Spartak Tili | “Mjeshter i madh”

0
1307

Spartak Tili
Kompozitor, “Mjeshter i madh”

U linde ne Korce me 11 janar 1948 ne nje familje artistesh. E ema e tij ka qene aktore e brezit themeltar te teatrit korcar . Kryen studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degët piano dhe teoritik deri më 1966. Mbas mbarimit te shkolles fillon pune si mesues ne Skrapar, pozicion qe e mban per 2 vjet. Me pas 3 vite shërbim ushtarak pranë Ansamblit të Ushtrisë si korist dhe pianist.
Ne periudhen kohore 1971-1976 do te diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Degën Kompozicion nën drejtimin e të mirënjohurit Feim Ibrahimi. Pas studimeve të larta, nis aktivitetin si redaktor i krijimtarisë muzikore në RTSH ku me pas emërohet në detyrën e Shefit dhe të Udheheqesit artistik, detyrë që e mbajti për rreth 18 vjet.
Pjesëmarrës në koncertet e Majit prej vitit 1976 me krijimtari nga kënga, koralet, përpunimet, muzikë vallesh etj. Gjithashtu ka qene pjesëmarrës si autor këngësh në 20 festivale të RTSH dhe Koncertet e Pranverës. Spartak Tili është gjithashtu krijues i shumë veprave orkestrale, simfonike, koncertale e instrumentale, të intepretuara nga solistë apo nga Orkestra e Radio Televizionit e orkestra të tjera. Ka shkruar edhe muzikë filmash vizatimorë dhe artistikë. Mbas 90-tes emigron ne Greqi per tu rikthyer ne Shqiperi ne v. 2008 ku edhe jeton aktualisht.

Pervec veprimtarise tjeter muzikore ka kompozuar edhe muziken e disa filmave vizatimore si “Erinda dhe Kukulla” – 1979 / “Djaloshi i lirise” – 1982 / “Bredhi midis nesh” – 1983.

Ne fundvitin 1976 deputon si kompozues kengesh ne Festivalin e 15 –te ne RTSH, se bashku me kompozitorin tjeter Hajg Zaharian.

Pjesemarres si kompozitor ne Festivalet e RTSH-se 1976 - 1990
1976.Fest. 15 / Si revolucionar (Hysen Kocia dhe Kompleksi i operas)
1977.Fest. 16 / Qëndrojmë si mallet (L. Perbasha dhe Irena Kuko)
1978.Fest. 17 / Vatër bujare (Afërdita Laçi dhe Emirieta Çela )
1979.Fest. 18 / Vallja jonë (Suzana Qatipi dhe Petrit Lulo)
1980.Fest. 19 / Duarartët tanë (Gj. Suljoti & T. Tershana dhe T. Papapano & S. Catipi)
1981.Fest. 20 / Këngës djem t'ia marrim-o (S. Catipi dhe P. Lulo)
1982.Fest. 21 / Mes nesh përherë (Hysen Koçia dhe Gaqo Çako)
1983.Fest. 22 / Zjarri i trimërisë (Liljana Kanina dhe Myfarete Laze)
1984.Fest. 23 / Ngrohtësi (Miga Hysi dhe Parashqevi Simaku )
1985.Fest. 24 / Mirënjohje (Foto Malo dhe Afërdita Laçi)
1986.Fest. 25 / Një mëngjes (Parashqevi Simaku)
1987.Fest. 26 / I duam bukuritë (Nazmie Kasmi )
1988.Fest. 27 / Lumë në pranverë (Eglantina Leka )
1989.Fest. 28 / M'u ndez një mall (Mustafa Mehja)
1990.Fest. 29 / Lule e vetmuar
____________
Seleksion i lajmeve shkeputur nga gazeta te ndryshme on line.
Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f.387
si dhe shenime personale nga Festivalet ne RTSH.
Janar 2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here