Vath Koreshi (1936-2006)
Shkrimtar / Skenarist.
Lindi ne Lushnje me 7 maj 1936. Kreu shkollen e mesme profesionale ne Politeknikumin “7 Nentori” ne degen mekanike dhe punoi per 4-5 vjet ne ekspeditat gjeologjike ne Kukes. Mbas kesaj mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes per gjuhe letersi ne vitin 1964. Veprimtarine letrare e ka filluar qe kur ishte ende ne shkollen e mesme.
Ne vitn 1964 botoi vellimin me tregime “Kur zune shirat e vjeshtes” dhe vellimin e dyte ne v. 1968 “Toka ne hijet e shtepise”. Gjithsesi, romani i tij i pare ishte “Dy te shtunat e Suzanes” (1971) , nderkohe qe ne v. 1977 boton romanin e dyte “Mali mbi kenete” i cili ribotohet ne frengjisht ne vitin 1998. Vath Koreshi eshte autore i disa romaneve dhe vellimeve me tregime te suksesshme, duke u bere njeri nga shkrimtaret me te njohur te vendit, i nderuar me disa cmime ne konkurse te ndryshme kombetare.
Nder vepra te tjera te tij mund te permendim: “Nderrimi i qiejve” (1971) vellim me tregime; “Tregime te zgjedhura” (1972); “Mars” (1975); drama “Hijet ikin nga malet” (1968); “Njerezit e minieres” (1968); “Mysafiri i nates” (1970); Romani “Haxhiu i Frakulles” (1979); “Rruge per larg” (1985); “Rekuiem per nje grua” (1995); “Ulku dhe Uilli” (1996); Novele “Komomea” (1999) e shume artikuj publicistike dhe eseistike . Eshte nderuar me disa cmime per letersi ne konkurse kombetare dhe fitues i cmimit letrar “Cikal Brindizi” (1996);
Eshte nderuar gjithashtu me tre “Urdhera Naim Frasheri” dhe shume nga romanet, novelat dhe tregimet jane perkthyer madje edhe ne gjuhe te huaja.
Paralelisht u muar me kino-dramaturgjine duke shkruar skenare te disa filmave artistike mjaft te suksesshem dhe dha nje ndihmese te dukshme ne zhvillimin e kinematografise shqiptare.
Se bashku me P. Dadon, K. Blushin dhe N. Tafen etj u be nje nga kinodramaturget e mirefillte te filmit shqiptar.
Nder filmat e realizuar simbas skenareve te tij qe u bene me shume jehone jane “Rruge te bardha” (1974); lauruar me Cmimin e Rrepublikes ; “Gjeneral Gramafoni” (1978); fitues I Cmimit te Pare ne Festivalin e 3-te te Filmit Shqiptar dhe lauruar me Cmim te Rrepublikes per skenar dhe regji , nderuar me diplome nderi ne Festivalin e 3-te te Filmit Ballkanik ne Stamboll (1980); “Nga mesi I erresires” (1978 si bashkeautore I skenarit); “Liri a vdekje” (1979); “Agimet e stines se madhe” (TV-1981) me 5 seri mbeshtetur ne vepren e tij “Rruga per larg” ; “Besa e kuqe” (1982) edhe ketu bashkeautore skenari e qe u nderua me Kupen e Festivalit te 5-te te Filmit Shqiptar. “Nata e pare e lirise” (si bashkeautore 1984); “Bote e padukshme” (1987) nderuar me Cmimin “Aleksander Moisiu” ; “balada e Kurbinit” (1990) mbeshtetur ne novelen me te njejtin titull, nderuar me diplome ne Festivalin Nderkombetar ne Paris, 1990 ; “Dasma e Sakos” (1998) , per te cilen u nderua me Kupen per skenarin me te mire ne Festivalin e 11-te te Filmit Shqiptar ne prill 2000. Si dhe filmi dokumentar “Lotet e Kosoves” (1999); “Porta Eva” (2000).
Gjithashtu Vath Koreshi ka nje veprimtari te gjere si gazetare ne “Zeri i rinise” dhe revisten “Drita” ne harkun kohor 1964-1978, shef i redaksise se filmit artistike ne Kinostudio “Shqiperia e Re” nga 1978 deri ne v. 1983 ; drejtor i Drejtorise se Arteve dhe minister i Kultures Rinise dhe Sporteve 1987 – 1992. Kryeredaktor i revistes Kulturore “Art” 1995. Drejtor i Shtepise Botuese “Onufri” 2000 etj.
Filma te tjere qe m bajne skenarin e tij jane edhe :
“Ne kufi te dy legjendave” (1982); “Plaku dhe hasmi” (1982); “Ne prag te jetes” (1986); dokumentaret “Ne kerkim te Hafize Leskovikut” (2000) ; “Te bekuarit” (2000); Ne vitin 2001 ishte deputet ne Kuvendin Popullor.
Nderron jete ne vitin 2006.
U publikua per here te pare ne “Kinematografia shqiptare” – maj 2020
________________
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha/f. 208, 209, 210.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw