Nexhati Tafa
Skenarist i mirenjohur i filmit shqiptar te Kinostudios.
Lindi ne Kavaje me 17 prill 1952. Kreu studimet ne Universitetin Shteteror te Tiranes ne degen gjuhe-letersi. Punoi qe nga fillimet si redaktor dhe skenarist prane Kinostudios “Shqiperia e re” . Eshte nje nga skenaristet me prodhimtare ne gjinine e filmit artistik e ku cilesia e skenareve te tij shkoi gjithnje ne rritje. Eshte autore i rreth 15 skenareve te filmave artistike , nder te cilet 4 me bashkeautore, i 7-8 filmave dokumentare dhe dy filmave vizatimore.
Nder skenaret e tij me te spikatur te filmave artistike jane:
“Dimri i fundit” – 1976 / i cili u nderua me Cimim te vecante ne Festivalin e II te Filmit Shqiptar; “Njeriu i mire” – 1982 qe u nderua me Cmim te Pare dhe Kupen e Festivalit; “Apasionata” – 1983; “Shirat e vjeshtes” – 1984 nderuar me Cmim te Dyte / “Te mos heshtesh” – 1985 nderuar me Cmim te Dyte; “Treni niset ne shtate pa pese” – 1988, nderuar me Cmim te Dyte; “Vdekja e kalit” – 1991; “Zemra e nenes” – 1995 i cili u nderua me Cmim te Pare dhe Kupen e Festivalit te Filmit te Dhjete te Filmit Shqiptar dhe qe u nderua gjithashtu edhe me Cmim Nderkombetar “Trofeu i Argjendte”, si dhe skenarin e filmit “Perdhunuesit” . Ne vitin 2000 realizoi si producent dhe regjisor ne filmin “Primitivi i nje qyteterimi te ri” – 2000 .
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 382
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw