Agron Jakupi
Skenograf, piktor.
Lindi në Vlorë, më 26 nëntor. Kreu Iiceun artistik “Jordan Misja”, më 1973, ndërsa studimet universitare më 1976 në lnstitutin e Lartë të Arteve, dega e arteve figurative për skenografi.
Pas mbarimit të tyre u emërua si skenograf në teatrin “Petro Marko” të Vlorës*, ku punoj, me një karrierë artistike mbi 35-vjecare.
Ka realizuar rreth 50 projekte skenografike të shfaqjeve
skenike nga më të ndryshmet, po aq edhe skenografi koncertesh, festivalesh e performancash të gjithfarta.
Në vitet ’80 në gjetjet e tij artistike vihen re prirje për nje gjuhë që synonte risimin e formave shprehëse, jo vetëm ato dekorative dhe të shëmbëllimeve realiste, por edhe me mbivendosje simbolike e metaforike, si në përpunimin e sheshit skenik, e dekoreve, e kostumeve, e dritës dhe ngjyrës, ashtu edhe në ekuivalentimin e matur te mjediseve përkitazi shënjimeve skenografike bashkëkohore, sikurse u vu re në shfaqjen Ura me tre harqe (1988), inskenim i romanit homonim të Ismail Kadaresë*.
Pas viteve ’90 elemente të simbolit, aftësia sintetizuese, alegoritë dhe asociacionet bëhen më të pranishme, tok me kërkimet e tij ngulmuese në pasurimin ideofigurativ të pamjeve dhe tablove skenografike që afrohen sa më pranë shëmbëlltyrave e mjedisore, tipike për periudhat e caktuara historike ku zhvillohen ngjargjet.
Operimi me elemente shënjuese, të reduktuara e konvencionale në dekore, në kostume si dhe në trajtimin e dritëhijes u panë në shfaqjen e dramës Tri mendje në ankand të Ferdinand Hysit’ ( 1996), e cila u ndoq më pas nga shfaqjet e tjera, si: Para semaforit, Shpirti i ujkut (drama t F. Hysit), Ah, veshkot e mia e Babis Cikliropulosit (2002), Korrupsion në pallatin e drejtësisë të Ugo Betit (2003).
Zgjidhjet mecaforike, për shembull në dramën Merimanga (2004) me shtypshkrimet dhe figurën e djallit mes tyre si frymëzues i krimit dhe i korrupsionit; ose moria e kulisave dhe projektimi i hijeve nga pas tyre si shenjim i pushtetit okult në dramën Vrosësit i lamë pas e Teodor Laços” (2007), alternohen me zgjidhjet e Ilojit realist, ku zotërojnë mjediset e mobiluara hijshëm, luksi dhe tablotë e varura piktorike, të cilat të vendosin në një kohë të dhënë, si për shembull në dramën Rëndësia për të qenë i ndershëm (në origjinal: Rëndësio e të quajturit Ernesto) e Oskar Uajlldit (2006).
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 197-198
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw