Sokol Progri
Aktor, regjisor!
Nje nga temat e faqes eshte edhe “Meteore te skenes”, me synimin per te nxjerre nga “pluhuri” i harreses nje pjese te atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori! Ne kete kategori perfshihet edhe aktori Sokol Progri qe nuk pati fatin te luante ne shume filma shqiptare.
Lindi ne Tropoje me 10 maj 1951. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor.
Sokol Progri nuk ka interpretuar shume role ne filma, dhe spektatori e njeh ate nepermjet disa filmave si: “Rruge te bardha” – 1974; “Yje mbi drin” – 1978 ne rolin e Palit perkrah kengetares aktore Adriana Ceko; “Fundi i nje gjakmarrje” – 1983 ne rolin e Becit, dhe “Hetimi vazhdon” – 1988 ne rolin e Dilaverit.
Pas diplomimit për aktor e regjisor, punoi shumë vite në teatrin e Beratit, më pas në TVSH (Radio Televizioni Shqiptar), kurse tani punon dhe jeton aktualisht me familjen e tij në Tampa / Florida te SH.B.A.
(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten maj 2021
____________________
“Kinematografia shqiptare” ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw