Sokol Xhahysa, piktori dhe regjisori i filmit te animuar!

0
1189

#KinematografiaShqiptare  #ProfileArtistesh  #FilmiVizatimore

Sokol Xhahysa
Punoi ne Kinostudion “Shqiperia e re” si piktor dhe regjisor i filmit vizatimore.

U linde ne Tirane me 26 janar 1958. Kreu arsimin e larte ne ILA- Insitutin e Larte te Arteve per pikture. Me 16 gusht 1982 filloi pune si piktor ne Kinostudio prane repartit te filmave vizatimore . Fillimisht punoi si piktor multiplekator dhe nga viti 1984 kaloi si regjisore i filmave vizatimore duke qene njekohesisht edhe piktore ne disa filma.

Deri ne vitin 1990 realizoi rreth 8 filma si: “Djali dhe peneli” – 1983; “Nje ndodhi ne stan” – 1984; “Robinsoni dhe shpetimtaret” – 1986; “Variacion mbi temen” – 1986; “Arbitri, arbitri” – 1988 i cili u nderua edhe me cmim te vecante…. “Robinsoni dhe shpetimtari” pati shume sukses dhe ai e trajtoi kete teme ne tre seri 1986, 1987, 1988. Ne kulmin e veprimtarise se tij artistike , me 1991 emigroi ne Zvicer se bashku me bashkeshorten ku punoi per nje kohe edhe aty si piktor duke shitur veprat e tij per te sigururar mjetet e jeteses.

Sokol Xhahysa , ne mitingun e studenteve ne dhjetor 1990, artikuloi per here te pare shprehjen: “Me mire nje fund i tmerrshem, se sa nje tmerr pa fund”.
_________
“Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – 2002 / A. T Hoxha / f. 415

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here