që kalova në hidrocentral! Kujtoj njohjen me ty, pyllin e vogël afër fjetoreve…
ZEFI — Po unë nuk i kujtoj, o Margjelë?
MARGJELA — Sa ditë të bukura që ishin ato! Sa shpejt që kaluen! A thue do të vijë përsëri ajo kohë!
ZEFI — Patjetër!
MARGJELA – Nuk e di pse kam frikë!
ZEFI — Ajo kohë pothuejse ka ardhë. Unë do të rri të paktën dy javë këtu tek ju.
MARGJELA — Po këtu asht puna me rrezik të madh, Zef.
ZEFI – Sidoqoftë, këtu kemi edhe Mërinë që na mbron. Do të gjemë raste. Ja, si tashti.
MARGJELA – Eh, o Zef. Këtu të gjithë i hapin sytë kaq! Më merr, Zef! Mos më len këtu. Më duket vetja si në burg. Kam nevojë për ajër, për njerëz.
Kam nevojë për ty, Zef. Due të dal, të punoj me shoqe, si në hidrocentral. Këtu njeriu kalbet. Sikur të kisha krahë, kushedi sa herë do të kisha fluturue nga kjo kullë e do të kisha ardhë tek ti.

ZEFI – Shpirti im! Do të ikim, Margjelë. Do të shkojmë në Bistricë të Delvinës. Atje po ndërtohet një hidro¬central i ri. Kam kërkue transferim nga miniera dhe besoj të më dalë shpejt. Po e pamë punën pisk, ikim natën e vëmë kunorë në Burrel. Prej andej shkojmë në Bistricë. Atje nuk na gjen njeri. Ke frikë?
MARGJELA — Me ty nuk kam frikë të shkoj edhe në fund të botës. Ti je fati im dhe unë jam jotja sa të rroj.
ZEFI — Trimnesha ime!
(Nga dera e kullës del Mara. Mëria, sa e sheh, kollitet. Zefi zbret poshtë e kalon. Margjela ban sikur po mbledh plaçkat në gardh. Plaçkat mbledh edhe Mëria.)
MËRIA — Ku po shkon, moj nanë?
MARA — Ç’u ba kjo vajzë që humbi!
MËRIA – Ja, se e thërres unë. Pse të lodhesh ti. (Thërret.) O Margjelë!
MARGJELA – Erdha, Mëri!
MËRIA – Hajde, moj, ç’u bane. Eja se po të lyp nanë Mara.
(Margjela vjen me disa plaçka të lame në krahj
MARA – Po ku humbe, moj bijë! E di se kemi drekën në zjarr e enët pa la. Gratë janë zanë me punë të tjera. Djemtë vijnë të lodhun. Ata duen me hangër.
MARGJELA — Së parit, ata duen të ndërrohen, o nanë. Prandaj u mora ndërresat, që t’i kenë gati.
MËRIA – (Edhe ajo me ca plaçka në krah.) E sa për drekë, kujdesem unë, nanë Marë. Pse e prish gjakun kot?
MARA – Po ty të mbytën punët, moj bijë.
MËRIA – S’ka gja, nanë. Kështu më pëlqen mue. Më len të të puth njëherë.
MARA – (Duke e përqafuar) Shpirt i nanës, sa e mirë që je!
(Futen fë tria brenda. Dila del me Gjergjin e Prendën. Fëmijët, përveç çantave, kanë edhe straj- cat e bukës. Gjergji është shumë i nxehur.)
GJERGJI – Ke për të pa. Do t’i lë dhitë të shkojnë nga të duen.
DILA — Mirë, po do të vish në mbramje në shtëpi?
GJERGJI – E pro, hem dhitë, hem detyrat nuk bahen.
PLAKU – (Ka ardhur nga kopshti dhe i dëgjon fjalët e Gjergjit.) Prit, prit; mbaje, o Dilë, sa të këpus një thupër në pemë. (Merr të këpusë thuprën, por fëmijët largohen menjëherë. Hyn Prengë Loku.)
PRENGA – Miredita, Gjin Kola i Perkolgjinajvel
PLAKU — Mirë se të pru zoti, Prengë Loku i Brungajve! (Përqafohen.) Oj gra, na sillni ndonjë jastëk dhe na i bani dy kafe. (Mëria sjell jastëk dhe postiqe. Falet me mikun dhe kalon. Pleqtë ulen.) Po si je, o Prengë Loku? Si i ke pasë ata rob?
PRENGA – Mirë prej zotit. Po ju këndej, si keni qenë?
PLAKU – Me shëndet nuk kemi qenë keq, o Prengë, por ja, kështu me halle.
PRENGA – Çfarë hallesh, o Gjin?
PLAKU – Halle shtëpie. Të rijtë sikur nuk po na kuptojnë ne pleqve. Duket se edhe ne pleqtë nuk i kuptojmë ata dhe kështu mbijnë kot së koti disa ngatërresa.
PRENGA — Ç’u vë veshin të rijve, o Gjin. Në kullën e Perkolgjinajve kanë sundue gjithmonë pleqtë.

PLAKU – Ashtu asht, por tashti erdhën kohna të tjara.
(Hyn Mara e falet me mikun.)
PRENGA – Po si je, o Marë? Si e kam atë nuse djalit?
MARA – Pse, për nusen pyet ti?
PRENGA – Për të tjerët pyeta të zonë e shtëpisë. E pse të mos pyes për nusen, që asht malli im?
MARA – Do të vijë te shtëpia e do ta shohësh.
(Larg dëgjohet një këngë malësore. Mëria ka sjellë kafet.)
PRENGA – Për të mirë, i zoti i shtëpisë!
PLAKU — Të baftë mirël
MARA – (Vë dorën si strehë mbi ballë.) Po vijnë djemtë.
PLAKU — Leka tek asht; Coli i Gjonit dhe dy djemtë e Lekës.
PRENGA – Nga miniera vijnë kështu?
PLAKU — Po, nga miniera. E kryejnë turnin natën dhe të shtunave vijnë për drekë në shtëpi.
MARA – Vijnë të lodhun e të këputun, djemtë e nanës. Katër orë rrugë nëpër shkrepa (Largohet.)
PRENGA — Pra, Gjin Kola, të them të drejtën, kisha kohë që do të vija, por nuk e kisha gati këstin e fundit. Diçka shita, diku mora hua dhe i bashkova. Ja njëzet e pesë mijë lekët. (la hedh.) Tashti vajza asht imja.
PLAKU — Po unë të pata çue fjalë, o Prengë, se nuk due ma pare prej teje.
PRENGA — Kau lidhet për brinash, e burri për fjalësh, o Gjin. Zakoni asht zakon. E sidomos ne pleqve nuk na ka hije ta prishim.
PLAKU — A di çka, o Prengë, merri, se nuk i due.
PRENGA — Fjalë asht kjo? Hajt, na qoftë për hajër të dy palëve.
PLAKU — Për hajër na qoftë, por paret merri. Mjaft të kam marrë njëzet e pesë mijë në fillim.

PRENGA — Nuk e di, por s’po më tingëllojnë mirë në vesh këto fjalë, o Gjin.
PLAKU – Vajza ime asht jotja edhe pa këto pare. Nuk due ngatërresa në shtëpi.
PRENGA – S’po kuptoj, çfarë ngatërresash.
PLAKU — Leka nuk pranon pare për motrën e tij.
PRENGA – Unë e di se në këtë shtëpi sundon Gjin Kola e jo Lekë Gjini.
PLAKU – Si më duket mue, Leka nuk e ka keq në këtë pikë, o Prengë.
PRENGA — Mbaj zakonin, Gjin Kola, e mos i ven vesh rinisë. Shtëpia juej kurrë nuk i ka ba lak fjalës.
PLAKU — As unë nuk po i baj.
PRENGA — Të them të drejtën, ia kisha frikën kësaj pune. Më ka ra në vesh, se atje në minierë asht ba
fjalë në një konferencë, se minatorët nuk duhet të shesin vajzat me pare në shtëpitë e tyne. Prandaj edhe u nxitova e erdha.
GJINI — Vajza asht imja, o Prengë, dhe kurrkush nuk guxon të më përzihet në punët e mia.

PRENGA – Dije, pra, se po s’i more paret, më mbetet hatri shumë. Vajza asht krejt imja kur ti t’i marrësh këto pare. Unë s’e besoj se ti ke ndër mend të prishesh me miq.
PLAKU — Jo, sa për t’u prishë me miq, ma mirë po i marr. (merr.) Lekës mos ia zë në gojë.
PRENGA — Nuk kam punë me Lekën unë. Po nusja a asht gati?
PLAKU — Ne fjalën tande presim.
PRENGA — E pra, tri javë para Shënkollit, çoj krushqit me e marrë.
PLAKU — Mirë se të vijnël
PKtNGA — (Merr frymë thellë.) Edhe kjo punë mbaroi! (Sheh Lekën.) Tamam në kohël (Hyn Leka i pari, mbas tij djemtë.)
LEKA – Mirë se rrini, burra
rKtNGA – Mirë se erdhëtl
GJIIMl – Po a u lodhët, o djem? Qenkeni ba gjithë djersë. . .
LEKA – Pushuem pak te klubi (Falen me Gjinin dhe Pren- gën. Ujemtë largohen.) Mirë se na paske ardhë, Prengë Lokul
PRENGA — Mirë se ju gjeta! A mujtët, o Lekë?
LEK.A – U lodhëm pak, o Prengë. Rrugë e largët. Edhe këta të parët tanë ku kanë shkue dhe e kanë ndërtue këtë kullë në mes të këtyne shkrepave. Të del shpirti derisa të ngjitesh në majë.
PLAKU – Mos ua luej eshtnat të parëve, more bir. Ata kullën e kanë ndërtue me mend. Këndej të përlan syni të gjithë vendin.
LEKA — Jo, more babë, ata kishin arsye dikur. Po ne sot nuk luftojmë ma me turkun.
PRENGA — Po si po ja çoni në atë minierë, o Lekë?
LEKA – Punojmë, o Prengë. Doemos, puna asht e randë, se punojmë thellë në dhë, por u mësuem. U li- dhëm me minierën dhe s’na bahet të ndahemi kurrsesi prej saj. Po ty, o Prengë, ç’të paska hedhë këndej? Apo erdhe t’i plotësosh lekët babës?

PRENGA — E ç’janë këto fjalë, o Lekë.
LEKA – Thuej të drejtën, ia solle babës këstin apo jo?
PRENGA – Të drejtën e shpirtit po të them. Unë ia solla, por ai s’i mori. Bile, më erdhi keq që Gjin Kola të arrijë deri atje sa të dëgjojë përrallat tueja.
LEKA — Po qiti, ku i ke paret.
PLAKU – Lekë, mblidhi mendtë e mos fol kodër më kodër.
LEKA – E mora vesh. Pesëdhjetë mijë lekë nuk janë pak. Me to mund të b’lesh një lopë race. Edhe Mar- gjela jonë asht racë e mirë, Perkolgjinaj.
PLAKU – More, si flet kështu? Ku e ke marrë atë të drejtë të vësh gojë në fisin tand?
LEKA – Babë, më fal se po të them, poc me fisin më duket se po talleni ju.
PLAKU – E pse po u tallkemi?

