Spiro Konduri (1941 -2024) Inxhinier dhe operator zeri i filmit shqiptar!

0
3526

Spiro Konduri (1941 – 2024)
Inxhinier dhe operator zeri ne filmin shqiptar te Kinostudios.

Lindi ne Durres me 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollen e mesme. Ne vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes si inxhinjer elektronik. Punoi deri ne vitin 1969 si inxhinjer ne Radiostacionin e Shijakut dhe po ne kete kohe u transferua ne Radio-Tirana vendi ku punon deri ne v. 1975.

Punon me pas per tre vjet ne Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan . Ne Kinostudio fillon te punoje si operator zeri ne filmin dokumentare. Filmi i tij i pare eshte “Arbereshet” , i cili nderohet me cmim per kolonen zanore. Paralelisht merret me regjistrimi n e zerit edhe ne disa filma vizatimore. Filmi i pare artistike ku regjistroi kolonen zanore ishte “Gjeneral gramafoni” – 1978. Deri ne vitin 1991 realizoi rreth 20 filma te tjere artistike, pervec filmave dokumentare dhe vizatimore.

Per filmin vizatimore “Peshorja” eshte nderuar me cmim. Nder filmat artistike bejne pjese: “Ne shtepine tone” – 1979; “Qortimet e vjeshtes” – 1981; “Ne cdo stine” – 1981 (nderuar me cimim); “Vendimi” – 1984; “Dhe vjen nje dite” – 1986; “Perralle nga e kaluara” – 1987; “Vrasje ne gjueti” – 1987; “Kthimi i ushtrise se vdekur” – 1989;

Ne vitin 1991, kaloi perseri si inxhinier dhe ne v. 1992 ishte kryeinxhinier ne Radio-Tirana. Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora qe bie ne det” realizuar ne vitin 1999.

Ndahet nga jeta ne 16 Mars 2024

U publikua per here te pare ne Facebook ne qershor 2020
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002, autore dhe vepra / A. Hoxha / f. 205-206 .

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here