Sopranoja Shqipe Zani!

0
683

Shqipe Zani
Soprano, “Mjeshter i madh”

Lindi me 16 korrik 1951 ne qyteze e vogel ne Gramsh, Mbase dekori i bukur i natyres se qytetit qe ne vegjeline e saj e frymezoi Shqipen, dhe e ushqeu boten e saj shpirterore artistike. Rrjedh nga nje familje intelektuale, te cilet e kane edukuar me dashurine per artin dhe vlerat me positive. Ata kane qene pjesmares te luftes nacional-clirimtare dhe kane punuar ne dobi te vendit.

Brenda harkut kohor 1964 – 1968 diplomohet ne Liceu Artistik “Jordan Misja”,Tirane, në Teoritikë. Vazhdon me pas ne Konservator ne vitet 1970 – 1973 : Studime të larta ne Konservatorin e Tiranës, dega Kanto, në klasën e Prof. Shpresa Nishani, me pas,stazh njëvjeçar pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, trupa e Solistëve.

Nga 1995 deri me 1996 kryen Akademine Santa Çeçilia, Romë (5 muaj) me bursë Tempus
Me 1998 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (1 muaj) me bursë Tempus.
Nga 1984 deri me 1992 ishte Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura
1992 e në vazhdim – Pedagoge e Brendshme Definitive në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura.
1996 – Emërohet Shefe e Seksionit të Kantos në Fakultetin e Muzikës
Nje karriere e suksesshme, me nje nje aktivitet te dendur artistik, dhe te vleresuar te adhurueshem per publikun me shume cmime…

1974 – 1992 : Soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku ka realizuar këto role në veprat skenike:
1974 – roli i Davës, Opera “Mrika” të Prenk Jakovës
1976 – roli i shoqes, Opera “Komisari” të Nikolla Zoraqit
1976 – roli i Lules, Opera “Zgjimi” të Tonin Harapit
1977 – roli i Afrovitit, Opereta “Karnavalet e Korçës të Avni Mulës
1982 – roli i Myzetës, Opera “Boheme” të Xhiakomo Puçinit
1983 – roli i Fraskitës, Opera “Karmen” të Zhorzh Bizet
1984 – roli i Rozinës, Opera “Berberi I Seviljes” të Xh. Rossinit
1985 – roli i Toskës, Opera “Toska” të Xhiakomo Puçinit
1986 – roli i XHildës, Opera “Rigoleto” të Xhiuzepe Verdit
1987 – roli i CiuciuSanit, Opera “Butterfly” të Xhiakomo Puçinit
1989 – roli i Nedës, Opera “Paliaçi” të L. Kavalos
1990 – roli i Elit, Opera “Liceistët” të Josif Mingës (me orkestrën e Korçës)
1990 – Koncert recital me 16 pjesë, shoqëruar në piano nga Johan Botka
1991 – roli i Eleonorës, Opera “Trovatore” të Xhiuzepe Verdit
2000 – koncert në Prishtinë, Kosovë shoqëruar nga pianistja Mira Keta
2000 – koncert recital në Prishtinë, Kosovë
2004 – koncert vocal I muzikës së dhomës me soprano Shqipe Zani, me pjesëmarrjen e Stefano Donaudy (36 Arie të stilit antic, për kanto e pianoforte)
2007 – koncert recital me muzikë shqiptare :Portreti I Ramadan Sokolit”, shoqëruar në piano nga pjanistja Lea Kilica
2010 – koncert “Tre sopranot” Sh.Zani, S.Frashëri, M.Leka
2012 – koncert për 100 vjetorin e Pavarësisë shoqëruar nga Orkestra e Akademisë së Arteve të Bukura
2014 – koncert me formacionin muzikor të muzikës Barok
2015 – koncert me kuartet harqesh në Pejë, Kosovë
1991 – e në vazhdim – koncerte të vazhdueshme në skenë me Piano e Orkestër

Cmime dhe tituj:
Urdhri “Naim Frashëri”, klasi III, “Për interpretim të Lartë të muzikës shqiptare dhe popullore të përpunuar” Tirane më 21.09.1985, Dekret nr.7000
1.Çmimi i Dytë në Konkursin “Tefta Tashko” Korçë në vitin 1988
2.Çmimi i Parë dhe i Dytë në Festivalin e Këngës Popullore të Përpunuar në vitet 1977,1978, 1979
3.Çmimi i Parë dhe i Dytë në Dekadat e Majit, në vitet 1981, 1982, 1983
4.Çmimi i Parë dhe i Dytë i Romacës Shqiptare në vitet 1988, 1997
5.Titulli “QYTETAR NDERI”, me vendim të Këshillit Bashkiak GRAMSH, Nr.3 datë 21.07.2000
6.Titulli “PROFESOR”, me VKM dhe Komisionit të Kualifikimit Shkencor nr.147 datë 27.07.2007
7.Titulli “MJESHTËR I MADH”, me nr. Dekreti 7333 dt. 12.03.2012 dekretuar nga Presidenti Bamir Topi

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Gazeta Dielli on line – 2015

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here