LEKA — Nuk shitet vajza si lopa në pazar, babë. I shkoj koha asaj pune.
PRENGA – Mos, bre Lekë, mos fol ashtu. Ku ka prind që e shet fëmijën e vet, por ka ngelë zakon nga të parët.
LEKA – Më fal, babë që të fola kaq randë në sy të mikut, por nuk e përmblodha dot veten. (Prengës) E ç’nevojë kemi ne, o Prengë, të marrim pare për motrën? Sot unë me djemtë e mi dhe me djalin e Gjonit ushqehemi në minierë dhe sjellim deri në njëzet mijë lekë në muej te shtëpia. Sa për pajë, atë ia bajmë ne. Ajo e meriton këtë pajë, se asht motra jonë, mbesa jonë. Mandej, ajo që shtatë vjeç ka punue në këtë shtëpi. Shërbëtore të ishte, do ta paguenim ma shtrenjtë se i kush- ton paja.
PLAKU — Ti, more bir, mos tjetër, në sy të mikut siliu si e do rregulli e njerëzia.
LEKA – Më fal, babë.
PLAK.U — Rrudhe gojën, pra.
LEKA — Edhe po ta rrudh unë, o babë, nuk e rrudhin këta. (Thërret.) O Col, o Dodë, Pjetër (Djemtë da¬lin nga kulla.) Pa hajde, o brigada e Perkolgjinajve, njëherë këtu.
COLI — Urdhëno, brigadier.
LEKA — Pa më thoni, o djem, si do t’ju vinte sikur të merrnit vesh se në kullën tonë ende shiten tinëz vajzat e shtëpisë? (Djemtë ulin kokën.) Hë, Col, pse s’flet? Si do të dukej, për shembull, sikur në mbledhjen e rinisë të ngrihej sekretari e të tho¬shte: Ç’na përrallis, ti Col Gjoni. Çfarë minatori je ti, kur në shtëpinë tande shiten vajzat si bagëtia në pazar?
PJETRI — S’e besojmë se babagjyshi e ban një punë të
LEKA — Po sikur ta bante, si do ta quenit?
COLI — Ma mirë le të na vrasë babagjyshi.
LEKA – E pra, kështu e quejnë këta këtë punë, o babë. Perkolgjinajt kurrë nuk e kanë durue turpin. Ti vetë na e ke tregue këtë.
PLAKU – More, mos keni pi ndonjë gotë andej nga klubi?
PJETRI — Jo, babagjysh. Ne rinia jemi betue mos ta shtijmë në gojë. Duhet të vazhdojmë shkollën, shkollën e natës. Po të pimë, nuk mund të më- sojmë.
LEKA – Kjo rini ndryshon nga ata të vjetrit, o babë.
PLAKU – Po, po, ka nisë të ndryshojë. Ne jemi të vjetër, jashtë përdorimit.
LEKA – Jo, babë, nuk asht ashtu. Sa gjana të mira na keni mësue ju neve! Për këtë ju duem dhe ju nderojmë. Këshillat tueja na vlejnë kurdoherë. Por të rinjtë duen me ecë ballëhapët e sypatrembur, si
të parët tanë. Duen të ecin nëpër disa rrugë të reja, babë, rrugë që i solli koha. Ë nëpër këto rrugë nuk mund të shkohet përpara tue shitë cucat.
PLAKU – E di. mor bir, si doni të ecni ju. Jam tue e pa mirë. (Thërret.) O plakë, plakë moj!
(Në derë të kullës del Mëria, mbas saj Mara.)
MËRIA – Urdhëno, babël
PLAKU – A asht gati buka?
MËRIA – Kur të doni.

PLAKU – Ngrehu, o Prengë, të hamë një kafshatë bukë.
PRENGA — Ju falemnderit, por unë do të shkoj te Marka Gjin Pjetri.
PLAKU – Kush? Ti s’po luen asnjë hap nga kjo shtëpi.
LEKA – Rri, o Prengë, se s’ke ku shkon. Tashti asht kohë dreke.
PLAKU – Hajdë të futemi njëherë brenda, se më duket qenkemi ngritë ters sot.
(Plaku me Prengën prijnë përpara. Mara përqafon Lekën. Leka qëndron i ngrysur. Djemtë i afrohen.)
MARA – Çka pat plaku, që i lëshoi ato fjalë? Mos i fole ndonjë gja të randë?
LEKA – Nuk desha, o nanë, por ma bani borxh.
MARA – Po pse ashtu, more bir?
LEKA – Pse ban disa punë që nuk Janë të mira. Ai po e shet bijën tande me pare.
COLI – Vërtet thue t’i ketë marrë paret?
LEKA – Ata i bijnë mohit, por nuk ma ha mendja se kanë ndenjë pa e luejtë ndonjë lojë.
PJETRI – Unë mendoj se nuk kanë nevojë të gënjejnë.
DODA – Ashtu thue ti, por ata dinë ta shkojnë ujin nën rrogoz.
COLI — E pra, po të jetë e vërtetë, kjo nuk durohet.
MARA — Po edhe të tjerat kështu i kemi dhanë, more bir.
LEKA — Se mos i nxuert në dritë! Mirë se kur e fejuet
Margjelën nuk më pyetët fare, po tashti pse kër- koni pare?
(Margjela del me peshqir e legen për t’u qitë djemve me la fytyrën. Djemtë largohen e shkojnë të lahen.)
MARA — Aman, të pastë nana, mos e zemëro tët atë. Mos përtëri shamatë. Mendo sa vuen. Këto kohët e fundit gjithnjë rri i ngrysun.
LEKA — Eh, moj nanë, edhe ne po vuejmë nga disa punë të tij.
MARA — Mos tjetër, sa të jemi gjallë ne, të mos e shkatërrojmë këtë kullë. Kur të vdesim ne, atëherë bani si të dueni.
LEKA — S’jemi ne që e shkatërrojmë kullën, o nanë.
MARA — Ashtu pra, të pastë nana. Ty të ka nana yllin e shtëpisë. Edhe ne gjithnjë nuk do të rrojmë. Le t’i martojmë njëherë nipat e të shohim shtëpinë plot.
PLAKU – (Ka dalë në qoshe të kullës.) A po vini brenda, apo e keni mendjen të hani në klub?
MARA — (Lekës) Shko brenda, shko. të pastë nana. La- hesh ma vonë. Shko se me ty e ka.
(Leka me Marën futen në kullë.)

COLI – (Margjelës, që i qet ujë për t’u larë.) Gëzohesh, që të ka ardhë vjehrri?
MARGJELA — Ti pusho, se po të bie me këtë gjym.
PJETRI — (Duke u fshirë) Për një palë mustaqe i kis^te të mira. Tamam si tufë misri.
DODA – Mos ia shaj Margjelës vjehrrin, se i vjen keq.
MARGJELA — Ehuha, ju keni kohë të talleni. Qitni vetë ujë njëri-tjetrit. (Lë gjymin dhe niset.)

COLI — Jo, për kokën tande, nuk do të flas ma.
PJETRI — Margjelë, Margjelë!
MARGJELA — (Kthehet.) Se mos ju dhimbset koka ime juve!
COLI — E si nuk na u dhimbka? Fjalë asht kjo?
MARGJELA — Do t’ju lajë Margjela, mos kini frikë!
PJETRI — Epo vajzat janë të huejat, thotë babagjyshi.
MARGJELA – Ka të drejtë. Në këtë shtëpi vajzat janë krejtësisht të hueja. Por s’ka gja, se do të vijnë nu- set tueja e do t’ia pinë langun. kësaj kulle.
COL1 — Se mos do t’i sjellim këtu ne nuset!
MARGJELA – Mos i sillni po deshët. Ju kap gjyshi në dru.
COLI – Ëhë! Iku ajo kohë.
DCTDA — S’pi ujë ma kanuni i Lekës këtu tek ne.
MARGJELA – Epo ju lumtë juve, që s’ia keni frikën plakut.
COLI – E di ti, Margjelë, se unë do ta due shumë vjeh- rrin?
MARGJELA – Pusho, 1i. U bane të duesh vjehrrin.
COLI – Po të jetë si ky që ka ardhë sot…
MARGJELA – Ja, pra! (/a hedh gjithë ujin në kokë Colit e ikën. Të tjerët qeshin.)
COLI — Çfarë më bane kështu, moj dreq!
DILA – (Del e shikon të birin.) Au, po kjo?
MARGJELA – E ka gjuhën të gjatë, prandaj! (Margjela futet brenda.)
DODA – (Dilës) Vetë e pat fajin.
DILA – Rri, se të fshin nana.
COLI – Rri, se s’jam ma i vogël.
DODA – Fute në govatë!
(Doda e Pjetri hyjnë brenda.)
DILA — (Duke u munduar të fshijë të birin) Ai ia solle Prendës atë që të kërkoi?
COLI — Prendës edfte Gjergjit. U kam sjellë nga një stilolaps shumë të bukur. Ja, shikoji! (la tregon.)
DILA – Ama ketë të paska kërkue ajo? Unë kujtova mos të lypi ndonjë fustan.
COLI — Fustanin ma vonë.
DILA – Pse ma vonë? Sa mirë i ati i sjell Zogës fustan, këpucë e çorape?
COLI – Ehuha, ti gjithnjë te ura! Zoga do të vijë në shkollën e minierës. Nuk mund të rrijë berr me katër klasë f i I lore.
DILA – E ç’i duhen ma tepër? Se mos do të rrijë pa u martue.
COLI — Me ty nuk merrem vesh. Edhe Gjergji bashkë me Prendën, sa të mbarojnë filloren, do të vijnë në shkollën e minierës. Atje do t’ua blejmë të gjitha.
DILA — Ju keni luejtë mendësh. Ç’bamë ne që të lamë me shkue në minierë! Kështu të del djali dore. Dashke të marrësh edhe Gjergjin me gjithë Pren- dën. Atëherë t’i vëmë kyçin kullës.
COLI — Prapë f i I love, ti nanë? Nuk due konferenca.
DILA – Ata le të shkojnë, po të duen, se mendjen në minierë e kanë. Ne nuk e lëshojmë kullën e vjetër. Këtë kullë do ta gëzojnë djemtë e mi.
COLI_ – E çfarë të baj unë në këtë kullë?
DILA — Të jetosh, more, si kanë jetue të parët e tu.

COLI — Jo, moj nanë, jo. Coli asht mirë atje ku asht.
DILA – Qyqja, qyqja si fletI Sigurisht, të kanë ba magji!
COLI — Tashti i ke ra në të.
DILA — Pse, more bir, kujton ti se s’ka njerëz të tillë, që bajnë magjil
COLI – Ka, posi. Po të shkojnë të rinjtë në minierë dhe të bahen minatorë, i zë magjia e nuk kanë ma dëshirë të largohen nga miniera.
(Hyn Cjoni me Lukën. Gjoni ka hosten në dorë, kurse Luka ka këmesë, sakicë dhe tërfurk.)
GJONI — Mirëdita! Paskeni ardhë, more bir?
COLI — Erdhëm, babë! (Falet me të dy.)
GJONI — (Ditës) Erdhi Prengë Loku?
DILA — Po, sipër asht.
GJONI – Po si po ia çon, more djali i babës?
COLI – Jo keq.
GJONI — (Lukës) Me ata të Marka Palëva më ths se i le lopçt?
LUKA – Ëhë!
GJONI – Mirë, ata janë të kujdesshëm. (Colit) Po ç’kemi asaj miniere?
COLI – Gjithë të mirat.
GJONI – (Lukës) Ta marrë djalli, si harruem ta marrim barrën në mulli. Ti ishe atje?
LUKA – Ëhë!
GJONI — Ishte gati?
LUKA — Nesër.
GJONI — Epo mirë. Kemi miell deri nesër. (Colit) Po a u lodhët rrugës, more bir?
COLI – U lodhëm pak.
GJONI – (Dilës) A ma parë erdhi Prenga apo Leka?
DILA – S’e mbaj mend besa; isha zanë me punë. Unë kam hall, se këtij djalit tonë i asht ba mendja minierë. Mban anën e Lekës. Ke për të pa kur t’ia mbathë një ditë me ta.
GJONI – Askush nuk guxon të ikë nga kjo kullë sa të jetë baba Gjin gjallë. Ne malësorë kemi lindë dhe malësorë do të vdesim. Kështu thotë baba Gjin!
COLI – More, lene se ç’thotë baba Gjin!
GJONI – Pusho, more mistrec. Edhe nuk të vjen turp të flasësh kështu para babës tand.
DILA – Edhe Martini shkruente se do me hy në punë në fermën e Jhumanës kur të lirohet nga ushtria.
GJONI – Nuk e pyet kush Martinin. U ba ai të punojë në kokën e tij.
DILA – Po fundi i fundit, le të shkojnë, more burrë, ata këtë mendje kanë.
GJONI – Askush nuk do të luej nga shtëpia. Edhe ty të mos t’i dëgjoj ma këto fjalë. Pikërisht këto gjana po e shtijnë në dhë para kohe plakun.
DILA — Po ata vetë po i hapin këto fjalë.
GJONI – Ti fashit punë e mos i nguc grenzat ma tepër.
DILA – Epo nuk durohet Bardha kur thotë se…

GJONI – Pusho, moj, po të them, se të hyna me këtë hosten sa të zajë shpina. Pale ti! Një zot ka shtëpia e Perkolgjinajve, Gjin Kolën. Nuk këndon gjel tjetër këtu. As Lekën s’e len njeri të largohet nga shtëpia. Ç’të keqe ka ai? Çdo të shtunë mund të vijë fare kollaj te njerëzit e tij. Ja, edhe dritat po i vëmë, edhe dritare do të hapim edhe radion do ta blejmë. Do qytet Leka! Qytetin do ta ketë këtu në kullë. Si thue ti, Lukë?
LUKA — Ashtu asht.
GJONI — Mos do të shkosh edhe ti në minierë?
LUKA — (Mohon me gisht.) Jo, ishalla!
GJONI – Ashtu, të pastë axha! Ti do të bahesh njeri i hajrit. fColit) Po të ndahemi, këputemi krahësh. More vesh, o Col? Po të jemi së bashku, jemi të fuqishëm e s’ka çka na ban anmiku.
COLI — Anmikun e ka futë qeveria në burg.
GJONI – Dëgjoje dreqin! Ja, me këto fjalë ia prishni zemrën plakut tashti në pleqni.
COLI — Axha Lekë i tha sot disa fjalë ma të randa.
GJONI — Jo, more! Po pse?
COLI – Pse babagjyshi pranoi përsëri pare prej Prengë Lokut për shitjen e Margjelës.
GJONI — Shiko, shiko, e paska marrë vesh dreqi!
COLI — Domethanë, qenka e vërtetë.
GJONI – Pusho, more, po të them, se të rashë me hosten. (I matet.)
DILA — Qyqja, pse po i bie djalit? (E mbron.) A u çmende?
COLI – E pra, po ju them, o babë, se ju jeni krejtësisht gabim. Me këto punë që bani, përpiqeni për të na nxjerrë ma parë nga kulla…
GJONI – (Me zemërim.) Ti të flasësh kështu para meje? (E sulmon.)
DILA – (E mbron.) O zot! Futu brenda, more bir! (Coli futet brenda.) Mblidhe, more burrë, veten! A rrihet djali në këtë moshë?
GJONI – Ku asht plaku?
DILA — Brenda, me Prengën. Të thashë njëherë.
GJONI — U zunë shumë me Lekën?
DILA – Nuk i dëgjova.
GJONI – Ah, Lekë, Lekë, shumë telashe po ia sjell kësaj shtëpie! A asht i mërzitun plaku?
DILA — Ku ta di unë!
GJONI – E çfarë di ti atëherë? Tashti keni nisë edhe ju gratë të mos ia varni ma plakut. (Lukës, që ka dalë jashtë skenës dhe merret me punë) Lukë, leni ato punë të pastë axha. (Luka vjen.) Hajde të futemi brenda I (Në këtë kohë del Zoga.) Ku po shkon, moj ti?
ZOGA – Më çoi babagjyshi të thërres Zefin në sofër.
GJONI – Zefin? (Dilës) Paska ardhë Zefi?
DILA – Po, erdhi sot!
GJONI – Djalli po i ngatërron punët tona.

ZOGA – A ta thërres Zefin, lala Gjon?
GJONI – Ta thërresësh, moj, posi. Asht urdhni i plakut, (Të gjithë hyjnë brenda. Mbas pak del Mara për të marrë diçka në çarranik. Margjela i vihet mbrapa.) _
MARGJELA – Pse ka ardhë ai mik?
MARA — Asht vjehrri yt, moj bijë.
MARGJELA – E di, e di. Për mue kurrë mos qoftë.
MARA — E zeza! Ç’janë këto fjalë, të pastë nana!
MARGJELA – Mos ka ardhë për të nda vaden e martesës?
MARA – Po, tri javë para Shënkollit.
MARGJELA – Do zoti, nuk më pret ajo ditë në shtëpi.
MARA – Ruejna, zot! (Bën kryq.) Mblidhe mendjen, bijë, e mos fol hata. Ç’paska ndodhë me ty kështu sot? Ti nuk më ke folë ndonjëherë në këtë mënyrë.
MARGJELA – E me cilin të flas? Ju të gjithë njësoj jeni. Më fejuet kur isha dhjetë vjeçe. Më hoqët nga shkolla. Edhe sot, kur shkoj në mbledhjet e rinisë,
i varni turinjtë. Më përplasët kushedi se ku, si motrat e mia.
MARA – Aman, të pastë nana, mos e ço ma gjatë. A thue s’kemi ngatërresa të tjera, që të na dalë edhe kjo?
MARGJELA — E kuptoj. Unë duhet të hesht. Të gjithë du¬het të heshtin. Në këtë shtëpi duhet të dëgjohet vetëm zani i babës.
MARA — E ka dhanë zoti, të pastë nana, jemi gra.
MARGJELA — E pse jemi gra, mos kemi ba ndonjë faj?
MARA — Faji na ndjek që kur lindim femna.
MARGJELA — Eh, moj nanë, sa randë i fyen femnat.
MARA — S’i fyej unë, por kështu ka urdhënue perëndia. Pra, shko në kishë, bijë, shko të rrëfehesh dhe të kungohesh.
MARGJELA – E di ç’ban ti, nanë? Mos ia zen në gojë as babës as njeriu të gjallë këto që bisedova me ty. Nuk do të fitosh gja, por do t’i bash të zezën bijës sate.
MARA – Jo, të pastë nana, unë nuk jam çmendë që të flas. Por jepja nanës qetësinë e shpirtit dhe të flejë rehat. Vërtet dhandri asht i ri, por…
MARGJELA — Qoftë shëndoshë për veten e tij.
MARA — Ja, kështu e vret nanën ti. E unë e mjera, të paktën për ty e kisha mendjen të mbledhun.
MARGJELA — Lene tashti atë llaf, se po vjen Zefi.
ZEFI — (Duke hyrë) Mirëdita, nanë Marë, a po mbahe?
MARA — Me halle, more bir!
MARGJELA — I vjen keq, se do të martojë vajzën tri javë para Shënkollit.
ZEFI – Ashtu?
MARGJELA — Po, sot u pre vadja. A e lidhe telin?
ZEFI — E lidha.
MARGJELA – Ma jep mue atë strajcën.
(Zefi ia jep. Të dy së bashku nisen për të hyrë në kullë. Plaka ka mbetur e çuditur naa kjo sjellje e Margjelës. Tashti diçka ka kuptuar. Posa hyn Zoga, e kap për krahu.)

MARA – Moj ti!
ZOGA — Urdhëno, nana Marë.
MARA — Moj edhe ti më ke mshefë diçka deri tashti.
ZOGA – Çfarë nanëgjyshe?
MARA — Nuk i shikon?
ZOGA — I shikoj, po ç’të keqe ka?
MARA — Ik, thyej qafën edhe ti. (Zoga largohet e çuditur.) Tashti e mori lumi shtëpinë tonë. E me cilin? Me gjakësin e Perkolgjinajve. Mos, o perëndi! Mos e përmbys këtë kullë të shkretë! Dëgjoje lutjen e një plake që po ta drejton me gjithë zemër!


 

AKTI I DYTË

Dhoma e miqve brenda në kullë. Dhomë e madhe me oxhak. Muret e saj janë lyer dhe dritaret janë hapur. Ka rrëmujë, se punohet. Gratë here mbas here sjellin brenda crenditë e shtëpisë, që i kanë nxjerrë jashtë kur kanë lyer. Në orendi të shtëpisë, përveç arkave, kuadrove, ka edhe rafte, tryezë, pasqyrë, karrige e të tjera gjëra të qytetit. Është mbrëmje. Zefi merret me instalimin e brendshëm të elektrikut. Në mure dhe nëpër tokë shihen tela elektriku. Bardha sjell kandilin e kalon. Zoga dhe Mar-gjela i ndihmojnë Zefit. Margjela i mban shkallën.

ZOGA — Hajt, se po e veshim nuse kullën plakë! Kështu thotë gjyshi.
ZEFI — Sa të vemë dritat, se do të duket kuila tamam si apartament malësorësh.
ZOGA — Pse, apartament mund të quhet kulla? Shiko se ç’derr oxhaku që ka!
ZEFI — Po ja, edhe ai tashti u rrue dhe u zbardh ms gëlqere. Shikoje, duket çfarë burrit. Tamam oxhak i Perkolgjinajve të dikurshëm.
(Hyn Mara me Dilën.)

DILA — Sa e bukur u ba dhoma, tamam si kishë!
MARA – Jo si kishë, mos hyn në gjynah, por si spital.
Edhe erën e ka ndryshe: erë spitali.
ZOGA – Ty, nanëgjyshe, sikur nuk të vjen mirë që po e stolisim dhomën.
MARA – Për vete e stolisni, moj bijë. Sa për mue, nuk ‘shte keq edhe ashtu siç ishte ma përpara.
ZOGA – Me mure të zez, me trenë të zez, me dritare si vrima miu.
MARA – S’e kemi kalue keq në të, jo! Të shohim si do ta kaloni ju.
ZOGA – Të shikosh apartamentet e minierës ti.
DILA — S’kemi nevojë për apartamente!
ZOGA — Unë s’thashë gja të keqe, o Dilë.
DILA — E di, e di; jot amë po t’i rrit veshët ty.
BARDHA — (Ka hyrë me një plaçkë në dorë dhe e ka dëgjuar.) E ç’ke me të, o Dilë?
DILA – Po na tregon apartamentet. Do me u ba dhia qytetare.
MARA — Dilë, të raftë pika. Prapë të kërceu kandari ty?
BARDHA — Të kam thanë sa herë, moj grue, mos m’i bjer në qafë vajzës. Mos na shtjer grindjen, se i kemi edhe burrat në shtëpi.

DILA — Moj, bash pse janë burrat në shtëpi, se për- ndryshe e di unë si e do ti. Shkoni, moj, pse rrini kur nuk iu pëlqen malësia?
MARA – Pusho, moj, të marrtë mortja, pusho! Mangut për shamatë jemi sonte. Hajde! (E merr për krahu dhe dalin jashtë.)
BARDHA — (Ul plaçkën që ka në dorë.) Edhe ty të kam thanë sa herë se s’ke punë me të.
ZOGA — Unë s’isha tue folë me të, moj nanë!
(Bardha del. Mbas pak hyn Mëria.)

ZEFI Po ti, o Mëri, ku humbe kështu?
MARGJELA – I ka ardhë burri asaj. Tashti nuk vjen të na ndihmojë.
MËRIA — Erdhi prapë Prengë Loku.
(Margjela dhe Zefi çuditen.)

MARGJELA — Po këtë ç’e solli?
MËRIA – Sigurisht, ka nuhatë ndonjë send, se i ka hundët e holla.
ZEFI – Patjetër.
MËRIA – E kishte takue pardje Dilën në Prosek dhe i kishte thanë: shumë po e mbani brenda atë Zefin.
MARGJELA — Dila ta tha këtë?
MËRIA – E dëgjova kur i kallëzoi nanës.
ZEFI — Edhe këtë e paska thanë! Nana, sigurisht, i ka tregue plakut.
MARGJELA – Nuk ma merr mendja. Nana përpiqet të mbulojë punë.
MËRIA — Në mos i pastë tregue nana, ai sonte erdhi vetë e ia thotë.
ZEFI — Gjithnjë po na ngushtohet rrethi.
MËRIA – Me të thanë të drejtën, ardhja e tij nuk më pëlqen aspak. Ti, Margjelë, largohu këndej ahe mos jep asnjë shenjë dyshimi. Zefit i ndihmoj unë bashkë me Zogën.
(Hyn Gjergji e Prenda gjithë gëzim.)

GJERGJI — Lala Lekë solli radion, lala Lekë solli radion.
PRENDA – Zef, do t’i vësh dritat sonte që ta dëgjojmë edhe radion?
ZEFI — Dritat kanë punë, ju pastë Zefi. Duhen ba linja nga jashtë.
PRENDA – Sa keq!
LEKA — (Hyn me radio.) Mirëmbrama!
ZEFI — Mirëmbrama, brigadier!
(Falet me Zefin, Mërinë dhe Zogën.)

LEKA — (Duke shikuar dhomën) Bukur, bukur! Ja se edhe kulla plakë do me ecë përpara. Kështu prapë duket diçka ma ndryshe. Po dritat?
ZEFI — Dritat duen edhe pak punë. Duhen lidhë sigu- recat jashtë.
LEKA — Shumë mirë, shumë mirë! Të lumtë! Hajde tashti e pusho pak, se u lodhe e u këpute.
(Leka me Zefin dalin. Mëria e Zoga rregullojnë pak dhomën e dalin edhe ato. Hyn Mara me uratë në dorë.)

MARA — (Duke folur me vete) Po, qyqja, rrita tri vajza dhe i martova me nder, siç e lyp zakoni. As nuk iu dëgjue zani i gojës. E katërta dhe e fundit po i vë kazmën shtëpisë mbarë. Do me thye zakonin, do me na turpnue para botës. Jo, jo, këtë hata kaq të madhe nuk mund ta durojnë këto shpatulla.
Jam plakë. Mos, o zot, të na ndëshkosh kaq randë në prag të vorrit. Mos i ven zjarrin shtëpisë, mos i fut pushkën. Le t’i mbyllim sytë me nder. Mos të shotim se ç’po ndodh mbrapa! (E shikon Margje- lën në dhomën tjetër.) Ja, prapë me të bisedon. Si nuk thyhen trenët e të na zanë brenda. Po ja edhe këta i mbuluen me dërrasa. I hapën dri- taret, i lyen muret. Iku bukuria e moçme. Po, po, tek ai e ke mendjen ti, moj bijë! Porunë do ta mbroj këtë kullë siç e kam mbrojtë gjithnjë.

BARDHA – (Hyn me një plaçkë në dorë për ta vënë në vend të vet.) Hë, moj nanë, prapë po flet me vete?
MARA – Sa mirë, që erdhe, të pastë nana. Desha të të them se sa djalë i mirë që më duket ky Zefi!
BARDHA — Shumë i urtë, nanë, shumë i sjellshëm. Edhe mue më ka hy në zemër. Të thashë edhe një herë se sa mirë do të kishte qenë për Margjelën.
MARA – Eh, po fati i saj u caktue me kohë, moj bijë. E di edhe vetë se ashtu do të qe mirë, por mue më ka shkue mendja sikur ta bajmë kumbar shtëpie.
BARDHA — Nuk do të ishte keq!
MARA — Nuk do të flasë njeri, që po e mbajmë tash dy javë në shtëpi.
BARDHA — Po plaku çfarë thotë?
MARA – Kollaj puna e plakut. Atij ia mbush mendjen unë. Le t’ia presë flokët Gjinit të vogël. Si thue ti?
BARDHA – Mirë, moj nanë, nuk ta prish. Si kumbar të shtëpisë nuk e due ma të mirë.

MARA — Ashtu, të pastë nana.
(Bardha del. Hyn Ojergji i vogël.)
GJERGJI – Prendë, Prendë, eja se i bajmë detyrat këtu, te drita e kanilit.
(Fëmijët shtrihen në rrogoz dhe i bëjnë detyrat përtokë.)
MARA — (Duke shikuar nga dhoma tjetër) Fol, fol prapë me të, t’u preftë nafaka. Por unë atë sonte do ta baj kumbarë shtëpie dhe ti do ta kesh si vëlla. Merre atëherë po mujte. Bjeri me shkelm dhe zakonit të kumbarisë. Motra nuk mund ta marrë vëllanë për fat.
(Mara largohet. Hyn Zefi me Zogën. Zefi sjell telin nga dhomat e tjera per ta lidhur me dhomën e miqve.)

GJERGJI — Zef, na i rregullo dritat. E sheh se ku po shkruejmë?
ZEFI — Dritat, ju thashë, ma vonë, por juve do t’ju rregulloj sa të kryej punë këtu.
PRENDA – Do të na e japësh atë bankën e vogël?
ZEFI – Do t’jua jap, posi!
(Hyn Mëria me Margjelën.)
MËRIA – Llesh Përgega po të kërkon në rrugë të fundi i arës. Atje e ka ndalë makinën.
ZEFI — Pse s’i the të vinte brenda?
MËRIA — Jam për ngut, tha. Do të shkoi deri në Kurbnesh dhe do të kthehem përsëri për Bulqizë.
ZEFI — Për Bulqizë? (Bie në mendim.)
MËRIA — Pse po mendohesh, Zef!
ZEFI — Margjelë…
MARGJELA — Çfarë ka ndodhë, Zef?
ZEFI — Po sikur… Mirë, po shkoj e takohem me të.
MARGJELA – Po ky ç’pat?
(Hyn Leka, mbas tij Coli.)

LEKA — Hë, e rregulluet dhomën?
MARGJELA – Ja edhe pak.
LEKA Hë, moj, motër, po të vjen dita edhe ty të ikësh nga kulla e Perkolgjinajve. (Margjela ul kokën dhe largohet. U turpnue! E pra, kush u martue e nuk u gëzue!
MËRIA — (Duke dalë me Zogën) Ashtu asht, lala Lekë. Por do të kishte qenë mirë ta kishe pyetë njëherë atë motër! (Del me Zogën.)
LEKA – (I habitur) Po kjo? Moj nuse, nuse!
MËRIA — Urdhëno, lalë!
LEKA – Çfarë ishte ajo fjalë?
MËRIA – Ja, kështu kot fola.
LEKA — Fol po të them e mos më ban të zemërohem.
MËRIA – E pra, unë s’fola për vete, lala Lekë. Fola për
atë. Pse më pyet mua? Pyete atë. Tashti, bile, asht vonë. Ishte dashë ta pyesësh me kohë. Ti motër e kishe. Vëllai i do shumë motrat e sido- mos atë rna të voglën. (Del.)
LEKA — Kjo asht e tmershme!
COLI — Po, lalë, s’ka ku vete ma keq!

LEKA — Ne kemi një faj, që nuk na falet kurrsesi. E harruem shtëpinë, i harruem edhe njerëzit ma të dashun. Margjela nuk e do burrin që i kanë dhanë.
COL! — Jo, nuk e do!
LEKA — E unë nuk e pyeta njëherë atë motër, se më vinte turp të flisja me të për giana të tilla. Gratë nuk më kishin thanë qja! Po fundi i fundit, pse të mos flisja unë vetë? Më vinte turp! (I bie ba- llit.) Mue brigadierit të brigadës pararojë! (Colit) Miniera nuk i ka zdrukthue ende si duhet Perkol- gjinajt, o Col!
COLI — Prapë ie në kohë, o lalë. Fol me Marajelën.
LEKA — Do të flas patjetër, por duhet me i gjetë shte- gun.
COLI – Ja, po ta thërres unë. (Del dhe vjen me fë.)
LEKA – Moj Margjelë, oa ulu pak këtu, të pastë vëllai.
MARGJELA – Çfarë më do, lala Lekë?
LEKA — Po thuaja lalës të drejtën, nuk të pëlqen burri aë të kanë dhanë?
MARGJELA — Këtë kishe? (Ngrihet të kalojë.)
LEKA – Margjelë!
MARGJELA – Derisa baba e do, Gjoni e do, ti po ashtu, pse të mos e due edhe unë?
IEKA — Moj Marqjelë!
MARGJELA – Unë çuditem pse ma ban këtë pyetje, lalë.
I EKA — E do, aoo s’e do? Këtë më trego mue.
MARGJELA – U në do të marr atë që më jeoni ju. Fialë tjetër nuk keni prej meje. (Qan dhe del.)
COLI — Nuk e do.
LEKA — Jo, nuk e do!
COLI — Vetëm se i vjen turp të flasë.
LEKA — Do t’ia nxjerr patjetër. Nesër, ve^ëm me këtë punë do të merrem. (Dalin. Mbas pak hyn plaku me Zef in.)
ZEFI — Hë, Gjin Kola, si po të duket dhoma?

