SPIRO URUMI (1928-1997) | PËRKUJTIMORE!

0
2246

Spiro Urumi (1928-1997)
Aktor i Teatrit “A. Moisiu” – Durres dhe i kinematografise shqiptare.
“Artist i merituar”

Lindi ne Durres, me 28 shkurt. Mbaroi shkollen e larte per aktore ne “Aleksander Moisiu” ne Tirane, me 1963 dhe me pas u emerua ne teatrin “A. Moisiu” te Durresit, duke punuar ne kete institucion derisa doli ne pension. Ka luajtur ne skenen e ketij teatri mbi 80 role, me te shumtet kryesore, por edhe role te dyta si dhe karaktere.
Ai perdori me po te njetin sukses si mjetet shprehese per misherimin e personazheve me mbartje dramatike, theksa psikollogjike dhe heroike, ashtu edhe ato qe lidheshin me misherimin e personazheve komike.

Interpretoi me sukses ne shfaqjet “Martesa”, “Borgjezi fisnik”, “Prefekti”, “, “Ljobov Jaravaja”, “Pulebardha”, “Mbi germadha”, “Koha e komisareve”, “Statuja e kapter Xhorxhit”, “Pertej dashurise”, “Mulliri i Koste Bardhit”, “Familja e peshkatarit”, “Beselidhja shqiptare”, “Njellat e murme”, “Gersheti i luftrave” etj.

Spiro dhe Vera Urumi, bashkeshorte ne jete dhe partnere ne skene.

Shtati dhe zeri i plote e i forte, ndjeshmeria dhe perjetimi i thelle i rolit, energjia dhe temperamenti qe mberrin deri ne vrullime te papermbajtura e nevrotike ne pikat kyce te konfliktit dramatik, ishin vecori te dukshme te aktrimit te tij. Ne dramen “Mulliri i Koste Bardhit” te N. Priftit, Spiro Urumi i dha figures se mullixhiut Koste nje ashpersi te dukshme te veprimit dhe te sjelljes, ku terhiqte vemendjen pasuria emotive, temperamenti dhe vertetesia ne jetesimin e karakterit.
Selimin ne “Familja e peshkatarit” te S. Pitarkes e paraqiti ne tere antagonizmin e nevojshem, gje e cila rriti tensionin dramatik te shfaqjes, kurse figuren e madherishme te Sulejman Vokshit tek drama “Beselidhja shqiptare” – 1979 e S. Krasniqit e interpretoi ne rrafshet e epikes dhe sublimes, duke iu shmangur aneve
te jashteme.

Sado qe aktor dramatik, Spiro Urumi ka provuar edhe satire. Te tilla kapercime te natyrshme e te shpenguara nga drama dhe tonet psikollogjike e nevrotike te satira dhe fshikujt e saj, ishin pjese organike e aktrimit te tij, shprehje e games se gjere te mjeteve aktoriale.

Ai ka luajtur edhe ne 12 filma artistike te Kinostudios, duke filluar qe me rolin e Fulcit ne filmin “Vitet e para” – 1965, sikurse edhe ne filmat “Njesiti guerril” (Markalleshi) – 1969, “Ndergjegjia” (babai i Artes) – 1972, “Zani partizani” (komandanti) – 1975, “Nje udhetim i veshtire” (Kico) – 1977, “Mysafiri” (zbuluesi Dago) – 1979, “Nje ndodhi ne port” (Niko, pergjegjes i farmacise), “Mengjeze te reja” (zoti Maman) – 1980, “Nentori i dyte” (Beu) – 1982, “Gracka” (Babai i Teqes) – 1983, “Asgje nuk harrohet” (Abdurrahman Harizi) – 1985, “Melodi e panderprere” ( Sala magazinjeri i grumbullimit) – 1985, “Pranvere e hidhur” (konsulli) – 1985 .

Nderron jete me 13 dhejtor 1997. Mban titullin “Artist i merituar”.


______
Kinematografia Shqiptare – Dhjetor 2020
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 402 | Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 532.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here