SMAJL ALIA (1945 – 2015) | Përkujtimore!

0
1323

Smajl Alia (1945 – 2015)
Aktor i teatrit te estrades “Migjeni” Shkoder.

Lindi me 1 mars 1945. Pasi kryen shkollën e mesme të ndërtimit në Tiranë, punon si teknik ndërtimi në shumë vepra industriale, që nga Laçi i Kurbinit, në Vaun e Dejës e Fierzë. Talenti i tij ra ne sy që në shkollë me një sërë interpretimesh të suksesshme. Më pas, humoristi do ta gjente veten në juritë e festivaleve kombëtare e ndërkombëtare.

Në harkun kohor 1982-1995 do te jete aktor profesionist i estradës së Shkodrës dhe madje është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për profesionalizmin interpretativ.

Poshte nga e djathta ulur, aktori i humorit Smajl Alia teksa interpreton perkrah koloseve Tano Banushi dhe Zyl Miloti

Krahas aktivizimit interpretativ amator e profesionist, ai asnjehere nuk e hoqi penen nga dora, dashuronte edhe të shkruarit, duke qene autor i shumë bejteve, skeçeve, parodive, poezive satirike dhe tekste këngësh popullore.

 

Qindra role te ndryshme edhe pse dytesore ne karrieren e tij si humorist duke interpretuar se bashku me emra te medhenj te humorit shkodran, mjafton te permendim Tano Banushi, Paulin Preka, Zyl Miloti, Gezim Kruja, Zef Deda, Gjosho Vasia etj., per te mesuar jetegjatesine dhe rendesine e nje artisti me vlera dhe kontributin e dhene ne estrade. Luajti edhe ne filmin “Rruge te bardha” ne nje rol fare episodik.

Nderron jete me 5 tetor 2015 ne moshen 70 vjecare mbas nje ataku kardiak.

Ekskluziviteti ne kete Ueb Sajt mban daten 1 mars 2020

U publikua per here te pare ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne vitin 2017.


____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here