PLAKU — Tamam si hotel. Po thuej ti, hotel ka qenë edhe ma përpara. Ata që jetuen në të ikën njeni mbas tjetrit. Kurse kjo ngeli. Sot na u zbukurue. Duket po përgatitet të më përcjellë mue.
ZEFI — Mos e thuaj atë, Gjin Kola.
PLAKU – Se mos po prish ndonjë punë! Ndoshta, bile, edhe ndreq.
ZEFI — Ç’asht ajo fjalë, o Gjin. Ne mezi të kemi.
PLAKU — Eh, o bir, moti i mirë duket në mëngjes. Po dritat?
ZEFI — Edhe ato do t’i rregulloj sonte.
PLAKU — Atëherë nesër po u niske. Mirë ban. Miaft ndenje edhe ti tek ne? Gjithë pesëmbëdhjetëdi- tëshi i lejes të shkoi këtu. Herët do të nisesh?
ZEFI — Kollaj ajo punë, o Gjin!
(Plaku shkon të ulet. la kanë zënë rrugën fë- mijët. Zefi vazhdon punën.)
PLAKU – Hajt, largohuni këndej.
GJERGJI — E ku të shkojmë, babaqjysh?
PLAKU — Shkoni andej nga gratë e na lironi vendin. Dëgjoni këtu, i thoni nuses ta marrë atë drunë oë solla në oborr e ta vërë te drutë e tjera.

GJERGJI — (Duke dalë qjithë turinj.) Askurkund nuk na !anë të shkruejmë!
(Zefi ka krye punë me dritat. Fëmijëve.)

ZEFI — Ja, tashti për ju do të punoj. (I merr per dore dhe del me ta. Në dhomë ndalet vetëm plaku. Vjen plaka me uratë në dorë.)
PLAKU — Hë, moj plakë, magji po ban?
MARA – Po lutem edhe për tv, more plak, që e ke lanë rrugën e zotit. Po mbushen dy vjet që nuk të kam pa ndonjëherë në kishë.
PLAKU – S’ka ma ounë zoti me ne. Ka ikë këndei. Ka frikë se e thërresin ndër konferenca dhe e bajnë edhe atë si Martinin tim.
MARA — Mëshiroje, o zot, mëkatarin plak!
PLAKU – Hajt, më thuej, çfarë lamshi do me ngatërrue sonte, që po më vjen rrotull?
MARA – E tfF si më ka shkue mendja, more burrë?
PLAKU — Hë, mos do me u martue edhe një herë?
MARA — Sikur ta bajmë Zefin kumbar shtëpie.
PLAKU – Po kjo?
MARA — E di sa mirë shkojnë me Martinin!
PLAKU — Zefi vetë e ka kërkue këtë?
MARA — Jo, më shkoi ndër mend mue.
PLAKU – As mos ma zen ma në gojë një bisedë të _ tillë.
MARA – Plak, unë nuk të jam lutë ndonjëherë, por sonte nuk duhet të ma prishësh.
PLAKU – Shiko, shiko! U çmende, plakë?
MARA – Edhe Bardha e Lekës ka dëshirë. Le t’ia marrë flokët Gjinit të vogë!. Kam frikë se ai mik, që erdhi sonte, ka dëgjue ndonië fjalë për Zefin, që e mbajmë tash dy javë në shtëpi.
PLAKU – (Mendohet.) Shiko, plakë, mos ke ndonië hall tjetër?

MARA – U, mue më mbuloftë dheu po pata hall tietër, vec të mirën e kësaj shtëpie. Prenaa edhe Dilës i kishte folë për Zefin në Prosek. Edhe Gjonit ia përmendi.
PLAKU – Mikut s’i duhen aia punët tona. Edhe mue ma përmendi lara e larg, por ia preva shkurt. Zefi mandei do të niset nesër. Leka, Leka, ai po ia ven flakën kullës. Tashti kjo shtëpi aë^dron në kambë me paterica. Një dreq i ka hy br?nda dhe e shkund derisa ta hedhë përtokë.
MARA — Mos e dhantë zoti.
PLAKU – Zoti na ka lëshue dore me kohë. I ka harrue të gjallët e merret vetëm me të vdekun. E shikon si u ba dhoma?
MARA – Prapë ma mirë kështu.
PLAKU – Ma rmrë u shoh edhe unë. Por kulla zbuku- rohet nga jashtë e tronditet themelesh nga brenda.
Nuset kanë nisë të grinden. Martini do me ikë. Leka po ashtu. Vetëm Gjoni ma dëgjon fjalën në këtë shtëpi.
MARA – Me të urtë e me të butë mund t’i mbajmë bashkë derisa të mbyllim sytë.
PLAKU – U prish jeta e dikurshme. I shkoi lezeti. I iku bukuria që pat. Ku shkuen zakonet e para? Vetëm emni na mbeti. Njerëzit e shtëpisë i urdhënon tjetërkush. Festat nuk len Leka t’i lusim. Uratët në sofër u hoqën. Minierë, minierë u asht ba mendja të gjithëve.
MARA – Nuk e kemi pasë keq prej miniere, o burrë.
PLAKU — Ashtu qe në fillim. Kujtuem se e gllabëruem ne minierën, kurse ajo sot po ia gllabëron njerëzit kësaj kulle.
MARA — Zoti ndihmë!
PLAKU — (Me ironi) Zoti ndihmë! Po pyete Lekën? Ai thotë s’ka zot. Jo vetëm Leka, por edhe Gjergji i vogël më tha: më ka thanë zonjusha se nuk ka zot. Për pak ia ngjesha një shuplakë turinjve.
MARA – Nuk ia merr zoti për të keq. Ai flet ashtu siç e mësojnë në shkollë. Hë pra, si po thue, për Zefin?
PLAKU — Të thashë, nuk due.
MARA — Plak, mos ngul kambë. Jepe fjalën se asht për të mirën tonë.
PLAKU — Moj, merr vesh ti?
MARA — Edhe Gjoni asht me mue.
PLAKU — Le të jetë. Këtu shkon fjala ime.
MARA – E pra, sonte, mbas dyzet e tetë vjetësh martese me ty, do të shkojë edhe fjala ime.
PLAKU — Plakë, ku e ke hallin?
MARA – Kurrëfarë hallit nuk kam, por gjithnjë të jam ba urë. Kam durue edhe grushtet e tua. Nuk pas- kam të drejtë edhe unë të baj një punë të këtë shtëpi?

PLAKU — Po pse ta bajsh?
MARA — Pse ashtu më asht mbushë mendja.
PLAKU — Pa shiko, po ngatërrove ndonjë lamsh në këtë mes, të gjitha do t’i shpraz përmbi ty. Mos tjetër, ty të kam nën sundim. (Prengës, që po hyn) Po hajde, o Prengë, ç’u bane?
PRENGA – Ja, tue oisedue me Gjonin andej.
PLAKU – Tashti, plakë, thueju grave të mos e vonojnë rakinë.

(Vijnë Gjergji e Prenda dhe shtrihen afër tyne në heshtje për të ba detyrat.)

PRENGA – (Duke u ulur buzë oxhakut) Qoftë mirë!
PLAKU – Mirë se të pru zoti. Po si je, Prengë Loku, si i keni ata misra?
PRENGA – Nuk kanë qenë keq, o Gjin, por po mban pak thatë. Mandej nji pjesë të mirë e kemi mbi ujë. Po tuejat, si duken?
PLAKU – Nuk janë edhe aq mirë. Një vrug i keq po u hyn përfundi. Ky liqeni i ri, më duket, po ua sjell këtë vrug misrave.
GJERGJI – (Që ka dëgjuar bisedën) Zonjusha thotë se vrugu nuk vjen nga liqeni, por nga shkaku se misri mbillet shpesh.
PLAKU – Pusho, more ti, mistrec! U bane edhe ti me folë.
PRENGA – Mos hyn në bisedë të burrave, se asht turp. Ti je ende i vogël.
PLAKU — U ba veja të mësojë pulën. Kështu erdhën koh- nat sot tek ne. E di ç’bani ju, a largoheni këndej?
GJERGJI – Po ne s’po dimë ku të shkruejmë, baba- gjysh.
PLAKU – Andej, ju thashë edhe një herë.
GJERGJI — Andej nuk na lanë gratë, se kanë punë. Na thonë shkoni këndej. Ti thue shkoni andej. E ne ku t’i bajmë detyrat?
PLAKU – Kurrë mos i bafshi. Hajt, qërohuni! E di se shkolla po ju mëson t’i ktheni fjalë të zotit në shtëpi. (Gjergji niset duke qarë bashkë me Pren- dën. Hyjnë Leka, Gjoni, Martini, Pjetri dhe Zefi. Më vonë edhe Coli me Dodën.)

LEKA – Çfarë ke, more bir?
GJERGJI — E ku të shkruejmë, lala Lekë? Aty s’na len gjyshi, andej s‘na lanë gratë. Ne kemi gjithë ato detyra.
GJONI – E pse s’i batë ditën detyrat, more shejtanë, por ju pëlqen të bridhni.
GJERGJI – E kur t’i banim, babë? Që kur kemi dalë nga shkolla e deri tashti ishim në mal me bagëti. Atje detyrat nuk bahen. Ne nuk mund të shkojmë në shkollë pa u përgatitë e të turpërohemi në sy të gjithë klasës.
GJONI – Ah, ti biri i dreqit, kështu flet para të mëdhenjve! (Matet me i ra shpullë.)
LEKA – (la ndalon dorën.) Rri, rri, se s’ka faj fëmija,

ZEFI – (Ka shkuar e ka sjellë bankën, që ka ndrequr për ta.) Ja ku e keni. Këtu mund të shkrueni fare mirë.
PRENDA – Sa bukur!
(Fëmijët ulen në bankë.)

