Spiro Karanxha (1926-2000) | Perkujtimore!

0
1727

#KinematografiaShqiptare

Spiro Karanxha (1926-2000)
Aktor i Teatrit dhe Estrades Profesioniste te qytetit te Korces!

U linde me 6 shkurt 1926. U aktivizua qe ne moshe te re me grupet e teatrit amator ne Korce. Me pas kalon ne Pallatin e Kultures se qytetit duke u aktivizuar nga regjisori i atehereshem Dh. Trajce ne disa premira teatrale te ketij grupi.

Me formimin e Teatrit “A. Z. Cajupi”, ne vitin 1950 Spiro Karranxha do te beje pjese ne stafin nismetar te ketij institucioni edhe pse emerohet si aktor gjysme profesionit. Interpretimet e tij , vertetesia e misherimit te roleve bejne qe ai te perfshihet me vone si aktor profesionist. Gjate kesaj periudhe ne skene e teatrit te sapoformuar e me pas luan ne nje sere shfaqjesh ku mund te permendim: “Permbysja” / “Zeri i Amerikes” / “Vajza nga fshati / “Kush e ka fajin” / “I semuri imagjinar” / “Tanja” / “Fejese e ngaterruar” / “Lulja e kujtimit”etj.

Me kalimin e kohes kontributi i dhene nga S. Karranxha ne teater eshte i dukshem edhe me interpretime te tjera si : “Nje ngjarje fatkeqe” / “Ne Gjeneve” / “Per mbrojtjen e Atdheut” / “Genjeshtari” / “Ishulli i paqes” / “Vjerri, vjerra e te tjera” / “ Vatra e huaj” / “Varri i pagezimit” / “Semundje e rrezikshme” / “Pamje nga ura” / “Ishulli i Aferdites” / “Nata e 12-te” / “Keneta” / “Vajza pa prike” / “Hije te nates” / “Rrethimi i bardhe” / “Doktor Aleksi” / “Gjaku i ri” / “Tre te shtena pushke” / “Tartufi” / “Maro Mokra” etj.

Nje aktor qe dinte te gershetonte bukur dhe te interpretonte me mjeshtri si role dramatike dhe ato komike. Prirja me teper nga kjo e dyta bene qe aktori me pervoje dhe eksperience te kalonte me trupen e estrades se qytetit ne vitin 1976. Ne vitin 1985 per merita te vecanta dhe kontributin e dhene nderohet me titullin “Artist i merituar”. Qendron ne organiken e estrades deri ne v. 1997, viti i cili shenon kohen kur ai del ne pension.
Eshte aktivizuar edhe ne 2-3 filma te Kinostudios si: “Perballimi” – 1976 / “Pas gjurmeve” – 1978/ “Me hapin e shokeve” – 1979.

___________
Teksti u formulua nga nje seleksionim i lajmeve te ndryshme te marra nga gazeta, portale shqiptare on line. Kinematografia Shqiptare, 2013-2021.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here