Skenografi dhe piktori Zef Ujkaj (1936-1990) | Përkujtimore!

0
752

Zef Ujkaj (1936-1990)
Skenograf, piktor.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Durres me 16 mars. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne vitin 1954 ne qytetin ku lindi, kreu edhe studimet ne liceun artistik “Jordan Misja” ne vitin 1959 per pikture dhe nje vit me pas, me 1960 filloi te punoi ne teatrin Aleksander Moisiu” te Durresit.

Me 1974 e largojne nga teatri per motive politike. Zef Ujkaj solli nje gjuhe te re ne skenografi, duke shfrytezuar format konvencionale dhe elementet simbolike. Ne shfaqjen e drames “Mbi germadha” te F. Pacramit (1966) ai krijoi nje mjedis ekspresiv qe metonte jo aq format tradicionale e natyraliste sesa figurativitetin, krijimin e metafores se perplasjes se dy koheve me mbivendosjen e rrafshe ve skenike te veprimit njeri perkunder tjetrit.

Ne dramen “Nje dashuri e tille” te P. Kohotit (1965), pervec shprehimesise se mjediseve te brendeshme, si pjese e eksterirereve te saj u shfrytezuan ne menyre inteligjente edhe imazhet e sjelluara nga projektimet mbi nje sfond qe ishte konceptuar si pjese organike e dekorit. Alegoria, gjuha metaforike, figurat e perthyera, mbivendosjet e planeve, simbolika behen pjese e krijimtarise se tij , sikunder u pa kjo tek menyrat e perfytyrimit te hapsires skenike ne dramat “Ndalesa e fundit” e M. Remarkut, “Pulebardha” e Cehov, “Mulliri i Koste Bardhit” i N. Priftit.

Idete skenografike te tij ngriheshin e ngjizeshin nepermjet formave te pastra simbolike, si ngjet psh. Me shfaqjen e komedise “Revizori” te N. Gogolit, ku ajo ideja skenografike krijohej nga dy kembe te hapura, pas te cilave, qe nga poshte dilnin dhe hynin personazhet, si nga nje prapanice e stermadhe qe aludonte administraten e kalbur e te korruptuar te kohes.

Modelime konstruktiviste solli ai ne konceptimin e dekoreve te drames “Ceshtja e inxhinier Saimirit” te F. Pacramit (1972), fale te cilave vendosja e aktoreve ne disa platforma ne linje vertikale fitoi shprehimesi, ndersa vete dialogu zhvillohej nga pika te ndryshme te lartesise, duke i dhene me shume “teatralitet”, ne sensin formal artistik te fjales. Z. Ujkaj ka punuar skeongrafi te tipave te ndryshme, per teatrin dramatik, estraden, koncertet muzikore, veprimtari te tjera skenike, duke perdorur shpesh materiale te tilla si hekur, gure, qe i tejkalonin standartet e parapara.

Si piktor ka spikatur ne gjinine e portretit , por ka levruar edhe gjini te tjera. Mban titullin “Artist i merituar” si dhe “Qytetar nderi” i Durresit.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 531

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.