GJERGJI – Po dritë? Ne nuk shofim.
ZEFI – Për tashti, ja këtël (Nxjerr një qiri të vogël nga xhepi dhe e ndez.) Jeni mirë?
GJERGJI — Të faleminderit, Zefl
PRENDA — Të faleminderit, Zef!
PLAKU — Bajauni qejfin, bajauni se do t’iu hipin edhe në shpinë.
MARTINI – Ua bajmë qejfin, babë, se nuk jemi kundër shkollës si ti.
LEKA – Martin, ç’janë ato fjalë. Edhe s’të vjen turp? Nuk e mendon se të ka ba kokën?
PLAKU — Lene, lene, o Lekë, se atë e ka marrë lumi me kohë.
PRENDA — Po hajdeni të ulemi njëherë e të bisedojmë për së mbari.
GJONI – (Zefit, që po del) Ku po shkon, o Zef?
ZEFI – Ja, sa të rregulloj sigurecat jashtë. (Zefi del.)
PRENDA — (Të gjithëve) Po a u lodhët, more bir?
LEKA – Ne s’na lodh puna, o Prengë, sa na lodh rru- ga. Katër sahat rrugë malore nëpër shkrepa. Vijmë sonte e ikim nesër. Me njerëzit e shtëpisë takohemi një herë në javë. Dimnit, krye muejit ose krye dy muejsh një herë. Gratë e tëmijët po na dëshirojnë neve, ne po i dëshirojmë ata.

PRENDA — Epo ndryshe nuk fitohen paret.
LEKA – I thoni plakut ta lëshojmë këtë kullë e të shkojmë të gjithë atje.
GJONI – Mos e dhantë zoti! Të lëshojmë truellin e të parëve!
LEKA – I thoni të shkojmë një pjesë e shtëpisë atje.
PLAKU – Pse s’thue, more bir, i them plakut që të nda- hemi.
GJONI – Sa të jenë gjallë pleqtë, askush nuk guxon të ndahet nga kjo shtëpi.
(Ndërsa vazhdon biseda, gratë, simbas zakonit, u qesin ujë për të larë duart burrave. Vihet sofra e madhe. Rreth saj afrohen vetëm ata që pinë raki, pra plaku, Prenga, Gjoni e Leka.)

MARTINI – E di si asht puna, o Prengë? Këta e kanë kot, se baba nuk shkon në minierë.
GJONI – E çfarë të bajë baba në minierë?
MARTINI – E drejtë. Baba do të vijë me mue në fermë të Thumanës.
PLAKU – Ke hak, more bir, u bamë tashti edhe për t’u tallë.
LEKA – Ti, o babë, duhet ta shikosh se çtarë jete po bajmë. Vijmë si miq në shtëpi dhe jetojmë si të huej në dhë tonë.
GJONI – A i lamë këto biseda njëherë? Hajt, Pjetër, kape atë çifteli. Thueja asaj kange të vjetër të Prengë Kolë Gjinit. Ja si u ba kulla e tij sot, si nuse. E pse të mos këndojmë atëherë?

LEKA – Nisja, Pjetër!
PJETRI – (Këndon me çifteli)
Ky Kokë Malçi n’atë Shkopet Skanderbegut falmeshndet Se Selita ta mërrini, u prin para Prengë Kolë Gjini Prengë Kolë Gjini me malsorë po kalon malet me borë, mbrapa i shkojnë taborë, taborë.
Prengë Kolë Gjini zhveshi shpatën me sulltan po duen të maten duen me u matë burrat e malit, të shkojë gjaku n’bark të kalit.
Ndal, sulltan, se e ke kot, vendet tona s’i shkel dot,
Skanderbeu u del për zot,
Prengë Kolë Gjina ai ka plot,

TË GJITHË – Hë, të lumtë goja!
PRENGA – Të këndoftë zemra, o Pjetër.

(Një dritë verbuese ndrit dhomën dhe shtëpinë mbarë. Në fillim të gjithë mbesin të mahnitur; mandej nis gëzimi. Fëmijët bërtasin.)

FËMIJËT – Erdhi, erdhi drita!
PRENDA – Sa bukur që duket shtëpia!
GJONI – Pushoni, mor njëherë.
PLAKU – Sa dritë e fortë!
PRENGA — T’i verboka sytë. Por me shëndet e me gëzime,
LEKA — Të pimë për këto drita që hynë sonte në kullën tonë.
(Hyn Zefi.)

PLAKU – Të lumtë, o Zef Gjoni, se na bane natën ditë.
ZEFI – Natën ditë e bani kush e bani, o Gjin Kola. Unë vetëm rregullova siguresat. (Ulet në sofër.)
GJERGJI – Po radion, nuk do ta dëgjojmë sonte?
LEKA — Kryeni detyrat njëherë, ju pastë lala. Kemi kohë për radio!
GJONI – Ja tashti si u ba shtëpia jonë. E pra, ne këtë shtëoi do ta mbajmë një cope. Edhe zakonet do t’i mbajmë, se kemi zakone të bukura, trashëgim qysh prei të oarëve të lashtë. Disa bagëti i kemi, pak bukë e bajmë, rakinë po. Bujqësia në njenën anë, miniera në anën tjetër, shtëpia jonë do të shkojë për bukuri.
PLAKU – (Nqre faqoren.) Për të mirë rrethas!
PRENGA – Për të mirë e mirë se ju gjeta!
PLAKU — Eh, mor Gjon, i shkretë! Bjeri legenit ti, bjer!’ Kullës sonë vërtet i erdhën dritat sonte, por prapë kjo asfit kullë. Gratë tona duen qytet. Duen fus- tane e jo këmishë të gjata, qemer me tufa dhe opinqa lope. Duen këpucë me taka, që të ecin në majë të gishtave si dhitë. Duen kinema, aparta- mente, o ç’dreq u thonë atyne. Duen të hanë në tryezë e jo në sofër, siç kanë hangër të parët gjithmonë.
GJONI — Ato gjana nuk janë për ne, o babë. Ne jemi malësorë.
LEKA — Po folni njëherë ju, o djem, çfarë jemi ne?
COLI – Minatorë, o lalë.
MARTINI – Kurse unë jam traktorist me patentë, kate- aoria e pestë, efektiv i fermës «Skënderbej», Thumanë.
LEKA — E pra, rinia flet ndryshe, o babë.
PLAKU – E dëqjoj, mor bir, e dëgjoj.
GJONI – Lekë!
LEKA — E lashë. e lashë! Por desha të them se ST ma tepër kohë që shkon, aq ma shumë ndahen rru- gët tona.
MARTINI — E kam thanë unë, fajin nuk na e ka kush •tjetër veç liqeni i hidrocentralit.
GJONI — Pse liqeni?
MARTINI – Sikur të arrinte liqeni deri në majë të këtvna shkrepave e ta mbulonte këtë kullë. ne vetvetiu do të iknim këndej. Si thue, ti, babë?
PLAKU – Mos ki frikë, se liqeni ka nisë ta mbulojë këlë kullë, po ne nuk e shofim.
(Hyn Mara me gratë. Bardha ka Gjinin e vogël në krah.)

MARA — Hapuni njëherë.
LEKA — Cfarë keni në mend me ba!
MARA – (la vë fëmi’iën në prehën Zefit.) Për atë shën Gjon, merrja flokët këtij fëmije dhe banu nieri i shtëDisë. Le të të kemi vëlla. Gratë e vajzat tona le të jenë motrat tueja. Le ta forcojmë vëllazninë në mes të shtëpive tona. Bahu kumbar i shtëpisë së Perkolgjinajve.
PRENGA – lë lumtë, o Gjin Kola. Tashti ma bane qejfin. Ke ditë ke me zgjedhë kumbar. Përsëri Perkolgjinajt e treguen burrninë e tyne.
ZEFI – (I çuditur) Po kjo?
MARTINI – Zakon, o Zef. Edhe berberët na janë ba kumbarë me qindra herë.
GJONI — Martin, e teprove.
PLAKU – (Me zemërim) Mos do të të flas ndonjë fjalë të randë, more bir, këtu në sofër? (E shikon rreptë. Martini ul kokën.)
MARTINI – Më fal, babël
PLAKU – (Zefit) Hë, si po ia ban? A do t’ia marrësh flokët, apo jo?
ZEFI — Unë nuk jam për këto zakone, por mbasi asht puna për me e forcue miqësinë në mes të shtëpive tona, na qoftë për hajër.
(la pret flokët. Hedh një pesëqindlekëshe në tepsi. Bardha i jep peshqesh çorape dhe shami.)

MARA – Paç dorën e mbarë, more bir!
TË GJITHË – Paç dorën e mbarë.
ZEFI — Ju falem nderit të gjithëve!
PRENGA – Tashti na veni bukën, se mjaft bamë qejf me raki.
PLAKU – Bukën, gra!

(Mëria dhe Dila gjatë kohës kanë ndenjur në këmbë. Ato largojnë faqoret e mezet. Rreth sofrës së madhe rreshtohen plaku, Prenga, Gjoni, Leka, Zefi, Martini, Coli, Pjetri e Doda. Vjen buka e misrit, të cilën e ndan Gjoni. Lugët i ndan një nga të rinjtë, ashtu edhe pjatat. Sahani i madh me gjellë vihet në mes të sofrës. Një i ri me garuzhdë e merr gjellën nga sahani dhe ua hedh nëpër pjata. Si mbarohet kjo punë, gratë qëndrojnë gjithnjë në këmbë në fund të odës. Herë mbas here ato heqin sahanë dhe vënë të tjerë.)

PRENGA — Po Lukën ku e paskeni?
GJONI – Ka ndenjë e ruen misrat, se na janë vardisë derrat e egër.
GJERGJI — Ju baftë mirë e natën e mirë!
PRENDA — Ju baftë mirë e natën e mirë!
LEKA – I kryet detyrat?
TË DY – I kryem.
LEKA – Hajt, natën e mirë e bafshi, ju pastë axha!
PLAKU – (Fut lugën i pari.) Mirë se na erdhët, o miq!
ZEFI – Mirë se ju gjetëml
PRENGA — Mirë se ju gjetëm dhe jua shtoftë zoti!
MARTINI — (Lehtë) Zoti nuk i ha fasulet.
PLAKU — (E ka dëgjuar dhe i thotë Prengës.) E dëgjon?
PRENGA — Shumë gjana po dëgjojmë sot, o Gjin.
LEKA — Këtë kumbarinë e flokëve nuk e kuptova unë.
PLAKU — Kurrgja tashti nuk po kuptojmë, more bir!
LEKA – S’e kisha fjalën aty, o babë.
PLAKU — Epo atëherë?
LEKA — Zefin pse ta ngatërrojmë në këtë punë.
PLAKU — Nuk të pëlqen?
LEKA – Jo edhe aq. Ne Zefin e kemi mik edhe pa e pasë kumbar.
GJONI — Kumbaria e forcon miqësinë. Tashti Zefin e kemi si vëlla nanet e babet.
LEKA – Dikur kështu ishte, por tashti s’ka kuptim.
MARTINI — I mbuloi tavani.
GJONI — Çfarë mbuloi tavani?
MARTINI – Vjetërsinat, shtrigat, lugetnit. Hiqe tavanin e do t’i shikosh ndenjë kacuk nëpër trenë.
PRENGA — E ç’lidhje ka kjo, o Martin?
MARTINI – Pikërisht pse s’ka kush t’i lidhë, u zgjidhën të gjithë e ikën. Përpiqet nana me uratë në dorë t’i ndjellë përsëri si pulat, por shtrigat nuk vijnë ma. E kano frikë shumë elektrikun, si djalli ujët e bekuem.

GJONI — More, shamatë kërkon të bajsh ti, apo si e e ke hallin? Leni këto fjalë, ta marrë djalli, e të hamë një kafshatë rehat. Dikur nuk kishim e shkonim për bukuri. Sot kemi e bajmë shamatë.
PLAKU — Shamatë burrat, shamatë gratë. U la rruga e zotit. Djalli hyni në shtëpinë tonë, gjeti shesh e po ban përshesh deri që të na ndajë pikë-pikë!
GIONI — Jo, ishalla!
PRENGA — Mos e fol atë fjalë, o Gjin Kola.
PLAKU — Jam tue e pa mirë, o Prengë. Një fshat që duket, nuk ka nevojë për kallauz. Jepu shkollë fëmiiëve e të ikin nga shtëpia. Dërgoji në punë të shtetit e nuk të kthejnë ma. Kjo shtëoi aë trembëdhjetë breza përpara ka luftue kundër tur- kut. Ka ruejtë nder e zakone. Dhunën kurrë nuk e ka durue, pse aiithmonë ka qenë së bashku, si qishtat e dorës. Sot secili i ban shërbim men- djes së vet.
IEKA — Çdo gja me kohë, o babë.
PLAKU — Perkolgjinajt kurrë nuk kanë aenë njëaind mendimesh. Nië ka folë dhe shtëoia ka shkue për së mbari. Kurse sot edhe SDurdhiaku i fundit, Martini, ta lëshon fjalën sa shkambi mbi kurriz. E dëqjuet edhe ju kur tha se unë gjoja nuk e dashkam shkollën.

LEKA — Atii i llap shumë goja, o babë.

PLAKU — Nië aia duhet të dinë të giithë. Nuk ka shqiptar, që nuk e do shkollën, ashtu si nuk ka të verbër. aë nuk e do dritën e svve. Unë knm qenë bashkë me axhën tim kur kemi ngritë fla- murin e Shqinnisë në Milot, tri ditë mhnsi u nqrit në Vlonë. E kemi nqritë me pushkë për fane. Tri herë për të gjallë tim asht djeaë kio kullë. Nië herë Turqia, një herë Austria dhe, së fundi, milicët e Itales, pse mbajta partizanët brenda dhe u dhashë edhe Lekën me vete. Në kohë të Turqisë kemi sjellë mësuesin tinëz naa Shkodra për të na mësue shaio. Kur e vranë mësuesin turqit në pritë, afër Skurait, aty asht vra edhe nië axhë imi bashkë me të birin. Kur u naritën katundet kundër pritës së turkut, u ka pri baba im. Ushtarët turq u vranë, por Turqia erdhi e na dogji kullën. Pra, ne jemi djegë për këtë shkollë që po mësoni ju!
LEKA — E për të gjitha këto ne ju nderojmë, o babë.
PLAKU — Na nderoni tue u nda pikë-pikë, tue e shkret- nue kullën që ju mbajti së bashku si klloçka zogjtë.
LEKA — Dje, babë, këtë kullë kishin Perkolgjinajt. E kjo kullë i merrte të gjithë, i ruente dhe i bashkonte. Sot për Perkolgjinajt e rinj kjo kullë asht shumë e vogël.
PLAKU — E prandej kërkoni të ndaheni?
LEKA — Ne nuk kërkojmë të ndahemi. Ne kërkojmë të shkojmë atje ku ka nevojë shteti. Ne shkojmë, pra, në sektorin e punës, por prapë jemi së bashku si gishtat e dorës.
PLAKU — Atë s’e kuptoj unë, o bir. Atë shkollë nuk e kam mësue.
PRENGA — Për të mirë e shtrofshi.
PLAKU – Merr, o Prengë?
PRENGA – Hangra mjaft. Zoti jua shtoftë.
PLAKU – Epo të pastë ba mirë! Çohet sofra dhe lajnë duart.)
MARGJELA – E pe kumbarinë, që na sajoi nanë Mara?
MËRIA – E pashë.
MARGJELA — Na lidhi me zakon. Luftoi me ato mjete që kishte.
MËRIA – Po tashti si do t’ia bajsh?
MARGJELA – E si mund të veproj ndryshe, o Mëri. Ajo që asht vendosë do të bahet. E di, që Prengë Loku do të hapë lajmin kudo: kumbara mori ndrikullën për grue.
MËRIA – Do të flasin njëherë, mandej do të pushojnë. Për pleqtë do të jetë pak e randë, por të rinjtë as e venë në kandar një zakon të tUlë. I preke flokët atij tjetrit dhe u bake vëlla nanet e babet me të. Ç’budallallëqe!
MARGJELA — Sa nevojë kam tashti të bisedoj me Zefin.
MËRIA – Ta rregulloj unë, por prit të bijnë këta njëherë. (I shtrojnë Prengës në qoshe, në krye !ë vendit. Cratë dalin.Hyn Ojoni me Prengën.)
GJONI — Si t’u duk kumbaria, o Prengë?
PRENGA – Punë e bukur dhe me mend.
GJONI — Besoj se iu vu kapaku asaj që biseduem.
PRENGA — Tashti e kam zemrën të qetë. Nuk i besohet sot rinisë, o Gjon. Erdhën kohë të vështira. Të rinjtë sot nuk e kanë për gja të të turpnojnë.
GJONI – Por as ne nuk kemi rritë motër që të turpnojë shtëpinë.
PRENGA – Unë kam ditë ku të zgjedh, o Gjon, por pse të ruhesh nuk asht keq.
(Hyn plaku.)

PLAKU – Si thue ti, o Prengë, bijmë apo rrimë?
PRENGA – Jo, tashti mund të bijmë.
PLAKU – Hajt pra, natën e mirë.
(Plaku futet në kthinën e vogël, që është e ndarë nga dhoma e madhe me një perde pëlhure. Aty ai ka krevatin. Prenga bie, Cjoni e mbulon dhe del. Dikush fik dritën. Mbas pak, hyjnë Zefi, Mar- g/e/a, Mëria e Zoga. Kanë një fener me vete.)
ZEFI — Nuk ka rrugë tjetër. Na i mbyllën të gjitha shti- Pl’et.
MARGJELA – Leka i ka në erë, se unë nuk e due të birin e Prenqë Lokut. Më ndali dhe më shtrëngoi që unë të flisja.
ZEFI — Foie gja ti?
MARGJELA — Asnjë fjalë. Po të flisja, mund të ngatërro- heshin keq punët. Baba e Gjoni më vrasin e nuk më lanë të vij me ty. Zef, të ikim sa ma parë.
ZEFI — Më vjen keq që po ndodh kështu, por janë ata që po na shtrënqojnë. Edhe mue më tha plaku që nesër të largohem nqa kjo shtëpi. Edhe kum- mbarinë na kurdisën. Të gjitha këto i kemi nga Prenga.
MËRIA – Po sikur të lajmërojmë Martinin mos tjetër?
ZEFI — Asnjeri të gjallë. Kur të largohemi ne, lajmo qoftë Martinin, qoftë brigadierin. U kërko të falun nga unë që nuk u tregova. U thuej se unë zgjodha këtë rrugë, pse kjo m’u duk e vetmja mënyrë për ta shpëtue Margjelën nga çdo e keqe. E di se po ua punoj keq, por kështu e solli fati. Të nisemi, Mar- gjelë.

MËRIA – Si? Kështu po shkoni? Prit të të sjell ndonjë plaçkë.
MARGJELA — Nuk due kurrgja, Mëri. Kam Zefin, i kam të gjitha. Më vjen keq që po nisem pa e për- qafue, mos tjetër, nanën. Ta puthja njëherë.
MËRIA — Më puth mue për të!
MARGJELA — (Puth Zogën, që i ka sytë me lot, mandej puth Mërinë.) Lamtumirë, o nuse, që më dole mo- tër. Kujtofeni Margjelën, por mos e kujtoni oër të keq. E di se po ju shtij në telashe, por fatit nuk mund t’i iki. Ju, nuk besoj se do të rrini bashkë. Shpejt keni për t’u nda. Le të jem unë lejleku i parë që fluturon nga kjo kullë. Lam- tumirë!

(Niset bashkë me Zefin. Mëria e merr afër Zogën, që i ka sytë me lot.)
MËRIA — Shkuen si zogjtë e vjeshtës! (Zogës) Ti mos qaj. Banu e fortë si ata!

(Dritat errësohen pa u mbyllur perdja. Ka kaluar një orë. Hyn plaka me një bishtuk në dorë.)
MARA — O Zot, mos na mundo në këtë mënyrë! Jo. io, nuk ianë kurrkund as njani as tjetri. As në oroz^ëm, as në kullë. Më kishte zanë gjumi mue, më shoë- laftë mortja. Po unë oërnatë i kam rueitë! Erdhi ^ë na rregullojë kullën! Tashti e ka rreoullue mirë! Mierë ne se ç’na ajet! (Shkon te kthina ku fle plaku e futet brenda. Mbas pak del me të.)
PLAKU — Hë, moj drea. ç’ka ndodhë?
MARA – (Duke i bërë shenië me dorë që të heshtë.) Mos thirr, se zgjohen të tjerët e bahet hataja.
PLAKU – Fol, pra!
MARA — Margjela e Zefi nuk ianë kurrkund.
PIAKU – Plakë, ç’asht ky lajm?
MARA – Nuk janë kurrkund.
PLAKU – Mos janë në prozhëm?
MARA – E shëtita gjithë prozhmin. Nuk janë kurrkund.
PLAKU — (E mbërthen Marën në gioks.) Plakë, due vajzën prej teje, due nderin, due fytyrën.
MARA – E zeza unë!
PLAKU – Pse e bane kumbar Zefin?
MARA – Ja pra, çfarë kumbare na doli.
PLAKU – Ti diçka dije, moj shtrigë e djallit. Pse nuk foie?
MARA — Nuk kisha pa ndonjë gja të madhe.
PLAKU – E si deshe t’i shifshe, të shpëlaftë mortja. (E lëshon.) Tashti s’kam kohë të merrem me ty. E di se ti e para e do plumbin ballit. E di çfarë turpi asht ky?
MARA – E di, unë mos qofsha.
PLAKU – Shko e zgjo Gjonin, por jo të tjerët. Po shiko, po u zgjuen të tjerët të vrava. (Plaka del.)
PRENGA – (Zgjohet nga zhurma.) Ti Gjin je?
PLAKU – Bane mirë, që u zgjove.
PRENGA — Çfarë ka ndodhë?
PLAKU – Ajo që mos i ndodhte as anmikut.
PRENGA – Hajër qoftë!
PLAKU — Më duket se ka ikë sonte Margjela bashkë me Zefin!
PRENGA – Jo, more!
PLAKU — Edhe kjo na polli tashti në pleqni.
PRENGA – Mo zot ma keq! Mo zot ma keq! E pse hutohesh, o Gjin? Pse s’i zgjon njerëzit e shtëpisë?
PLAKU – Çova të zgjojnë Gjonin. Të tjerëve nuk ua kam besën.
PRENGA – Ja ku doli dyshimi im. la pata dëgjue erën kësaj pune. Nuk mbahej gjarpni në gji. E, pra, Perkolgjinajve nuk u ka ndodhë kurrë një gja e tillë.
PLAKU – Jo, me sa mbaj mend unë.
PRENGA — Si e ke mendjen?
PLAKU – Po ja të vijë edhe Gjoni njëherë.
PRENGA — Koha nuk pret, Gjin Kola. Kush ka guxue të prekë nderin e kësaj shtëpie, kurdoherë ka hangër plumbin, me sa di unë.
(Hyn Gjoni, mbas tij Mara.)

GJONI — Babë, ç’na paska gjetë kështu?
PLAKU — Mos thirr, se dëgjon Leka.
GJONI – Po si do t’ia bajmë tashti, o babë?
PLAKU – Pa hë, si mendon ti, o bir?
PRENGA – E pra, mue më duket se s’asht koha për të nda pleqni. Ndërsa ju rrini e mendoheni, ai ndo- shta po u dhunon nderin e Perkolgjinajve diku në një prrockë.

GJONI — Unë mendoj ashtu si thue ti, babë.
PRENGA – E ti, Gjin Kola, pse mendohesh?
PLAKU – Po mendoj nderin, që duhet çue në vend e shtëpinë, që do ta marrë lumi.
PRENGA – E pra, për mue shtëpinë e merr lumi kur i merret nderi.
MARA — Ndihmë, o zot i madh!
PLAKU — Po Leka ç’do të thotë! Po halli i kullës si do të shkojë! Sa i randë qenka ky grusht në pleqni!

PRENGA — Mos u lëkund, Gjin Kola i Perkolgjinajve. Mendo se të parët e tu kurrë nuk do ta duronin një turp të tillë!
PLAKU — Jo, kurrë nuk do ta duronin!
PRENGA — E pra, duhet veprue, o sot o kurrë.
PLAKU — Po, Prengë, o sot o kurrë. (Gjonit) Deri këtu e paskemi pasë, o bir. Ku e ka Leka mauzerin?
GJONI — Varë në dhomë të vet.
PLAKU — Hyn e merrja për dollapit. Kujdes të mos zgjohen të tjerët.
(Gjoni del. Hyn Luka.)

LUKA – Ikën!
PLAKU – Kush?
LUKA — Margjela me Zefin.
PLAKU – Pse, i pe ti?
LUKA – Ëhë!
PLAKU – Si, more, i pe? Po nga shkuen?
LUKA — Ikën larg. I mori Llesh Përgega me makinë.
PLAKU — Fol, more, të shpëlaftë kolera, fol mor i hum- bur, ku shkuen?
LUKA — Për Bulqizë. Jo, për Burrel.
PLAKU — Për Burrel? E ç’djall duen për Burrel? Kush ta tha këtë?
LUKA – Ma tha Lleshi.
PLAKU – Trego, mor i çmendun, mos më rri ashtu si hut.
LUKA – E çfarë të tregoj. I hipën makinës edhe ikën.
PLAKU – Po makina ku i priste?
LUKA – Te prozhmi i Davës, afër arës sonë. Unë bise- dova me shoferin. Ai më tha se pres dy njerëz për Burrel. Mandej unë ika të rueja arën nga derrat. Kur u ktheva, pashë Margjelën e Zefin, që hipën në makinë e ikën.
PLAKU – Po a e pyete shoferin pse shkonte në Burrel?
LUKA – Ehë!
PLAKU – E çka të tha?
LUKA – Do të shkojmë në dasmë te Hidër Fregni, se na ka thirrë.
PLAKU – Në skëterrë të shkosh! (Vjen Gjoni me mauzerin e Lekës në dorë.) E more?
GJONI — Mezi e mora.
PLAKU — Ata janë nisë me makinë për Burrel.
GJONI — Kush të tha?
PLAKU – Luka.
GJONI – (Lukës) I pe, ti o Lukë?
LUKA – Ëhë!
PLAKU — Ata do të kalojnë nëpër Rrëshen, nëpër urë të Matës e mandej do të marrin rrugën e Burrelit.
PRENGA – Po i ratë liqenit me lundër, ju mund t’i zeni fare lehtë në Fushë të Shtogut, në Bushkash.
PLAKU – E njeh makinën ti, o Lukë?
LUKA — Ëhë, e njoh.
PLAKU — Lene atë budallë!
GJONI — Jo, babë, ta marrim, se lundrën e çon për bukuri.
PRENGA – Nisuni dhe ua priftë zoti mbarë. Eni se do t’ju përcjell edhe unë.
(Dalin. Mëria e Zoga i kanë përgiuar nga të dyja anët.)

ZOGA – (Me frikë) Qyqja, do t’i vrasin!
MËRIA – Jo, jo, mos u tremb. Ti shko vrap e zgjo Mar- tinin, se unë po vërej në qoshk, nga po mbajnë. (Zoga largohet, duke shkuar te qoshku, takohet me Marën.)
MARA – Po ti s’ke ra ende me fjetë?
MËRIA — Ku shkoi baba Gjin me lalë Gjonin?
MARA – Pse, i pe ti?
MËRIA – Si nuk i pashë? Ata shkuen me vra Margjelën me Zefin.
MARA – Qyqja, mos thirr.
MËRIA – Të mos thërres, por t’i le të vriten. Mos vallë kështu të këshillon zoti ty?
MARA — Mos mëkatno, bijë!
MËRiA – Shumë katil po e ban zotin, ti nanë!
MARA – O perëndi, çfarë fjalësh janë këto?
MËRIA – A ia bekove pushkën burrit që do të vrasë fë- mijën tand? A nuk po bahesh edhe ti katile e bijës sate?
MARA – Mos e thuej atë fjalë, se më vrave. Unë katile? Unë të vras vajzën time. Ata i morën nderin shtëpisë. Ata e fyen edhe të madhin zot.

MËRIA – Mos vallë e fyen pse deshën njeni-tjetrin? Pse i dhanë besën me kohë njeni-tjetrit? Pse janë gati të vdesin për njeni-tjetrin?
MARA – Mos thirr, nuse.
MËRIA – Po, po, të vriten. Kështu këshillon, ti nanë, me një pash rruzaje në dorë.
MARA – Aman, nuse, se s’i duroj ma këto fjalë. (Bie mbi një stol.) Ç’rrufe krisi përmbi kokën time!
MËRIA – Më fal, nanë, që të fola kaq randë, por ti ende nuk po e kupton se po i ban vorrin fëmijës sat.
MARA – A thue, moj bijë?
MËRIA – Po, nanë, ata janë të pafaj.
MARA — A thue nuk e fyen zotin ata tue dhunue shtë- pinë e tue prishë zakonin?
MËRIA – Ata deshën e morën njeni-tjetrin. Ata kërkuen lumtuni në jetë, kurse ti kërkon t’i vrasësh.
MARA – O perëndi, edhe ti po më gjykon. Po e shoh se lutjet e mia nuk kanë ma fuqi. Unë jam fajtore. ! shpëtoni, i shpëtoni, bijë. Mue më vrisni, po de- shët, por ata i shpëtoni. (Hyn Martini me rrëmbim, mbas tij, Zoga.)
MARTINI – Çfarë ka ndodhë?
MARA – Martin, shpëtoje Margjelën, të pastë nana. Ajo iku bashkë me Zefin. Baba yt me gjithë Gjonin shkuen që t i vrasin. Kanë me vete mauzerin e Lekës.
MARTINI — Çfarë thotë, moj, kjo?
ZOGA – Ashtu asht, Martin!
MERIA – Margjela e Zefi gjenden në rrezik.
MARTINI — E ç’më rrini kështu atëherë? Shpejt i zgjoni të gjithë. Ata duen të shtijnë. (Crate dalin. Mar¬tini thërret:) Lekë, Dodë, Col, Pjetër! Zgjohuni të gjithë, (Dëgjohet brenda zani i Zogës dhe i Më- risë.) Zgjohuni të gjithë! Shpejt!
(Vijnë gratë e burrat duke u veshur. Mara është larguar.)

LEKA – Çfarë ka ndodhë, o Martin?
MARTINI – Asgja e keqe deri tashti, por e keqja do të ndodhë mbas tashi, po e lamë ne. Margjela e Zefi kanë ikë. (Çuditen të gjithë.)
MERIA – Janë nisë me makinë për Surrel. Kanë shkue të vënë kunorë.
(Çuditen të gjithë.) Ata ia kishin dhanë besën njeni-tjetrit me kohë.

LEKA — Pra, ti e dije, o Mëri?
MËRIA — Po, e dija.
LEKA — E pse s ke folë me kohë, moj nuse?
MERIA — Pse më vunë në be të mos flisja.
LEKA — Ti U ndihmove të ikin?
MËRIA – Po. Gjykojeni si të dueni. Po unë e desha shumë Margjelën dhe bana çdo gja për lumtu- ninë e tyne.
LEKA — E donin njeni-tjetrin?
MËRIA – Ata rronin vetëm për njeni-tjetrin?
LEKA — Të tha ndonjë fjalë Zefi para se të ikte?
MERIA – Të kërkon të falun. Më tha se nuk gjeta rrugë tjetër për ta shpëtue Margjelën dhe dashuninë tonë.
EKA — Ka pasë të drejtë! Ata i kryen punët pa ndihmën tonë. Tashti na bie detyra neve t’i mbrojmë ata dhe dashurinë e tyne. Nga mbajti baba me Gjonin?
MËRIA – Te lundra e Davës. Kanë marrë mauzerin tand. Do të kalojnë liqenin e t’i dalin makinës në pri:ë
te Fusha e Shtogut.
LEKA — Ne do të marrim motoskafin e ndërmarrjes.
(Thërret.) Brigada e Perkolgjinajve!
TË RINJTË – Urdhëno, brigadier!
LEKA — Sonte nuk do të vëmë mina; nuk do të sulmojmë kundër shkambit si në minierë, por do të sul- mojmë kundër disa zakoneve që s’e nderojnë as këtë kullë të lashtë. Mbas meje!

(Dalin burrat.)

Fundi i aktit të dytë
Linku per aktin e 3-te dhe te fundit: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/skenare-teatri-perkolgjinajt-akti-i-3-te/
_______________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Vepra Letrare 2 / Kole Jakova

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here