Sotiraq Çili (1942-2017)
Aktor i suksesshem i Teatrit “A.Z Cajupi”, Korce dhe i Kinematografise Shqiptare.
Lindi ne Korce me 15 mars 1942.
Ka kryer studimet per aktor ne Insitutin e Larte te Arteve , dhe per shume vite ka qene aktor i Teatrit “A.Z Cajupi” te Korces, institucion me te cilin ka dhene edhe ai nje pjese kontributi ne historine e teatrit korcar. Por me shume eshte i njohur ne kinematografi, i aktivizuar ne nje numer te konsiderueshem te filmit shqiptar .
E fillon me rolin e nje oficeri gjerman ne vitin 1968 ne filmin “Prita” e me pas mund te permendim, Montatorja (1970) – brigadieri i ndertimit, Flamur ne dallge (1977) – koloneli Karar, Nje udhetim i veshtire (1977), Hetimi vazhdon (1977) , Tomka dhe shoket e tij (1977) – Tomorri, Gjeneral gramafoni (1978), Pas gjurmeve (1978) – Guri, Nje nate nentori (1979), Pertej mureve te gurta” (1979), Karnavalet (1979), Vjeshte e nxehte `41 (1985), Rikonstruksioni TV(1988) – inxhinjer Gjergji, Kush eshte vrasesi (1989), Kronike e nje nate (1990) – Nikollaj .
Aktori ka patur nje loje interpretuese te thjeshte me nje natyrshmeri qe synon te synon te zbuloje sjelljen organike te personazheve, ndonese ne momente turbullirash e merish, gjasa per me shume dramacitet parapelqehen prej tij te anashkalohen.
Nderron jete me 20 gusht 2017.
_______________________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare me mars 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: “Enciklopedi. Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 70 si dhe Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2009 / A. Hoxha / f. 76-77
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw