Skenografi Kristo Cala

0
443

Kristo Cala
Skenograf.

Lindi ne Tirane me 27 qershor 1958. Ka mbaruar Akademine e Arteve per skenografi, me 1986, dhe po ate vit fillon te punoje ne Teatrin Popullor (sot TK), deri me largimin nga detyra ne vitin 2000. Shume nga skenografite e produksioneve te Teatrit Kombetar mbajne firmen e tij, mes te cilave vecohen: “Pallati 176; “Une dhe Mefistofeli”; “Nate me hene”; “Zgjimi”; “Magjia e madhe”; Fernando Krafti me ka shkruar nje leter”; “Muzeu”; “Kopshti me dallandyshe”; “Armiku i popullit”; “Virgjeresha”.

Ne komedine “Magjia e madhe” te E. De Filipos, ai e mbeshtolli krejt sallen me pelhure te bardhe per te krijuar ndjesine e nje cirkusi a te nje seance spiritiste, ku kufijte konvencionale midis skenes dhe salles, aktoreve dhe spektatoreve sikur “shkrihen”, qellim krijimin e pretekstit artistik te sugjestionimit kolektiv nga personazhi i Magut-iluzionist. Krejt ndryshe procedohet me zgjidhjen skenografike te drames “Armiku i popullit”. Tashme ka nje nderthurje te gjuhes moderniste dhe simboleve te pastra, nga njera ane, me arkitekturen realiste te mjediseve, nga ana tjeter. Flamuri i grisur i shqiptareve mes flamujve te tjere percillte idene e rrenimit politik, social e deri atij ko mbetar t Shqiperise e shqiptareve pas kaosit te frikshem te v. 1997. Jashte Teatrit Kombetar

Vecohen bashkepunimet e tij me regjisorin Kico Londo ne shfaqjet: “Kujdes! Kafshon….” Te Gernit, “Mbreteresha e bukur” e Martin McDonagh dhe “Gjashte vjet shtatezene” e B. Cikliropulos. Ne zgjidhjet skenografike te Cales, bie ne sy thjeshtesia dhe maturia. Eshte i prirur me fort ndaj shembellimeve realiste dhe, ne rastet e perthyuerjeve imagjinare e surrealiste. Perdor referenca te forta “natyrale”, gjithsahere qe mjediset dhe mizanskenat regjisorjale e kerkojne kete si nje kusht te domosdoshem.
_______________
Kinematografia Shqiptare  ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 67.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here