Spiro Metalino (1917-1989), producent dhe drejtor filmi ne Kinostudio!

0
343

Spiro Metalino (1917-1989)
Oficer, producent dhe drejtor i filmit ne Kinostudio “Shqiperia e re”

Per disa ish regjisore te Kinostudios, te cilet kane filluar pretendimet mbi filmin shqiptar si te tyren, (duke tentuar t`i bllokojne ato) duhet para se gjithash te kujtohen per kete emer, t`i therrasin kujteses, te rifreskojne memorien se kush ishte i ndjeri Spiro Metalino, cfare detyre kishte ai ne Kinostudio persa i perket autoresise shteterore / publike te filmave te Kinostudios! Nderim e respekt!

U linde ne Greqi me 15 korrik 1917 me kombesi greke dhe shtetesi dy paleshe, greko-shqiptare. Emrin e tij jemi mesuar jo pak ta lexojme ne titrat e disa filmave shqiptare te kinostudios si drejtor apo producenti i Kinostudios. Gjate Luftes Antifashiste mori pjese me arme ne dore dhe kaloi ne tokat shqiptare duke u rreshtuar me forcat tona partizane ku luftoi deri ne clirimin e plote te Shqiperise. Pas clirimit vazhdoi si oficer ne radhet e forcave te armatosura shqiptare dhe iu ndalua nga autoritetet grke kthimi ne Greqi, ne atdheun e tij ku lindi. Keshtu ai qendroi gjithe jeten larg familjes. Ne Shqiperi mori graden “Major”.

Ne vitin 1970, u cmobilizua nga ushtria dhe filloi punen ne Kinostudion “Shqiperia e Re” ne degen e prodhimit te filmave . Ai drejtoi xhirimet e shume filmave kronikale e dokumentare.

Qe ne vitin 1965 punoi si nendrejtor ne filmat artistike “Vitet e para” dhe “Komisari i drites” (1966), “Njesiti guerril” (1969), “Perse bie kjo daulle” (1969). Nderkohe nga viti 1971 fillon si drejtor filmi dhe producent ne filmat: “Kur zbardhi nje dite” (1971); “Malet me blerim mbuluar” (1971), “Ndergjegjja” (1972); “Duke kerkuar peseoreshin” (1974); “Cifti i lumtur” (1975); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978) bashkeautore me Beniamin Lazrin; “Gjurme ne kaltersi” (1981).

Pas ketij viti kaloi ne degen e prodhimit , deri sa doli ne pension ne vitin 1983. Nderron jete ne Tirane ne vitin 1989, kur sapo kishte mundur te takohej me nene e tij nga e cila ishte ndare qe ne kohen e luftes.
_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 261-262.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here